18.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7514

Edhe Kamishi don Koalicion PDK-LDK

0

KamishiDeputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, i njohur edhe si Kamishi, ka deklaruar se Kosovës i duhet një koalicion qeverisës PDK-LDK. Duke mos përjashtuar as koalicionin me AAK-në e Ramsh Haradinajt, deputeti Haxhiu, mendon se koaliconi me LDK-në do të ishte me i duhuri në rrethanat nëpër të cilën po kalon Kosova.

“LDK është partia e dytë me e madhe në vend dhe një koalicion PDK-LDK do të ishte me i duhuri për vendin në këtë kohë”, ka thënë Haxhiu, në edicionin e lajmeve në rtv21.

Ai i ka ftuar liderët e Bllokit që të ulën me PDK-në dhe të diskutojnë mundësinë e daljes nga kriza politike në vend.Ndërsa ka kërkuar nga partitë që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nesër protestë kundër dhunës ndaj gazetarëve

0

Milot Hasimja ne spital1Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i indinjuar me sulmet në rritje ndaj gazetarëve, të martën prej orës 11:00, i fton të gjithë gazetarët, përfaqësuesit e medieve, të shoqërisë civile dhe qytetarët në një protestë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Qëllimi i organizimit të kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit me dhunën në rritje ndaj gazetarëve, sidomos pas rastit të fundit të therrjes me thikë të kolegut, Milot Hasimja.

AGK u bën thirrje organeve të rendit dhe atyre të drejtësisë, që të ndërmarrin masa me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurtë për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes. /PrizrenPress.com/

Begaj shpreson në vazhdim të vëllazërimit me komunën e Orhangazit

0

Begaj ne OrhagazKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe delegacioni nga Malisheva, në kuadër të vizitës në Komunën e vëllazëruar të Orhangazit, sot kanë takuar Kryetarin e kësaj Komune, Neset Çaglayan dhe prefektin e Orhanagzit, Mustafa Selman Yurdaers, si dha kanë bërë disa vizita bë institucionet shkollore të kësaj komune.

“Ndiej kënaqësi që sot këtu kemi kryetarin dhe delegacionin e një komunës simotër të Malishevës. Ne i japim rendësi të veçantë vizitës suaj e sidomos vëllazërimit të komunave tona dhe shpresoj që ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe në të ardhmen. Ne jemi të sigurt në vazhdimin e bashkëpunimit tonë, dhe se së shpejti një delegacion nga Orhangazi, do të vizitoj Malishevën, në mënyrë që të rrisim bashkëpunimin edhe në sektorin e ekonomisë dhe sektorë tjerë” , ka thënë kryetari i Orhangazit, Neset Çaglayan, në takimin me kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj.

“Ne jemi të nderuar që jemi të vëllazëruar dhe qëllimi im është që ky vëllazërim të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe shume zgjatë me dekada, edhe me gjeneratat që vijnë. Sot jam këtu me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe takimeve mes komunave tona, dhe besoj që edhe pas gjashtë viteve vëllazërie do të vazhdoj ky bashkëpunim”, tha kryetari Begaj.

Më pas, delegacioni nga Malisheva ka vizituar shkollën e mesme profesionale të Orhangazit, ku me drejtuesit e kësaj shkolle, kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit profesional.

Delegacioni nga Malisheva ka vizituar edhe zonën industriale, ndërsa me kryetarin e kësaj zone, Sukur Çoklar, kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimin të ndërsjellët në fushën e ekonomisë, mes bizneseve të Malishevës Orhangazit. Po ashtu sot, delegacioni nga Malisheva, ka vizituar tri fabrika të përpunimit të gurit natyror dhe atë të pajisjeve të makinave. /PrizrenPress.com/

Suspendohet nga puna një prokurore e EULEX-it

0

Marie Bamieh-prokuroreËshtë suspenduar nga puna prokurorja britanike e EULEX-it, Marie Bamieh.

Këtë suspendim e ka konfirmuar për KTV-në vet EULEX-i, pasi që Koha Ditore kishte nisur publikimin e shkrimeve për përfshirjen e prokurorëve dhe gjykatësve të EULEX-it në kurdisjen e gjykimeve. EULEX-i ka konfirmuar se ka suspenduar nga puna prokuroren britanike Maria Bamieh, e cila ka siguruar provat për këto çështje.

EULEX-i pranon se prokurorja është suspenduar, por thotë se kjo është bërë javën e kaluar, raporton KTV.

Në një komunikim elektronik të KTV-së me zëdhënësen e EULEX-it, Dragana Nikoliq-Solomon, është bërë e ditur se suspendimi i Bamieh ka ardhur për shkak të rrjedhjes së materialeve të ndjeshme.

Maria Bamieh është prokurorja e cila ka siguruar prova se dy prej zyrtarëve me të lartë të EULEX-it kanë marrë ryshfet për të mbyllur të paktën tri raste të mëdha kriminale. Ata besohet se janë përfshirë në afera për mbylljen e rastit penal kundër Fatmir Limajt, Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”.

Lirohet hoxha i Prizrenit, Mazllam Mazllami?!

0

Mazllam MazllamiHoxha i Prizrenit, Mazllam Mazllami është liruar sot nga qëndra e paraburgimit për të pritur procesin gjyqësor në arrest shtëpiak.

Ky informacion është bërë public nga radio pendimi, mirëpo ende nuk është konfirmuar nga institucionet e drejtësisë.

Po ashtu sot është liruar edhe hoxhë Eroll Nesimi, administrues i poratalit perkujtimi.net.
Këta dy imam dhe shumë të tjerë nga e gjithë Kosova, ishin arrestuar më 17 shtator në një aksion të madh policor sit ë dyshuar për nxitje të ekstremizimit fetar në Kosovë.

Reagon mbrojtja e Ilir Tolajt ndaj prokurores Maria Bamieh

0

Ilir TolajKa reaguar menjëherë mbrojtja e Ilir Tolajt lidhur me akuzat e prokurores Maria Bamieh dhe përdorimit të emrit të tij në kontekst negativ në këtë rast.

“Kundërshtojmë me forcë pretendimet e prokurores Bamieh lidhur me rastin Tolaj. Asgjë që ka thënë prokuroria lidhur me Tolajn dhe familjen e tij nuk është e vërtetë. Gjatë gjithë procedurës së gjykimit, Tolaj ka përdorur vetëm rrugët ligjore dhe legjitime të mbrojtjes”, ka thënë avokati Bostjan Penko, raporton KTV.

Sipas tij, edhe dënimi prej 18 muajsh nuk është përfundimtar dhe se janë të bindur që në Gjykatën e Apelit, Tolaj do të lirohet.

Penko ka theksuar se ka qenë vetëm imuniteti i garantuar nga EULEX-i ai që ka penguar Tolajn ta padis prokuroren Bamieh për abuzim të detyrës zyrtare.

Universiteti i Prizrenit dhe Ukshin Hoti

0

znun rusiShkruan: Zenun Rusi 

Po e filloj shkrimin për figurën e Ukshin Hotit, një figurë e ndritur e kombit shqiptar me një prej thënieve te tij: “Njeriu vetë, me dëshirën e tij, nuk sakrifikohet, nuk bëhet fli, atë e sakrifikojnë të tjerët.”

Përmes këtij shkrimi dua ta kujtoj pikërisht sot kur Rektori i sapozgjedhur i Universitetit te Prizrenit – Ukshin Hoti edhe zyrtarisht e mori detyren e re. Tani kanë mbetur edhe dy javë, pikërisht me, 08. 11. 2014 po bëhen dy vite kur Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim qe Universiteti i Prizrenit të emërohet me emrin e të madhit Ukshin Hoti.

Tani kur ky emërim po i mbush dy vite Rektorati i këtij Universiteti nuk bëri as më shumë as më pak përveç se filloj të përdor këtë emrim vetem nëpër dokumente zyrtare te këtij Universiteti. Nuk ka qenë dashur që të shkohej kaq gjatë e mos të vendoset busti i tij në mjediset e Universitetit.

Tani është mirë që Rektori i sapozgjedhur, Ramë Vataj, ndër obigimet dhe objektivat e para që duhet ti realizojë në detyrën e re e ka për obligim ta vendosë bustin e Ukshin Hotit në hapsirën e Universitet.
Rëndësia e vendosjes së bustit është sepse çdo student, çdo qytetar përveç që kanë nevoj të kenë në kujtesë emrin e Ukshin Hotit, por kanë nevojë ta shohin edhe portretin fizikë të tij. Kemi nevojë ta njohim si dukej, si i kishte flokët, si i kishte sytë, ballin, të ja numrojnë çdo rrudhë që e kishte dhe ti krahasojnë vuajtjet, qëndresën, vetëmohimin, sakrificën e tij për popullin shqiptar.

Ukshin Hoti është simbol i vetëdijes historike, i ndergjegjies dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën e çdo studenti dhe çdo shqiptari.

Z. Rektor, Ramë Vataj, shpresojmë se një vjetori i detyrës tënde si Rektor i Universitetit të Prizrenit – Ukshin Hoti do ta ketë të përfunduar bustin e këtij kolosi të kombit shqiptar. Çdo njeri që do të kaloi nga ky Universitet i cili e mban emrin e “Ukshin Hotit” do ti shqiptohej emri i tij, e herë do ta kuptojë Pashtrikun, herë Drenicën, herë Llapin e Karadakun e herë Shqipërinë. Kur ta mendojnë emrin Ukshin Hoti shijojnë aromën e lirisë, dhe kur dëgjojnë kushtrimin e luftës, do të paraftyrojnë Ty.

Gjendje e tensionuar në Drejtorinë e Arsimit – s’publikohen rezultatet

0

komuna e rahovecitDrejtoria e Arsimit në Rahovec është vënë në siklet pas rishpalljes së konkursit për pranim të profesorëve. Burime të RahovecPress brenda komunës bëjnë të ditur se DKA është në dilemë të madhe nëse duhet të rikthej në punë profesorët e larguar dy muaj më parë, apo t’i mbajë ata që janë punësuar rishtazi.

Për këta arsye, edhe pse ka kaluar mese një javë pas mbajtjes së intervistave, DKA ende nuk ka treguar rezultatet e konkursit. Ndërkohë, ndonëse profesorët e larguar kishin kërkuar që intervistat të jenë transparente, ato kanë qenë të mbyllura.

E gjithë zhurma rreth këtij konkursi filloi pasi drejtori i DKA’së në Rahovec, Behar Rama, intervistoi dhe pranoi në punë familjarë të tij.

Në konkursin e dytë, ndonëse drejtori nuk ka marr pjesë në intervistimin e kandidateve, siç mësohet nga zyrtarë të komunës ai ende është duke insistuar që familjarët e tij të mbesin në punë. Në ndërkohë, mësohet që edhe grupe tjera të interesit brenda komunës po bëjnë presion që të mos largohen njerëzit e tyre.

Këta të punësuar janë familjarë e udhëheqësve komunal në Rahovec, por edhe anëtarë të partive në koalicion të PDK’së dhe LDK’së. Për shkak të ndeshjes së interesave të ndryshme DKA është vënë në siklet se kë të pranojë dhe kë të largojë nga puna.

E gjitha kjo për shkak të frikës se mund të prishet harmonizimi i interesave të arrira në konkursin paraprak. Mbetet të shihet se kur do të publikohen rezultatet e konkursit dhe kush do të jetë në atë listë./RahovecPress/

Konferenca e OSBE-së shtyn gjykimin ndaj drejtorit të Arsimit në Prizren

0

Nexhat cocaj DKATë hënën në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren ishte planifikuar që të mbahej seanca gjyqësore ndaj drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, dhe dy zyrtarëve tjerë të arsimit të cilët po akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me ta po akuzohet edhe një biznesmen nga Prishtina për vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Gjykimi i planifikuar për të hënën nuk u mbajt për shkak se kryetari i trupit gjykues ishte i angazhuar në një konferencë të organizuar nga OSBE.

“I kam njoftuar palët me kohë që do të shtyhet seanca, për shkak se më duhet të jem në konferencën e organizuar nga OSBE’’, tha kryetari trupit gjykues Xheladin Osmani.

Gjykimi ndaj drejtorit Çoçaj dhe dy të akuzuarve tjerë, është shtyrë edhe herën e kaluar më 18 tetor, mirëpo kjo shtyrje kishte ndodhur për shkak se i akuzuari Çoçaj, një ditë më parë kishte deponuar një parashtresë në gjykatë, me të cilën kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore.

Në parashtresën e siguruar nga KALLXO.com, Çoçaj thoshte se pikërisht në ditën e seancës gjyqësore është caktuar edhe seanca e Kuvendit Komunal në Prizren në të cilën, siç shkruante drejtori i arsimit, është caktuar edhe pika e rendit të ditës Propozim Buxheti për Vitin 2015- 2017.

Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com, të pandehurit Nexhat Çoçaj, Nezir Osmani dhe Gëzim Gërgi, akuzohen se nga 28 shtatori 2009, e deri më 03 nëntor 2009 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtarë, i shfrytëzuan detyrat zyrtare duke i tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkelin me dijeni ligjin e prokurimit dhe kushtet e parapara me kontratën e lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon” për furnizimin e shkollave të Komunës së Prizrenit me aparate fotokopjuese.

I pandehuri Nezir Osmani, zyrtar për financa në Drejtorinë e Arsimit, sipas aktakuzës “pa autorizim pranon furnizimet me aparate fotokopjuese, nuk e njofton fare zyrtarin e autorizuar, nuk i përfill proceduarat e pranimit, menjëherë i shpërndan këto aparate nëpër shkolla pa bërë verifikimin paraprak të tyre”.

Poashtu, sipas aktakuzës Gëzim Gërgi menaxher i IT-së në DKA, së bashku me Nezir Osmanin, nënshkruan procesverbalin pa bërë verifikimin e mallit të pranuar, ashtu si parashihet në kontratë, duke pranuar aparate fotokopjuese me format letre A4 dhe A5, e jo të formatit A3, A4 dhe A5.

Aktakuza thotë se Nexhat Çoçaj, në cilësi të koordinatorit të Drejtorisë së Arsimit, duke ditur për parregullsitë e procedurës lidhur me këtë furnizim, më 3 nëntor 2009 e nënshkruan raportin e pranimit, edhe pse raportin e pranimit është dashur ta nënshkruaj drejtori i projektit Florim Metaj, me ç’rast nga zyra e thesarit paguhen 18 mijë euro në xhirollogarinë e NTSH “Rikon”.

Me këtë, sipas aktakuzës së prokurorisë, buxhetit të Komunës së Prizrenit, i është shkaktuar dëm prej 3 mijë e 600 euro.

Në këtë aktakuzë është i përfshirë edhe biznesmeni nga Prishtina Sami Makolli, për të cilin thuhet se ka shkelur rëndë ligjin- dispozitat e kontratës së lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon”, firmë të cilën ai e udhëheq.

Për këto veprime Makolli, akuzohet për vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike.

Seanca e ardhshme gjyqësore, do të mbahet më 28 tetor 2014

Seanca e radhës do të mbahet dikur kah fundi i tetorit./Kallxo.com/

Përkujtohet ish-kryetari i Suharekës, Ukë Bytyçi

0

Uke BytyqiËshtë përkujtuar dymbëdhjetëvjetori i vrasjes së ish kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, dhe dy shoqëruesit e tij, Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçi.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri tha se shumë veprimtar të LDK-së u vranë për të dëmtuar Kosovën.

“Edhe pas shumë vitesh shumë veprimtarë të LDK-së, udhëheqës dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit Rugova, që u vranë e nuk dihen vrasësit”, tha Beqiri.

“Ukë Bytyçi dhe të tjerët që e dhanë jetën për liri nuk janë angazhuar për një Kosovë çfarë e kemi tani aktualisht. Kosovë që udhëheqësi lidership e ngulfat lirinë, dëshirën tone për të punuar për të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Nderkaq, kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, ka fol për jetën dhe veprën e Ukës, gjatë luftës dhe pas saj.
“ Uka në vend të urrejtjes, ofronte bashkëpunim, në vend të konfliktit ofronte dashuri, në vend të përçarjes ai ofronte bashkëpunim dhe unitet”, tha Asllanaj. /PrizrenPress/