26.3 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 7537

Aktakuzë ndaj 60 zyrtarëve

0

laura pulaaBrenda pak ditësh pritet që për herë të parë të ngrihen aktakuza ndaj 60 zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët nuk kanë deklaruar, apo edhe kanë bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se tashmë ka vënë nën “llupën” e saj këta zyrtarë, të cilët pritet që shumë shpejt të përballen me drejtësinë, pasi janë denoncuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, shkruan Zëri.

Koordinatorja Nacionale Kundër Korrupsionit, Laura Pula, i ka konfirmuar gazetës “Zëri” se prokurorët e shtetit janë të aktivizuar në lëndët që ka proceduar Agjencia Kundër Korrupsionit për zyrtarët e shtetit, të cilët kanë bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë, apo nuk e kanë deklaruar fare pasurinë e tyre.

PK: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

0

Rruga me boreBora që ka filluar të bie gjatë natës, ka vështirësuar qarkullimin në komunikacion, por zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë me dije se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Radio Kosovën se nuk është evidentuar shtim i aksidenteve për shkak të motit.

Ai ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i përshtaten kushteve klimatike që të evitohen aksidenteve.

Zgjatja e punimeve në Sheshin e Lidhjes dëmton bizneset në Prizren

0

Sheshi i LSHPProjekti për ndërtimin e Sheshit të Lidhjes në Prizren, i nisur në muajin prill të këtij viti dhe me afat të kryerjes për 135 ditë pune, akoma gjendet në fazën e punimeve.

Projekti i 420 mijë eurove sipas planifikimit është dashur të kryhet në shtator, ndërsa edhe pas gjysmës së tetorit punimet ende janë duke u zhvilluar.

Kjo vonesë po i dëmton bizneset që veprojnë në atë pjesë.

Ernest Malazogu, aktor i njohur nga “Familja Moderne”, tash bashkëpronar i njërit prej kafiterive në atë zonë, e ka të mbyllur lokalin që 7 muaj, ndonëse qiraja duhet paguar.

“Në komunë jemi anku, por po duket se ka hasur në vesh të shurdhër, unë muj me ju çu juve edhe mrena me pa qysh ka mbetë lokali i mbyllur,,,në komunë nuk jemi pritë si duhet, si qytetarë, si taksapagues që jemi… qe qysh ka mbete mrena, nejse kjo hallakamë që është brenda nuk është e komunës, është problemi joni, po e kemi mbyll edhe nuk po mujmë asgjë me bo”, tha Malazogu.

Sazan Cukaj, bashkëpronar me Malazogun, thotë se ka pasur periudha të gjata kohore kur sheshi ka qenë i bllokuar, por që nuk është punuar në të.

“Ka qenë problemi se 25 ditë, nuk kanë ardhur absolut të punojnë, nuk është prekur asgjë 25 ditë, kështu që dëmi është i papërshkrueshëm”, thotë Cukaj.

Gjon Kqiraj, pronar i lokalit “Credo”, ndonëse thotë se klientela është pakësuar shumë ka vazhduar ta mbajë lokalin hapur edhe përkundër punimeve në shesh.

“Punëtorët të gjithë i paguaj vetë këta 7 muaj prej xhepit, rrymën, ujin e këto gjana tjera gjithashtu, kurse këtu nuk ndërmerr kush, absolutisht kurgjo”, tha Kqiraj.

Ndërsa, Driton Zogaj, që është menaxher i dy lokaleve në shesh, thotë se është duke hasur në vështirësi të mëdha për mbajtjen e lokaleve.

“Në fillim të punimeve ne i kemi pasë dikund afërsisht 20 punëtorë, tani i kemi 10 në të dy lokalet, na u kanë paraqitë bajagi vështirësi në pagesa, kemi obligime të cilët më nuk po mujmë me i përmbushë”, tha Zogaj.

Në gjendje të njëjtë është edhe lokali “Chek- In”.

“Fillimisht kemi qenë 15 punëtorë, tani jemi vetëm 5 edhe ata nuk po mujmë me i pagu si duhet, për shkak se punimet kanë zgjatë shumë dhe myshteritë na kanë hupë”, tha Artan Selaj menaxher i këtij lokali.

Ymer Berisha, zëdhënës i Komunës së Prizrenit, njëherëësh këshilltar politik i kryetarit Muja, tha se vonesat në kryerjen e punimeve kanë ndodhur për shkak të motit të lig, por edhe për shkak të vonesave të materialit, i cili është dashur të porositet jashtë vendit.

Berisha, porositi bizneset që të kenë mirësinë dhe të presin realizimin e projektit.

“Mund të ketë pengesa ndoshta disaditore, por me realizimin e këtij projekti, pastaj bizneset do të jenë përfituesit më të mëdhenj së bashku me qytetarët, për arsye se aty do të ketë hapësira moderne”, tha Berisha.

Për vonesat në Sheshin e Lidhjes, kanë reaguar edhe partitë opozitare në Prizren. Artan Abrashi nga Levizja “Vetëvendosje”, thotë se ky rasti paraqet papërgjegjësinë totale të Komunës së Prizrenit.

“Projekti është dashur të kryhet në shtator, mirëpo kaloi shtatori, po kalon edhe tetori dhe i vetmi arsyetim sipas zëdhënësit ka qenë moti i keq, bile ishte edhe festa e bajramit”, tha Abrashi.

Zëdhënësi Berisha, e pranon të ketë dhënë për arsyetim te vonesave festën e bajramit, por ai thotë ta këtë bërë këtë në një intervistë që kishte dhënë pikërisht në ditën e tretë të bajramit. Megjthatë, ai fton Abrashin e “Vetëvendosjes” që të krenohet me Sheshin e Lidhjes.

“Ne si komunë presim që me këtë projekt të krenohet edhe zoti Abrashi, por të krenohen edhe të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit”, tha zëdhënësi Berisha.

Ndërsa Nderim Gashi, i LDK-së thotë se përveç vonesave, ky projekt do të ketë probleme edhe kur të kryhet.

“Ekspertët tanë kanë thënë se projekti nuk përmban as kualitetin e shtruarjes së rrasave, këto janë një kategori shumë e dobët e këtyre rrasave, pastaj është dashtë të rregullohet edhe kanalizimi i ujërave të zeza gjë që nuk është bërë, për këtë pjesë të qytetit. Herëdokur, një qeveri tjetër që do të vijë pas kësaj, do të ketë për detyrë dhe prioritet që të rregullojë kanalizimin e ujërave të zeza”, tha Gashi.

Sa i përket rrjetit të kanalizimit, Berisha thotë se aty ka kanalizim dhe se komuna është duke realizuar edhe projektin e impiantit për mbledhjen e ujërave të zeza, i cili do të kalojë përskaj Lumbardhit dhe do të grumbullojë ujërat e zeza në të dy anët e lumit.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit në fund dha edhe një afat kohor për kryerjen e punimeve në Sheshin e Lidhjes.

“Orientimisht në qoftë se kushtet atmosferike dhe në qoftë se bajram s’kemi më deri në fundin e vitit, pak po ironizoj me ‘Vetëvendosjen’, sigurisht brenda këtij viti do të jetë ky projekt në pronësi të atyre që u dedikohet, në pronësi të qytetarëve”, tha Berisha./kallxo.com/

Blloku shqyrton refuzimin e presidentes për interpretim të pikës 127

0

VLAN14-25Liderët e koalicionit paszgjedhor LVAN- do të takohen sot në ora 13:00. Takimi i tyre mbahet pas refuzimit që presidentja i ka bërë kërkesës së minoriteteve që ajo t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar pikën 127.

I nominuari për kryeministër i koalicionit LVAN, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë dje se nuk pajtohet me vlerësimin e presidentes për të mos e dërguar në kushtetuese pikën 127 të aktvendimit ekzistues, derisa thotë se nuk e kupton këtë qasje të presidentes.

BIK-u i jep mbështetje EULEX-it

0

Ternava-Gabriele MeucciMyftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e BIK-ut në takim njohës shefin e ri të EULEX-it, ambasadorin Gabriele Meucci.

Në këtë takim myftiu Tërnava, i ka thënë Meuccit se BIK-u i jep mbështetje EULEX-it.

“Bashkësia Islame e Kosovës mbështet misionin e EULEX-it në Kosovë, i cili garanton e ofron më shumë siguri në zbatimin e rendit dhe ligjit. Ne mbesim të përkushtuar si bashkësi që të kontribuojmë në afrimin e komuniteteve dhe në kultivimin, si edhe deri tash, të tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndëretnik”, ka deklaruar myftiu Tërnava.

Ndërkaq shefi i ri i EULEX-it, Gabriele Meucci ka deklaruar se është i impresionuar me organizmin e komunitetit mysliman në Ballkan, ku është i përfaqësuar nga myslimanët autokton të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht të Evropës.

Hoxhaj për herë të parë si ministër në Serbi

0

Enver HoxhajjMinistri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për në Serbi ku pritet të marrë pjesë nesër në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kapacitete të barabarta me shtetet e tjera.

Si vazhdimësi e procesit të Berlinit, në këtë konferencë pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, para nisjes për në Beograd, ka folur për vizitën e tij të parë në Serbi.

“Sot do të udhëtoj në Serbi për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kapacitete të barabarta me shtetet e tjera. Njëherësh është vizita e parë e një ministri të jashtëm të Republikës së Kosovës. Për më tepër, kjo vizitë flet për atë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura është në një fazë të rëndësishme të tij dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të vendeve tona”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ka kohë për President

0

Adem Grabovci-pdk14Adem Grabovci thotë se PDK aktualisht nuk është duke e shqyrtuar mundësinë për marrjen e presidencën. Grabovci për lajmi.net bënë të ditur se është ende herët të mendohet për një plan të tillë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci thotë se partia që përfaqëson ai, nuk është duke menduar për të marrë postin e Presidentit të vendit, pozitë këtë që do ta ushtronte kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.

Lajmi për arritjen e kompromisit në mes të PDK-së dhe bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, për të lënë pozitën e Presidentit për kreun e PDK-së, në kompensim të pozitës së Kryeparlamentarit dhe Qeverisë nga ana e LVAN, të publikuar në gazetën Tribuna, është hedhur poshtë nga Grabovci.

Ai tha për lajmi.net se momentalisht brenda partisë është duke u diskutuar për të gjetur zgjidhje që të zhbllokohet institucioni i Parlamentit dhe i Qeverisë.

Grabovci madje ka thënë se për zgjedhjen e Presidentit është herët për të folur, pasi që presidentja Atifete Jahjaga ka mandat edhe dy vjet.

“Ky variant nuk është diskutuar deri më tani. Nuk e ka PDK absolutisht këtë variant të postit të Presidentit”.

“Përfundimisht, ne i kemi organet e partisë, i diskutojmë këto çështje, aq më tepër kur janë çështje të rëndësishme, siç është përgjegjësia e institucionit të Presidentit, Kryeministrit dhe kështu me radhë, po edhe situata bllokuese që është në vendin tonë, ne i diskutojmë”.

“Ne e kemi shprehur gatishmërinë që të japim maksimumin tonë për zhbllokim të situatës dhe unë po them që asnjëherë deri më tani nuk është diskutuar për zgjedhjen e presidentit. Për ne është shumë herët të diskutohet për institucionin e Presidentit sepse është larg. Edhe dy vite ka mandat presidentja Atifete Jahjaga, e cila për ne, është duke e luajtur rolin shumë mirë, është shumë konstruktive, është shumë e dobishme dhe ne nuk e shohim të nevojshme as të diskutojmë”.

“Por, ne jemi duke diskutuar për zhbllokimin e institucionit të parlamentit dhe qeverisë dhe të ecim më tutje. Hashim Thaçi dhe PDK asnjëherë të vetme nuk është udhëhequr nga politika përjashtuese. PDK udhëhiqet nga politika e arsyes ku zakonisht mbretëron arsyeja, duke respektuar parimet e demokracisë. Parimi themelor i demokracisë është debati. Prandaj, PDK asnjëherë nuk i ka ikë debatit për të biseduar me të gjithë akterët e mundshëm, që të gjendet zgjidhja dhe për të ecur përpara”, tha për lajmi.net Adem Grabovci.

Bunkerët, në sytë e fotografit Robert Hakman

0

BunkerNë kryeqytetin e Shqipërisë hapet sot ekspozita “Bunker Albania” që sjell pamje të bunkerëve të mbetur në Shqipëri nga periudha e diktaturës
Robert Hakman do të paraqitet në Tiranë me ekspozitën e tij fotografike që trajton fenomenin e bunkerëve të vendosur në kohën e diktaturës komuniste gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Ai ka vendosur që këtë ekspozitë ta titullojë “Bunker Albania” ku sjell një pamje të bunkerëve të mbetur në Shqipëri, ambientet e jashtme dhe të brendshme të tyre, transformimet në vende kulinarie, apo vende banimi, shkatërrimet në vite dhe marrëdhënia e njërëzve me bunkerët.

Ekspozita hapet prej sot në Muzeun Historik Kombëtar ndërsa është mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se askush nuk e di saktësisht se sa bunkerë u ndërtuan nga regjimi komunist në Shqipëri. Sipas njoftimit është e pamundur të numërohen edhe sot, sepse shumë prej bunkerëve janë shkatërruar, të tjerë janë ricikluar apo ripërdorur. Numrat që përmenden shpesh janë 500,000 e madje deri në 700,000. /KultPlus.com

Flet Fahri Musliu

0

Fahri MusliuNga Xhevdet Shehu
Takim në vjeshtën e 1994-s
Një paradite të ngrohtë vjeshte tiranase njëzet vjet më parë, bashkë me Fahri Musliun pija kafe në një nga kafenetë më luksoze të asaj kohe në Tiranë, pikërisht në zonën e Bllokut të famshëm, pranë vilës së Enver Hoxhës. Me Fahriun takohesha për herë të parë, por njihesha përpara e kishim biseduar shumë herë në telefon me të. Të dy punonim për Zërin e Amerikës, ai transmetonte nga Beogradi, ndërsa unë nga Tirana. Ai kishte ardhur në Tiranë dhe ndonëse takoheshim për herë të parë, biseda ishte tejet e përzemërt, sikur të ishim takuar mijëra herë së toku. Më ka ngelur në mendje ai takim pasi edhe u ‘grindëm’ me njëri-tjetrin. Fahriu ishte një gazetar me shumë përvojë dhe unë e admiroja për guximin që tregonte duke transmetuar nga Beogradi, pra nga aty ku buronte gjithë ajo urrejtje antishqiptare. Mirëpo ndërkaq, ai në atë takim me mua ishte tejet kritik edhe me shumë zhvillime të Tiranës. Ishte koha kur president i vendit ishte Sali Berisha dhe ai, pra Fahriu, nuk ishte aspak dakord me ato që ndodhnin në Tiranë, me një dhunë de fakto mbi mediat, ndaj ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve, me qëndrimin jo luajal ndaj opozitës etj. Unë përpiqesha të argumentoja ato që ndodhnin me faktin se sapo kishim dalë nga diktatura, mund të kishte të meta, por këto ishin kalimtare, nuk kishim përvojë etj., etj. Jo, jo, më ndërpriste Fahriu, nuk është kështu. Demokracia ose është, ose nuk është… Ai e donte demokracinë, e njihte atë më mirë se unë, por mbi të gjitha donte kombin e tij shqiptar dhe dëshironte me gjithë zemër prosperitetin e këtij kombi. Po prosperiteti nuk vjen me dhunë, me barbari, me shkelje të të drejtave të njeriut. Boll kena vuejtur!, thoshte Fahriu dhe ngrinte zërin instinktivisht. Ndonjë që mund të na ketë dëgjuar duke biseduar në atë kafene gjatë asaj kohe, ndoshta ka pandehur se ne po grindeshim. Dhe kështu u ndamë atë ditë, por fjalët e këtij kolegu më kanë jehuar në vesh për shumë e shumë vite. Dhe gjithnjë i kam dhënë të drejtë Fahriut për ato mendime që më shfaqi atëherë. Më pas erdhi masakra e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1996, erdhi viti i zi ’97… Fahriu kishte pasur të drejtë! Po ku ta gjeja sërish Fahriun për të diskutuar? Ai në Beograd dhe unë në Tiranë vijuam punën, por nuk jemi takuar më pas sërish për të vazhduar bisedën mbi atë temë…

Vazhdim virtual i një bisede pas 20 vjetësh

Rasti e solli të takohem virtualisht me Fahri Musliun ditët e fundit.
Ndodhi ajo që ndodhi në Beograd më 14 tetor gjatë një ndeshjeje futbolli midis Serbisë dhe Shqipërisë dhe që tashmë e njeh gjithë bota. Një dhunë mesjetare në atë stadium ishte e paimagjinueshme për Europën e shekullit të 21-të. Ishte shpërthimi i një urrejtjeje kundër shqiptarëve, një urrejtje e akumuluar për shumë e shumë vite dhe që duket se nuk fashitet kurrë në shpirtin e serbëve. Ka më shumë se një javë që jo vetëm në Shqipëri e Serbi, kjo ngjarje është kryetemë që dominon edhe politikën, por edhe në shkallë evropiane, pasi ato pamje të tmerrshme në stadiumin ‘Partizani’ të Beogradit kanë bërë xhiron e botës. Dhe pikërisht këtu fillon çudia! Serbët që nga njeriu më i thjeshtë e deri te presidenti i vendit po përpiqen me të gjitha mënyrat të fajësojnë shqiptarët. Për dronin që u shfaq mbi stadium me simbolet tona kombëtare, për dhunën në fushën e blertë, madje dhe për thirrjet ‘Vritini shqiptarët’ që ata thonë se nuk i kanë dëgjuar! Gjithë qëllimi duket se është të bëhen bashkëfajtorë xhelati dhe viktima…

Dhe kështu u sajua historia e Aleksandër Vuçiçit. Një portal kroat shkruajti se “Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka prejardhje shqiptare nga babai. Kështu shkruan një portal kroat, i cili thekson se babai biologjik i shefit të qeverisë serbe, është gazetari shqiptar Fahri Musliu”.
Këtë lajm e transmetuan mediat shqiptare, në Shqipëri e Kosovë, natyrisht dhe mediat serbe. Ishte një lajm që ra si rrufe dhe trazoi edhe më keq situatën ballkanike që edhe pa kësi lloj haberesh nuk është kurrë e qetë. Kjo ndodhi pak ditë para një vizite të paralajmëruar të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi.
I shkrova pardje Fahriut dhe bëmë një bisedë të gjatë për këtë temë. I kërkova madje dhe një intervistë kolegut tim të vjetër, por ai pa më refuzuar, me elegancë më la të nënkuptoja se gazetarët nuk ka pse të intervistojnë gazetarët dhe se nuk duhet kurrsesi të bien në kurthin e mashtrimeve dhe shpifjeve keqdashëse.
Fahri Musliu akuzon dhe padit
Ja si m’u përgjigj Fahri Musliu:

“Faleminderit Xhevdet dhe e kam vështirë të të refuzoj ty, ama kam vendosur të mos prononcohem sepse me këto shkrime shpifëse, të pabaza, denigruese e linçuese do të merren organet e hetuesisë e gjyqësisë. Sepse portalet kosovare, me kërkesë të pjesëtarëve të SHIK-ut famëkeq të Kosovës e botojnë pa distancim tekstin e një portali të diskutueshëm tepër ekstremist të Zagrebit, që ka pas për qëllim ta njollosë Vuçiçin. Sepse tani gazetarët nuk merren me të vërteta, por me thashetheme dhe pa e verifikuar burimin e pa hulumtuar si duhet. Vuçiç është i lindur në mars të vitit 1970, kurse unë në studime në Beograd kam shkuar në tetor të vitit 1972 dhe për këto gjëra ekzistojnë faktet. A thua mos ka ëndërruar mua nëna e Vuçiçit, që ka qenë një gazetare dhe kolege imja e shkëlqyeshme që nga viti 1985 kur edhe e kemi përcjellë bashkë punimet e Kuvendit të Jugosllavisë e Serbisë me qindra gazetarë të tjerë nga e mbarë Jugosllavia? Ajo si korrespondente e Tv të Novi Sadit të Vojvodinës, e unë si korrespondent i Rilindjes. Dhe vetëm kjo është e vërteta në pika të shkurtra”.
Në vijim të bisedës me Fahriun, ai shtoi se:

“Pra me atë (nënën e Vuçiçit) njihem si kolegë, me respekt reciprok si me shumë kolege e kolegë të tjerë dhe asgjë tjetër. Madje që nga mesi i viteve të 90-ta kur ekzistonte Jugosllavia e cunguar, kam pushuar së shkuari shpesh në Kuvend dhe kur shkoja, atë rrallë e kam parë, kurse që nga viti 1997 s’e kam takuar fare”.
Po unë pikërisht këtë doja të konfirmoja nga Fahriu dhe ai ma shprehu këtë. Dje foli vajza e Fahriut, Valbona Musliu, e cila punon si gazetare prej 15 vitesh dhe i hodhi poshtë të gjitha shpifjet kundër babait të saj, duke mos munguar të kritikojë edhe cilësinë e dobët të gazetarisë së sotme.
Por unë doja të shtoja këtu dhe reagimin që ka bërë edhe e bija e Ukshin Hotit të famshëm, politologut dhe atdhetarit të madh që e syrgjynosën dhe e zhdukën serbët para më shumë se 15 vjetësh. Erleta Ukshin Hoti, shkruante pikërisht kështu:

“Kur vjen puna tek portalet, mbase mundohem t’i kuptoj se shkruajnë për të përfituar. Po, kur ?RTK si Medium Publik ofron fakte se ?Vuçiçi na qenka djali i Fahri Musliut, duke marrë si burim zyrtar të informacionit Wikipedia-n, kjo është e patolerueshme. Ore injorantë, a e dini se nuk jeni ?PORTAL, por jeni INSTITUCION PUBLIK? A jeni të vetëdijshëm që në Wikipedia çdo njeri mund t’i ndërrojë informatat? A do të mbushet mend ndonjëherë pushteti dhe populli t’i tregojë këtij Menaxhmenti të degjeneruar përmes jo profesionistëve që i ka punësuar, se nuk e kanë vendin në Institucione Publike, por… mbase në Wikipedia, në mënyrë që të tallemi me ta!”
Pse gjithë kjo zhurmë?
Më shkruan përsëri Fahri Musliu:

“Xhevdet, për këto shkrime nuk fajësoj portalin kroat që e ka botuar tekstin ku përmendem unë, por jam i zemëruar dhe indinjuar me faktin se përse ky tekst pjesërisht u publikua pas gati një muaji në portalin Gazeta Express e pastaj edhe gati në të gjithë portalet e tjera përfshirë edhe RTK për të cilin kam punuar tetë vjet rresht, pa bërë asnjë verifikim apo pa mbledhur fakte të nevojshme siç e kërkon profesioni. Shtrohet pyetja: Kush ishte iniciuesi, apo porositësi i publikimit të këtij teksti dhe për çfarë qëllimesh bëhet një linçim i orkestruar disaditor, denigrim dhe njollosje e fyerje ndaj personalitetit tim njerëzor e profesional dhe ndaj familjes time? Tek e fundit, unë nuk jam politikan i kalibrit të lartë e as që jam politikan, por një person publik e tash gazetar i paangazhuar në pension.
Më mbetet të ju “falënderohem” kolegëve nga këto mediume në Kosovë e Shqipëri për angazhimin aq të madh që sa më shumë të më poshtërojnë. Por po ju them atyre dhe tjerëve, se unë do të vazhdoj të jetojë me shkëlqimin e njeriut, i cili gjatë gjithë jetës ka punuar me përkushtim e dinjitet të madh dhe me kode të rrepta njerëzore e profesionale, për çka gjithë këtë e kam arritur falë ndihmës dhe mirëkuptimit të madh të familjes time, në radhë të parë katër gocave: Linditës, Valbonës, Albërijes dhe Artës”.

KDI: Çmimet e tenderëve dëmtojnë konkurrencën në Mamushë

0

kdi-620x330Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar sot në Prizren,raportin e monitorimit të prokurimit publik, për Komunën e Mamushës. Në këtë dokument janë ofruar të dhëna lidhur me tender të kësaj komune, për të cilët janë krahasuar çmimet, dosjet e tenderit dhe konkurrenca e ofruar në tender.Artan Canhasi, menaxher i programit të transparencës dhe kundër korrupsiont në KDI, ka deklaruar se raporti për komunën e Mamushës është vetëm një nga shtatë raportet sa KDI do të nxjerr në lidhje me prokurimin publik për komuna të ndryshme të Kosovës. Qëllimi i këtij projekti sipas Canhasit është që të krahasohen komunat në kontratat e njëjta, se si hartojnë dosjet e tenderit, me çfarë vlera blejnë produktet e njëjta dhe sa ka ankesa të bizneseve në lidhje me këto procedura.

“KDI gjithashtu do të hartojë edhe një indeks të transparencës në prokurimin publik, ku do të matet transparenca e të gjitha komunave të Kosovës, në raport me publikimin e dokumenteve që lidhen me prokurim publik. Synimi i përgjithshëm i KDI është që të identifikoj të metat e sistemit të prokurimit publik dhe çështjet të cilat dëmtojnë vlerën e parasë të buxhetit të Kosovës, për të siguruar që prokurimi publik zhvillohen në përputhje me parimet e efikasitetit dhe ekonomicitetit, barazisë dhe transparencës”, tha ai.

Në anën tjetër Isuf Zejna, koordinator i projektit të monitorimit të prokurimit publik, ka shpalosur raportin e monitorimit të Komunës së Mamushës. Ky raport sipas tij, përmban të dhëna të përgjithshme për prokurimin publik në Komunën e Mamushës, duke analizuar buxhetin, gjetjet e auditorit, ankesat në OSHP dhe mbikëqyrjen nga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Raporti gjithashtu ka analizuar dy tender, përkatësisht tenderin për furnizim me naftë dhe një tender për shtrim të rrugëve me kubëza betoni, për të cilët tender janë nxjerr konkluzione dhe rekomandime për institucionet përkatëse.

“Në tenderin për furnizim me naftë, KDI ka vërejtur disa probleme: Së pari çmimi i naftës për të cilin paguan Komuna e Mamushës është më i lartë sesa çmimi i tregut për rreth 5 cent. Komuna gjatë muajit qershor e ka paguar me 1.25 cent litrin e naftës. I njëjti operatorë naftën në tregun me pakicë e ka ofruar me 1.20 cent. Kjo sipas KDI ka ardhur për shkak se forma e kalkulimit të çmimit të naftës, nuk është e standardiuzuar dhe lë hapësirë për bizneset që të rrisin çmimet”.

“Në këtë rast është përmendur çmimi i transportit për naftë i cili e ndikon direkt çmimin e që komunës së Mamushës i është kalkuluar me 3,000 €, përderisa çmimi real i transportit duke u bazuar edhe në kontratat e tjera të naftës është 1000 €. Po ashtu komuna nuk ka qasje në çmimet e berzës së naftës dhe këto çmime nuk i siguron asnjë institucion për komunën. Në këtë rast kalkulimi i premiumit bëhet duke u bazuar vetëm në dokumentet të cilat i siguron operatori ekonomik, të cilat jo domosdoshmërisht janë të drejta dhe të sakta”.

“KDI i ka rekomanduar Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik që të lidh kontratë të centralizuar për derivatet, në mënyrë që të sigurohet vlerë më e mirë për paranë, duke e kursyer buxhetin dhe shmangur lidhen e shumë kontratave për të njëjtin artikull. Gjithashtu është kërkuar nga KRPP dhe AQP që të sigurojnë çmimin e berëzës për organizatat buxhetore të cilat kanë lidhur kontrata për furnizim me derivate”, transmeton TVPZ.

Një tender tjetër i cili është analizuar nga KDI është tenderi për shtrim të rrugës me kubëza të betonit. Në këtë tender KDI ka gjetur se çmimi i kontratës është shumë i ulët në raport me çmimin e tregut. Në këtë rast KDI ka kërkuar që t’i kushtohet vëmendje e posaçme këtij projekti për t’u siguruar se punët janë kryer në përputhje me kontratën, dosjen e tenderit dhe kualitetin e kërkuar.

Kjo për shkak se çmimet jo normalisht të ulëta zakonisht përveç se dëmtojnë konkurrencën e ndershme në projekte, ato më pas rezultojnë edhe me kualitet të ulët të punëve. Komuna në këtë rast është këshilluar që në pranimin teknik të punëve, të jetë sa më e kujdesshme për të mos pranuar punë të kryera në shpërputhje me kontratën.Në këtë raport po ashtu janë dhënë disa rekomandime për institucionet qendrore të prokurimit publik./PrizrenPress.com/