Hoxhaj për herë të parë si ministër në Serbi

Enver HoxhajjMinistri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për në Serbi ku pritet të marrë pjesë nesër në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kapacitete të barabarta me shtetet e tjera.

Si vazhdimësi e procesit të Berlinit, në këtë konferencë pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, para nisjes për në Beograd, ka folur për vizitën e tij të parë në Serbi.

“Sot do të udhëtoj në Serbi për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kapacitete të barabarta me shtetet e tjera. Njëherësh është vizita e parë e një ministri të jashtëm të Republikës së Kosovës. Për më tepër, kjo vizitë flet për atë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura është në një fazë të rëndësishme të tij dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të vendeve tona”, ka deklaruar Hoxhaj.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit