13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Ndërkombëtarët, “indirekt” në proces

isa mustafa 3

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për “Zëri” ka thënë se ndërkombëtarët në një mënyrë apo tjetër janë të kyçur në procesin politik në të cilin gjendet Kosova, edhe pse sipas tij, jo me një zgjidhje konkrete.

Zëri: A ka ardhur koha që të ndërmjetësojnë ndërkombëtarët për dalje nga kriza. Morëm vesh se keni qenë në Ambasadën amerikane. Çka keni biseduar atje?

Mustafa: Ndërkombëtarët në një mënyrë apo tjetër janë të kyçur në këtë proces, edhe pse jo me ofrimin e ndonjë modeli apo zgjidhje konkrete. Jemi dëshmitarë të deklaratave të çdoditshme të tyre. Po ashtu ata zgjedhin se në cilën seancë do të marrin pjesë e në cilën jo, që flet se nuk janë indiferentë dhe nuk kanë trajtim të njëjtë ndaj të gjitha palëve.

Ne kemi kontakte të shpeshta me përfaqësues diplomatikë dhe mund të them kontakte të rregullta me Ambasadën e SHBA-së. Ne vlerësojmë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë të interesuar për forcimin e partneritetit edhe në të ardhmen si me SHBA-në ashtu dhe me vendet e Bashkimit Evropian…

Mustafën e zhgënjeu presidentja

Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, i rekomandon partisë rivale, PDK-së, që të lëshojë pe për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë.

Në intervistë për “Zërin”, Mustafa tha se PDK-ja po e mban të bllokuar shtetin me 36 deputetët e saj, ndërsa këmbëngulë se zgjidhja e krizës do të bëhet në Kuvend nëpërmjet debatit dhe jo në takime liderësh siç pretendon presidentja, Atifete Jahjaga.

I pari i LDK-së është i zhgënjyer me vendimin e presidentes që nuk iu përgjigj Bllokut dhe pakicave për të çuar në Gjykatë pikën 127, ndërsa tha se në procesin e zhbllokimit të krizës janë të përfshirë, indirekt, edhe ndërkombëtarët. /zëri/

Më Shumë

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për...

17 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Lajmet e Fundit