16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7510

Vjen nga Austria, ia konfiskojnë patentën në Rahovec

0

Rahoveci14-29Bekim Amza nga Hoça e Vogël, Komuna e Rahovecit, me vendbanim në Austri kishte ardhur në Kosovë për pushime me veturën e babait të tij dhe për këtë ai kishte një autorizim të noterizuar në Austri.

Ai kishte kaluar nëpër disa kufij për të ardhur në Kosovë, por ditën që ishte nisur për Austri ishte ndaluar nga policia në Rahovec, të cilët ia konfiskuan patentë-shoferin austriak dhe ia dërgojnë lëndën në gjykatë, me arsyetimin se nuk ka të drejtë të vozisë automjetin pa qenë prezent edhe pronari i automjetit dhe se autorizimi që posedonte nuk është i vlefshëm në Kosovë, raporton kallxo.com.

Të mërkurën, Bekim Amza u dënua me 200 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Rahovec për kundërvajtje, sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor të Kosovës.

Amza shprehet i habitur me veprimin e gjykatës. Ai thotë se në këtë rast më e logjikshme do të ishte sikur mos ta lejonin fare të hyjë në Kosovë.

Ligji për Sigurinë në Komunikacion Rrugor, neni 306 në paragrafin 5 thotë se mjetet e regjistruan në vendin e huaj nuk mund të drejtohen nga personat tjerë, pa prezencën e pronarit.

Quint-i është i shqetësuar me sjelljen e liderëve partiakë si arkaikë e komunistë

0

Shtetet e quint-flamujtLiderët e partive kryesore parlamentare e kanë sjellë Kosovën përpara kolapsit politikë, ekonomik dhe financiar, ka thënë për lajmi.net një diplomat i njërit prej shteteve anëtare të Quint-it.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia në vazhdimësi po e analizojnë situatën e krijuar, dhe se janë të shqetësuara me dyfytyrësinë e liderëve, të cilët sipas tij nuk hezitojnë të shprehen përpara mediave se e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje për të mbrojtur interesat e qytetarëve të saj.

“E vërteta është se dy blloqet kryesore, PDK nga njëra anë dhe koalicioni paszgjedhor LVAN nga ana tjetër, janë barrikaduar, dhe se mbi interesin e Kosovës dhe të qytetasve të saj, ato e kanë vënë interesin e tyre personal”, ka thënë me kusht anonimiteti për lajmi.net një diplomat i njërit prej shteteve anëtare të Quint-it.

“Përpjekja për të vepruar në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është përpjekje për të rrënuar shtetin e Kosovës”, ka thënë ky burim.

“Në Perëndim kjo përpjekje (për të shkelur mbi ligjet dhe Kushtetutën) shihet si tendencë për të ndërtuar sistem tjetër, të ngjashëm me sistemin komunist, por që nuk e ka për bazë luftën e klasave, por luftën e klaneve të interesit”.

“Ajo që mëton Kosova dhe populli i saj është ndërtimi i shtetit demokratik. Andaj, e përsëris se liderët partiakë në Kosovë aktualisht po sillen si anarkikë, ndërsa të gjithë e dimë se demokracia dhe vlerat e shëndosha ndërtohen e ruhen bashkërisht, duke respektuar rregullat dhe ligjet e vendit”.

I pyetur nga lajmi.net nëse pret ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur ngërçin politik, në qoftë se presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga dështon të bindë liderët partiak që të gjejnë një zgjidhje në kuadër të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës së Kosovës, ky diplomat është shprehur se udhëheqësit kosovarë do të duhej që shqipen ta kuptonin më mirë se gjuhët tjera.

“Ne të gjithë kemi besim tek presidentja Jahjaga dhe nuk mendojmë se ne duhet të ndërhyjmë për të gjetur një zgjidhje, sepse sipas mendimit tonë, nëse lihen anash interesat personale, ajo është lehtë e zgjidhshme! Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me bisedimet e vështira Kosovë-Serbi. Në këtë rast është presidentja aty. Ajo u ka folur shqip!”, ka thënë ku diplomat perëndimor.

Ambasadorja turke bënë thirrje për formim të institucioneve

0

Songyl OzanAmbasadorja e Turqisë në Kosovë, Songyl Ozan, ka bërë thirrje për formimin sa më shpejtë të institucioneve dhe tejkalimit të krizës politike, në të cilën ka hyrë vendi që pas zgjedhjeve.

Ajo i ka thënë Radio Kosovës se humbja e kohës në formimin e institucioneve është shumë e dëmshme si në aspektin e zhvillimit ekonomik, ashtu edhe në integrime tjera.

Duke i vlerësuar si shumë të rëndësishme, por edhe të suksesshme zgjedhjet e tetë qershorit, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songyl Ozan, vonesën në formimin e institucioneve e ka quajtur humbje të madhe për Kosovën. Ajo ka thënë se pas zgjedhjeve të suksesshme vonimi i formimit të qeverise është diçka e papritur. Sipas saj, këto ngjarje që po ndodhin nuk i ka merituar Kosova dhe populli i saj.

Pas zgjedhje të suksesshme ishte dashur menjëherë të formohet qeveria dhe institucione tjera. Humbja e kohës nuk është e mirë për Kosovën. Integrimi dhe bashkëpunimi me BE-në, e posaçërisht zhvillimet në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe zhvillimi ekonomik dhe shumë çështje të tjera lidhur me këtë, Kosova duhet që energjinë dhe kohën ta përdorë mirë dhe sa më shpejtë t`i formoj institucionet dhe qeverinë.

Diplomatja turke u ka dhënë mesazh liderëve partiak se vetëm stabiliteti politik e qon Kosovën drejt zhvillimit të saj në të gjitha fushat.

Funksionimi i institucioneve të Kosovës për shtetin dhe të ardhmen janë shume të rëndësishëm. Stabiliteti politik është shumë i rëndësishëm dhe jo boshllëqet politike. Për të zgjidhur të gjitha problemet duhet që institucionet të jenë gjithmonë funksionale.

Ambasadorja Songyl Ozan ka shprehur besimin e saj që ky kolaps politik të zgjidhet në ditët në vijim dhe Kosova, si shtet i ri dhe i suksesshëm, ta formoj parlamentin dhe institucionet në mënyrë që të vazhdoj punën ashtu siç është më mirë për të ardhmen e saj.

Kriza politike bllokon KQZ-në

0

KQZ-salla-ksKomisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krizë të legjitimitetit, pasi që anëtarëve të këtij Komisioni u ka përfunduar mandati e madje dy nga këta përfaqësues janë nga partitë politike që në zgjedhjet e fundit nuk kanë arritur të futen në Kuvend (AKR dhe SLS), shkruan Zëri.

Ndërsa, dy anëtarë të tjerë, njëri nga komuniteti boshnjak dhe tjetri nga ai ashkali, po ashtu duhet të zëvendësohen ose t’iu vazhdohet edhe një mandat, pasi që këto dy komunitete përfaqësohen me nga dy subjekte politike në Kuvend, rrjedhimisht ato duhet të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në KQZ.

Emërimi i anëtarëve të rinj duket se ka mbetur peng i krizës institucionale, pasi që presidentja e vendit, e cila ka përgjegjësi të bëjë emërimin e anëtarëve të KQZ-së, është duke pritur fillimisht formimin e institucioneve të reja.

Kriza s’duhet ta izolojë presidenten

0

Atifete Jahjaga 2Anulimi i vizitës së presidentes Atifete Jahjaga që të marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, me ftesë të qeverisë belge, me arsyetimin se vendi është në krizë politike, po konsiderohet nga ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare si fatkeqësia më e madhe për vendin në rrafshin ndërkombëtar. Presidentja, sipas tyre, nuk ka pasur asnjë arsye që të anuloië vizitën për shkak të krizës politike me të cilën po përballet vendi pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 8 qershor.

Gazeta një ditë me parë ka raportuar se Jahjaga e ka anuluar vizitën e tretë jashtë Kosovës, shkaku i krizës aktuale politike.
Ajo ka qenë e ftuar nga qeveria belge që të marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, mirëpo kjo vizitë tash është anuluar për shkak të krizës. Anulimin e vizitës e ka konfirmuar për media edhe zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe liderë të ndryshëm botërorë, ndërsa ka qenë i mundshëm edhe një takim në mes të presidentes Jahjaga dhe kancelares gjermane, Angela Merkel…/tribuna/

Liderët s’e dëgjojnë presidenten, shteti drejt kolapsit

0

lideret1Liderët politikë, sidomos ata nga koalicioni paszgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, nuk po shprehin interesim për nismat e presidentes Atifete Jahjaga për realizimin e një takimi të përbashkët me PDK-në dhe partitë tjera të përfaqësuara në Parlament. Përderisa liderët vazhdojnë të hamenden, nga Zyra e Presidentes është “lëshuar” edhe një alarm se Kosova ka hyrë në një fazë kritike ku qëndrueshmëria e shtetit po lëkundet.

Shqetësimet e Jahjagës, mbase u kanë dhënë liderëve edhe një mesazh se kjo mund të jetë java e fundit kur ata duhet të reflektojnë dhe tregojnë fleksibilitet, pasi që kriza po hyn në limitet e skajshme duke prekur qëndrueshmërinë dhe funksionimin e shtetit. Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se vendi tashmë nuk po hyn vetëm në krizë politike, por edhe financiare e buxhetore.

“Mos të harrojmë se pa konstituimin e Kuvendit nuk do të mund të miratohet Ligji për Buxhetin, i paraparë nga fundi i muajit nëntor dhe kjo nënkupton që nuk mund të garantojmë funksionimin e shtetit”, ka deklaruar Vllahiu…/tribuna/

Datën për Barrikadën e di Brukseli

0

Edita TahiriShpengueshëm, pishat e vendosura mbi urë vazhdojnë të rriten.Bari i shtruar mbi lumin Ibër, që mban emrin “Parku i Paqes”, me disa pushimore prej druri, është barrikada e vendosur në qershorin e këtij viti nga banorët e Veriut, me urdhër të autoriteteve të Beogradit.
E paprekur vazhdon të qëndrojë edhe sot, ndonëse tashmë ekziston një marrëveshje tripalëshe BE-Prishtinë-Beograd.
Në takimin e 22 korrikut në Bruksel palët ishin pajtuar që të gjitha pengesat mbi urë dhe përreth saj të largohen sa më shpejtë që është e mundur, për ta mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.
Bazuar në marrëveshjen e arritur, Bashkimi Europian si bartës i këtij plani është dashur të dalë me një vlerësim teknik për gjendje e urës qysh në fillim të muajit shtator. Megjithatë, për këtë Qeveria e Kosovës është informuar vetëm të hënën.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri për Politiko.net e shpjegon rrjedhën e këtij procesi.
Thotë se të hënën i kanë dërguar një letër Zyrës së BE’së në Prishtinë, për të sqaruar çështjen e vlerësimit teknik.
Përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë kthyer përgjigjen. Sipas Tahirit, ata kanë bërë një vlerësim teknik dhe se për hapat e mëtutjeshëm për revitalizimin urës nevojiten konsulta shtesë me Qeverinë e Kosovës.
“Zyra e BE’së ka dërguar dje një përgjigje tek kabineti im dhe në bazë të shkresës ata kanë bërë një vlerësim teknik, ku na kanë njoftuar që hapat e mëtejmë që kanë të bëjnë me revitalizimin dhe rekonstruimin kërkojnë një konsultë shtesë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të vlerësuar vullnetin politik se kur do të mendohej se është koha për të nisur këtë proces”.

“Natyrisht ne do t’i japim një përgjigje kësaj shkrese, e cila ka mbërritur në adresën tonë”.
“Përgjigjja ime do të pasojë, pasi të kryej konsultat me ministritë relevante që janë kompetente në këto çështje, siç është Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Rendit”.

“Do të marr këshillimet e para profesionale dhe këshillimet e natyrës së sigurisë, për të vazhduar me një përgjigje tek Bashkimi Europian”, ka thënë Tahiri për Politiko.net.
Por, a do të largohet barrikada gjatë këtij viti?

Zëvendëskryeministrja Tahiri e drejton gishtin kah BE. Thotë se ata duhet të pyeten për datën.
“Siç e dini, në marrëveshjen e Brukselit, kompetencat për t’i hequr barrikadat dhe për ta bërë rekonstruimin e urës i kanë kaluar Bashkimit Europian. Unë do t’ju këshilloja që ta pyesni Zyrën e BE’së lidhur me datën”.

“Natyrisht, ne si Qeveri e Kosovës kërkojmë që sa më shpejtë të ndodhë, sepse këto barrikadat janë bërë burime të tensioneve. Dhe nuk dëshirojmë që të përsëriten tensionet si gjatë muajve të verës”, ka deklaruar Edita Tahiri për Politiko.net.

Barrikada me zhavorr ishte vendosur në vitin 2011 në shenjë pakënaqësie ndaj autoriteteve të Prishtinës, pas aksionit policor për të marrë nën kontroll pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.
Pengesa që po mbushte vitin e tretë mbi Urën e Lumit Ibër u largua me ekskavatorë në orët e hershme të mëngjesit të 18 qershorit.

Por, entuziazmi i qytetarëve për të lëvizur lirshëm u shua në orët e pasditës, kur dhjetëra serbë në praninë e Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic dhe Ministrit pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, Marko Djruic, vendosën vazo të betonit dhe drunj dekorativë për ta rifunksionalizuar

Komisioni i Venedikut, si opsion

0

Blloku ne sall te kuvenditKomisioni i Venedikut mbetet si alternativë ende e pashfrytëzuar nga palët në përpjekjet e tyre për tejkalimin e bllokadës institucionale në vend.

Dërgimi i pikës 127 për zgjedhjen e kryeparlamentarit vazhdon të mbetet si pika kyçe në të cilën blloku LVAN dhe PDK nuk po arrijnë të shuajnë dallimet.

Kjo pikë, sipas njohësve të çështjeve juridike mund të dërgohet në Komisionin e Venedikut, mirëpo edhe për këtë ka disa rregulla që duhet respektuar dhe disa kritere që duhen plotësuar.

Adresimin e kësaj çështje në Komision del se mund ta bëjë vetëm Kuvendi si institucion shtetëror dhe presidentja, Atifete Jahjaga.

Për dërgimin e saj nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, sipas ekspertëve juridikë, duhet së pari të arrihet konsensus në mes palëve, në mënyrë që këshilla e dhënë të pranohet nga të gjitha palët. /Tribuna/

Kryeprokurorja e EULEX-it nuk lejonte hetime

0

Jaroslava NovotnaKryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, kishte bllokuar çdo hetim kundër ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit.

Provat për përfshirjen e tij në afera korrupsioni tashmë i kishte në dorë ajo, së bashku me provat kundër saj. Mirëpo kishte ndaluar çdo hetim.

Letrës denoncuese që kishte pranuar nga një kosovar (emër i njohur për redaksinë) se Florit kishte pranuar ryshfet në vlerë 370 mijë euro nga Nysret Cena, Novotna i ishte përgjigjur se “stafi i EULEX-it ka imunitet nga ndjekja penale”.

Për të kryer ndonjë hetim nuk kishte qenë në gjendje as ish-kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi. Ai madje nuk kishte folur fare për këtë gjë…/koha ditore/

Vdes aktorja e “House of Cards”, Elizabeth Norment

0

Elizabeth NormentElizabeth Norment, aktorja amerikane që njihet më së miri me serinë e famshme politike “House of Cards”, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçe.

Aktorja ndërroi jetë më 13 tetor në Qendrën për Kancer “Sloan Kettering” në New York, sipas raporteve mediale. Nuk janë dhënë detaje tjera.

“Të gjithë në “House of Cards” janë të befasuar me vdekjen e papritur të Elizabethës. Ka qenë një aktore e talentuar, shpirt i ëmbël dhe mikeshë e mirë e të gjithë neve”, ka thënë Beau Willimon, krijues i serialit, transmeton Koha.net.

Norment ka luajtur rolin e Nancy Kaufberger, sekretares besnike të karakterit të luajtur nga Kevin Spacey.

Norment është paraqitur edhe në shumë seriale tjera televizive, si “Blue Bloods”, “Law and Order” dhe “ER”, si dhe në filmat “Runaway” dhe “The Woman in Red”.

Aktorja ka lindur në Washington, D.C. dhe ka studiuar në Universitetin e Yale-t.