25.5 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 7536

Sonte “Jeta në Kosovë” debaton për Kino Lumbardhin

0

Kino LumbardhiSonte nga ora 20:05, ndiqeni debatin për atë se çfarë po ndodhë me Kino “Lumbardhin” në Prizren. Cila është beteja që po zhvillohet për këtë objekt? Çfarë përplasje pati në mes zyrtarëve komunal të Prizrenit, atyre të Agjencisë Kosovare të Privatizimit e të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të organizatave joqeveritare rreth Kino “Lumbardhi” në Prizren?

Çka po ndodh me këtë kinema dhe pse organizatat kulturore po kërkojnë që të ndalet privatizimi i saj? Çfarë thotë AKP-ja e komuna për gjendjen statusore dhe fizike të saj? Kush po menaxhon me këtë aset dhe çfarë thotë AKP-ja për pronësinë e saj?

Cila është beteja e Komunës së Prizrenit me AKP-në për ta marrë në pronësi Kino “Lumbardhin”? Kur e kishte nisur betejën shoqëria civile për ta shpëtuar privatizimin e “Lumbardhit”? A kanë plan konkret OJQ-të për ta menaxhuar këtë kino nëse AKP-ja ia jep në pronësi komunës? A do të kthehet në pronësi të qytetarëve apo do të ndërtohet ndonjë qendër tregtare apo parking në vendin e Kino “Lumbardhi”?

A do të privatizohet apo do të rrënohet ky objekt?

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu në debat ka ftuar:

Nexhat Elshani – kryesues i AKP-së, Prizren,

Ymer Berisha – Komuna e Prizrenit,

Arben Zharku – QKK,

Eroll Bilibani – DokuFest dhe

Hajrulla Çeku – “Ec Ma Ndryshe”.

U mbajt mbrëmja poetike në Prizren

0

mbremja-poetike-620x330PEN Qendrës së Kosovës dhe Shoqatës për Kulturë dhe art “ Fidani, kanë mbajtur një mbrëmje poetike.

Në këtë mbrëmje poetike, punimet e tyre i lexuan krijuesit letrar.

Kryetari i PEN Qendrës së Kosovës, Basri Çapriqi, tha se mbrëmjet poetike që po mbahet në disa qendra të vendit kanë për qëllim të afrojë fjalën artistike me lexuesit dhe të komunikojë me ta.

“ Pjesë e PEN-it prej themelimit janë njerëz që kanë krijuar emër në letërsi ,publicistikë, gazetari etj”.

Anëtarja e PEN-it, Afërdita Saraçini- Kelmendi, tha ndërkaq se Prizreni është i veçantë edhe për traditën e madhe kulturore që ka kultivuar shumë kohë më parë.Pjesëmarrësit e kësaj mbrëmje poetike, para të pranishmëve lexuan poezit e tyre. /PrizrenPress.com/

Kërcënimet e Bllokut

0

Blloku te JahjagaKoalicioni katërpalësh ka mbajtur sot një takim për të vendosur se si do të veprojnë në lidhje me sqarimin e pikës 127.

Në emër të Bllokut, Ramush Haradinaj ka theksuar se tani po hyjnë në fazën e veprimit, ndërsa ka bërë të ditur se nëse presidentja nuk vepron, do të veprojnë vetë ata.

“Kemi hyrë në fazën e veprimit. Ne kemi hartuar një kërkesë, të cilën fillimisht do t’ia dorëzojmë presidentes. Mirëpo, nëse presidentja nuk vepron, atëherë ne do të marrim masa”, ka thënë Haradinaj pas takimit

Thaçi: S’kam nostalgji për Beogradin

0

Thaci14-17aKryeministri në detyrë Hashim Thaçi, vazhdon të përkrah idenë se liderët shqiptarë përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga duhet të shkojnë në Beograd. Ai gjatë një interviste në emisionin InfoBox në Radio Dukagjini, ka thënë se sa herë që Kosova trajtohet si shtet, përfaqësuesit e vendit duhet të marrin pjesë në vizita të tilla si ajo në Beograd, pasi që sipas tij, kjo i ndihmon konsolidimit të shtetit të Kosovës.

“Çdoherë që trajtohemi dhe respektohemi si përfaqësues të shtetit të Kosovës, vizita të tilla janë në interes të paqes dhe stabilitetit, në interes të Kosovës, në interes të konsolidimit të shtetit tonë, në interes të fqinjësisë së mirë dhe natyrisht pse mos të ndodh kjo vizitë. Si vizita e Presidentes së Kosovës, ashtu edhe vizita reciproke, vizitat e zyrtarëve të Beogradit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi është pyetur për mundësin që edhe ai një ditë të vizitoi Beogradin. Ai ka thënë se nuk ka nostalgji për kryeqytetin serb mirëpo ka pohuar se ai do të sillet me përgjegjësitë që atij i ngarkohen.

“Unë nuk ka ndonjë nostalgji për vizita të tilla, as ndonjë etje, por mund të them lirisht se unë gjithmonë do të sillem në përputhshmëri dhe me përgjegjësinë më të larta kushtetuese dhe ligjore si dhe përgjegjësitë institucionale dhe shtetërore që kemi”, ka potencuar kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.

Duke komentuar kërkesat e përfaqësuesve të partive të Bllokut që PDK të reflektoj e para në mënyrë që vendi të del nga ngërçi politik, Thaçi ka thënë se qytetarët kanë reflektuar me 8 qershor, andaj Thaçi ka thënë se ai do të reflektoj në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Kryeministri në detyrë ka bërë të ditur se gjatë takimit lamtumirës me baroneshën Ashton, i ka dhuruar asaj një filigran nga Prizreni.

Haradinajt nuk i pëlqen deklarata e Albin Kurtit

0

Blloku 50Ramush Haradinaj nuk ka dashur t’i përgjigjet akuzës së Albin Kurtit se LDK, AAK dhe NISMA janë hajna të ligës së dytë.

Haradinaj, pas takimit me Bllokun, ka thënë se deklaratat e tilla nuk janë një gjë e mirë, derisa ka thënë se kanë punë shumë më të rëndësishme se sa të merren me akuza të tilla.

“Nuk kemi pasur kohë të merremi me deklarata të tilla. Në fakt, kemi shumë punë më të rëndësishme se sa deklaratat që bëhen në publik. Normalisht, nuk është një gjë e mirë, mirëpo, nuk jemi marrë me këtë çështje”, ka thënë ai.

 

Kurti ulet mes “hajnave të ligës së dytë”

Një ditë pasi që i quajti hajna të ligës së dytë, Albin Kurti është ulur në një tavolinë me ta.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj e kanë futur në mes Albin Kurtin e VV-së me të cilin po diskutojnë rreth krizës politike.

Një natë më parë, Albin Kurti i VV-së tha se në Kosovë ndahen në dy liga hajnat.

Në superligë i ka vendosur hajnat e PDK-së, ndërsa, hajnat e LDK-së, AAK-së dhe NISMES janë në ligën e dytë./Indeksonline/

Hoxhaj në Beograd kërkon traktat paqeje Kosovë –Serbi

0

Enver HoxhajjMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se pjesëmarrja e ministrave kosovarë në takimin ministror të vendeve të rajonit në Beograd është rezultat i procesit të normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi, mirëpo sipas tij, ky proces duhet të përfundojë me pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara pa u penguar nga Beogradi.

Ai më tej ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje para anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kjo marrëveshje që po përmendet edhe në BE, për ne nuk është asgjë më shumë sesa një traktat paqeje”, ka thënë Hoxhaj. /Zëri/

Njeriu i PDK-së zgjidhet rektor i UPZ-së

0

UPZ 45Sot, me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Prof. Dr. Ramë Vataj është zgjedhur rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Në garën për rektor të Universitetit ishin 8 kandidatë, ndërsa në listë të ngushtë ishin tre kandidatë: Prof. Dr. Ramë Vataj, Prof. Asoc. Dr. Fahredin Shabani dhe Prof. Asoc. Dr. Lirak Kajragdiu.

“Kryetari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Avdullah Aliu dhe anëtarët e tjerë të KD-së i uruan detyrën rektorit të ri dhe i dëshiruan suksese në punë”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prizrenit.

Ramë Vataj, ishte deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe kandidat për kryetar të Suharekës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës – PDK, në zgjedhjet e fundit lokale.

Konfiskohen 54,17 gramë marihuanë në Shirokë të Suharekës

0

marihuanaPolicia në Suharekë ka konfiskuar 54.17 gramë marihuanë në fshatin Shirokë

“Pas pranimit të informatës Njësiti i Hetimeve ka kontrolluar një person të dyshuar me ç’rast në çantë i ka gjetur dhe konfiskuar 54.17 gramë marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasje në Prizren

0

arrestimi 2Një person është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë në Prizren.

Ai dyshohet për vrasje dhe sulm ndaj personave zyrtar. Sipas policisë, i dyshuar deri më tash ka qenë në arrati.

“Është vetëdorëzuar i dyshuar, i cili ka qenë në arrati dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Ti gjejmë teknokratët…

0

Shqiprim PulajShkruan: Shqiprim PULA

Kultura qytetare gjatë garës elektorale dhe procesit zgjedhor u dëshmua se, po ecim drejt një konsolidimi demokratik, perëndimor. Po, kultura politike e akterëve politikë, në veçanti e lidershipit të partive, me një mendësi paksa inatesh, e bllokimesh, prej muajsh tashmë (nga 8 Qershori), ngritën dilemën nëse do të mund të konsolidohen institucione të qëndrueshme dhe demokratike?! Krejt e natyrshme, plotësisht legjitime, krejtësisht ligjore, që të zgjedhurit nga populli të synojnë formimin e institucioneve, por, duket të jetë një domosdoshmëri rrethanore, nevoja, për ndjekjen dhe respektimin e procedurave si të parapara me legjislacionin në fuqi. Dy blloqet, ai para-zgjedhor dhe fitues i zgjedhjeve dhe ai pas-zgjedhor, duket të jenë fokusuar në dy plane; së pari, në përshtatshmërinë e tyre në kontekst social dhe politikë, së dyti, në pritshmërinë mbi efektet që po prodhohen brenda sistemit tonë politikë parlamentar.

Një shprehje sa artistike e filozofike, po aq edhe politike, thotë; ‘çdo publik ka shfaqjen që kërkon’. Andaj dhe, publiku-qytetarët janë pritje dhe po e përcjellin shfaqjen.

Qeveri teknokratësh, pse jo?
Forma e qeverisjes ku drejtuesit dhe vendim-marrësit e institucioneve nuk janë të zgjedhurit nga vota, por të zgjedhurit me kompromis mbi ekspertizën e tyre profesionale, natyrisht se, ndryshon nga ato demokracitë tradicionale ku të zgjedhurit janë ata/ato që me njohjen, aftësitë përshtaten me kërkesat dhe interesat e shumicës së popullsisë votuese. Mbi këtë, edhe vendim-marrja e teknokratëve është e bazuar në ekspertiza dhe jo opinione politike. Për më tepër, teknokratët, nuk e kanë as edhe karizmin politik që zakonisht duhet ta ketë një politikan që të ndikoj dhe imponojë një opinion tek publiku, por një teknokrat-e mund të dëshmoj aftësi drejtuese e vendim-marrëse në zgjidhjen e problemeve me pragmatizëm profesional. Pas rezultatit të zgjedhjeve, ri-pozicionimet e faktorit politik nga të dyja anët, mund edhe të jenë kërcënim i kësaj demokracie që e kemi, me këtë ri-pozicionim mund t’a konsiderojmë edhe mohim të demokracisë, andaj një qeveri teknokratësh, do të ishte tejkalim i situatës, pa pasoja të mëdha politike e sociale. Jam në dijeni, se disa do të ishin kundër kësaj ideje, madje për disa do të ishte dhe absurde, por, çfarë mund të bëjmë tjetër kur durimi po bie. Fundja, qeveritë e teknokratëve janë formuar edhe në demokracitë shumë mirë të konsoliduara, -kujto- gjatë depresionit të madh në SHBA, kur u mendua se vetëm profesionistët e fushave, do t’i jepnin zgjidhje kompleksitetit të ekonomisë atë kohë. Raste të tjera janë, ekonomistët e përmasave Europiane, Mario Monti i emëruar si Kryeministër i Italisë dhe Lukas Papademos i emëruar si Kryeministër i Greqisë.

Pse vendi ta emëroj një qeveri teknokratike?
Në vendet me sistem parlamentar, si i yni, ku qeveria miratohet nga parlamenti mund të gjej hapësirë konsoliduese, se sa, në sistemet presidenciale ku Presidenti, ka të drejtë të zgjedh dhe propozoj kabinetin qeveritar. Meqenëse, dy blloqet janë pozicionuar dhe nuk lëshojnë rrugë për konsolidim institucionesh, atëherë, për tejkalim situate kërkohet zgjidhje, dhe zgjidhja mund të jetë krijimi i një qeverie teknokratike, ku do të mandatohej për një periudhë jo më gjatë se dy (2) vjeçare; do pregadiste vendin për zgjedhje; do t’i përfundonin reformat zgjedhore dhe kushtetuese, ndoshta të dhimbshme por të domosdoshme (dykuptimësia e dispozitave kushtetuese dhe procedurave të procesit elektoral do përmirësoheshin); askush nuk do të mund të thoshte se, kjo qeveri është e ‘kësaj partie’ por e mbështetur nga të gjitha; kjo legjislaturë do qëndronte dy (2) vite dhe deputetëve do t’u njihej mandati; kjo qeveri mund të ri-organizoj dikasterët qeveritar dhe shkurtu shpenzimet; krejt në thelb të çështjes, është se, faji pjesërisht ndahet tek të gjithë nga pak, për shkak edhe të ri-konfigurimit të skenës politike si e domosdoshme.
Shqiprim Pula, Njohës Ligji dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare