16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Universiteti i Prizrenit dhe Ukshin Hoti

znun rusiShkruan: Zenun Rusi 

Po e filloj shkrimin për figurën e Ukshin Hotit, një figurë e ndritur e kombit shqiptar me një prej thënieve te tij: “Njeriu vetë, me dëshirën e tij, nuk sakrifikohet, nuk bëhet fli, atë e sakrifikojnë të tjerët.”

Përmes këtij shkrimi dua ta kujtoj pikërisht sot kur Rektori i sapozgjedhur i Universitetit te Prizrenit – Ukshin Hoti edhe zyrtarisht e mori detyren e re. Tani kanë mbetur edhe dy javë, pikërisht me, 08. 11. 2014 po bëhen dy vite kur Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim qe Universiteti i Prizrenit të emërohet me emrin e të madhit Ukshin Hoti.

Tani kur ky emërim po i mbush dy vite Rektorati i këtij Universiteti nuk bëri as më shumë as më pak përveç se filloj të përdor këtë emrim vetem nëpër dokumente zyrtare te këtij Universiteti. Nuk ka qenë dashur që të shkohej kaq gjatë e mos të vendoset busti i tij në mjediset e Universitetit.

Tani është mirë që Rektori i sapozgjedhur, Ramë Vataj, ndër obigimet dhe objektivat e para që duhet ti realizojë në detyrën e re e ka për obligim ta vendosë bustin e Ukshin Hotit në hapsirën e Universitet.
Rëndësia e vendosjes së bustit është sepse çdo student, çdo qytetar përveç që kanë nevoj të kenë në kujtesë emrin e Ukshin Hotit, por kanë nevojë ta shohin edhe portretin fizikë të tij. Kemi nevojë ta njohim si dukej, si i kishte flokët, si i kishte sytë, ballin, të ja numrojnë çdo rrudhë që e kishte dhe ti krahasojnë vuajtjet, qëndresën, vetëmohimin, sakrificën e tij për popullin shqiptar.

Ukshin Hoti është simbol i vetëdijes historike, i ndergjegjies dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën e çdo studenti dhe çdo shqiptari.

Z. Rektor, Ramë Vataj, shpresojmë se një vjetori i detyrës tënde si Rektor i Universitetit të Prizrenit – Ukshin Hoti do ta ketë të përfunduar bustin e këtij kolosi të kombit shqiptar. Çdo njeri që do të kaloi nga ky Universitet i cili e mban emrin e “Ukshin Hotit” do ti shqiptohej emri i tij, e herë do ta kuptojë Pashtrikun, herë Drenicën, herë Llapin e Karadakun e herë Shqipërinë. Kur ta mendojnë emrin Ukshin Hoti shijojnë aromën e lirisë, dhe kur dëgjojnë kushtrimin e luftës, do të paraftyrojnë Ty.

Më Shumë

Prizren, deklarohen rreth fajësisë dy të akuzuarit për rastin e aksidentit fatal nga gara në autostradë

Gjykata e Prizrenit ia ka ndëprerë paraburgimin Arlind Sylës, njërit prej të akuzuarëve për aksidentin tragjik në një garë automobilistike që ndodhi më 2023...

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Lidhur me ftesat ndaj krerëve të partive opozitare për takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të takohet...

Lajmet e Fundit