19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7509

Thaçi: Momenti i fundit për gjetjen e një zgjidhje

0

Thaci14-17aKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka shprehur shqetësimin për tejzgjatjen e krizës politike në vend. Ai ka thënë se është momenti i fundit që të arrihet një marrëveshje në mes të dy blloqeve politike.

“Është koha e fundit që të ulemi dhe të bisedojmë i gjithë spektri politik, për të gjetur mënyrën për formimin e institucioneve të vendit, gjithmonë duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Thaçi.

Ai më tej është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike djathtiste.

“Jam i gatshëm që të bisedojë me të gjitha partitë e krahut të djathtë”, ka shtuar Thaçi.

Grabovci zbulon synimin misterioz të PDK-së

0

Adem Grabovci-pdk14Koalicioni LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje kanë vendosur që “topin” për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit t’ia gjuajnë PDK-së. Kështu ka thënë për Gazetën Blic anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe njëherësh këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi.

“Po e presim PDK-në që të lëviz. Blloku do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka thënë se PDK duhet ta zgjedh kryetarin e Kuvendit. Pra, le t’i krijon PDK institucionet nëse i ka numrat”, ka thënë Arifi.
Sipas Arifit, PDK duhet të veprojë e jo Blloku.Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ndërkaq, ka thënë për Gazetën Blic se PDK i ka numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë, mirëpo sipas tij Kosovës i duhet një qeveri stabile. “Nuk është problem që t’i bëjmë 61 vota. Mirëpo, synim i yni është që të krijojmë institucione stabile dhe të qëndrueshme. Pra, ne jemi të hapur që të bashkëpunojmë me secilën parti”, ka thënë Grabovci.

I pyetur ndërkaq, se kur mund të kemi seancën e radhës konstituive në mënyrë që të zgjedhet kryetari i Kuvendit, në mënyrë që pastaj t’i hapet rruga krijimit të qeverisë, Grabovci ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të seancës pa pasur marrëveshje ndërmjet partive.

“Nuk ka kuptim që të kemi seancë pa marrëveshje. Nëse do të arrijmë marrëveshje, atëherë do të thërrasim seancën e Kuvendit, ku do ta zgjedhim kryetarin, kryesinë dhe qeverinë”, tha ai.
Sipas tij, PDK që nga 9 qershori ka qenë e gatshme që të ulet me partitë politike në mënyrë që të gjendet në zgjidhje për tejkalimin e situatës.

Kosova tash e pesë muaj është pa institucione. PDK ndonëse doli partia e parë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit me mbi 30 për qind, nuk po arrin që të gjejë asnjë parti për të hyrë në bashkëqeverisje me të. Në anën tjetër, Blloku LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, duke e pasur edhe shumicën në Kuvendin e Kosovës, mirëpo një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së kryekuvendarit duket se ka bllokuar gjithçka./ Gazeta Blic

“Marie Kraja”, me repertorin më të bukur të arieve dhe legjendave të këngës

0

maria kraja15 këngëtarë lirikë nga vende të ndryshme të botës, do të bëhen pjesë e garës operistike “Marie Kraja”, për të sjellë në Shqipëri shkolla dhe eksperienca të ndryshme jetësore dhe profesionale.

Edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”, do të srtaojë në datën 31 tetor deri në datë 1 nëntor, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Konkurruesit e këtij festivali do të jenë: Anna Werle – Gjermani; Deniz Yetim – Turqi; Doroteya Doroteeva – Bullgari; Francesco Salvadori – Itali; Ivana Zdravkova – Maqedoni; Paolo Ingrasciota – Itali; Regis Mengus – Francë; Remus Alazaroe – Rumani; Robert Balonek – USA; Sergiu Saplakan – Rumani; Sofia Nekrasova – Rusi; Vassia Zacharopoulu – Greqi; Irida Dragoti – Shqipëri dhe Marigona Qerkezi – Kosovë.

Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen në këtë festival me këngëtaret lirike Irida Dragoti dhe Marigona Qerkezi, të cilat konkurrojnë me arie lirike, perla të muzikës shqiptare ,“Kur më vjen burri nga stani” dhe “Baresha”, Audicionet për këngëtarët do të jenë dy, pasi kompeticionit të arieve lirike i shtohet edhe gara e këngës – song price (tashmë dihet që këngëtarët lirikë i kanë shtuar edhe një dimension tjetër karrierës së tyre që i përket interpretimit të këngëve të bëra mjaft popullore, sidomos nga koncertet alla Pavarotti & Friends).

Juria kryesohet nga Dominique Meyer, drejtor i përgjithshëm i Operas Shtetërore të Vjenës, Birgitta Svendsen, drejtoreshë e Operas Mbretërore Suedeze në Stokholm, Nikolas Payne, drejtor i Operas Europa në Bruksel, Myron Michailidis dirigjent- drejtor i Operas Kombëtare Greke, Ununsan Kuloglu- Koordinator i Përgjithshëm i Operas së Stambollit, Suzana Frasheri soprano, pedagoge në Universitetin e Arteve, Kastriot Tusha, tenor.

Malisheva pjesë e festimit të Ditës së Republikës së Turqisë

0

begaj ne turqiDelegacioni nga Komuna e Malishevës, që është duke qëndruar në Turqi, me ftesën e Komunës së Orhangazit, komunë e cila është e binjakëzuar me Malishevën, sot po merr pjesë në festimet e Ditës së Republikës së Turqisë, në këtë qytet. Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, sot ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga perfekti i Orhangazit Mustafa Selamn Yurdaer.

Kryetari Begaj, me rastin e urimit për festën e republikës tha: “Kam kënaqësi të veçantë që marr pjesë në manifestimin e festës së Republikës së Turqisë në qytetin e Orhangazit. Në emër timin personal, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Malishevës, ju uroj Festën e Pavarësisë dhe ju falënderoj për mikpritjen vëllazërore”.

“Prezenca juaj dhe delegacionit tuaj në këtë ditë këtu, na e madhështon dhe nderon festën tonë. Kosova dhe shqiptarët janë një shtet dhe komb mik. Andaj përmes juve, i përcjelli përshëndetjet dhe respektin tonë tek qytetarët dhe populli juaj”, tha prefekti i Orhangazit Yurdaer.

Delegacioni nga Malisheva, i prirë nga kryetari Begaj, së bashku me udhëheqësit e lartë shtetëror dhe lokal, morën pjesë në shënimin e manifestimit, për nderë të 91 vjetorit të Republikës së Turqisë. Ky manifestim u organizua në stadiumin e qytetit, ku nga ana e perfektit të Orhangazit, z.Mustafa Selamn Yurdaer, janë nderuar me mirënjohje Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Enver Hoti.

Pas urimeve të kryetarit Begaj për përfaqësuesit më të lartë shtetëror dhe komunal të Orhangazit delegacioni mori pjesë në manifestimin e 91 Vjetorit të Pavarësisë së Turqisë të organizuar në Stadiumin e qytetit. Me këtë rast prefekti i qytetit Yurdaer nderoi me mirënjohje kryetarin Ragip Begaj dhe Kryesusesin e Asamblesë Enver Hotin si dhe ju dhuroi nga një trëndafil të gjithë delegacionit.

Delegacionin malishevas, gjatë qëndrimit në Orhangazi, janë shoqëruar nga kryetari i shoqatës “ORGÖÇ”,  Ali Durmu.

Haradinaj të rinjve të AAK’së: Bllokadës po i vjen fundi

0

ramushi me te rinjtLideri i AAK’së Ramush Haradinaj u ka thënë të rinjve të këtij subjekti se krizës politike po i vjen fundi, por ai nuk ka treguar se si do të jetë zgjidhja eventuale.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të AAK’së.

Haradinaj takoi të rinjtë e Aleancës: Bllokuesit dhe pengmbajtësit i shterën kohën dhe mundësitë e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të takimeve më strukturat e partisë, takoi sot Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK).

Haradinaj dhe të rinjtë e Aleancës bashkëbiseduan dhe trajtuan situatën politike në vend, rrethanat nëpër të cilat po kalojmë dhe bllokadën e shkaktuar nga qeveria në ikje e Kosovës.

Kryetari Haradinaj tha se shumica parlamentare, e rreshtuar në koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje! është alternativa e vetme e daljes nga kjo situatë, e zhbllokimit institucional në vend dhe e kthimit të shtetin në normalitet, funksionim dhe zhvillim.

Kryetari Haradinaj potencoi përkushtimin e koalicionit të shumicës për zgjidhjen e kësaj situate, vendosmërinë në këtë drejtim dhe tha se qeveria në ikje dhe bllokada e jetës në vend, po numëron ditët e fundit dhe po i shterrë të gjitha mundësitë e mbajtjes peng të shtetit.

Në interesimin e të rinjve aleancistë, kryetari Haradinaj tha se koalicioni do ta ndërtojë shumë shpejtë qeverinë dhe instritucionet e vendit, dhe do t’i japin drejtim, rrugë dhe zhvillim Kosovës dhe qytetarëve tanë.

Arrestohen gjashtë persona brenda 24 orësh në regjionin e Prizrenit

0

arrestim-300x225Gjashtë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në regjioni e Prizrenit. Policia e Kosovës, njofton se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjakovë.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës
Rr. “Ëilliam Ëoker”, Prizren 28.10.2014-08:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej dy viteve.
Rr. “Ëilliam Ëoker”, Prizren 28.10.2014-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
•Rahovec 28.10.2014-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuar nga gjykata është liruar.
Fshati Medvec, Prizren 28.10.2014-10:00. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej 16 ditëve.
Fshati Bubavec, Malishevë 28.10.2014-12:30. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës në kohëzgjatje katër (4) ditëve.
Drenoc, Rahovec 28.10.2014-15:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuara nga gjykata është liruar.

Arrestohet hajni i telefonave në Prizren

0

TelefoniPolicia në Prizren ka arrit të arrestojë hajnin e telefonave celular. Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Fahredin Hoti” në Prizren, pas një pune të gjatë hetimore.

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, i cili nga shtëpia e viktimë ka vjedhur një telefon IPHONE dhe dy IPOD të gjitha në vlerë prej 1350 euro”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

Vataj: Do të angazhohem për ngritjen e cilësisë në UPZ

0

vataj e bujaMinistri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur në takim rektorin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj.

Sipas një komunikate të MASHT, Buja uroi rektorin Vataj për detyrën e re, si drejtues i një prej universiteteve publike në vend, ndërkaq u zotua se Universiteti “Ukshin Hoti” do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, në arritjen e objektivave kryesore, deri në konsolidimin e plotë të këtij institucioni.

Ndërsa, Rektori Vataj, falënderoi ministrin Buja për përkrahjen e tij dhe premtimin se do të vazhdojë që edhe më tutje ta mbështes këtë institucion, njëherësh tha se si rektor i UPZ-së, do të angazhohet maksimalisht drejt zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë së studimeve akademike, bashkëpunimit ndërkombëtar, plotësimit të stafit akademik dhe avancimit të mëtutjeshëm të këtij institucioni.

Ish-shefi i EULEX-it, Borchardt u tërhoq pasi mori vesh për skandalet

0

BerndBorchardt-EULEXIsh Shefit të EULEX-it, Ambasadorit Bernd Borchardt Ministria e Jashtme e Gjermanisë në Berlin dhe shefja e BE-së për politikë të jashtme Catherine Ashton i kishin vazhduar mandatin edhe për një vit në Kosovë si udhëheqës i Misionit më të madh të BE-së në historinë e ekzistencës së saj. Që një gjerman e udhëheqte këtë mision diheshin edhe arsyet: si paradhënësja më e madhe në BE dhe me këtë edhe në këtë mision, dhe pas udhëheqjes jo edhe aq të suksesshme të dy ish-gjeneralëve francez, Kermabo dhe De Marnac, Berlini donte të shihte rezultate në luftën e korrupsionit në Kosovë. Për këtë shkak edhe u insistua që këtë mision ta transformonte por edhe udhëheqte një gjerman. Kështu edhe ngjau. Por në muajt e udhëheqjes së Borchardt përkundër përpjekjeve të mëdha të “krahut” gjerman nuk u arritën rezultatet e dëshirueshme.

Për më tepër, siç Gazeta Blic mëson, pasi dolën në shesh edhe konfliktet masive që brenda për brenda misionit mbretëronin dhe atë sidomos mes prokurorëve të EULEX-it, Borchardt kishte informuar Berlinin për këto probleme dhe me këtë rast edhe kishte marrë udhëzimin që të tërhiqej në Berlin sa më shpejt që të jetë e mundur përkundër faktit që ai kishte kontratë për të qëndruar edhe një vit në Kosovë.
Me ardhjen e shefit të ri, italianit Meucci, Berlini u pajtua menjëherë për shkakun që edhe shefja e re e Politikës së Jashtme në Bruksel është italiane dhe vetëm e vetëm që buja mediale të mos e zinte misionin pa udhëheqës. Por, siç Gazeta Blic mëson, Gjermania tashti do të kërkojë jo vetëm llogari në Bruksel por në të njejtën kohë edhe transformim total të këtij misioni. Dhe atë duke iu reduktuar edhe më tepër kompetencat këtij misioni dhe duke ua dhënë ato vendorëve.

Një diplomat gjerman i ka thënë Gazetës Blic se menjëherë në nëntor do të veprohet në këtë drejtim.
“Kosova është shtet dhe ne duam që edhe Prishtina të jetë më e angazhtuar që vet ta luftojë korrupsionin. Gjykata Speciale për Krime Lufte do veprojë jashta vendit kurse korrupsioni do jetë barrë e vendorëve. Dhe parakusht për integrime në BE. S’kemi pse harxhojmë para të tatimdhënësve për diçka që s’po funksionon. Prandaj do ta mbyllim këtë mision sa më shpejtë”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic./Gazeta Blic

Artisti që pikturon ëndërrat e të pastrehëve (Foto)

0

LA-grafika1Një grafist në Los Angeles ka pikturuar në rrugët ku qëndrojnë të pastrehë ëndrrat e secilit prej tyre.

Në llogarinë e tij në Instagram, djali i cili kërkon të mbetet anonim me pseudonimin “Skid Robot” ka publikuar një sërë fotografish të mureve cilat ai ka pikturuar.

Në fotot që ju shihni duken qartë të pastrehët në rrugët e Los Angeles, të cilët në krah të tyre apo mbi kokat e tyre kanë të shprehura në grafika ëndërrat.

LA-grafika3 LA-grafika2