17.6 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7511

Jahjaga duhet t’i shpallë zgjedhjet nesër

0

zgjedhjet5Presidentja e vendit, Atifete Jahaga duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja të parakohshme sa më parë që është e mundur, madje një gjë të tillë do të ishte mirë që ta bënte qysh nesër, pasi që kriza politike në të cilën është futur vendi nuk mund të tejkalohet në asnjë formë tjetër për shkak të barrikadimit ekstrem të dy blloqeve politike, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut VLAN në anën tjetër.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve kushtetuese dhe ish-kryeshefi i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Mazllum Baraliu.

“Zgjedhjet duhet të shpallën sa më parë që të jetë e mundur sepse është tejkaluar çdo limitë kohor dhe gati ka humbur kuptimin kjo mënyrë e indiferencës deri në indolencë të subjekteve politike. Presidentja duhet ta merr këtë punë seriozisht dhe duhet të veprojë menjëherë pasi që të dyja blloqet janë të barrikaduara dhe nuk lëvizin nga pozicionet e tyre”, ka thënë Baraliu për Zërin.

Ai më tej ka thënë se çështja e shpalljes së zgjedhjeve është e drejtë e presidentes së vendit sipas nenit 84 paragrafi 3. Prandaj sipas tij në qoftë se nuk ka një marrëveshje në mes liderëve politik si në Kuvend apo një koncensues, gjithsesi nuk ka opsion tjetër përveç shpalljeve të zgjedhjeve.

“Ky opsion jo që është real por i detyrueshëm nëse nuk gjejnë një zgjidhje liderët politik. Kjo gjendje nuk mund të shtyhet tutje. Ajo mund ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese që t’i shpallë zgjedhjet dhe kjo argano politike nuk mund të zgjasë pafundësisht që do të paraqitën probleme të mëdha edhe vitin që vjen. Kushtetuta parasheh që presidentja mund t’i shpallë zgjedhjet brenda 30 deri në 45 ditësh. Por mendoj se presidentja duhet sa më shpejtë që t’i shpallë zgjedhjet nëse palët nuk shënojnë lëvizje pozitive në drejtim të gjetjes se një zgjidhje nuk ka pse të humbet kohë. Ajo do të duhej qysh nesër t’i shpallë zgjedhjet sepse shtyrja edhe për një javë do të jetë humbje e madhe dhe jo të caktojë 45 ditëshin, por brenda 30 ditëve”, është shprehur Baraliu.

Sipas tij mbajtja e zgjedhjeve në dimër, (në muajin dhjetor) nuk është periudhë e përshtatshme, por që është e detyrueshme.

Baraliu poashtu ka thënë se disa subjektete politike veçse kanë dhënë shenja se vendi po shkon drejtë zgjedhjeve me organizimin e aktiviteteve me anëtarësinë e tyre dhe me elektoratin në teren.

Procedurat vonojnë hapjen e shkollës së re në Vërmicë

0

MalishevaAta që janë rrugës për t’u bërë student, po përballen me vështirësi të tjera, sikurse në fshatin Vërmicë të Malishevës.

Atje shkolla e re është ndërtuar, por nxënësit edhe më tej mësojnë në shkollën e vjetër të ndërtuar 45 vjet më parë. Fëmijët e fshatit Vërmicë të Malishevës ende nuk kanë filluar mësimin në objektin e ri shkollor, edhe pse autoritetet komunale arsimore patën thënë se kjo do të ndodhë në javën e parë të shtatorit.

Përfaqësuesit e fshatit, vonesën e cilësojnë si neglizhencë e papërgjegjësi të komunës së Malishevës.

Ndërkaq, mësimdhënësja Zyraje Gashi tregon vështirësitë me të cilat përballen çdo orë mësimore. Shkolla ku mbajnë procesin mësimor, është e ndërtuar në vitin 1970 dhe brenda ka vetëm dy klasë.Por organet arsimore komunale në Malishevë, vonesën e hapjes së shkollës së re e arsyetojnë me disa procedura.

Drejtori i Arsimit, Blerim Thaçi, thotë se objekti i shkollës do të hapet javët që vijnë, por pa saktësuar se në cilën javë.Në paralelen e ndarë të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, në Vërmicë, vijojnë mësimin nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, me tri ndërrime. Derisa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, fëmijët duhet të bëjnë rreth 7 kilometra rrugë, vajtje­ardhje për në shkollën amë, në fshatin Llozicë.

Për Hanifi Muharremin

0

NderimGashi-LDKShkruan: Nderim Gashi

Afrimi i mbajtjes se Kuvendit të VIII zgjedhor te LDK-se, Dega ne Prizren, qartëson alternativen që duhet mbështetë për te parin e Degës se LDK-se. Unë për disa arsye do votoja z.Hanefi Muharremin.

Arsyeja kryesore është se Muharremi ka qenë anëtarë i suksesshëm i qeverise lokale gjate viteve 2001-2007, e mbi te gjitha është dëshmua si person i pakorruptuar.

Me Hanefi Muharremi në krye të degës se LDK-se, nuk do mundin rivalet tanë të na klasifikojnë si anëtarë të ligës se parë të të korruptuarve, e as të ligës se dyte të të korruptuarve, nuk do mundin askush nga rivalet tanë të na thonë të korruptuar.

Në ketë drejtim do ruajmë traditën e mirë si degë e Prizrenit, do mbetemi edhe më tutje si alternativë antikorrupsion, alternativë që i duhet Prizrenit, për ta nxjerre nga bataku i korrupsionit Komunën e Prizrenit.

Po ashtu alternativa antikorrupsion, do përqafohet ne mënyrë plebishitare nga qytetare e Prizrenit, si shpëtim nga kjo e keqe qe ka kaplua çdo segment te jetës sonë (ju kujtoj aferat e fundit korruptive , në sektorin e shëndetësisë, publikimi i sms).

Prandaj, jam i sigurt që përfaqësuesit e anëtarësisë së LDK-se, ne Prizren do zgjedhin për të parin e Degës së LDK-së, alternativën antikorrupsion, e kjo alternativë e ka emrin Hanefi Muharremi.

Me zgjedhje humbin të gjithë

0

Demaci11-21Adem Demaçi vlerëson se me zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, që do të shënonin mbajtjen e tyre dy herë brenda një periudhe të shkurtër, askush nuk do të fitonte, ndërsa ato do të merrnin edhe më shumë kohë për krijimin e institucioneve të reja.

Duke folur për Politiko.net, ai shprehet se do të ishte mirë që të gjitha partitë politike parlamentare të sakrifikojnë diçka, në mënyrë që sa më shpejtë Kosova të bëhet me institucione, tashmë kur prej përfundimit të zgjedhjeve të qershorit vendi ka hyrë në një krizë të thellë politike.

“Unë jam me atë pjesën e popullit që me të vërtetë pret që këta vëllezërit tanë, të cilët synojnë pushtetin, mos të lejojnë shkuarjen në zgjedhjet e reja”.

“Nëse do të ketë zgjedhje, jo vetëm që merr kohë, por kam frikë se do të dalin humbës të gjithë. Nuk është mirë të dalim humbës, pas gjithë këtyre pritjeve. Ka zgjidhje, vetëm duhet që partitë e mëdha të heqin dorë nga disa interesa të ngushta”.

“Edhe pse është vonuar kjo punë, duhet të gjendet një zgjidhje me vullnet të faktorit politik. Do të ishte më e hijshme, do të kishte më shumë fitim sesa humbje”.

Demaçi tërheq vërejtjen se ngërçi i stërzgjatur politik është duke i shkaktuar vendit probleme të mëdha, ndërkohë që jeta institucionale pothuajse është paralizuar.

Thotë se PDK dhe Blloku duhet t’i bëjnë disa sakrifica.

“Të mos vonohen më tutje, sepse është bërë shumë. Unë po mrekullohem me këtë popullin tonë sa i durueshëm është dhe sa nuk po zemërohet nga kjo situatë. Por, megjithatë, është duke pritur me shpresë që të gjendet njëfarë rrugëdalje”.

“Mendoj që katër deri në pesë muaj me këtë situatë, ku janë ndalur krejt institucionet, ku nuk po funksionojnë si duhet, është bërë mjaft. I kam vëllezër, edhe ata, edhe këta, në këto parti. Lufta për pushtet është legale dhe duhet të përpiqen. Por, është bërë shumë”.
“Nuk ka zgjidhje tjetër, pos të ulen dhe të heqin dorë nga ato interesat e ngushta partiake dhe të mendojnë edhe për interesin e këtij populli të gjorë, të këtij shteti tonë të shkretë që po pret”, deklaron Adem Demaçi për Politiko.net.

Ai rikujton se liderët politikë, nëse e kanë kërkuar votën e qytetarëve dhe e kanë marrë atë, kanë obligim ndaj popullit.

Presidentja Atifete Jahjaga ka tentuar disa herë ta gjejë zgjidhjen për dalje nga ngërçi, me takime të ndara mes liderëve politikë, por asgjë nuk ka rezultuar suksesshëm.
Ftesa e saj për takim gjithëpërfshirës, ndërkaq, është duke u refuzuar nga partitë e Bllokut, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje.
Demaçi e sheh si të mirë përpjekjen e Presidentes.

“Po them se nuk e ka keq Presidentja që po bën përpjekje kaq shumë, që po insiston kaq shumë. Nëse duan, faktikisht zgjidhja është. Duhet sakrificë. Mund të gjendet njëfarë rrugëdalje”.
Ai përsërit se zgjidhjen mund ta gjejnë vetë liderët politikë kosovarë, pa pasur nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare.

Konsideron se nuk do të ishte mirë që faktori ndërkombëtar të detyrohej të shtronte presion.
“Nuk është mirë që ne ta sjellim punën deri aty”. / Politiko.net

Begaj vizitoi Bursën

0

orhangazi1Delegacioni nga Komuna e Malishevës, që është duke qëndruar në Turqi, me ftesë të Komunës së Orhangazit, sot ka vizituar qytetin e Bursës, përkatësisht Konsullatën e Nderit të Kosovës, në Bursa, ku janë pritur nga stafi i konsullatës kosovare, ndërsa më pas, delegacioni ka vizituar edhe fabrika, qendra profesionale dhe vende tjera, përderisa në Bursa, janë shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Kosova-Shkupi, Recep Gunduzi.

Delegacioni nga Malisheva, të cilit i prin kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, e ku bëjnë pjesë edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të KK të Malishevës dhe zyrtar të tjerë, kanë vizituar edhe fabrikën “Ermetal”, fabrikë e cila merret me prodhimet e metaleve, plastikës dhe brumërave, ndërsa janë pritur nga menaxheri i saj, Zaim Turksever, i cili i ka njoftuar me prodhimet e fabrikës dhe mënyrën e funksionimit të këtij lloji të biznesit.

Më pas, delegacioni nga Malisheva, ka vizituar edhe Qendrën e aftësimit profesional, qendër e cila funksionin në kuadër të Odës Ekonomike të Bursës dhe është e themeluar nga biznesmeni shqiptar Fahretin Gulener.

Edhe grupi i medieve Bursa Haber, ka qenë në agjendën e vizitave të delegacionit nga Malisheva, e ku janë pritur nga udhëheqësi i këtij grupi Cuneyt Dizdar, si dhe është vizituar edhe Federata e Rumelit, ku janë pritur nga kryetari i saj z.Selim Yedikardes. Në ët gjitha këto takime, është theksuar nevoja e bashkëpunimit mes bizneseve lokale nga Malisheva dhe bizneset ruke.

Vizita në Bursa, është përmbyllur me takimin vëllazëror me emigrantët nga Ballkani dhe në veçanti me emigrantët nga trojet shqiptare, të cilët janë të organizuar në shoqatën “Kosova Uskup Dernegi”.

Thaçi: Ejani të bëjmë marrëveshje

0

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, thotë se të gjithë liderët politikë, të interesuar për ndërtimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, duhet të komunikojnë, të bashkëpunojnë, dhe të ndërtojnë një marrëveshje institucionale të qëndrueshme dhe stabile.

“Duhet të nxitohemi dhe të punojmë më shpejtë që të arrihet marrëveshja ndërpartiake sa më shpejtë që është e mundur dhe t’i përgjigjemi ftesës së Presidentes për një takim të përbashkët dhe të gjejmë formulën që është në përputhshmëri me interes të qytetarëve dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Thaçi.

Sipas kryeministrit Thaçi, asnjë lider nuk duhet të mendojë për interesat partiake ose personale, por duhet të punojnë me maturi të madhe për interesat e vendit dhe të qytetarëve.

Këto komente kryeministri në detyrë i ka bërë në pritjen e organizuar me rastin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Pikat e Kujtimit

0

Kujtim GashiKomiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, me ç’rast, ka shqyrtuar 11 propozime, të cilat ia ka rekomanduar Kuvendit të Komunës për t’i shqyrtuar në mbledhjen e saj, e cila do të mbahet më 30 tetor, e enjte, duke filluar nga ora 10, në objektin e “Shtëpisë së Bardhë”.

Kryesuesi i Asamblesë, Kujtim Gashi tha se në mesin e këtyre pikave, do të shqyrtohet edhe propozimi i DKRS-së, për ndryshimin e vendimit të KK-së, në lidhje me formen e menaxhimit të Klubit Futbollistik “Liria”, i cili do të kalojë nën menaxhimin e një trupi të ekspertëve sportiv, dhe do të mbështetet teknikisht, dhe financiarisht nga Komuna e Prizrenit,

“Gjithashtu, si propozime të rendësishme do të jenë edhe pikat; Raporti i Këshillit për Qendrën Historike të Prizrenit, Themelimi i Këshillit për fshatin Zym të Hasit, Plani komunal për efiçiencë të energjisë 2014-2020, Raporti i buxhetit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, si dhe pika tjera, të cilat janë në interes të komunës, dhe qytetarëve të saj”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Forumi Transparenca, organizon debat me temën “Siguria dhe masat ndëshkimore”

0

forumi transparencaForumi Transparenca nesër organizon debatin me temën “Siguria dhe masat ndëshkimore”. Debati në fokus do të ketë sigurinë në Komunën e Prizrenit.”Debati mbahet më 29 tetor 2014 (e mërkurë) me fillim në orën 12:00 në Kompleksin Evropa (salla e takimeve, kati i parë), Prizren”, njofton Forumi Transparenca.

Pjesëmarrës në këtë debat do të jenë përfaqësues nga Gjykata Themelore në Prizren, Prokuroria Themelore në Prizren, Policia Rajonale e Prizrenit, nga KKSB në Prizren dhe përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit. Debati do të drejtohet nga gazetari Petrit Kryeziu, anëtar i Forumit Transparenca.Debati do të trajtojë çështjen e sigurisë në Komunën e Prizrenit sikurse edhe masat Ndëshkimore, me fokus, sigurinë në shkolla, kamerat e sigurisë, vjedhjet, armëmbajtjet pa leje sikurse edhe politikat ndëshkimore, statistikat nga veprat penale më të shpeshta gjatë këtij viti në Komunën e Prizrenit, etj.

Debati do të ketë një përballje mes pjesëmarrësve, anëtarëve të Forumit Transparenca dhe përfaqësuesve nga partitë opozitare në Prizren.

Forumi Transparenca është themeluar në mars të këtij viti, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike./PrizrenPress.com/

VV: Nuk ka sondazh që na nxjerr keq

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj një sondazhi të publikuar sot në media, i cili e nxirrte keq këtë subjekt politik, si pasojë e afrimit me Bllokun LAN, duke e cilësuar sondazhin fantom dhe lajmin të porositur.

“Gjatë ditës së sotme, në disa media elektronike është përhapur një lajm, se kinse Lëvizja Vetëvendosje ka bërë sondazh, rezultati i të cilit është më i ulët sesa ai i zgjedhjeve të 8 qershorit”, thuhet në reagimin VV-së.

Sipas VV-së, “rezultati” i këtij sondazhi fantom sugjeron se si lajm është porositur nga kundërshtarët politikë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e shpresojnë një rezultat të tillë.

“I sigurojmë edhe ata, por edhe gjithë opinionin publik se Vetëvendosje është më e fortë dhe më e vendosur se kurrë që në çfarëdo situate që të krijohet ta nxjerr Kosovën nga humnera politike dhe ekonomike në të cilën e ka hedhur qeverisja e deritashme”, përfundon reagimi i VV-së. /PrizrenPress.com/

Altmann: Blloku të heq dorë nga Kryeparlamentari, të fokusohet tek krijimi i Qeverisë

0

Franz-Lothar AltmannAnalisti gjerman, Franz-Lothar Altmann ka deklaruar se bllokada aktuale për krijimin e institucioneve të Kosovës tregon për papjekurinë e politikanëve kosovarë dhe papjekurinë e Gjykatës Kushtetuese. Ai shpjegon se kjo dëmton Kosovën në shkallë ndërkombëtare dhe e jep shembullin gjerman të zgjedhjes së presidentit të Bundestagut.

Në një intervistë për DW, për tejkalimin e situatës aktuale, Altamann sugjeron që Blloku të heqë dorë nga posti i Kryeparlamentarit duke e fokusuar tek krijimi i Qeverisë.

DW: Aktualisht Kosova ka ngecur politikisht, pa kryetar parlamenti, pa qeveri të re disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare, si e gjykoni këtë gjendje?
Altmann: Duhet thënë se në shumë drejtime është një situatë e padurueshme më, e cila dëshmon papjekurinë politike të politikanëve, por ajo reflekton edhe papjekuri të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme kushtetuese.

DW: Nga çfarë duhet të heqë dorë secila palë që të zhbllokohet situata?
Altmann: Mendoj se njëra mundësi për daljen nga situata do të ishte nëse “Blloku” do të hiqte dorë nga kërkesa për postin e kryetarit apo kryetares së parlamentit dhe të përqendrohet me shumë në një qeveri funksionale, e cila do të konfirmohej edhe nga parlamenti.

DW: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por ende jo një zgjidhje, pasi PDK nuk mundi të zgjedhë dot kryetarin e parlamentit. Cila do të ishte në këtë moment zgjidhja më e mirë?
Altmann: Ndoshta ndihmon edhe shembulli nga Gjermania, mënyra se si zgjidhet presidenti i Bundestagut në Gjermani. Tradicionalisht kreu i Bundestagut zgjidhet në Gjermani nga grupi më i fuqishëm parlamentar dhe si rregull merr vota në votimin e fshehtë edhe nga shumë deputetë të grupeve të tjera parlamentare. Por nuk mund të thuhet se është detyrimisht kështu! Nëse asnjë kandidat nuk arrin të marrë në raundin e parë shumicën absolute të deputetëve të Bundestagut, zhvillohet një raund i dytë, në rast nevoje me kandidatë të rinj. Por nëse edhe në këtë raund asnjë kandidat nuk arrin shumicën absolute, atëherë zhvillohet një raund i tretë me kandidatët që kanë arritur numrin më të lartë të votave, ku vendos shumica e thjeshtë e votave.

DW: Mundet që një qeveri teknike nga njëra anë t’i japë kohë politikës e nga ana tjetër të vazhdojë funksionimi i institucioneve, a mundet presidentja të luajë këtu një rol?
Altmann: Nuk mendoj se një qeveri e ashtuquajtur qeveri e teknokratëve do të ishte rrugëdalja nga situata aktuale. Nga ana tjetër nuk besoj se presidentja aktuale mund të ndryshojë ndonjë gjë më shumë në këtë situatë.

DW: Sa do ta zgjidhnin situatën zgjedhjet e jashtëzakonshme?
Altmann: Është ende e paqartë nëse zgjedhjet e reja do të sillnin ndonjë ndryshim në konfiguracionin e votimit. Nëse sondazhet e parashohin një ndryshim të rezultateve nga zgjedhjet e fundit me mazhoranca të reja, atëherë kjo mund të ishte një rrugëdalje organizimi i zgjedhjeve të reja. Po dyshoj se kjo mund të arrihet. Në të vërtetë vetëm PDK-ja do të kishte interes për zgjedhje të reja, po qe se shpreson që të marrë më shumë vota.

DW: Paaftësia apo pamundësia për të krijuar qeverinë po e dëmton shumë imazhin e Kosovës që ka detyra të tjera më madhore përpara – rritjen e numrit të njohjeve, problemet shumë serioze ekonomike në vend, etj. Si mundet t’ia lejojnë politikanët e Kosovës këtë “luks” vetes?
Altmann: Po, jam plotësisht darkod që imazhi i Kosovës po vuan shumë në gjendjen aktuale të krijuaur. Analizat për këtë gjendje kanë tendencën që t’i atestojnë Kosovës papjekuri si politike ashtu edhe demokratike. Vërtet që Kosovës nuk i bëjnë mirë vlerësime të tilla, ajo nuk mund t’ia lejojë vetes një luks të tillë.

DW: Të mos harrojmë që kjo situatë dëmton edhe dialogun Kosovë-Serbi..
Altmann: Sigurisht që ky problem ekziston, sepse pala kosovare nuk ka një përfaqësim legjitim për të vazhduar dialogun me Serbinë.

DW: Bashkësia ndërkombëtare përsërit që nuk do të përzihet, ndërsa BE kritikon Kosovën në raportin e progresit për hapa mbrapa, por vetë nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë. Si mendoni ju, e ndihmon apo e dëmton më shumë Kosovën një qëndrim i tillë?
Altmann: Jam i mendimit që bashkësia ndërkombëtare duhet ta shprehë më fort ndaj politikanëve kosovarë si pakënaqësinë e saj, ashtu edhe mostolerimin e një gjendjeje të tillë. Por duhet thënë se nga e BE-së nuk ka shumë mundësi të ndërhyrjes direkte, sepse kjo do të ishte goditje ndaj sovranitetit të Kosovës, i njohur nga shumica e vendeve të BE-së. Por në mënyrë indirekte BE duhet të ushtrojë presion ndaj Prishtinës, si për shembull me instrumentin e bllokimit të mjeteve financiare, për sa kohë që nuk ekziston një qeveri funksionale, e cila do të garantonte përdorimin e rregullt të këtyre mjeteve.