18.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7512

Isa Mustafa: Thaçin e çuam në shtëpi më 17 korrik

0

Isa mustafa ne kuvendKreu i LDK-së, Isa Mustafa, nuk beson se shkuarja në zgjedhje mund ta përkeqësojë edhe më shumë krizën politike.

Ai ka thënë se duhet që shumica parlamentare t’i formojë institucionet. Ai ka thënë se deputetëve duhet të mundësohet që institucionet t’i formojë shumica parlamentare. Mustafa në një intervistë për Botapress, ka thënë se shumica parlamentare, PDK-në e ka dërguar në shtëpi me 17 korrik.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme na sjellin në të njëjtën situatë ku jemi, mos edhe më të keqe. Duhet të gjendet zgjidhja në Kuvend. Kryesuesja duhet ta thërret vazhdimin e seancës konstituive. Deputetëve duhet t’u mundësohet të zgjedhin organet e Kuvendit dhe pastaj Qeverinë me shumicën e votave. Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, kur kemi shumicë parlamentare”, ka thënë Mustafa.

Ai më tej ka shtuar se “shumica parlamentare, z. Thaçin e ka quar në shtëpi më 17 Korrik. Fakti që asnjë nga subjektet politike shqiptare nuk iu ka bashkangjitur PDK-së, flet se ai nuk e ka përkrahjen e tyre”.

“Tani kemi një shumicë e cila ka votat në Kuvend dhe PDK-në, që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se kjo parti ka të drejtën të propozojë Kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave ( të cilën nuk e ka PDK). Është një situatë absurde”, ka thënë Mustafa. /koha/

Presidenca jep alarmin: Po lëkundet qëndrueshmëria e shtetit

0

Atifete Jahjaga 2Kosova ka hyrë në një fazë kritike ku qëndrueshmëria e shtetit po lëkundet. Një vlerësim i tillë, jepet nga Zyra e Presidentes Atifete Jahjaga, përmes zëdhënësit Arbër Vllahiu.

Presidenca kërkon nga liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës rreth formimit të institucioneve, para se vendi të kalojë në një krizë jo vetëm politike, por edhe financiare e buxhetore.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vllahiu ka rikujtuar se për një muaj, presidentja Jahjaga ka lehtësuar procesin, duke takuar liderët e partive politike në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes e cila do të respektonte vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe do të ishte në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Por, deri më tani, një zgjidhje e tillë nuk ishte ofruar.

“Vendi tani ka hyrë në një fazë kritike, kur qëndrueshmëria e tij po lëkundet, kur gjithashtu po rrezikojmë futjen në një krizë të thellë jo më politike, por buxhetore dhe financiare dhe kur po rrezikohet mirëqenia e qytetarëve. Mos të harrojmë se pa konstituimin e Kuvendit nuk do të mund të miratohet ligji për buxhetin, i paraparë nga fundi i muajit nëntor dhe kjo nënkupton që nuk mund të garantojmë funksionimin e shtetit”, ka deklaruar Vllahiu.

Takimet e deritashme të presidentes Jahjaga me liderët politik u zhvilluan ndaras, ndërkaq ka një ide që të organizohet edhe një takim i përbashkët i tyre në Presidencë.

Mirëpo, Vllahiu thotë po ashtu se për një takim të tillë, do të ishte e nevojshme që liderët të tregojnë gatishmëri për t’u ulur bashkë dhe ofruar zgjidhje.

“Takimi i përbashkët i liderëve të partive politike parlamentare duhet të përgatitet dhe njëkohësisht duhet gatishmëri e tyre për t’u ulur me qëllim të gjetjes së zgjidhjes. Paraprakisht duhet të krijohen kushtet për një takim të suksesshëm, që fillimisht rinis dialogun ndërmjet liderëve dhe qon drejt një pajtimi për zgjidhjen e problemit”, ka theksuar Vllahiu.

Ndërsa vendi po shkon drejt bllokadës financiare e buxhetore për mungesë të miratimit të Ligjit për buxhetin, Vllahiu thotë se efektet e krizës po hetohen edhe në aspektin e përfaqësimit të Kosovës jashtë vendit.

Presidentja Jahjaga, ka thënë Vllahiu, është detyruar që të anulojë tri vizita vetëm brenda muajit tetor, dhe rrjedhimisht është pamundësuar që ta përfaqësojë vendin jashtë.

“Nëse flasim për afate, atëherë realisht institucionet tashmë do të duhej të ishin funksionalizuar për të përmbushur obligimet ndaj qytetarëve fillimisht dhe pastaj edhe ato ndërkombëtare. Sa më gjatë të shkojë kjo situatë aq më e thellë do të bëhet kriza dhe aq më shumë do të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve”, ka deklaruar Vllahiu.

Nismat e presidentes Jahjaga për lehtësimin e një takimi ndërmjet të gjithë liderëve politik në vend, janë cilësuar si ta pa frytshme nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai dhe partnerët nga partitë politike Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosje, kanë kërkuar që zgjidhja të gjendet në Kuvend.

Përderisa kryeministri në largim dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sot duke iu drejtuar partive të bllokut pas zgjedhor se nuk mund të drejtojnë institucionet e reja si parti humbëse të zgjedhjeve.

“Por, fat të keq për vendin dhe qytetarët, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve, ndërtimi i institucioneve mbahet i bllokuar. Koha kur Kosova qeverisej nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje të lira, ka mbaruar përgjithmonë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Pozicionimet e kundërta ndërmjet PDK-së në njërën anë dhe bllokut LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje në anën tjetër, kanë bllokuar konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni dhe rrjedhimisht edhe formimin e qeverisë së re.

Nëse një bllokadë e tillë vazhdon, nga Zyra e Presidentes sërish sot është bërë me dije se atëherë do të konsiderohej që liderët do të pajtohen që vetëm zgjedhjet e reja mund të shihen si opsion për tejkalimin e gjendjes. /rel/

Rektori Vataj takoi përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UPZ-së

0

Parlamenti me vatajnRektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të martën, në ditën e dytë të punës në këtë pozitë ka takuar përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor duke bartur mesazhin e qartë se studentët janë arsyeja pse UPZ ekziston.

“Unë jam i juaji në shërbimin tuajin, në çdo kohë”, i siguroi rektori Vataj përfaqësuesit e studentëve.Ai i përgëzoi ata për kërkesat parimore dhe përparimtare për të kërkuar një rektor adekuat për Universitetin.

Rektori Vataj theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se dera tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij do të jetë e hapur për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve.

Ndërkaq, Kryetari i Parlamentit Studentor të UPZ-së, Nehat Gashi, e uroi Vatajn për pozitën e rektorit, duke e cilësuar atë si zgjedhjen më të mirë të mundshme për Universitetin ngase siç theksoi ai, Prof. Dr. Ramë Vataj, ka bagazhin akademik dhe përvojën për të zhvilluar Universitetin në çdo aspekt. Gashi e siguroi rektorin Vataj se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Parlamentit Studentor në punën si rektor.

Nexhmi Krasniqi uron Ramë Vatajn

0

foto - vizita e komandantitRektori i Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të martën ka pritur në takim drejtorin e Policisë së Rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqin.

Krasniqi e uroi rektorin Vataj për marrjen në drejtim të UPZ-së, duke i uruar suksese në punë.
Ai e siguroi Vataj për mbështetjen e pa kursyer të Policisë aty ku parashihet nevoja.

Ndërkaq, rektori Vataj e falënderoi drejtorin e Policisë në Rajonin e Prizrenit për vizitën dhe gatishmërinë për mbështetje.

Vataj theksoi se Universiteti do të jetë i gatshëm që të bashkëpunoj me organet e rendit në çdo rrethanë. Ai e siguroi drejtorin Krasniqi që Universiteti është i hapur për të ofruar ndonjë kuotë të posaçme për personelin e policisë, në nivelin mastar ose në studimet themelore në lëmit e caktuara, nëse parashihet nevoja, me qëllim që të ngritën kapacitetet e policisë dhe të kemi organe të rendit sa më profesionale dhe kompetente./Prizrenpress.com/

Thaçi godet rëndë Haradinajn

0

Thaci14-17aKryeministri në ikje, Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook është shprehur ashpër dhe i vendosur rreth situatës së fundit politike në vend. Ai duke e cilësuar PDK-në si fituese të zgjedhjeve në mënyrë “spektakolare” ka thënë se ka mbaruar koha kur Kosova qeverisjes nga liderë të cilët nuk kanë arritur fitore dyshifrore në zgjedhje.

Ja reagimi i plotë i Hashim Thaçit:

Zgjedhjet e 8 qershorit ishin fer, të lira, demokratike dhe transparente. Këto zgjedhje u organizuan për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. U shënua sukses historik për shtetin tonë të ri. Institucionet qendrore dhe lokale po shtrinin autoritetin shtetëror në gjithë territorin. Sovrani, populli foli dhe u deklarua lirshëm.

Ashtu siç pritej, Partia Demokratike e Kosovës shënoi fitore të pastër, bindëse dhe spektakulare. Por, fat të keq për vendin dhe qytetarët, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve, ndërtimi i institucioneve mbahet i bllokuar. Koha kur Kosova qeverisej nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje të lira, ka mbaruar përgjithmonë.

Qeveria e re e vendit do të ndërtohet duke respektuar rezultatin zgjedhor te 8 qershorit dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kosovës i duhen institucione stabile, efektive dhe shumë përfshirëse të fokusuar në krijim të vendeve të reja të punës. HTH

Prokurorja Maria Bamieh: Hajredin Kuçi i implikuar në rastin e Ilir Tolajt

0

Kuci-hajredin5-30Prokurorja e EULEX’it, Maria Bamieh ka implikuar edhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin në shkelje të ligjit, konkretisht në Rastin e ish-Sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë, Ilir Tolajt.

Bamieh thotë se në punën e Rastit Tolaj, Ministri i Drejtësisë kishte urdhëruar zyrtarër e Burgut të lejonin persona të caktuar që të vizitonin Tolajn në burg në kundërshtim me ligjin, meqë kjo mund të bëhej vetëm me urdhër të gjyqtarit, raporton Gazeta Koha Ditore.

Më tutje, Prokurorja thotë se ishte për t’u shqetësuar se personave të cilëve ministri ua kishte lejuar ta vizitonin Tolajn në burg ishin njerëz të dyshuar për hetime të tjera të krimit financiar.

Dilemat e Bllokut

0

Lideret e bllokuBlloku i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje ende ka dilema se si të veprojë nëse e para e vendit, Atifete Jahjaga do t’i thërras në një takim të përbashkët të blloqet politike, LVAN-in dhe PDK-në.

Burime të Gazetës Blic brenda Bllokut kanë thënë se ende ka dilema se si të veprohet nëse e para e vendit do të kërkoj një takim të përbashkët të dy blloqeve. “Ka dilema se si të veprohet. Të shkohet apo jo në takim me Hashim Thaçin. As ky takim nuk presim se do të jetë produktiv, sepse thjeshtë gjërat janë të qarta: ne e kemi shumicën dhe ne e bëjmë qeverinë”, tha ky burim.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së AAK-së, njëherësh këshilltari kryesor i liderit të AAK-së, Avni Arifi i ka thënë Gazetës Blic se ende nuk dihet se si të veprojë Blloku LVAN nëse e para e vendit do t’i thërras në një takim të përbashkët të gjitha partitë politike.

“Vendimet e tilla merren nga të katër liderët. Ende s’ka vendim”, ka thënë shkurt ai për Gazetën Blic.
Ndërkohë, tash e sa kohë është përmendur ideja e një takimi të përbashkët të Bllokut LVAN dhe PDK-së të organizuar nga e para e vendit, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka organizuar disa raunde të takimeve të ndara me liderët e partive politike, mirëpo deri më tani këto takime janë treguar të pasuksesshme.

Kosova tash e pesë muaj është pa institucione. PDK edhe pse doli partia e parë nga zgjedhjet e 8 qershorit, nuk po gjen partner për bashkëqeverisje. Në anën tjetër, LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje, duke e pasur edhe shumicën parlamentare, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kryetarit të Kuvendit duket se ka bllokuar gjithçka. Gazeta Blic

Gazetarët kërkojnë siguri gjatë punës së tyre!

0

gazetaret ne protestKryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Zekirja Shabani ka theksuar se rasti i djeshëm i gazetarit të “Klan Kosova”, tregon se sa e brishtë është siguria e gazetarëve në Kosovë.

“Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm, ne kemi 21 raste të dëshmuara nga kolegët tanë dhe të dhënat tregojnë për rritje të presionit dhe dhunës ndaj gazetarëve”, ka thënë Shabani.

Ai ka kërkuar që çdo kërcënim që i bëhet një pjesëtari të mediave, të hetohet urgjent.

“U bëjmë thirrje edhe pronarëve të mediave që të respektojnë Ligjin e Punës dhe sigurisë në punë”, ka shtuar më tej Shabani. /Telegrafi/

Alarmon Dugi: Po rrezikohet funksionimi i shtetit

0

Dukagjin_Gorani1Ambasadorja Tracey Ann Jacobson ka kërkuar nga liderët partiakë t’u japin fund dallimeve politike në mënyrë që t’i formojnë institucionet e reja dhe lëvizin përpara çështjet që janë në interes për Kosovën.

Kërkesa e ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson drejtuar liderëve partiakë, nga njohësi i çështjeve politike, Dukagjin Gorani, nuk është parë si tendencë për ndërhyrje të SHBA-ve në konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.
Gorani ka thënë për “Epokën e re” se Ambasada Amerikane në Kosovë është deklaruar vazhdimisht se nuk do të përzihet në procesin e formimit të institucioneve shtetërore.

“Qeveria amerikane ka vendosur të mos përzihet në këtë cirkus. Nga Ambasada në Prishtinë është deklaruar disa herë se partitë politike duhet ta zgjidhin vetë këtë krizë. Shpresoj se do ta vazhdojë ta mbajë këtë qëndrim, marrë parasysh praktikat e mëhershme të intervenimeve, të cilat në fund prodhuan një kastë parazitësh institucionalë”, ka deklaruar Gorani.

Pavarësisht kësaj, Gorani ka vlerësuar se me përjashtim të Vetëvendosje!-s, të gjitha partitë e tjera në Kuvendin e Kosovës historikisht shquhen për nga dëgjueshmëria karshi bashkësisë ndërkombëtare.
“Sa për ‘liderët partiakë’, mendoj se është vetëm një organizatë politike nga këto që janë në Kuvend që ka histori të një ‘kokëfortësie’ në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Ambasadën Amerikane. Historia e të tjerave përbëhet nga dëgjueshmëria rutinore. Megjithatë, këtë herë nuk po kërkohet dëgjueshmëri, por mençuri e vendosmëri”, është shprehur Gorani.

I pyetur se pse liderët partiakë çdoherë deklarojnë publikisht se dëshirojnë dhe janë për miqësi të përhershme me SHBA-të, por kësaj radhe nuk janë duke u treguar të dëgjueshëm ndaj shtetit mik, Gorani ka thënë se lidershipi pikërisht sot po tregohet i dëgjueshëm.

“Qeveria amerikane po kërkon prej tyre që vetë ta zgjidhin këtë krizë. Por, duket se nuk kanë vendosmëri të ndërmarrin çfarëdo veprimi as partia në pushtet e as opozita. Kësisoj, po humbet kohë e gjatë dhe po rrezikohet funksionimi i shtetit, e me këtë vetvetiu po bien ndesh me kërkesat ndërkombëtare”, ka thënë Gorani.

Ai ka thënë se mungesa e vendosmërisë nga ana e liderëve është duke treguar një traditë të vartësisë politike ndaj faktorit ndërkombëtar.

“Në fund, kjo mungesë e vendosmërisë po dëshmon për një traditë të varësisë së thellë të partive (dhe qeverive) tona nga intervenimet ndërkombëtare, e cila dosido duhet të ndërpritet nëse duam të shndërrohemi në një shoqëri të përgjegjshme”, ka deklaruar Gorani.

“Vajzat e Ballkonit”, romani erotik i Edmond Tupjes

0

96910Dhe tani, hiqe atë shami dhe vështromë bukur!” E hoqa ngadalë, por nuk i hapa sytë menjëherë; zemra po më rrihte fort dhe unë mallkova pleqërinë time; më në fund, i hapa: para meje, e ngjashme, madje rivale me Venerën e Botiçelit, ajo, krejt lakuriq, po rrinte ulur në qilimin e trashë para këmbëve të mia. Mbi supet e bardha i derdheshin flokët e zinj, sytë m’i kishte ngulur dhe, nga buzët gjysmë të hapura, dhëmbët e saj të përparmë zbardhnin hareshëm”. Ky është një prej pasazheve të botimit më të ri të Edmond Tupjes. I titulluar “Vajzat e ballkonit”, romani erotik (që autori e quan pseudoroman), është i ngarkuar me luhatje të forta emocionale, që paraqet edhe një plagë të mirëfilltë të shoqërisë shqiptare: atë të shthurjes fizike të kufizuar nga ngurtësimi psikologjik. Libri rrëfen historinë e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër. Heroinat e romanit jetojnë dy jetë paralele: nxënëse shembullore dhe fëmijë problematik; studente e urtë dhe kurtizane e re; artiste e lirë dhe shpirt i djallëzuar. Cila nga këto dy vajza është vetvetja? Çfarë kanë ato të përbashkët me njëra-tjetrën? Dhe sa janë ato produkt i shoqërisë shqiptare?

Këto janë pyetjet që vijnë natyrshëm teksa kthejmë faqet e këtij romani. Si në traditën më të mirë të romanit bashkëkohor, nuk gjejmë përgjigje, por vetëm pyetje të tjera. “Vajzat e ballkonit” u drejtohet kryesisht fansave të librave erotikë dhe të krijimtarisë origjinale të Edmond Tupjes pasi në roman herë pas here gjenden të këtilla fraza: “Kurva shet trupin, nuk fal, as merr dashuri, asaj i japin vetëm para. Kurse kurtizania fal trupin, por edhe dashuri, prandaj asaj i falin kënaqësi, ndoshta edhe pak dashuri, si edhe, natyrisht, dhurata, qoftë në formë parash”. E megjithatë, ai ka shumë për t’u thënë edhe të tjerëve: prindërve të shqetësuar për të ardhmen e bijave të tyre, si dhe atyre që janë prekur nga afër nga problemet psikike. Së fundmi, u flet tiranasve, falë përshkrimeve të holla dhe ironike të Tiranës së shkuar dhe Tiranës së sotshme në pasazhe si ky: “Dikur, në kohë zhegu, amvisat e shtëpive dilnin dhe hidhnin ujë me kova mbi gurët e kalldrëmit; sot, të plakura, ato e sodisin rrugën nga dritaret, në parvazet e të cilave saksitë me lule sa vijnë e bëhen më të rralla, kurse kondicionerët përherë e më të pranishëm.

Dikur, po të kaloje rrëzë mureve, mbi të cilat vareshin trëndafila, lulesahati, dorëzonja apo lule të tjera kacavarëse, ndieje aromën e tyre; sot, pluhuri dhe tymi i makinave mbysin çdolloj ere tjetër. Dikur, në kazanët e plehrave nuk rrëmonte asnjë qenie e gjallë, mace, qen apo njeri; sot, të tria këto kategori gjallesash bubërrojnë rreth plehrave të rrugës, që, për fat, përqendrohen në tre a katër kazanët e vendosur te cepi i murit të një shkolle publike”. Edmond Tupja (1947) është profesor, përkthyes, publicist dhe shkrimtar shqiptar. Ka studiuar në Francë dhe konsiderohet si një nga përkthyesit më të aftë të gjuhës shqipe. Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike, si p.sh., “69 variacione për një temë erotike”, “Tingujt e trupit tënd” dhe “Fjalori erotik”. Ai është gjithashtu autor i veprave autobiografike “Mos ik, o ma” dhe “Kur dhimbja premton dashuri”.