21.7 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7534

Kadaj-Bujupi: S’kemi nevojë të futemi në aventura zgjedhore

0

DonikaKadaj-Bujupi-aakDeputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka vlerësuar se përderisa koalicioni LDK-AAK-Nisma, së bashku me Vetëvendosje!-n, ka shumicën parlamentare, nuk është e nevojshme që vendi të futet në aventura zgjedhore. Ajo ka thënë për “Epokën e re” se dy të tretat e deputetëve të Kuvendit janë kundër zgjedhjeve të reja.

“Përderisa kemi shumicën parlamentare, nuk kemi nevojë edhe një herë të futemi në aventurat zgjedhore. Janë mbi 83 deputetë të cilët janë pro zgjidhjes dhe kundër zgjedhjeve. Ne jemi të bindur dhe të angazhuar të përfundojë procesi i formimit të institucioneve në mënyrë që të ndryshohet mënyra e qeverisjes. Qëndrimet eventuale pro zgjedhjeve, përsëri do të jemi ne ata të cilët do të përcaktohemi sepse jemi shumicë parlamentare”, është shprehur Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se partitë e bllokut e kanë zgjidhjen për formimin e institucioneve.

“Ne e kemi ofruar zgjidhjen. Zgjidhja është ofruar me veprimet e shumicës parlamentare. Kjo është mundësia e vetme për formimin e institucioneve të reja. Ata të cilët janë duke e zaptuar shtetin duhet të japin përgjigje se deri kur do të vazhdojë kështu dhe kur është momenti që të jenë të gatshëm të hapin rrugë”, ka thënë Kadaj-Bujupi, duke kukuar nga PDK-ja të lëshojë rrugë në mënyrë që Kosova të bëhet me institucione të reja.

“Mendoj se në periudhën e fundit, pra prej momentit kur PDK-ja e ka kuptuar se nuk e ka shumicën, për shkak të interesave të vendit, është dashur të hapë rrugë dhe të lejohet një shumicë parlamentare t’i formojë institucionet ashtu siç parashihet me ligj, procedura dhe praktika më të mira demokratike”, ka theksuar Kadaj-Bujupi.

Luhatje brenda Bllokut

0

blloku opozitarLufta deklarative në mes të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e ka luhatur në thelb koalicionin pas zgjedhor LVAN. Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend.

Sipas tyre, këto akuza janë një sinjal për jetën e shkurtër që mund ta ketë LVAN-i edhe sikur të arrij të vijë në pushtet.

E gjitha kishte filluar nga një deklaratë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në një debat me qytetarë në Prishtinë, i kishte quajtur zyrtarët e LAN-it, hajna të Ligës së Dytë.

Kjo deklaratë nuk i kishte pëlqyer aspak anëtarit të kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri. Ky i fundit në kundërpërgjigje, liderin e Vetëvendosjes e ka quajtur “hajn të pulave”.

E replika në distancë në mes të Kurtit e Hazirit ka vazhduar deri në momentin kur Haziri kishte paralajmëruar prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen gjatë ditës së premte. Por dëshira e Hazirit që ta përjashtojnë Vetëvendosjen nga marrëveshja e Bllokut nuk mori mbështetjen e drejtuesve të LDK-së.

Pas kësaj ishte vet Haziri që mohoi prishjen e koalicionit.

“Jo ne nuk do ta prishim koalicionin me Vetëvendosjen. Ne mezi e ndreqëm atë”, ka thënë ai. /Tribuna/

Christian Bale në rolin e Steve Jobs?!

0

96782Skenaristi Aaron Sorkin pati njoftuar para disa vitesh se ka në plan të bëjë një film biografik mbi jetën e shefit ekzekutiv të Apple-it, Steve Jobs. Ai zbuloi dje disa detaje mbi këtë film, si dhe aktorin që do të luajë rolin e gjigantit të teknologjisë.

Aktori britanik Christian Bale, i njohur për rolin e tij si Batman tek triologjia “The Dark Knight” e Christopher Nolan, e fitoi këtë rol pa bërë asnjë audicion, deklaroi Sorkin gjatë një interviste të dhënë për gazetën Bloomberg. Që në muajin mars është folur se Bale do të marrë pjesë në film, kur ai ishte përzgjedhur nga regjisori David Fincher për të luajtur rolin kryesor. Nuk janë zbuluar shumë detaje mbi filmin, i cili do të bazohet tek biografia e Jobs e shkruar nga Walter Isaacsson. Regjistrimet e këtij filmi mund të vazhdojnë para përfundimit të këtij viti.

Sorkin u shpreh se Bale ka më shumë fjalë për të thënë në këtë film se sa ç’mund të thoshte një aktor tjetër në tre filma bashkë, dhe kush tjetër përveçse atij do mund ta menaxhonte më mirë një film kaq të vështirë.

Picula: Kosova duhet të dalë sa më shpejtë nga ngërçi

0

PiculaKreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Bosnje e Hecergovinën kroati Tonino Picula, ka thënë se Kosova duhet t’i japë sa më shpejtë fund bllokadës politike, pasi kjo do të ndikojë në ecjen tutje të vnedit.

Ai duke folur në një intervistë për Dnevnik të Bosnjës ka thënë se me situatën në Kosovë është i pakënaqur edhe faktori ndërkombëtarë. Sipas tij, kjo është thënë edhe në raportin e fundit të Komisionerit për Zgjerim Stefan Fule, i cili ka theksuar se institucionet në Kosovë janë të paralizuara.

Ndërsa duke folur për Marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, ai e ka krahasuar atë me marrëveshjen e vitit 1995 për Sllavoninë Lindore në Kroaci.

“Ajo marrëveshje në atë kohë ishte shumë sfiduese, por kontribuoi për të mirë për të gjithë qytetarët e Kroacisë, madje edhe në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Zagrebit. Unë do të doja që një ditë të jemi dëshmitar që edhe Marrëveshja e Brukselit ta ketë të njejtin efekt”, ka thënë Picula.

Ndërkombëtarët, “indirekt” në proces

0

isa mustafa 3

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për “Zëri” ka thënë se ndërkombëtarët në një mënyrë apo tjetër janë të kyçur në procesin politik në të cilin gjendet Kosova, edhe pse sipas tij, jo me një zgjidhje konkrete.

Zëri: A ka ardhur koha që të ndërmjetësojnë ndërkombëtarët për dalje nga kriza. Morëm vesh se keni qenë në Ambasadën amerikane. Çka keni biseduar atje?

Mustafa: Ndërkombëtarët në një mënyrë apo tjetër janë të kyçur në këtë proces, edhe pse jo me ofrimin e ndonjë modeli apo zgjidhje konkrete. Jemi dëshmitarë të deklaratave të çdoditshme të tyre. Po ashtu ata zgjedhin se në cilën seancë do të marrin pjesë e në cilën jo, që flet se nuk janë indiferentë dhe nuk kanë trajtim të njëjtë ndaj të gjitha palëve.

Ne kemi kontakte të shpeshta me përfaqësues diplomatikë dhe mund të them kontakte të rregullta me Ambasadën e SHBA-së. Ne vlerësojmë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë të interesuar për forcimin e partneritetit edhe në të ardhmen si me SHBA-në ashtu dhe me vendet e Bashkimit Evropian…

Mustafën e zhgënjeu presidentja

Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, i rekomandon partisë rivale, PDK-së, që të lëshojë pe për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë.

Në intervistë për “Zërin”, Mustafa tha se PDK-ja po e mban të bllokuar shtetin me 36 deputetët e saj, ndërsa këmbëngulë se zgjidhja e krizës do të bëhet në Kuvend nëpërmjet debatit dhe jo në takime liderësh siç pretendon presidentja, Atifete Jahjaga.

I pari i LDK-së është i zhgënjyer me vendimin e presidentes që nuk iu përgjigj Bllokut dhe pakicave për të çuar në Gjykatë pikën 127, ndërsa tha se në procesin e zhbllokimit të krizës janë të përfshirë, indirekt, edhe ndërkombëtarët. /zëri/

I dyshuari për sulmimin e Stacionit të Policisë, fshihej në lagjen “Arbana”

0

Policia e KosovesSh. Hallaqi sipas hetuesve të policisë në Prizren u kap rreth orës 11:00 të së shtunës në Lagjen “Arbana”, pa ndonjë dëm, edhe pse ishte i armatosur.

Rreshteri i Policisë Rajonale të Prizrenit Vesel Gashi, kapjen e të dyshuarit për sulmin në Stacionin “Alfa” ia atribuoi punës intensive njëzetekatërorëshe të hetuesve policorë prizrenas.

Këta hetues sipas Veselit u mbështetën edhe nga Njësitë e Reagimit të Shpejtë.

“Policia sot më 25.10.2014 rreth orës 11:00, ka arritur të lokalizojë vendlokacionin e personit te dyshuar ne Lagjen ‘Arbana’ në Prizren, ku arrestohet i dyshuari derisa me vete kishte edhe pushkën automatike ‘AK-47’, dy karikatorë dhe 49 fishekë të kalibrit të panjohur”, tha Gashi.

Ai shtoi se municioni dhe arma janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa i dyshuari në praninë e avokatit të tij ka pranuar se sulmoi Stacionin e Policisë “Alfa” duke thënë se “ka qenë nën ndikimin e alkoolit”.

Sh. Hallaqit i është shqiptuar nga prokurori paraburgimi 48 orësh, ndërsa aksioni i kapjes së tij ka shkuar pa probleme, edhe pse konsiderohej person i rrezikshëm.

Nexhmi Krasniqi, drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit u ka komunikuar masën 48 orëshe të suspendimit 6 policëve të cilët kishin qenë në ndërrim në orët e hershme të mëngjesit së të premtes, kur u sulmua stacioni.

Gjatë sulmit nuk u lëndua askush, por në stacion mbetën gjurmët e plumbave./kallxo.com/

Hashim Thaçi i frikësohet zgjedhjeve të reja?

0

Thaci-misioni i ri14PDK është barrikaduar. Pritja e tyre që Blloku do zbehet, thehet apo shpërbëhet del të jetë jorealiste. Pos “letrave” me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kryesues më të vjetër të Kuvendit Flora Brovinës, Hashim Thaçi dhe PDK nuk kanë më shumë: s’e kanë as shumicën për Kryetar Kuvendi e as atë për formim të Qeverisë. Kur PDK dhe sidomos pinjollët e Thaçit thonë se “opsion i fundit janë zgjedhjet” s’e kanë edhe përnjëmend. Pse? Sepse e dijnë që në atë rast Blloku do të shkonte me një listë dhe koalicion parazgjedhor- me apo pa Vetëvendosjen!.

Kjo në çdo përllogaritje matematikore, përkundër dëmeve që Blloku do të mund të ketë për shkak të “koalicionit joparimor” megjithatë i jep përparësi të dukshme. Edhe përkundër faktit që PDK do të lidhej edhe me Pacollin- është matematika e numrave ajo që Bllokut i jep një hapësirë të madhe të numrave. E nëse kësaj i shtojmë edhe faktin që do të ishte një fushatë dhe një gjuhë tepër e ashpër në fushatë- gjasat që PDK t’i fitojë ato zgjedhje janë të barabarta me zero! Ky është realiteti. Dhe këtë e dijnë të gjithë ata që duhet ta dijnë. /Gazeta Blic

Ja dy opsionet e Bllokut për formimin e institucioneve!

0

blloku opozitarKoalicioni LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje i ka vetëm dy mundësi reale për të formuar institucionet dhe për tejkalimin e ngërçit politik.

Burime të larta të Gazetës Blic brenda Bllokut kanë bërë të ditur se opsioni i parë është thirrja e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me nënshkrimet e 2/3 të të gjithë deputetëve.

“Edhe më herët ka qenë një opsion i tillë si ide, mirëpo pas deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani se pos Brovinës askush nuk mund të thërras seancë, liderët e LVAN-it filluan të hezitojnë për këtë opsion. Mirëpo, pasi që Jahjaga refuzoi ta dërgoj edhe një herë cështjen para Gjykatës Kushtetuese dhe këmbënguljes së PDK-së për të mos thirrur seancën, i jemi rikthyer opsionit të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Në këtë seancë sipas këtij burimi do zgjedhej kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa dhe do të procedohej edhe zgjedhja e qeverisë. “Ky është opsoni kryesor që po diskutohet sërish”, thotë burimi i Gazetës Blic.

Megjithatë, në këtë situatë PDK do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.
Dhe opsioni i dytë sipa skëtij burimi, është heqja dorë nga posti i kryeparlamentarit.
“Brenda Bllokut është diskutuar opsioni për votimin e kandidatit të PDK-së për kryetar të Kuvendit, dhe LVAN të formoj qeverinë, mirëpo kjo po shihet se rrezik ngase PDK në këtë situatë do ta ketë shumë më të lehtë çuarjen e vendit në zgjedhje të reja”, ka thënë ky burim.

Pro idesë së dhënies së postit të kryeparlamentarit PDK-së është deklaruar publikisht edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi. Ai ka thënë se kjo është e vetmja mundësi në mënyrë që të tejkalohet ngërçi politik në vend.
Mirëpo, këtë ide mësohet se e kanë përkrahur edhe disa deputetë të tjerë të LAN-it.
Ndërkohë, Blloku LVAN të enjten i ishte drejtuar presidentes Atifete Jahjagan përmes një kërkese nga e cila kërkuan që t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese, për sqarime shtesë se si të tejkalohet situata politike në të cilën ndodhet vendi.

Mirëpo, pa kaluar as 24 orë nga kjo kërkesë, Jahjaga i ka kthyer përgjigje negative Bllokut, ndërkohë që i ka bërë thirrje liderëve për një tryezë të përbashkët.
Pas këtij vendimi të Jahjagës, përfaqësues të Bllokut i kanë thënë Gazetës Blic se me gjasë Blloku do t’i drejtohet vetë Gjykatës Kushtetuese.

Bajram Gecaj i LDK-së, ka thënë se Blloku në ditët në vijim do të dalë me qëndrim për hapat e mëtutjeshëm. Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar si opsion që Blloku t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Përfaqësuesit e Koalicionit të Madh do të takohen shpejt për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm. Opinioni tashmë është i informuar se neve jemi të gatshëm që vetë t’i drejtohemi gjykatës. Por, se a do të veprojmë kështu apo do të kemi qasje tjetër do të dihet në ditët e ardhshme…”, ka thënë ai.
Kosova edhe pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vazhdon të jetë pa institucione. PDK edhe pse doli e para me 30 për qind të votave, nuk po arrin që të gjejë partner për bashkëqeverisje, derisa Blloku LVAN i ka numrat në Kuvend, mirëpo vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Kuvendit duket se ka bllokuar gjithçka./ Gazeta Blic

Në “Loyola-Gymnasium” në Prizren, u përmbyllën punimet e Konferencës Kombëtare

0

konPas dy ditësh punë dhe aktivitete të ndryshme, i përmbylli të shtunën punimet Konfereca Kombëtare e Mësimdhënësve të Gjuhës Gjermane. Konferenca mbahet një herë në vit dhe deri më tani është mbajtur në Shqipëri, ndërsa kësaj radhe, për herë të parë u organizua në Kosovë, në ALG “Loyola- Gymnasium”, në Prizren, në këtë gjimnaz gjerman me traditë 10- vjeçare në Kosovë, që tashmë përveç rezultateve të larta në procesin edukativo- arsimor, po bëhet qendër edhe e organizimeve të ndryshme arsimore e kulturore në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë, përveç mësimdhënësve dhe profesorëve nga Kosova e Shqipëria, ishin edhe zyrtarë të lartë, si ambasadorja e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, zonja Angelika Viets, e cila u mahnit me ambientet e shkollës dhe me arritshmërinë e nxënësve të “Loyola-Gymnasium”, përfaqësues nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, Ministria e Arsimit e Austrisë etj.

Në hapje të Konferencës, ambasadorja Viets tha se ndjehet e lumtur që në Kosovë dhe Shqipëri është numër i madh i atyre që e kuptojnë dhe flasin gjuhën gjermane dhe se njohja e kësaj gjuhe pa dyshim se krijon shumë mundësi që në të ardhmen qytetarët nga Kosova e Shqipëria të studiojnë në Gjermani, e pse jo edhe të punojnë. Ne do të përkrahim të gjitha ato institucione të cilat mundësojnë përdorimin e metodave adekuate për mësimin e gjuhës gjermane edhe në të ardhmen, theksoi ambasadorja Viets.

Jonida Peza, drejtuese e Shoqatës së Mësimdhënësve të Gjuhës Gjermane në Shqipëri tha se qëllimi i Konferencës ishte bashkimi i mësimdhënësve të gjuhës gjermane dhe akterëve tjerë përmes këtij seminari dhe perspektiva e gjuhës gjermane. Poashtu ajo nënvizoi organizimin e mirë të Konferencës dhe kushtet e jashtëzakonshme në ambientet e gjimnazit “Loyola”.

konf 2

Seminari u vlerësua i suksesshëm edhe nga Herbert Mühlfeit, drejtues i shoqatës së degës dugjuhësore në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, Petra Behlke-Campos, drejtoreshë e Qendrës së Gjermanishtes në Tiranë, Norber Habelt, përfaqësues nga Ministria e Arsimit të Austrisë, Adnan Kraja, përfaqësues nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë etj.

Konferenca kaloi mirë dhe kishte rëndësi të veçantë, pasi që ishte një mundësi e mirë e shkëmbimit të ideve dhe praktikave të mësimdhënies së gjuhës gjermane. Ne si nikoqirë jemi shumë të kënaqur që mundëm të kontribuonim në mbarëvajtjen e mirëfilltë të kësaj konference, falë edhe hapësirave të shkollës, tha Neki Jahaj, drejtues i aktivit të mësimdhënësve të gjuhës gjermane në “Loyola- Gymnasium”. Ai, poashtu shprehu kënaqësi të veçantë që aktivi i gjuhës gjermane në këtë shkollë, përveç që është bërë tanimë pjesë e komunitetit të mësimdhënësve të gjuhës gjermane dha kontribut të veçantë në mbarëvajtjen e kësaj Konference.
/Enver Sulaj/

KQZ-ja e bllokuar

0

KQZ-kati2Institucioni për organizimin e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tash e dy muaj është bllokuar, pasi nuk ka kuorum, meqë disa prej anëtarëve të këtij institucioni u ka përfunduar mandati. Ky Komision madje ka dy muaj që nuk është mbledhur fare, edhe pse ka shumë çështje që presin vendimin e KQZ-së.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për TV Rrokum se KQZ ka hyrë në një fazë paralizimi – të paqartë dhe të dëmshëm. Ai po ashtu theksoi se emërimi i anëtarëve të KQZ-së është përgjegjësi e Presidentes, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin mbi zgjedhjet, dhe se të gjitha sqarimet duhet t’i japë Presidenca. Por, sipas tij, asnjëherë nuk është sqaruar zyrtarisht se a bahet fjalë për emërimin e të gjithë anëtarëve apo të vetëm të disa prej tyre.

Ai shpreh shqetësim për, siç thotë, “faktin që kryesuesja e KQZ-së po e mban pengë funksionimin e KQZ”.

“Janë disa anëtarë të KQZ-së të cilët pas zgjedhjeve të 8 qershorit nuk e përfaqësojnë askënd në KQZ dhe si të tillë duhet me u zëvendësu në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin mbi zgjedhjet”, thekson ai.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, thotë se emërimi, shkarkimi dhe nderprerja e mandatit të anëtarëve të KQZ-së, është kompetencë e presidentes se Republikës se Kosovës. Ndërsa, këshilltari i presidentes së vendit, Arbër Vllahiu, thotë se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet që veprimet e mëtejme të bëhen konform ligjeve.

Dy anëtarë të KQZ-së, ai i AKR-së dhe SLS-së, s’e përfaqësojnë askënd. Të njëjtët duhet të zëvendësohen. Ndërsa, dy anëtarë të tjerë, njëri nga komuniteti ashkali dhe tjetri nga ai boshnjak, po ashtu duhet ose të zëvendësohen ose të rikonfirmohen, pasi komuniteti ashkali dhe ai boshnjak përfaqësohen me nga dy parti politike dhe ato parti duhet të merren vesh se kë po e dërgojnë si përfaqësues në KQZ.

Ndërkohë, nëse katër anëtarët e KQZ-së s’kanë mandatin, sipas neni 3 të Rregullores së Punës së KQZ-së, asnjë mbledhje nuk fillon ose vazhdon pa sigurimin e kuorumit të domosdoshëm. Ndërsa, kuorumi ekziston nëse janë të pranishëm së paku shtatë anëtarë të KQZ-së. /Rrokum/