Kadaj-Bujupi: S’kemi nevojë të futemi në aventura zgjedhore

DonikaKadaj-Bujupi-aakDeputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka vlerësuar se përderisa koalicioni LDK-AAK-Nisma, së bashku me Vetëvendosje!-n, ka shumicën parlamentare, nuk është e nevojshme që vendi të futet në aventura zgjedhore. Ajo ka thënë për “Epokën e re” se dy të tretat e deputetëve të Kuvendit janë kundër zgjedhjeve të reja.

“Përderisa kemi shumicën parlamentare, nuk kemi nevojë edhe një herë të futemi në aventurat zgjedhore. Janë mbi 83 deputetë të cilët janë pro zgjidhjes dhe kundër zgjedhjeve. Ne jemi të bindur dhe të angazhuar të përfundojë procesi i formimit të institucioneve në mënyrë që të ndryshohet mënyra e qeverisjes. Qëndrimet eventuale pro zgjedhjeve, përsëri do të jemi ne ata të cilët do të përcaktohemi sepse jemi shumicë parlamentare”, është shprehur Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se partitë e bllokut e kanë zgjidhjen për formimin e institucioneve.

“Ne e kemi ofruar zgjidhjen. Zgjidhja është ofruar me veprimet e shumicës parlamentare. Kjo është mundësia e vetme për formimin e institucioneve të reja. Ata të cilët janë duke e zaptuar shtetin duhet të japin përgjigje se deri kur do të vazhdojë kështu dhe kur është momenti që të jenë të gatshëm të hapin rrugë”, ka thënë Kadaj-Bujupi, duke kukuar nga PDK-ja të lëshojë rrugë në mënyrë që Kosova të bëhet me institucione të reja.

“Mendoj se në periudhën e fundit, pra prej momentit kur PDK-ja e ka kuptuar se nuk e ka shumicën, për shkak të interesave të vendit, është dashur të hapë rrugë dhe të lejohet një shumicë parlamentare t’i formojë institucionet ashtu siç parashihet me ligj, procedura dhe praktika më të mira demokratike”, ka theksuar Kadaj-Bujupi.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit