22.9 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 7538

Fillojnë vizitat mjekësore sistematike nëpër shkolla në Rahovec

0

mjekDrejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Munib Durguti, bën me dije se, nga e hëna kanë nisur vizitat sistematike mjekësore nëpër shkollat fillore dhe të mesme në tërë komunën e Rahovecit. Këto vizita do të përfshijnë të gjitha shkollat e komunës, ndërsa do të udhëhiqen nga Dr. Agim Kadiri, drejtor i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”. Në ekipin e mjekëve do të jenë mjek të mjekësisë familjare dhe praktikës së përgjithshme, të cilët do të realizojnë vizitat sipas një orari të caktuar.

Projekti do të zgjasë dhjetë ditë, ndërsa në çerdhen e fëmijëve “Tulipanët” vizitat do të jenë të rregullta javore. Tërë kjo bëhet në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës.

Përmes këtij projekti synohet që të merren masa preventive për sëmundje të ndryshme të fëmijëve, si dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve nëpër shkolla. Mendohet që herë pas here të ketë vizita të tilla, ndërsa kjo do të krijojë siguri më të madhe për fëmijët, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve të ndryshme infektive dhe siguruar nivel më të lartë të mësimit nëpër shkolla.

Organizimi i vizitave shëndetësore ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve dhe drejtuesve të shkollave të komunës së Rahovecit.

Mishel Platini foli sikur një serb nacionalist

0

Qemajl Krasniqi 1Shkruan: Qemajl Krasniqi

Skenat me rrahje, hedhja e flakëve dhe gjësendeve të tjera në fushë, nuk janë të panjohura për sportin. Ndonëse pothuajse të gjithë thërrasin që sporti të ndahet nga politika, kjo gjë nuk ndodh në të vërtetë. Na bie shpesh të shohim liderë të lartë shtetërorë duke u gëzuar, duke u hedhur përpjetë sa herë që ekipi i tyre kombëtar fiton dhe fytyrëngrysur kur humbin. Kjo konsiderohet si fat ose fatkeqësi kombëtare, edhe pse është vetëm sport. Ka pasur raste kur lojtarët janë ndëshkuar me punë të rënda në minierë apo gjetkë për shkak të humbjes në fushë të gjelbër.

Ngjarja në Beograd u bë lajm botëror. Madje edhe politikanët u ngutën të bëjnë deklarata me përmbajtje naziste, raciste dhe mjaft fyese në llogari të një kombi të tërë. Pra, sporti tejkaloi përmasat e një gare dhe u bë arenë akuzash e kundërakuzash edhe në rrafshin politik e diplomatik. Gjuha fyese dhe poshtëruese u bë pjesë e fjalorit kombëtar, sidomos atij serb në adresë të shqiptarëve. Madje kjo solli edhe deri tek incidentet, siç ishte sulmi në ambasadën shqiptare në Podgoricë dhe djegia e bizneseve shqiptare kudo nëpër Serbi. Ngjarja u bë agjendë politike serbe me qëllim të arsyetimit të krejt asaj gjëje të ligë që ndodhi në stadiumin e ish-APJ-së, ushtri që edhe sot ringjall kujtime të tmerrshme për disa popuj të Ballkanit.

Serbët u mblodhën në këtë stadium për të mposhtur një komb- kombin shqiptar jo vetëm në futboll. Ata me “aminin” e UEFA-së nuk lejuan që edhe shqiptarët të kenë përkrahësit e tyre. Urrejtja nacionaliste serbe shpërtheu fuqishëm, ashtu siç shpërtheu në fillim të viteve ’90, që për pasojë solli disa qindra mijëra të vrarë, të zhdukur, të torturuar, të dhunuar e të poshtëruar dhe miliarda dollarë dëme materiale. Plagët ende kullojnë. Bota demokratike bënte sehir, duke mos besuar se çmenduria njerëzore do të arrinte deri në përmasat e gjenocidit. Atëherë kur u kuptua se serbët nuk kanë ndërmend të ndalen së poshtëruari popujt, me të cilët kishin jetuar në një shtet deri në atë kohë, u ndërhy ushtarakisht dhe serbët të mposhtur e kokulur u tërhoqën në marrëzinë e tyre.

Mirëpo, qasja mëshiruese ndërkombëtare ndikoi që nacionalizmi dhe shovinizmi serb të mos pranojë as krimet e bëra, të mos kërkojë falje për gjithë ato vrasje, përdhunime e masakrime të joserbëve. Kjo ndjenjë krenarie, ndikoi që gënjeshtra serbe paturpësisht të vazhdojë jehonën e saj në rajonin e Ballkanit të përgjakur. Bota i mëshiroi në emër të paqes dhe pajtimit. Por, si duket ky mesazh nuk u kuptua drejt nga serbët. Ata vazhdojnë të sillen si padronë të Ballkanit, duke ofenduar e poshtëruar popujt fqinj. Pritja që i bënë presidentit rus Vladimir Putin, diktator që terrorizon vendet fqinje, dëshmon për afrinë që këta dy popuj kanë. Serbët janë pjesë e shkëputur e atij trungu. Kjo dëshmon se serbët janë ngulur në trungun e huaj dhe asnjëherë nuk do të mund të përshtaten me autoktonët, as në pikëpamje dhe as në civilizim. Qasja antiamerikane, antiperëndimore dhe antievropiane , si dhe komunikimi vëllazëror me rusët është dëshmi e qartë për këtë.

Shqetëson fakti që perëndimorët vazhdojnë të shpresojnë se një ditë serbët do të jenë pjesë e këtij civilizimi, prandaj edhe investojnë në përthithjen e tyre në gjirin e vet. Duket paksa vështirë e besueshme, por edhe ndoshta një ditë mund të ndodh. Këtu jep shpresë sjellja mjaft e matur e disa futbollistëve serb në terren, të cilët morën në mbrojtje shqiptarët dhe madje disa kërkuan falje për atë që ndodhi. Këta futbollistë luajnë në elitat e futbollit evropian dhe kanë arritur të përvetësojnë vlerat më të mira që jep kultura e lojës kolektive, siç është futbolli. Po si të veprohet me elitat politike serbe, që edhe sot vazhdojnë ta shohin nacionalizimin ekstrem si mundësi për pushtet dhe pretendime ndaj vendeve fqinje.

“Secili popull ka qeverinë që e meriton”, prandaj edhe populli serb ka këta qeveritarë, të cilët vetëm në kriza mund të qeverisin, ndërsa nacionalizimin e kanë strehë të sigurt.

Më intrigon të di nëse edhe presidenti i UEFA-së Mishel Platini, të cilin e kemi ndjekur me aq simpati teksa shënonte ata golat e bukur për ekipin e tij kombëtar, e di sadopak historinë e Ballkanit. Nëse nuk e di atëherë mjafton të kujtojë thirrjet raciste dhe sulmin kundër ekipit kombëtar anglez, vrasjen e dhunshme të tifozit francez, thirrjet raciste e ofenduese në Xhenovanë lojë me italianët dhe shumë incidente të tjera, që tifozët serbë kanë shkaktuar kudo nëpër Evropë. Platini duhet të lërë anash emocionet personale dhe të shohë realitetin në sy.

Nëse deklarata e tij “flamuri i Shqipërisë së Madhe tensionoi situatën në Beograd”, është mendimin tij, atëherë kjo është tepër shqetësuese për vetë futbollin evropian. Kjo nënkupton se asgjë para kësaj dhe pas kësaj ngjarjeje Platini nuk ka parë as dëgjuar dhe se nacionalistët serb kanë arritur të mbjellin në bindjet e tij bindjen serbe se; të gjithë të tjerët janë kundër popullit serb, se serbët janë të sulmuar,të vrarë e të persekutuar nga të tjerët dhe se ky popull duhet marrë nën mbrojtje.

Nëse Komiteti i Disiplinës në UEFA dënon Kombëtaren shqiptare për incidentin, atëherë kjo nuk do koment. Huliganët serb do të vazhdojnë të godasin këdo që e konsiderojnë armik, derisa në ditë t’i vijë radha edhe vetë Platinisë.Shqiptarët kanë dëshmuar nivel të lartë të civilizimit. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama nuk e anuloi vizitën në Beograd. Mbase ka vepruar drejt, sepse këta dy popuj kanë shumë për t’i thënë njëri-tjetrit.

Kjo dëshmon edhe një fakt të pamohueshëm se, konflikti historik nuk ka të bëjë me kosovarët, por është një konflikt shqiptaro-serb që kërkon zgjidhje. Mbase ngjarja e Beogradit i mobilizoi si rrallëherë më parë shqiptarët. Fryma e bashkimit u ndje anekënd botës ku jetojnë shqiptarët. Zërat e izoluar se tashmë Kosova dhe Shqipëria janë dy kombe të ndryshme janë të mekur dhe nuk dëgjohen larg. Kjo për faktin se janë antihistorik dhe antikombëtar. Popujt-kombe gjithmonë e kanë ndjekur rrugën drejt unifikimit dhe faktorizimit ndërkombëtar. Edhe shqiptarët do të dinë ta bëjnë këtë një ditë.

Haradinaj: Doris Pack, por nuk ka informata për Kosovën

0

Ramush Haradinaj 1Pas deklaratave të eurodeputetes Doris Pack se Ramush Haradinaj nuk ka vota të mjaftueshme për tu bërë Kryeministër, ka reaguar edhe kreu i AAK’së. Ai ka thënë se me Pack nuk komunikon tash e një kohë të gjatë.

Haradinaj, është shfaqur i matur duke thënë se Pack është një zonjë e respektuar.

“Është një zonjë shumë e respektuar. Ajo ka qenë aktive në tema të Ballkanit. Unë nuk kam komunikim me të qe një kohë të gjatë. Me siguri se tani ajo ka informata të pjesshme për Kosovën, pra ka informata vetëm të palës së caktuar, nga ata që komunikon”, ka thënë Haradinaj.

“Unë jam i nominuar i 63 deputetëve. Besoj që kjo informatë mjafton për ta shpjeguar se kë e përfaqësoj”, tha ai duke komentuar rezervat e Doris Pack rreth mungesës së bazës së përfaqësimit nga Haradinaj.

Hajnat vjedhin një kombi në Prizren

0

capture_2603Qytetari Enver Hoxhaj është bërë viktimë e një vjedhjeje nga disa hajna në qytetin e Prizrenit.
Në një mesazh që e ka dërguar në adresën e Gazetës Express, Hoxhaj thotë se kombi i tij i markës “Mercedes” është vjedhur me datën 17 të këtij muaji. Edhe pse vjedhja është incizuar nga kamerat e sigurisë, policia nuk ka ndërmarrë asgjë. Së paku kështu thotë pala e dëmtuar.

“Mirëdita jam nga Prizreni kam një problem ma kanë vjedhur kombi -busin “Mercedes Sprinter” më 17-10-214 para shtëpisë tonë dhe është incizuar- nëpër kamera tona shihet mirë hajnat. A keni mundësi me publiku këtë videon tonë ju në gazetën e juaj, policia thotë ne s’kemi cka të bëjmë, nuk po i njohim hajnat nuk mundemi me i nxonë ata. Unë kam frikë dhe pa dyshim jam i bindur këtu në këtë rast policia po bashkëpunon me hajnat nuk dojnë me e nxanë.

Ata derisa kanë qenë te na kanë marrë incizimet, ata na kanë thënë ne kemi laborator, mundemi me e zmadhu videon, po edhe me pastru videon për me pa ma kjart, po kur shkuan ne stacion të policisë një ditë më pas, ata më thonë ne nuk kemi laborator, nuk po i njohim hajnat, s’kemi cka të bëjmë e kisha pas dëshirë që kjo të publikohet në gazetë po edhe në televizionet tona me ndihmën tuaj. Ju përshëndes Enver Hoxhaj”, ka shkruar ai.

Lexojeni pyetjet qesharake të intervistimit të kandidatëve për arsim në Rahovec

0

Irfan CanaEdhe pse konkursi i DKA-së në Rahovec ishte cilësuar si joligjor nga ana e inspektoratit të punës në Prizren, DKA dje ka mbajtur intervistat me kandidatët, ndonëse ende nuk ka publikuar rezultatet.

Mirëpo, siç mësohet nga kandidatët, intervistimi ka qenë sa për sy e faqe dhe aspak serioz. Njëri nga aplikantët, ish kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Irfan Cana ka bërë publike pyetjet qesharake që i janë bërë gjatë intervistimit.
“Në vend që të shtrojnë pyetje verifikuese që lidhen me lëndët dhe kuadrin që kërkohet, me pyetën: Ti që dhjetë herë po konkurron? Sa vjet i ke? Ku e ke djalin? Pse e ke regjistru në ekonomi?”; të këtilla pyetje i ka bërë kryesuesi i komisionit, punëtori i DKA-së, Vesel Krasniqi.

Irfan Cana më tutje ka shkruar në profilin e tij në facebook, se pas të gjitha shkeljeve që ka bërë Drejtori i Arsimit në Rahovec, Behar Rama, ai tanimë është dashur të gjendet prapa grilave, dhe jo të udhëheq arsimin në Rahovec.

Ai e ka quajtur Behar Ramën si të pamoralshëm dhe të deformuar, duke thënë se të tillë do t’i bëjë edhe nxënësit nëse vazhdon të jetë drejtor./RahovecPress/

Gjykim dhe protesta në Malishevë

0

protest ne malishevNë Gjykatën Themelore të Malishevës, ka filluar seanca gjyqësore kundër disa banorë të fshatit Bellanicë, të cilët akuzohen për kryerjen e një vepre penale – në pengim të kryerjes së detyrës së Policisë.

Në të njëjtën kohës, disa banorë të këtij fshati, janë duke protestuar para dyerve të gjykatës.

Organizatori i protestës thotë se ka fakte se prokuroria është implikuar në krim të organizuar dhe korrupsion/Koha.net/

Alban Selimi tërhiqet nga konkursi për Çmimin e Varfërisë – dyshon për kurdisje

0

Alban Selimi-gazetarGazetari i Zëri-t, Alban Selimi, ka vendosur të tërhiqet nga gara për çmimin e varfërisë të cilin do ta ndajë United Nation Kosovo Team (UNKT).

Me këtë rast, ai i ka shkruar një letër publike, shefit të kësaj zyre, Andrew Russell.

Lexojeni të plotë letrën e Selimit:

I nderuari z. Russell

Për Ju mund të mos ketë fare rëndësi kjo që iu shkruaj. Por, duke parë se gazetaria në Kosovë ka probleme shumë të mëdha dhe ne gazetarët harrojmë shpeshherë vetveten, duke iu referuar prolemeve të tjerëve, vendosa t’iu shkruaj publikisht, që këtë shkresë ta kuptoni vetëm si tendencë të zhdukjes së manipulimeve dhe ndalimin e keqpërdorimit të institucionit tuaj për qëllime të disa individëve.

Kjo që iu shkruaj ka të bëj kryekëput me çmimin e varfërisë për gazetari. Personalisht që sot, kam vendosur që të tërhiqem nga gara, ndonëse në adresën tuaj konsideroj që kam sjellë një tekst të trajtuar bukur mirë dhe mbi të gjitha mjaft etik.

Pra, harrojeni mundin tim për t’iu sjellë tekstin deri tek zyret tuaja dhe Ju lus që nëse merrni vesh që eventualisht artikulli im është përzgjedhur, kërkoni nga stafi Juaj që ta tërheq atë vendim. Kjo, pasi kësaj radhe, unë po e them publikisht, se edhe nëse zgjidhet artikulli im, do të refuzoj çfarëdo çmimi që mund të më jepet për këtë konkurs.

Arsyeja pse e bëj këtë ka të bëj kryekëput me parimin etik dhe dyshimeve për subjektivizëm gjatë vlerësimit.

Gazetarët si kritik të problemeve të shumëta në shoqëri dhe luftërarë të korrupsionit, duhet të jenë aq parimor sa t’ia pranojnë tjetrit kur një punë e bëjnë më mirë. Dhe të mos pranojnë as një mbivlerësim nëse ndodhë për ta.

Unë konsideroj se një shkrim i publikuar nga kolegia Anita Kadriu e që kishte aplikuar në konkursin Tuaj, kishte ndikim shumë më të madh se sa artikulli që unë e publikova. Unë kam shkruar për vdekjen e një fëmije të pa ushqyer, por suksesi i atrikullit tim do të matej nëse artikulli do të ndalonte vdekjen e atij fëmije.

Një gjë të tillë e bëri shkrimi “Gjashtë fëmijë po i vdesin për bukë”, i koleges Kadriu, i botuar në gazetën “Zëri”.

Ky artikull, bëri që të ndalohet një vetëvrasje. Ky artikull i bëri me bukë fëmijët e një familjeje nga Malisheva që vdisnin urie. Ky artikull ndikoi në masa të gjera dhe njerëzit e vlerësuan aq shumë, sa që receptori i telefonit të redaksisë së “Zërit” nuk ka ndalur as edhe një minut nga thirrjet e njerëzve që dëshironin t’i ndihmojnë familjes për të cilën ishte raportuar. Dhe ky është suksesi i një artikulli.

Ju mund të mos e merrni parasysh as edhe këtë fakt. Por, Ju lus që të keni kujdes, që organizatat që udhëhiqni mos të keqpërdoren nga njerëz të caktuar dhe për qëllime dhe përfitime krejtësisht personale.

Do të ishte lajm i keq për mua yashmë si një ish konkurrent, nëse znj. Sibel Halimi, që është bashkëshortja e një redaktori të një gazette në Kosovë, të jetë anëtare e jurisë në konkurset për storien më të mirë për gazetarë. Kjo automatikisht reflekton ndikime për monopol në ndarjen e çmimeve, pa paragjykuar rezultatin.

Kjo do të reflektoj pa dyshim edhe subjektivizëm, njejt sikurse reflektuan subjektivizëm çmimet që u ndanë nga GIZ, e ku anëtar jurie për përzgjedhjen e stories më të mirë në arsim gjatë vitit 2013 ishte z. Bekim Kupina, bashkëshorti i zonjës Halimi.

Mos lejoni që kur të mbaroj kjo garë, ata që fitojnë të mos ndjehen mirë me fitoren e tyre, dhe të njejtën ta quajnë një “kamuflazhë”, siç ndodhi edhe sivjet me çmimin që ndau GIZ.

Ndikoni për të mirë që sinqerisht të fitoj më i miri. Prapë Ju vlerësoni sipas politikave Tuaja. Por vlerësimi të bëhet në mënyrë objektive dhe nga njerëz tërësisht të pavarur.

Me respekt

Alban Selimi

(Fitues i dyishtë i çmimit për gazetari hulumtuese dhe luftë kundër korrupsionit që e ndanë AGPK dhe UNDP si dhe fitues i çmimit për raportim më të mirë për të drejtat e fëmijëve të ndarë nga KOMF)

Vdes Ben Bradlee

0

Ben BradleeKa ndërruar jetë, Benjamin i njohur si “Ben” Bradlee në moshën 93 vjeçare. Ai ishte redaktor përgjegjës në Washington Post nga viti 1968 deri në vitin 1991.

Ai u bë figurë kombëtare gjatë kohës sa ishte president në Amerikë Richard Nikson, kur ai sfidoi qeverinë federale duke publikuar dokumente të Pentagonit, shkrim i dokumentuar nga gazetarët Bob Woodward dhe Carl Bernstein si afera Watergate, e cila rrëzoi presidentin amerikan Nixon, ky i fundit i detyruar të jap dorëheqje në gusht të vitit 1974.

Deri në vdekje Bradlee kishte pozitën e zëvendës presidentit në Washington Post.

Atë e kujtojnë shumë bashkëpunëtorë të tij.

Prezantuesi i njohur Larry King, në kujtim të Ben Bradlee shkruan se ishte redaktor dhe një shok i mrekullueshëm, kurajoz, dhe një gazetar i madh.

“Nuk mund të them fjalë të mjaftueshme rreth Ben Bradlee, nuk mund ta shprehë se sa thellë në zemrën time ndjehem për të. Sa shumë orë kam shpenzuar me të në shoqëri, si i ftuar në show, dhe në darka e ahengje. Asnjëherë nuk do të ketë një tjetër Bradlee. RIP shoku im Ben”, ka shkruar Larry King në llogarinë e tij në Facebook.

Liderët injorojnë mesazhin e Murphy-t

0

lideret1Liderët kosovarë po e injorojnë mesazhin e senatorit amerikan, Chtristopher Murphy, i cili ditë më parë deklaroi në Prishtinë se partitë politike në vend duhet të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës, madje, siç ka thënë ai, edhe nëse zgjidhja nënkupton sakrifica personale të politikanëve.

Për shkak të vonesave katërmujore në zgjidhjen e ngërçit institucional, Murphy gjatë vizitës në Prishtinë madje refuzoi t’i takojë liderët e subjekteve politike në vend, duke e takuar vetëm presidenten Atifete Jahjaga.

Derisa analistët politikë thonë se kriza institucionale po e izolon Kosovën, drejtuesit e partive politike e akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të institucioneve. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë për gazetën “Zërin” se mesazhet e senatorit amerikan duhet të merren shumë seriozisht nga partitë politike në vend..

Blloku vendos sot për Kushtetuese

0

Vjosa Osmani para kuvenditBllokut nuk i ka mjaftuar refuzimi që presidentja Jahjaga i ka bërë kërkesës së pakicave për dërgimin e nenit 127 në Kushtetuese, ata po presin përgjigje zyrtare nga presidentja për të vendosur të mërkurën (sot) se a do t’i drejtohen apo jo Kushtetueses.

“Këtë kërkesë e kemi bërë edhe ne si parti të koalicionit të madh, por edhe pakicat me kërkesën e djeshme. Nëse përfundimisht presidentja refuzon ta bëjë këtë atëherë në do ta shqyrtojmë gjatë ditës (e mërkurë) dhe përfundimisht do të vendoset po këtë ditë nëse do t’i drejtohemi Kushtetueses”, ka thënë Vjosa Osmani nga LDK-ja.

Ajo ka bërë të ditur se Blloku ende nuk ka vendim përfundimtar, duke shtuar se një kërkesë e mundshme nga Blloku nuk do t’i drejtohet Kushtetueses vetëm për pikën 127, por edhe për tërë situatën e krijuar që nuk po mund ta zgjidhë vendimi i Gjykatës Kushtetuese../zeri/