23.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7508

Inspektorati vërteton se djali i ish-rektorit përmes shkeljeve u bë ligjërues në UPZ

0

UPZ-objektiAfrim Shemsedini ka filluar punën me kontratë nga shkurti i këtij viti në Fakultetin Ekonomik të UPZ-së vetëm disa muaj pasi që babai i tij, Zahadin Shemsedini, kishte marrë pozitën e u.d së rektorit.

Këtë kontratë të cilën ia ka nënshkruar të birit, ish-rektori e mbështetet në pretendimet se ai ka gradë master, shkruan Koha Ditore.

Mirëpo Inspektorati i Arsimit ka konstatuar të kundërtën. Në raportin e Departamentit të Inspektoratit të Arsimit, të datës 11 qershor të këtij viti, që ka siguruar gazeta, thuhet se ligjëruesi i angazhuar, Afrim Shemsedini, ka kontratë trevjeçare me universitetin ”Ukshin Hoti” në Prizren, dhe se “nuk i plotëson kushtet për punë në këtë institucion”, përcjell koha.net.

Sipas komisionit inspektues të përbërë nga pesë inspektorë, grada shkencore në kontratë “nuk vërtetohet me dokument” dhe se “fondi i orëve të mbajtura nuk është i shënuar në kontratë”.

Përgjimet që hedhin dyshime mbi zyrtarët e BE-së

0

EULEX-kosoveShefi i komponentit të EULEX-it për drejtësi, Silvio Bonfigli, kishte në dorë të gjitha provat që dëshmonin se kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, komunikonin me sekserë të ndryshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Një raport konfidencial, që ka siguruar “Koha Ditore”, shoqëruar me përgjime telefonike, implikon këta dy zyrtarë të lartë të drejtësisë së EULEX-it në krim dhe korrupsion.

Raportin informues ia kishte drejtuar prokurorja Maria Bamieh në vitin 2012. Me anë të tij kërkonte që të kryheshin hetime bazuar në provat e siguruara. EULEX-i nuk e kishte bërë këtë, por kishte hapur procedura disiplinore kundër prokurores Bamieh për parkim veture.

“Kam vërejtur në përgjimet pasuese të telefonit të të dyshuarit Ilir Tolaj se ka bazë për një hetim të brendshëm të asaj çfarë ka dalë prej përgjimeve”, shkruan Bamieh. Mendoj se informacionet që kanë rrjedhur janë shumë të rëndësishme dhe se mund të dalë se anëtarë të lartë të stafit, si dhe punëtorë lokalë mund të jenë përfshirë. Përgjimet përmbajnë kërcënime për të më rrahur mua dhe disa gazetarë”

Lepaja: Me Brovinën duhet të merret Prokuroria!

0

Fadil LepajaMe zonjën Flora Brovina, për shkak të bllokimit antikushtetues të konstituimit dhe funksionimit të organit më të lartë në vend, duhet të merret kryeprokurori i Shtetit, thotë analisti politik, Fadil Lepaja.

“Si mund të ndodh që dikush që ka rol krejt protokollar të refuzojë kërkesën e grupit që ka shumicën e ligjshme në Parlament për të mbledhur Parlamentin, dhe paturpësisht ta kushtëzojë atë me një marrëveshje paraprake (me pakicën). Këtë asnjë jurist normal nuk mundet me e shpjegu! Kjo mund të shpjegohet veç me panikun e thellë që e ka kap oligarkinë se rënia nga qeverisja do ta shpërbejë strukturën e cila e ka marrë peng shtetin”, ka shkruar Lepaja në profilin e tij në Facebook! /Telegrafi/

Katër të rinj, sjellin një projekt të rëndësishëm në qytetin e Rahovecit

0

group“Duke parë ndotjen e ambientit në qytetin tonë, që dita e ditës nuk është duke u përmirësuar, ne menduam se si mund të kontribuonim në përmasimin e kësaj gjendje” ishte ajo çfarë Dhurata Krasniqi, Hatim Oruqi, Elona Morina dhe Selim Fazliu thanë sapo u kontaktuan nga RahovecPress.

Sipas tyre, projekti ka për qellim një ambient më të pastërt në qytetin e Rahovecit dhe ata pretendojnë qe këtë ta arrijnë përmes vetëdijesimit të qytetarëve me riciklimin e mbeturinave.
Përmes këtij projekti këta të rinj synojnë ngritjen e vetëdijes dhe ndryshimin e trajtimit ndaj plastikes mes nxënëseve të shkollave fillore dhe të mesme në Rahovec.
Projekti kombinon masa vetëdijesimi dhe synon që të krijojë një lidhje direkte mes riciklimit edhe përfitimit që nxënësit mund të kenë.

“Ndikimi që dëshirojmë të arrijmë është që marrëdhënia ndaj ambientit të ndryshojë mes të rinjve të Rahovecit” thonë këta të rinj. Ky projekt i cili është zgjedhur në mesin e pesë projekteve më të mira të cilat kanë konkurruar në UP SHIFT INNOVATIONS LAB, do të fillojë të implementohet në qytetin e Rahovecit nga 1 nëntori i këtij viti, dhe që nga kjo datë për tre muaj rresht do të realizohen shumë aktivitete në kuadër të tij.

Të rinjtë të cilët pretendojnë një ambient më të pastër në Rahovec shpresojnë që të kenë përkrahjen nga institucionet komunale të Rahovecit si dhe nga vet qytetarët e saj. Në përkrahje të këtij projekti tashme janë lajmëruar edhe shumë vullnetare të qendrës rinore “Students Helping Life – Kosova”./RahovecPress/

Doktorantët e UP-së kërkojnë përgjysmimin e çmimit

0

UP-Hasan PrishtinaStudentët e Doktoraturës në Universitetin e Prishtinës kanë kërkuar nga Rektorati të zvogëlohet pagesa e semestrit nga 1 mijë euro në 500, ashtu siç parashihet edhe në vendimin e Kryeministrit në largim.

“Në takimin e mbajtur me studentët e Doktoratës të datës 29.10.2014 jemi dakorduar që asnjë studentë të mos paguajë semestrin e dytë në shumë prej 1000 euro. Pasi vendimi që ka ardhur me datën 28 .10.2014 është i parasyshëm për disa arsye: Nga Kryeministri e dimë të gjithë se është bërë zbritja e pagesës se semestrit për 50% për studimet PhD”, thuhet në njoftimin e studentëve të doktoratës.

“Ne kemi filluar me vonesë dhe kjo nuk është bërë për fajin tonë. Prandaj edhe nuk është e logjikshme te paguajmë shumën prej 1000 €, ku edhe në programin SEMS figuron shuma prej 500€”, thuhet më tej aty.

Nesër pritet një takim i doktorantëve të UP-së me Rektorin Ramadan Zejnullahu dhe me Ministrin e Arsimit, Ramë Buja.

Identifikohen eshtrat autentike të Isa Boletini

0

Isa boletiniJanë identifikuar përfundimisht eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini. Një gjë e tillë është bërë pas analizave që u zhvilluan me kërkesë të familjes Boletini në Strasburg të Francës.

Dokumentin që e ka siguruar Klan Kosova dhe i nënshkruar nga Drjetori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxaliu thekson se në laboratorin e Francës janë bërë në mënyrë klasike.

“Është një moment i shumëpritur”, tha në InfoMagazinë të Klan Kosovës, Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit

Vetëvendosje thërret protesta për të hequr Thaçin nga pushteti

0

albin kurti vv vvVetëvendosje beson që rruga e vetme për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti është reagimi qytetar. Për këtë lëvizja e Kurtit ka kërkuar përkrahje edhe nga partnerët e koalicionit LDK, AAK e Nisma, raporton KTV.

Dardan Molliqaj ka ripërsëritur se në asnjë rast nuk do të ulen në të njëjtën tryezë me Hahsim Thaçin e PDK-në. Po njëjtë thonë edhe në AAK.

Megjithëse lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, po vazhdon të kërkojë takim të përbashkët mes liderëve, në AAK thonë se këto takime nuk sjellin rezultate.

Vazhdojnë të insistojnë që takimi të ndodhë në sallën plenare, derisa deklarimet e tij nëpërmes rrjetit social po i quajnë veprime adoleshente.

Kryetarët e bashkësive lokale në Prizren, bojkotojnë Qeverinë “Muja III”

0

Prizren-shtepia bardheKryetarët e bashkësive të fhstrave kanë bojkotuar debatin e Administratës së Komunës së Prizrenit.
Në debatin e paraparë me kryetarët e bashkësive lokale të komunë së Prizrenit, nuk kanë marrë pjesë më shumë se gjashtë kryetarë të fhstrave.

Ky numër nuk ka përmbushur qëllimin e organizatorëve nga Drejtoria e Administratës.
Para 6 kryetarëve të bashkësive lokale, dhe pjesës tjetër nga shoqëria civile dhe pjesëtarëve të medieve, Zyrtari për Informim i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka thënë se Komuna ka nxjerrë një rregullore, e cila ka për qëllim të rregullojë organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me bashkësitë lokale, në ushtrimin e aktiviteteve që janë ekskluzivisht në kompetencë vetanake të komunave, të përcaktuara në bazë të ligjit për vetëqeverisjen lokale.

Ndërkaq,drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj, tha se kjo rregullore rregullon mënyrën e organizimit të bashkëpunimit midis Komunës dhe bashkësive lokale, duke formuar këshillat lokale si trupa mbështetës të organeve të komunës, e që ndikojnë në konsultime gjithëpërfshirëse, të cilat promovojnë dhe zhvillojnë transparencën,llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Kryetarët e gjashtë bashkësive lokale të pranishëm në këtë debat, e vlerësuan lartë nxjerrjen e kësaj rregulloreje, e cila sipas tyre është në dobi të komuniteteve kudo që ato jetojnë.Në këtë debat ishin të pranishëm vetëm kryetarët e bashkësive lokale: Zhur, Kushnin, Lubizhdë e Poshtme, Medvec, Piranë,Gjonaj ndërsa mbi 95 % e kryetarëve të bashkësive tjera lokale në komunën e Prizrenit munguan/TV Prizreni/

Njëri thumbit – tjetri patkoit

0

znun rusiShkruan: Zenun Rusi

Erdhi edhe kjo që ndoshta nga formimi i koalicioni LDK-AAK-NISMA është pritur që batutat në mes të Hashimit te PDK-së dhe Ramushit të AAK-së të nisin të marrin hovin. Thumbi sot nisi ti bjerë dhe ta shpoi anë e përtej patkoin. Edhe gjitha kjo po ndodh jo për diçka kombëtare, por thjeshtë për marrje të pushtetit. Është e qartë dhe shumë e vërtetë që H.Th. njëherit Kryeminister në largim po mundohet me çdo kusht të mbetet ne pozitë shkaku i ruajtjes së pozitave për portparollët e përbetuar të tij. Në anën tjetër ai po ndodhet momentalisht edhe nën “edigë”. E ky po ndodhet nën “edigën” e Presidentës së vendit dhe Gjykatës Kushtetuse. Ramushi me çdo kusht e lakmon postin e Kryeministrit që nga kthimi i tij nga Haga pamarrparasysh mbështetjen që e mori në zgjedhjet e fundit nga qytetaret. Për dallim nga H.Th. që është nën “edigë”, R.H. është nën mbrojtje të “ Emirës” që sipas mitologjisë janë tri gratë që caktojnë fatin e foshnjës rreth djepit, natën e tretë pas lindjes.

Për fatin e të dyve po vendos “Adonisi” që sipas fenikaseve “Adon” – sundimtar, kush tjetër pos Enver Hasani, baba i Kushtetuses. Të dytë janë kapur pamarrparasysh sakrificave, idealeve që i kanë (pasur nëse kanë pasur) gjatë udhëheqjës së luftës. Por me siguri po i harrojnë ato gjera dhe të dy po kanë synim që ta marrin “Bashkën e Artë”, sigurisht qe kjo i ka joshur së tepërmi, dhe dihet qe “Shiu i Artë” derdhet në xhepat e tyre kështu sipas mitologjisë.

Por me së miri është që të ketë ndonjë ndërhyrje dhe të dilet nga kjo gjendje dhe në mesin e të dyve të përfitoj i treti, se dihet se Kosova mundet me qeverisë edhe nëse as Hashim Thaçi e as Ramush Haradinaj nuk do të jetë Kryeministër, sepse as njëri as tjetri nuk i ka mbjellur “Dhëmbët e Drangoit”, dhe asnjëri prej të dyve ku vetëm për pushtet po i harrojnë kohën e kaluar të luftës mos të mendojnë se do të shkelin te “Fushat e Elizeut”.

Edhe sikur të mbahen zgjedhjet ku Presindentja nuk po mundet të bën asgjë përeq që po duket sikur kërcenim për shumicën parlamentare për zgjedhje te jashtzakonshme e cila nuk po ka forcë te mbaj pozitën si “Eunomia” të mbron ligjin dhe rregullin.

Por çka do të ndodhë nëse mbahen zgjedhjet? Çka mund të ndodhë nëse partit e koalicionit i bojkotojnë zgjedhjet dhe bëjnë thirrje te elektorati i tyre për mospjesmarrje? Çka mund të ndodh nëse mbahen zgjedhje dhe na përsëritet i njejti skenar me një dallim shumë të vogël në përqindje?
Kjo i bjen qe buxheti i Kosoves ose te politikanët ose për politikanët.

Kush po kërkon ta vrasë Prokuroren Mariah Bamieh?

0

Marie Bamieh-prokuroreNë një intervistë për Gazetën Express, Prokurorja Mariah Bamieh, e cila ka nxjerrë në publik një varg skandalesh korruptive për EULEX’in, ka thënë se jeta e saj është e rrezikuar nga EULEX’i dhe një varg kriminelësh që ajo i ka çuar në burg.
Bamieh të mërkurën ka dhënë një intervistë të përbashkët për Gazetën Express dhe të përditshmen britanike The Guardian, ku ka shpjeguar se ajo është e rrezikuar për shkak se po flet për aferat korruptive të Misionit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë.

“Më kanë thënë se jam e rrezikuar. Më është thënë se N.C (emër i njohur për redaksinë), mund të vijë pas meje sepse unë jam duke i ekspozuar disa të dhëna. Ai është një vrasës gjakftohtë. Jam e rrezikuar edhe nga EULEX, ata po më sulmojnë. Mund të jem e rrezikuar nga disa kriminelë që janë duke festuar”, ka thënë Bamieh.

“Secili kriminel është duke festuar në Kosovë… Dy milionerë të privatizimit që ishin jashtëzakonisht të brengosur. Do të ketë festime që unë nuk jam më në detyrë. Jam marrë me raste të korrupsionit, që përfshinë çështjen e patentë shoferëve, rasti i Ahmet Shalës (zyrtar për patentë shoferë në Pejë), të cilën e çova në burg, jam i sigurt se ata do të festojë atje”, ka thënë ai.

Ajo ka thënë se po flet për të gjitha këto gjëra për të mbrojtur reputacionin e saj.

Ndërsa ka thënë se nëse EULEX vendos ta arrestojë këtë duhet ta bëjë në mënyrë publike.

Nga nesër, Gazeta Express do të nis të botojë pjesë nga intervista me Prokuroren Mariah Bamieh, e cila tashmë njihet edhe si një Julian Assange.