10.3 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 8782

Studentët bllokojnë rektoratin

0

Rektorati-studentet protestojneDhjetëra student kanë dalur në orët e hershme para dyerve te rektoratit të Prishtinës duke bllokuar dyert e hyrjes së tij dhe nuk po lejojnë asnjë punëtor të rektoratit të hyje brenda.

Ata në duar mbanin pankara: “Rektor 0 punim shkencor”, “UPrish”, “Jo këshillës drejtues, autonomi”, “Ibrahim hup”, transmeton Indeksonline.

Organizuesit e kësaj proteste janë Organziata studentore për barazi “Studim, Kritiv, Veprim”, Klubi politik i studentëve dhe studentët e Ulqinit në UP.

Agjencia e fjetur e Pretenit

0

PreteniShteti i Kosovës shpenzon rreth gjysmë milioni euro çdo vit për punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit e cila që kur u themelua më 2006, me vendim të Kuvendit të Kosovës, kishte synim ta luftonte korrupsionin.

Për rreth 8 vjet punë, AKK nuk ka arritur ende të mbahet mend nga taksapaguesit për denoncimin e të paktën një ‘peshku’ të madh të korrupsionit. Asnjë zyrtar i lartë nuk është zënë në korrupsion si rezultat i angazhimit të AKK-së,shkruan tribuna

Agjencia që udhëhiqet që dy mandate nga Hasan Preteni, kryesisht është marrë dhe merret me formularë të deklarimeve të pasurisë së zyrtarëve dhe i krahason ato me vitet paraprake, ndërsa në disa raste edhe i dërgon disa prej tyre deri në prokurori por që në fakt, asnjë vepër korruptive në institucione nuk e ka çuar deri në fund.

Të gjitha raportet ndërkombëtare e nxjerrin Kosovën si vendin më të korruptuar në rajon, ndërsa korrupsioni më i madh është konstatuar gjithmonë në sektorin publik, ku AKK e ka mision ta luftojë atë. Udhëheqës të organizatave të shoqërisë civile që kanë zbatuar disa projekte me qëllim luftën kundër korrupsionit, e vlerësojnë AKK-në si një institucion që vetëm shpenzon buxhet dhe krijon konfuzion në luftën kundër korrupsionit

320 krijime letrare në garë për “Pena e Flakës”

0

flaka e janaritPërgjegjësi për pjesën letrare të manifestimit, Sabit Rrustemi deklaroi për KultPlus se anonimiteti i pjesmarrësve në konkurs, është i garantuar para jurisë e cila në ditën e fundit të janarit do t’i komunikojë rezultatet, sipas titujve dhe shifrave.

Të premten, më 31 janar në Gjilan, përmbyllet edicioni i 23-të i manifestimit “Flaka e Janarit”.Kjo ngjarje tradicionale përfundon me orën e madhe letrare “Pena e Flakës” ku pritet të shpallen edhe fituesit e krijimeve në prozë dhe poezi.

Përgjegjësi për pjesën letrare të manifestimit, Sabit Rrustemi deklaroi për KultPlus se për 3 shpërblimet e para në dy kategori, konkurrojnë 264 poezi dhe 56 tregime të krijuesve nga mbarë hapësirat shqiptare dhe nga diaspora.

Sipas Rrustemit, krijimet kanë arritur me postë ose në formë elektronike gjë që ka mundësuar pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse dhe rritje të numrit të të interesuarve nga vendet e ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët.

Ai shtoi se anonimiteti i pjesmarrësve në konkurs, është i garantuar para jurisë e cila në ditën e fundit të janarit do t’i komunikojë rezultatet, sipas titujve dhe shifrave. Rrustemi nuk pranoi ta zbulojë identitetin e anëtarëve të jurisë për shkak të shmangies së mundësisë së manipulimeve por shtoi se një anëtar i jurisë do të jetë nga Gjilani, një nga Prishtina dhe një nga trojet shqiptare jashtë Kosovës.

Pas komunikimit të rezultateve, Organizatori do të bëjë verifikimin e krijimeve të shpërblyera dhe nëse ndonjë krijim i shpërblyer del të jetë i botuar nëpër faqe interneti a rrjete sociale, atëherë autori privohet nga e drejta e marrjes së shpërblimit.

Në bazë të kritereve të konkursit, në konkurrim kanë hyrë vetëm poezitë deri në 50 vargje si dhe tregimet deri në tri faqe A4 ndërsa një krijues ka mundur të konkurrojë me më shumë punime, qoftë në poezi apo prozë. Juria e ka mundësinë e propozimit për botim në revistën letrare – kulturore AGMIA, edhe të një numri krijimesh në poezi e në prozë.

Përveq gjashtë fituesve të konkursit, organizatorët kanë paraparë edhe ndarjen e çmimit të veçantë “Pena e Flakës” i cili do të ndahet nga një juri e themeluar Ad Hock në orën e madhe letrare ku pritet të lexojnë emra të afirmuar të letërsisë shqipe anekënd trevave shqiptare. /KultPlus.com

 

Agjenti serb i UDB’së: Vrasësit e Gërvallajve dhe Kadri Zekës, janë shqiptarë dhe aktualisht edhe pjesë e pushtetit në Kosovë

0

Bozidar SpasicExpress sot sjell vazhdimin e tretë të intervistës me agjentin serb të UDB’së Bozidar Spasic. Ai thotë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka janë vrarë nga shqiptarët, të cilët dikur jetonin në emigracion, e që tani janë në pushtet në Kosovë.

Ish -Agjenti serb Bozidar Spasic në intervistën për Express ka thënë se popullata shqiptare me kënaqësi ka bashkëpunuar me Shërbimin e Sigurimit Shtetëror dhe se shumë bashkëpunëtorë shqiptarë janë përdorur për të spiunuar dhe eliminuar shqiptarët në emigracion.

Spasic thotë se për të kryer punën e tij si agjentë ka pasur edhe përkthyesin për gjuhën shqipe.

Sipas tij, Shërbimi i fshehtë jugosllav ka shtypur shpesh edhe fletushka të rrejshme në shqip.

“Në punën time kam pasur të gjitha mjetet në dispozicion, por edhe përkthyesin e rregullt të gjuhës shqipe kur është dashur për të shtypur ndonjë fletushkë të rrejshme ose edhe gazetat që i kanë botuar emigrantët shqiptarë në Perëndim”

Spasic ka folur edhe për metodat që ka përdorur UDB për të zbrapsur aktivistët shqiptarë.

“Ndonjëherë, ua thenim xhamin e veturës, do të vendosnim ndonjë petardë më të fuqishme në dyer por askush nuk është vrarë pos që është frikësuar”

“Përsëri pyes çka mendoni, kush do të kishte mundur ta dijë se ku banon ta themi Emin Fazliu, Xhafer Shatri, pasi që më nuk më kujtohen emra tjerë, pa treguar ndonjë bashkëmendimtar i tyre, por që ka qenë bashkëpunëtor i yni pra shqiptar” ka shtuar ai.

Ish -agjenti serb ka dhënë versionin e tij për vrasjen e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës duke thënë se atentati i vitit 1982 është përgatitur nga shqiptarët.

Sipas tij, njerëzit që kanë bërë atentat ndaj tyre tani janë pjesë e pushtetit në Kosovë.

“Me sa di unë Jusuf Gërvalla, Bardhoshi dhe Kadri Zeka janë vrarë pas një takimi të rëndësishëm në të cilën është vendosur që ta dërgojnë një grup terrorist në rrethinën e Ferizajt. Unë për këtë tashmë kam folur. Këtë atentat e kanë përgatitur emigrantët shqiptarë nga Zvicra dhe Gjermania. Bashkëpunëtorë tanë. Ata tani janë aty, në ato hapësira, janë njerëz prominentë dhe madje edhe në pushtet kështu që unë nuk mund të flas për ta. Kur kam folur më kanë akuzuar për falsifikime, shqiptarët ju kanë besuar atyre dhe kjo për mua është një çështje e mbyllur” ka thënë ai.

Spasic insiston se nuk do ti zbulojë asnjëherë emrat e shqiptarëve.

“Për fat të keq shumë nga ata vrasës shqiptarë, tani janë qytetarë lojalë të Kosovës dhe unë shumë prejt tyre i njohë dhe edhe po të më kushtonte me jetë asnjërin prej tyre nuk do ta kishe tradhëtuar. Pra nuk është e vëretëte që nuk kemi mundur të gjejmë shqiptarë për kryerjen e aksioneve e aq më shumë i pavërtetë është konstatimi për ndarjen nacionaletë viktimave dhe të ekzekutorëve.

I raportojnë Begajt

0

ragip begaj 4Kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të drejtorëve, ku janë diskutuar një varg çështjes lidhur me punët dhe obligimet e drejtorive komunale, në mënyrë që të realizohen në përpikëri detyrat e drejtorive komunale.Në këtë mbledhje është diskutuar edhe çështja e problemit kryesor të Malishevës, ajo e etheve hemorragjike.

Drejtorët e drejtorive komunale,ndërkaq kanë raportuar para kryetarit për aktivitetet e tyre gjatë javës se kaluar, si dhe për aktivitetet dhe detyrat që kanë gjatë javës në vijim.

Një pikë e veçantë e diskutuar në këtë mbledhje, ishte ajo për ethet hemorragjike, ku drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z.Hajdin Berisha, njoftoi se ka pasur disa takime me institucionet përgjegjëse, ku është biseduar për aktivitetet që pritet të zhvillohen gjatë këtij viti, në parandalimin e etheve hemorragjike.

Sipas drejtorit Berisha, kanë filluar disa aktivitete, kryesisht me ligjërata me mjekët nga ekspertët e kësaj fushe, ndërsa sipas parashikimeve nga institutet përgjegjëse, përkatësisht nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik, bazuar në kushtet e deritanishme klimatike, mund të kemi situatë të vështirë, andaj marrja e masave dhe veprimi sa më i shpejt, është i domosdoshëm./PrizrenPress.com/

Thaçi pret arritje të marrëveshjeve konkrete

0

Hashim Thaci 2Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të takimit ka thënë se në raundin e sotëm të Dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, pritet të arrihen marrëveshje konkrete të dala nga Marrëveshja e Brukselit.

“Do të diskutojmë, para se gjithash, për vendosjen e një sistemi funksional të drejtësisë. Presim zbatim efikas të Marrëveshjes së Brukselit, pas zgjedhjeve lokale”, është shprehur Thaçi, raporton lajmi.net.

I pyetur që të komentojë fillimin e bisedimeve për integrimin e Serbisë në BE, Kryeministri i Kosovës ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia së shpejti të pranohen në BE dhe NATO si dy shtete të pavarura.

Takimi në mes të Kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic dhe Përfaqësues së Lartë të BE’së, Catherine Ashton, ka filluar një orë më vonë, për arsye të angazhimeve të më hershme të Baroneshës.

Burime të agjencisë së Lajmeve Tanjug brenda BE’së kanë bërë të ditur se takimi trepalësh Thaçi-Dacic-Ashton nuk pritet të fillojë para orës 20:00.

Gjorgjeviqit iu zvogëlua dënimi për krime në Kosovë

0

VlastimirGjorgjeviq-hageTribunali i Hagës, me një vendim final, sot e ka dënuar gjeneralin e pensionuar të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Vlastimir Gjorgjevic, me 18 vjet burg për dëbim dhe krime të tjera të luftës kundër shqiptarëve në Kosovë.
Komisioni i apelit i Tribunalit të Hagës, në këtë mënyrë, atij ia zvogëloi dënimin e shkallës së parë me 27 vjet burg. Ky dënim i ishte dhënë më 23 shkurt të vitit 2011.

Gjyqtarët pjesërisht e kanë miratuar ankesën e 64 vjeçarit Gjorgjevic, dhe e kanë liruar nga përgjegjësia për krime në disa lokacione të theksuara në dënimin e shkallës së parë dhe kanë vlerësuar se dënimi i shkallës së parë ishte tepër i ashpër, raporton agjencia Beta nga Haga.

Megjithatë, me vendimin final është vërtetuar fajësia e Vlastimir Gjorgjevcit, lidhur me të gjitha pikat e aktakuzës për zhvendosje, deportim, dëbim dhe vrasje të shqiptarëve të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 1999, kur ai ishte kryeshef i njësisë së sigurimit publik të Ministrisë së brendshme të Serbisë dhe ndihmësministër i brendshëm.

Të gjitha këto vepra penale janë vlerësuar si krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Është vërtetuar se krimet janë bërë në kuadër të ndërmarrjes së bashkuar kriminale, qëllim i së cilës ishte dëbimi i përhershëm i shqiptarëve nga Kosova. /Rel/

Aksident i rëndë në autostradë, lëndohet shoferi

0

Aksident kamionesh-autostradaSot rreth orës 15:00 në kilometrin e 50-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Bajë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë dy kamion të kategorisë së rëndë.

Kamioni me targa serbe e ka goditur nga mbrapa kamionin me targa të Kosovës me ç’rast shoferi i kamionit me targa serbe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Dy kamion të cilët ishin duke udhëtuar nga Vërmica në drejtim të Prishtinës kanë shkaktuar një aksident ku njëri nga shoferët ka pësuar lëndime të trupore. Ndërkohë sipas mjekëve lëndimet e tij janë të rënda.

I njëjti është transportuar për në QKUK ndërsa tashmë në vendngjarje kanë dalë njësiti relevant i trafikut si dhe prokurori i rastit”, ka thënë për “Zërin”, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Identiteti i dy personave të përfshirë në këtë aksident mbetet ende anonim.

Kush llomotit atje ?!

0

NijaziAdemaj-ldk-zhurShkruan: Nijazi Ademaj

Një kohë të gjatë shkruhet nga njerëz pseudo(llomotitës)analistë, të cilët janë ngritur në mbrojtje të skizofrenisë më ekstreme të mundshme. Për disa groshë të shkretët bëjnë punën e djallit, sipas klishesë së sundimit fisnor e bajraktarizmit krahinor! Mistikët e llojit burdushian ende besojnë në atë se përmes mashtrimeve masive mund të mbajnë pozita me përgjegjësi publike pa treguar asnjë rezultat tash e 24 vjet!

Është për t’u vajtuar vajtimi i telallve të oborrit mjeran, të cilët çdo ditë predikojnë ligjërata për demokracinë e lirinë e shumëpritur, ndërsa vetë kërkojnë vazhdimin e vetëdijes së instaluar me dekada nga regjimet okupatore për pushtet absolut dhe të pafund të individit! Mjerranët asnjëherë nuk gjetën vend e as hapësirë për planet e tyre shkatërruese ideologjike njëmendsore.

Dhe tash kur e shohin se vetëdija jonë kolektive politike dukshëm ndryshon nga vitet a para të pasluftës së II-të Botërore, ngrihen si lugetër për të qenë të pazëvendsueshëm në postet publike.

Me këtë rast opinionit publik ia kam për borxh t’i sqaroj se unë, Nijazi Ademaj, ing.mak.(me profesion) nuk jam satelit i paraprojektuar i interesave makabre të cinizmit, injorancës provinciale dhe narcizoizmit anadollak! Rrjedhë nga një familje me nam intelektual dhe patriotik.

Në vetëdijen time individuale e kam te pjekur mirëbesimin, tolerancën, bashkëpunimin për të vepruar në favor të patriotizmit. Këto veti e kanë veçuar punën time 24 vjeçare si anëtar i LDK-së, si përfaqësues dhe drejtues i organeve më të larta partiake dhe pozitave instiucionale shtetërore që nga zgjedhja ime për deputet të Legjislacionit të II-të Parlamentit të Republkikës së Kosovës e deri në ditët e sotme si anëtar i Bordit të ART-së.

Unë Nijazi Ademaj nuk jam shtyrë me bërryla për t’u kandiduar për të parin e Komunës së Prizrenit, porse në mënyrë statutore të LDK-së dhe sipas normave ligjore jam kamdiduar nga nëndegët dhe Kryesia e Degës së LDK-së në Zhur.

Mos harroni, jamë kandiduar në mënyrë unanime dhe pa asnjë kundërshtim!

Krenohem me moralin publik timin, me besnikërinë ndaj njerëzve të zakonshëm dhe ndaj anëtarësisë së devotshme të LDK-së!
(Autori është anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zhur, si dhe kandidat për kryetar të Prizrenit nga Dega e LDK-së në Zhur për zgjedhjet Komunale të vitit 2013)

 

Hebrenjtë e lumtur me jetën në Prizren

0

prizreni5Në Prizren jeton familja e Votim Demirit, nëna e të cilit vinte nga Izraeli.Në një dhomë të vogël, në shtëpinë e tij, ai ruan kujtimet e vjetra të historisë së hebrenjve. Ai sot është mbi 70-të vjeç.Dëshira e tij, është që që nëna e tij të ishte gjallë dhe shikonte se si jetojnë sot në Prizren.

Gjatë fundit të luftës së dytë botërore, siç kujton Demiri, nazistët kishin mbledhur nga Kosova 258 hebrenj dhe i kishin vendosur në kampin e përqendrimit ‘Bergen Belsen’ të Gjermanisë, ku nga këta 92 veta vdiqën atje.

Votim Demiri pasardhës i familjes hebrenje në Prizren, përkujton ditën e Holokausit. Ai në emër të gjithë komunitetit falënderon popullatën kosovare për ndihmën që ju dhanë në ditët më të vështira, si dhe vëmendjen që po i përkushton shoqëria kosovare edhe në ditët e sotme.

Demiri me keqardhje thotë se numri i hebrenjve në Kosovë tani është shumë i vogël. Ai nuk ka një shpjegim të veçantë për këtë, por thotë se, pas formimit të shtetit Izraelit, brenga më e madhe e hebrenjve ishte, të rrimë apo të kthehen atje.

“Në ato kohë, Kosova ka qenë ndër vendet e pakta në Evropë që kishte një popullsi më të madhe hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, sesa para saj”, thotë Demiri.

Një numër i madh i hebrenjve kishin udhëtuar edhe në vendet e tjera të Ballkanit, si në Shqipëri, ku edhe atje ata u mbrojtën nga popullata shqiptare, ku, ndërruan emrat e tyre, duke vënë emra shqip e në disa raste u pajisën edhe me pasaporta për të fshehur identitetin e tyre.

Vendosjen e pllakës përkujtimore në oborrin e Parlamentit të Kosovës, ku sipas Demirit ka ekzistuar sinagoga e fundit e hebrenjve, ai e quajti , një pjekuri të shoqërisë kosovare dhe me këto veprime, sipas tij, Kosova hyn në panteonin e vlerave civilizuese./rtk/