18.3 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 7748

Më 9 gusht, orgji e madhe e seksit në Prishtinë

0

Orgji seksNjë orgji e madhe e seksit pritet të mbahet më 9 gusht në Prishtinë. Kjo orgji organizohet nga një grup në Facebook që quhet “Swinger Çiftet e Kosovës”.

Jo vetëm në Britani të Madhe dhe në vendet tjera të BE’së organizohen seks orgji për çifte. Kështu, një iniciativë e tillë ka nisur edhe në Kosovë.

Një grup i të rinjve të Kosovës ka vendosur të hap një faqe në Facebook, duke treguar kohën se kur do të mbahet një orgji e tillë.

Organizimi i parë i kësaj orgjie pritet të ndodh më 9 gusht të këtij viti. Aty janë përcaktuar edhe disa rregulla në mesin e të cilave është se në party duhet të gjithë të bëjnë seks.

Lexojeni të plotë njoftimin:

Swing Party ce do organizohet me 09.08.2014 dhe do te jete vetem per qifte.

Vendi i organizimit do te jete ne Kosove

Ne Party do te kemi DRESS CODE ( kodi i veshjes) i lusim ciftet posqerisht Femrat e nderruara ce me vete te sjellin kostume erotike apo veshje erotike si dhe kepuce.

E shoket te nderruar te veshen sa me shik.

Per organizimin do te pagohet 40€ per cift ketu jane perfshire pijet vendi ce do mirret me qerra.

Regullat mbrenda ne party: i lusim te gjithe te jemi sa me dinjitoz sa me te guximshem dhe te kalojme nje nate te paharueshme, swing party nuk do te thote se gjithe duhen te bejne sex. Kjo krejt mvaret nga pelqimi ne mes veti te qifteve.

Ne e kemi hapur edhe nje faqe te mbyllyr ne fb. Ku do te regjistrohen qiftet ce e konfirmojne ardhjen e tyre. Dhe aty do i shpalim edhe face foto tona dhe te juaja te pakten te kemi ide se si dokemi. Ose nese kemi mundesi te takohemi para organizimit.

Kete party jemi duke organizuar

Ne Thalen Thales Ada Swing dhe Qifti Malina

Ju mirepresim te gjithve per nje nate te paharueshme

Me nderime

Thalen Thales

Buzëqeshja e paqtë e komunistëve të egër

0

91663The second Vals” (Valsi i dytë) i kompozitorit dhe pianistit rus Dmitri Dmitriyevich Shostakovich (1906-1975), i dirigjuar nga Andre Rieu (violinist i njohur holandez), shoqëron ‘vallëzimin’ në një video-projeksion të imazheve të Stalinit. I biri i dy këpucarëve gjeorgjianë, njeriu që kontrolloi jo vetëm Bashkimin Sovjetik, por edhe Europën Lindore, shfaqet në fotografi familjare, me miq, bashkudhëtarë, ithtarë e ndjekës, krejt i paqtë e i qeshur. Shumë prej njerëzve që i qëndrojnë përkrah dhe vetë ai, mbajnë mbi ‘gishtërinj’ firmat për miliona të vrarë e spastrime masive, për aq sa epoka e Jozef Stalinit mbahet mend për terrorin dhe ekzekutimet. Por, fotografitë pjesë e video-projeksionit “E-mages” të Helidon Gjergjit, nuk e thonë këtë. Videoja që u shfaq dje në Galerinë Kombëtare të Arteve si pjesë e ekspozitës me të njëjtin emër, tregon me një ironi të hollë (ngase imazhet në rrjetet sociale gënjejnë, tregojnë jorealitetin, por një manipulim të tij) BS-në si vend i paqes, tregon Stalinin e qeshur, atë, “babain e kombeve” e “kopshtarin e lumturisë njerëzore”.

Në konferencën e mbajtur dje para çeljes së ekspozitës, (që mund ta vizitoni deri më 24 gusht) kuratori Artan Shabani e vuri theksin pikërisht tek ky lloj manipulimi që bën fotografia. “Personazhet e videos, janë të qeshur. Ata, janë pjesë e Facebook-ut të nënës së Stalinit, e cila në llogarinë e saj në këtë media sociale, ka zgjedhur me elegancë disa fotografi që tregojnë ‘njeriun e mirë’ Jozef Stalin. Në to, udhëheqësi rus, paraqitet me Trockin, por edhe me njerëz të tjerë, që nga historia mbahen mend për miliona të vrarët, pra si ekzekutorë”. Shabani, kurator i ekspozitës e njëherazi drejtor i GKA-së, vërejti se në video personazhet duken të dashur, paçka ç’ishin në jetën reale, e kjo është loja, që realiteti nuk është ai që kapet në një fotografi. “Kjo video, e ideuar sipas artistit Gjergji si ‘një matrioshka (kukull) ruse hiper-reale’, projektohet fillimisht mbi një pasqyrë të thyer e më pas pasqyrohet e copëzuar në mur”, – theksoi ai. Vetë piktori Helidon Gjergji, artisti që ekspozon, vërejti se me këtë video, “dua të përçoj idenë e hiper-realitetit. Me pasqyrën e thyer, tregoj tensionin që ekziston, goditjen e madhe për shkak të manipulimit të medias; ajo nuk tregon realitetin, siç është rasti i fotove të Stalinit, që nuk tregojnë kush ishte ai. Kam punuar gjithnjë me ekrane e monitorë, ndaj këto tri punë të miat (“e-mages”, “Pixture tv” dhe “Blu Danube) janë nën çadrën e lojës së imazheve”.
Valsi i Shostakovich-it si kolonë zanore? Ka një përplasje mes muzikës dhe imazhit: të kujton që Rusia solli edhe emra të njohur të muzikës së mirë përveç Lenin-Stalinit, e mandej ajo muzikë e Shostakovich që shoqëron imazhet (e qeshura të vrasësve) e bashkëkombësve të tij, të sjell ndër mend se qenë këta njerëz, krahët e djathtë e ndjekësit e Stalinit, që e ndaluan muzikën për të bërë kërdinë. Por, interpretimet varen nga perceptimet, e ato nuk varen gjithherë nga realiteti, ndaj muzika mund të jetë edhe thjesht ironi.

Për luftimin e radikalizmit

0

Jahjaga-637x424Krerët e institucioneve të Kosovës janë mbledhur sot për të diskutuar për sigurinë, si dhe për hapat që duhet ndërmarrë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste.

Presidenca ka njoftuar se Presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me Kryeministrin Hashim Thaçi, Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, si dhe me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, Drejtorin e AKI’së, Bashkim Smakaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Kryeprokurorin e shtetit në largim, Ismet Kabashi dhe u.d të Kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, si dhe Kryesuesin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.Ata janë mbledhur për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit.

“Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjerë.”

“Në takim, krerët e institucioneve kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit.”

“Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

A po e kërcënon vendin me destabilizim PDK-ja?!

0

Thaci dhe VeseliPartia Demokratike e Kosovës sot ka dërguar një komunikatë për shtyp, ku ka kërkuar qeverisje gjithëpërfshirëse.

Mirëpo në komunikatën e tyre, PDK janë përkujdesur që të fusin fjali të tipit. “Kjo krizë jo vetëm që do t’I bëjë të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme por mund të prodhojë edhe gjendje të padëshiruara që do t’i kushtonin vendit dhe qytetarit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së pikërisht e sheh si kërcënim këtë deklaratë të PDK-së.

Ai thotë se kjo komunikatë tregon edhe njëherë dashurinë e tyre të madhe për pushtet, për kontroll të buxhetit publik dhe për të qenë mbi shtetin.

“Keni pasur 7 vjet qeverinë – e keni shkatërruar demokracinë. Të dashur miq. Sapo e lexova një komunikatë të PDK-së. Kjo komunikatë tregon edhe njëherë dashurinë e tyre të madhe për pushtet, për kontroll të buxhetit publik dhe për të qenë mbi shtetin.

Madje, ka elemente kërcënuese.

“Kjo krizë, jo vetëm që do t’i bëjë të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme, por mund të prodhojë edhe gjendje të padëshiruara që do t’i kushtonin vendit dhe qytetarit”, thuhet ndër të tjera aty.

Çka qenka kjo “gjendje të padëshruara që do t’i kushtonin vendit dhe qytetarit”?

Po kërcënoni me çka? Për çka? Sepse keni humbur pushtetin apo?

Duhet ta keni të qartë se ishte pikërisht qeverisja e juaj 7 vjeçare që i ka kushtuar shumë vendit dhe qytetarëve, demokracisë dhe perspektivës.

E keni bërë llugë për 7 vjet. Çka po doni më?

Kuptoni se është e rëndësishme për vendin që ju të silleni si opozitë kontruktive. Leni kërcënimet e qasjet dekonstruktive.”, shkruan Ramadani në facebook./Zeri/

Nuk anulohet konkursi për doktoraturë

0

RektoriatiSenati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk e ka miratuar rekomandimin e Departamentit të Inspeksionit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për anulimin e konkursit të vitit të kaluar për studime të doktoratës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” Ardian Gola, këshilltar i ushtruesit të detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj. Ai ka thënë se Senatorët në mbledhjen e mbajtur të enjten kanë vlerësuar se ky rekomandim është shumë i vonuar.

“Senati i universitetit ka vendosur që të refuzojë miratimin e këtij rekomandimi për një mori arsyesh. Së pari, duke filluar nga fakti që ky rekomandim është tepër i vonuar përhiq më pak se tetë muaj. Së dyti, universiteti ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me studentët. Së treti, anulimi i konkursit do të kishte implikime financiare, pasi studentët i kanë kryer obligimet financiare dhe kanë përfunduar ligjëratat. Këto kanë qenë arsyet e Senatit që të refuzohet ky rekomandim”, ka thënë Gola, duke shtuar se Senati është në favor të vazhdimit të zhvillimit të procesit të doktoratës.

Kadri Veseli merr frenat e PDK-së, kërkon Qeveri gjithëpërfshirëse

0

Kadri VeseliPDK ka nisur të tërhiqet nga ideja se është fituese e pakontestueshme e zgjedhjeve nacionale. Kjo parti, tash, po e sheh zgjidhjen e bllokadës politike duke krijuar një Qeveri të shumicës, e cila do të kishte më shumë se 80 deputetë pa listën “Srpska”.

Në një komunikatë të PDK’së, të nënshkruar nga Nënkryetari Kadri Veseli, thuhet se çdo Qeveri që do të formohej pa i pasur më shumë se 80 deputetë do ta fuste Kosovën në krizë institucionale.

Në këtë formë, ish-Shefi i SHIK’ut ka kërkuar Qeveri gjithëpërfshirëse me njerëz të rinj dhe me mendësi euopiane.

“Ndërkaq yryshi, pas 8 qershorit, për ta marrë “pushtetin” pa garantimin e një qeverisje me përfshirje të gjerë e të qëndrueshme, e cila, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, duhet t’i ketë 80+ deputetë, pa i llogaritur në parim edhe një grup bllokues prej 6 deri në 9 deputetë, Republika, nga një ngërç politik aktual, do të hyjë në një krizë institucionale. Kjo krizë, jo vetëm që do t’i bëjë të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme, por mund të prodhojë edhe gjendje të padëshiruara që do t’i kushtonin vendit dhe qytetarit”, shkruan në komunikatën e PDK’së, citon Express.

Lexojeni të plotë deklaratën e lëshuar nga PDK e nënshkruar nga Kadri Veseli:

Vrapi i shumë subjekteve politike parlamentare për të krijuar qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, edhe jashtë normave kushtetuese dhe jashtë sfidës reale të nevojave urgjente të institucioneve të Republikës dhe të qytetarëve, është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar, mjerisht, se pushteti po vazhdon të mbetet qëllim në vetvete dhe për vetvete.

Një pjesë e klasës politike të vendit, e dalë nga zgjedhjet e fundit, është duke rrezikuar që ta humbë shansin për të dëshmuar nivel të përgjegjësisë politike e kushtetuese përballë votuesve dhe perspektivës evropiane të vendit.

Humbësi i garës në një konkurrim dhe përballje demokratike, është faktori kyç për ta kuptimësuar demokracinë dhe natyrën e saj procedurale kushtetuese në kuadër të institucioneve shtetërore.

Fitues i garës është vetë sfida e radhës që peshohet nga përgjegjësia për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ndërkaq yryshi, pas 8 qershorit, për ta marrë “pushtetin” pa garantimin e një qeverisje me përfshirje të gjerë e të qëndrueshme, e cila, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, duhet t’i ketë 80+ deputetë, pa i llogaritur në parim edhe një grup bllokues prej 6 deri në 9 deputetë, Republika, nga një ngërç politik aktual, do të hyjë në një krizë institucionale. Kjo krizë, jo vetëm që do t’i bëjë të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme, por mund të prodhojë edhe gjendje të padëshiruara që do t’i kushtonin vendit dhe qytetarit.

Një qeverisje me shumicë të thjeshtë, nën 80 deputetë, nuk i duhet Republikës, duke marrë parasysh sfidat e vendit dhe duke i marrë parasysh nevojat programore për një ndryshimi rrënjësor të një qeverisjeje me orientim të theksuar ekonomik.

Por edhe sikur e tëra të rrjedhë ashtu siç pati deklaruar fill pas 8 qershorit, eurodeputetja gjermane, Doris Pack, apo edhe më mirë se kaq, “asnjë qeverisje e ardhshme nuk mund të ketë sukses pa një staf të ri qeveritar, kredibil, me identitet dhe standard evropian”.

Subjekti politik parlamentar që do ta bëjë ndryshimin, do ta kapë edhe hapin e një epoke të re që po lind në Republikë, si nevojë e domosdoshme për ndryshim brenda klasës politike me njerëz, filozofi e mendësi euroatlantike. Këtë besim nga qytetarët, me dallim substancial ndaj partive tjera e mori “Misioni i ri”.

Subjekti ku edhe Unë bëj pjesë, është duke u përgatitur për këtë rrugëtim të ri politik dhe tashmë është pikasur pashmangshëm reformimi cilësor e përmbajtësor i saj.

Politika nuk është vetvetiu vetëm mundësi. Ajo është pashmangshëm edhe kreativitet në menaxhimin e përgjegjësive dhe vlerave të reja që ajo do të bartë te përbërësit e shtetit ligjor e demokratik, për t’i shërbyer me dinjitet shtetasit e vet.

Kadri Veseli, Zëvendës kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

U hap panairi artizanal në Malishevë (Foto)

0

QilimaKrahas mbajtjes së Festivalit Folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë, sot është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen punimet e dorës autoktone si dhe të ushqimeve tradicionale, me qëllim të ruajtjes së traditës dhe njoftimit të gjeneratave te reja me traditën shqiptare.

Krahas veshjeve popullore dhe punimeve tjera zbukuruese, në këtë panair janë të prezantuara edhe çiftelitë dhe punimet nga druri, materiale tjera “jana” e “qilima”, veshje tjera tradicionale, pastaj ushqime tradicionale, si flija dhe ëmbëlsira.

Hapjen e panairit e bëri nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili i inkurajoi ata që merren me zhvillimin e kësaj veprimtarie dhe kultivimin e traditës.

Këtë panairi, po e vizitojnë shumë qytetar, ndërsa më kureshtar duket të jenë mërgimtarët, të cilët edhe janë blerësit kryesor në këtë panair. /PrizrenPress.com/

Jana Ciftelii

Nis protesta në Shkup

0

Protesta ne shkup14-07(E plotësuar) Ka nisur protesta në Shkup e paralajmëruar nga Këshilli Organizativ për rastin “Monstra”. Protestuesit kanë filluar të mblidhen në vendin e njëjtë – para kompleksit “Çairçanja”.

Kryesues i Këshillit organizativ koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, deklaroi se Qeveria maqedonase po dëshmon se është kryekëput kundër shqiptarëve dhe vlerave tona kombëtare e fetare.

“Rasti i gjykimit të 6 qytetarëve nga 3 vjet burgim dëshmon edhe një herë se kjo qeveri dëshiron ta ngufasë zërin e lirë të qytetarit, zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, ne Këshilli organizativ dhe koordinues për rastin e montuar politik ‘Monstra’, publikisht e ftojmë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, që me kryesinë e partisë së tij, ta shqyrtojnë mirë pozicionin e tyre në këtë qeveri maqedonase, kryekëput antishqiptare si dhe të dalin në ballë të protestave e të jenë me popullin e vet, popull i cili çdo ditë po dënohet dhe po ofendohet nga qeveria ku është pjesë edhe ai me partinë e tij”, ka deklaruar Ajdari.

 

Shkup, shqiptarët në protestë për rastin “Monstra”

Shqiptarët e Maqedonisë protestojnë serish sot në Shkup, kundër padrejtësisë që sipas tyre po bëhet në çështjen “Monstra”. Këtë të premte, rreth orës 14:00 shqiptarët do të grumbullohen në Çair për të marshuar drejt Gjykatës Themelore të Shkupit.

Organizatorët kanë paralajmëruar se do të zhvillohet një manifestim paqësor. Ata kërkojnë që gjashtë të akuzuarit për vrasjen e 5-fishtë në prill të vitit 2012 në Smilkovc të lirohen.

Gjashtë shqiptarët janë dënuar me burgim të përjetshëm, por tashmë pritet që çështja të shkojë në apel. Protestuesit shprehen se procesi ndaj tyre është politik.

Protestat e shqiptarëve nisen me 4 korrik në Shkup dhe në qytete të tjera të Maqedonisë. Në disa raste pati edhe përplasje me forcat policore, të cilat ushtruan dhunë, duke lëne disa të plagosur.

Ndryshon qeveria “Rama”, Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen

0

Rama-Celibashi-FelajNdryshon qeveria Rama. Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen për t’u zëvendësuar nga deputetja socialiste Ermonela Felaj.

“Vendimi ka motive tërësisht personale uroj që të jetë vendimi i i duhur dhe koha në dispozicion pas lënies së detyrës të jetë më e plotë, të plotësojë angazhimet e tij familjare dhe personale me shpresën e bindjen se ai mbetet pjesë e familjes tonë”, tha Rama, transmeton abcnews.

Vetë Celibashi tha se e la detyrën për arsye profesionale.

“Arsyet janë tërësisht personale. Arsyet, motive dhe interesi gjithashtu. Shpresoj që me këtë akt të mos dëmtoj askënd, pasi si qytetar i kësaj republike, nuk do t’ia lejoja vetes që këtë vendim ta merrja në një moment tjetër duke pasur parasysh atë që kjo qeveri ka arritur në 300 ditë. Gjej rastin të shpreh mirënjohje të thellë për Kryeministrin Rama dhe PS-në për vlerësimin që i bënë kapaciteteve të mia profesionale, por edhe si njeri. Ka qënë privilegj për mua të përfaqësoja Partinë Socialiste. Kjo vendimarrje e imja nuk ka vënë aspak në dyshim, besimin dhe bindjen time të kahershme tek Edi Rama për seriozitetin dhe përgjegjësinë që ai ka marrë”, u shpreh ai.

Ministrja e sapoemëruar nuk kurseu falenderimet për detyrën që iu besua.

“Ndihem shumë mirë që do të pasoj punën e Ilirjanit, me të cilin jam koleg edhe në profesion. Kështu që më vjen mirë do të kem mundësi të bashkëpunoj me të. Lidhur me detyrën e re, në vijim më tepër do flasë vetë puna”, u shpreh Felaj.

Rifat Kukaj në Shqipëri u interesua për armët

0

Rifat KukajKa vazhduar publikimi i relacionit të Odhise Grillos dhe Hamit Boriçit, që kishin survejuar delegacionin e shkrimtarëve nga Kosova gjatë vizitës në Shqiopëri më 1973.

Gjatë udhëtimit në Shqipëri nga 13-25 nëntor 1973, pesë shkrimtarët kosovarë Vehbi Kikaj, njëkohësisht përgjegjës i grupit, Maksut Shehu, Rifat Kukaj, Qamil Batalli dhe Agim Deva ishin vëzhguar deri në imtësi. Ata s’mund të konsideroheshin vizitorë të thjeshtë. Në çdo rrethanë duheshin survejuar, për të kuptuar nëse fshihej pas udhëtimit të tyre ndonjë nuancë për të ushtruar agjenturë. Shoqëruesit e shkrimtarëve Odhise Grillo dhe Hamit Boriçi, kanë vërtetuar në relacionin e tyre, se gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipërisë, shkrimtarët miq kishin ngritur mjaft dyshime, dhe kjo në shumë raste. Ndërsa analizojnë seicilin prej tyre, Grillo dhe Boriçi, veçojnë biseda ose pyetje që dëshmonin natyrën e dyshimtë të tyre. Në këtë pjesë të dytë të relacionit trajtohet rasti i shkrimtarëve Rifat Kukaj dhe Agim Deva.

Ndërsa i pari kishte pyetur disa herë për armët dhe se se ku mbaheshin kolegu i tyre i kishte thënë se raketat fshiheshin në tunele. Ndërsa për Agim Devën raportonin se interesohej për dallimet mes veshjeve të oficerëve, ushtarëve, policëve etj. Po ashtu me shyshim kanë parë qëndrimin e tij ditën e fundit të udhëtimit, kur Deva sipas tyre ishte shtirur si i sëmurë dhe më pas kishte dalë nëpër dyqane, apo rastin kur ishte takuar për më shumë se një orë me përfaqësuesin e shoqërisë së aviacionit jugosllav JAT…
Rifat Kukaj. Redaktor në Radio-Prishtina për emisionin e fëmijëve. Së shpejti mund të kalojë redaktor në entin gazetar-botues “Rilindja”. Vjen për herë të parë në vendin tonë. Është inteligjent, më i zgjuari në tërë grupin, njeri i përmbajtur, pa impulse, qesh me ironi dhe flet me thumba.

Qysh kur erdhi deri sa u largua për të kishte dy tema: femrat dhe pija. Sipas tij këto biseda i hapte, pasi nuk dëshironte të bisedonte për gjëra të tjera në praninë e shokëve. Kur ishte vetëm fliste lirisht, por kurdoherë pa emocione. Ashtu si Vehbiu edhe Rifati ka deklaruar se, po të vijë koha, ai i pari do ta hedhë bombën aty ku duhet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kishte njohuri e të dhëna për historinë, gjeografinë dhe politikën e vendit tonë.
Interesohej për emra fshatrash, vendesh, prodhimesh. Dinte me përpikëri se ku ndodhej një vend i caktuar. P.sh. ai dinte se, pas asaj kodre ndodhej Delvina. Me atë tonin e tij të qetë, të ftohtë, deklaronte se dinte shumë për ndërhyrjet e UDB-së, gjatë viteve 1947-1948 e më pas, se kishte lexuar shumë literaturë për të. Ai fliste kundër atyre, që ishin dhënë pas luksit dhe pas pronës private. Kjo duket kontradiktore kur ai vetë mbahej shumë mirë dhe kishte tokë e bagëti pronë private, në Drenicë. Interesohej shumë për armët: ku i ka armatimet ushtria, a është i armatosur populli? Kur kalonim nga Tepelena, poshtë rrugës automobilistike, pa një repart ushtarak e tha: “Ushtarët i pashë, por armë nuk pashë”.

Vehbiu i tha: “Në do ta dish, raketat janë nëpër tunele e s’mund t’i shohësh”. Pinte shumë duhan e konjak. Respektonte Maksut Shehun e tërhiqej para tij, pasi, siç thoshte ai, e njihte mirë se çfarë grindaveci e pijaneci ishte Maksuti. Tërheqjen ua këshillonte edhe të tjerëve.
Edhe ky është i interesuar për policët, për oficerët dhe për çmimet. Dëshira e tij e madhe ishte që të vinte Rahman Dedaj në vend të Maksutit. Dinte dhe na tregonte vazhdimisht anekdota kundër Titos, serbëve, etj. Këto i tregonte edhe në praninë e Vehbiut, por jo para të tjerëve. Gjithmonë pas vizitave ky bënte shënimet në libër dhe të tjerët firmosnin. Nga çdo qytet dërgonte shumë kartolina dhe kërkonte të vinim firmat të gjithë ne dhe në disa raste ngulte këmbë të shkruanim plotësisht emrin dhe mbiemrin.Kërkoi pjesë teatrale të dramatizuara nga Radio-Tirana, karikatura nga Hosteni, dhe duhan “taraboshi” për llullën (la kërkesën t’i dërgohen disa pako me duhan të tillë).

Ishte i dhënë pas numizmatikës (mblidhte lekë); pretendonte se djali i tij pesëmbëdhjetëvjeçar e kishte porositur për një gjë të tillë. Kishte mjaft valutë (dollarë), bleu shumë suvenire.
Shpesh përmendte, si me shaka, “Po të vinja disa vjet më parë, nuk do të kthehesha se më pëlqejnë shumë vajzat këtu, do të dëshiroja ta martoj djalin…”.
Ai theksonte se duhej marrë parasysh gjendja, kushtet në të cilat ndodheshin, se tani për tani kryesorja është që të luftohet për të shfrytëzuar deri në maksimum të gjitha të drejtat që ua siguronte kushtetuta.

Premtoi se nga Shqipëria do të shkruante si “Shënime udhëtimi” 4-5 vjersha. Fliste kundër serbëve, admironte kroatët. Rifati sugjeroi se do të ishte mirë që t’u krijohej mundësia sa më shumë që të jetë e mundur për të ardhur në vendin tonë,shkrimtarëve dhe publicistëve, jo vetëm kosovarë, por edhe të atyre që janë miq të Shqipërisë, të cilët kanë folur e shkruar mirë për Shqipërinë.

Ai tha se një artikull i shkruar në gazetën “Delo” të Lubjanës nga poeti dhe publicisti Herman Vogël bëri jehonë të madhe. Studentët e Lubjanës u ngritën në demonstratë për të zbatuar parimet e arsimit, të shkollës shqiptare, si në Shqipëri. Ata mbanin në duar gazetën “delo”, ku ishte botuar edhe një fotografi e Llazar Siliqit. Rifati tha se gazetari Drago Karl i gazetës “Delo”, që e simpatizon Shqipërinë, ka kërkuar të vijë në Shqipëri. “Mendoj, – vuri në dukje, – se do të ishte pozitive kjo vizitë, pasi është gazetar me kurajë, dhe sipas mendimit tim, do të ndriçonte drejt situatën që ekzistonte sot në Shqipëri, duke hedhur poshtë parullat antishqiptare”.
Rifati hiqej sikur ishte kundër sistemit të vetadministrimit në ekonominë jugosllave, duke e konsideruar si një dështim.

Agim Deva – redaktor përgjegjës i Gazetës së pionierëve, organ informativ. I biri i Veli Devës, personalitet i njohur në Jugosllavi. Ka kryer studimet e larta në Prishtinë. Dhe tani përgatitet për të mbrojtur magjistraturën.

Shumë i ri në moshë, i datëlindjes 1948.

Në pamje të parë duket i qetë, por në të vërtetë e përmbante veten. Ditët e para nuk fliste fare. Më vonë filloi të flasë, por pak. Më tepër dëgjonte, ndiqte me vëmendje bisedat e të tjerëve. Është pak mendjemadh dhe mbahet për pozitën që ka i ati.

Në hotel vazhdimisht flinte me Qamil Batallin. Me të gjithë bisedonte njëlloj. Me Maksut Shehun ka pasur raste kur janë zënë edhe në praninë tonë, siç qe rasti gjatë rrugës Librazhd-Elbasan. Zënka ishte për çështje rrogash dhe përgjegjësia në organet që nxjerr Enti botues “Rilindja”. Kaluan në ofeza reciproke. Të tjerët nuk ndërhynë. Më vonë Rifat Kukaj sqaroi: – “Gjithmonë tërhiqemi në raste të tilla, se Maksuti është nevrik, don t’i shkojë e vetja, është grindavec”.

Ndërsa Agimi tha mënjanë:
– Vetëm unë ia thyej hundët Maksutit, se mua s’ka ç’më bën.
Agimi ka kritikuar shokët për nënvleftësim nga ana e tyre të letërsisë kosovare gjatë bisedës që u bë në Shtëpinë Botuese “N. Frashëri”. Edhe për këtë janë zënë. Maksuti ka ndërhyrë dhe duke përkrahur Agimin, e ka ofenduar rëndë Vehbi Kikajn. E shau nga nëna. Vehbiu nuk i është përgjigjur.
Agimi interesohej shumë për dallimin nga veshja të oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve dhe policëve. Interesohej gjithashtu a mësohet gjuha kineze në shkollat tona, a ka shumë kinezë dhe ç’rroga marrin. (Megjithëse rrallë kanë parë kinezë, policë, oficerë dhe ushtarë).
Agimi njihte mirë kursin e këmbimit të lekut me dinarin dhe anasjelltas, bënte përllogaritje në çast.

Ngrinte shumë çështjen e arsimit në Kosovë, si kundërpeshë e zhvillimit të sistemit tonë arsimor, për të cilin fliste fjalë të mira. Gjatë bisedave për bursat dhe arsimin në Kosovë pranonte deri diku vartësinë e studentit nga ndërmarrjet ekonomike, të cilat u jepnin bursën ose u akordonin hua studentëve, me kushte që ata, pas kryerjes së studimeve, të punonin në atë ndërmarrje për disa vjet, derisa të shlyenin detyrimet.

Agimi u habit, kur pa sa afër ishte Korfuzi me Sarandën dhe kufiri në përgjithësi. Nuk mund ta merrte me mend që flota e 6-të amerikane dhe ajo sovjetike të silleshin aq afër Shqipërisë.
Ditët e fundit filloi t’i miratonte sukseset tona në shumë fusha, por gjithmonë me ton zyrtar. Përdorte shpesh fjalët “na befasuat”, “shumë befasime na bëtë!” d.m.th., pamë e mësuam ato që nuk i prisnim.

Më datën 23 nëntor, një ditë para se të largoheshin nga Tirana tha se ishte i sëmurë, qëndroi në shtrat në “Dajti”, nuk u ul të hante mëngjesin. Kur i thamë për vizitë mjekësore, nuk pranoi, duke theksuar se e kishte nga lodhja. Ne dyshojmë se ai u shtir i sëmurë me qëllim që të ndahej nga grupi për të bredhur nëpër dyqane ose për të takuar ndonjë njeri nga të Ambasadës. Në orën 11.30 nuk ka qenë në dhomë. Dhomën e ka lënë rrëmujë të hapur. E takuam jashtë para monumentit të V. I. Leninit. Tha: dola pak për ajër. Të nesërmen u vërtetua se kishte dalë nëpër dyqane. Këtë e tha vetë.

Agimi një ditë, pasi grupi ishte në Ambasadën jugosllave, është takuar për më shumë se një orë me përfaqësuesin e shoqërisë së aviacionit jugosllav JAT. Na tha: “Këmbeva disa dinarë”.
Gjatë udhëtimit për në Hanin e Hotit, Qamil Batalli në prani të Vehbi Kikës tha se kishte biseduar me Agimin për më se dy orë, e kishte lënë të shprehte mendimet e veta për vizitën. Qamili tha se Agimi kishte ndryshuar shumë gjatë vizitës. Të tjera mendime kishte në ditët e para, të tjera më vonë. Dhe, siç deklaroi Qamili, në mos qoftë propagandist i sukseseve të Shqipërisë, kur të kthehet në Kosovë, do të jetë një njeri që nuk do ta gëlltitë propagandën bajate që bëhet kundër jush. U bë mirë që erdhi Agimi në Shqipëri!

Agimi, në fillim i heshtur, mbas ditës së pestë dhe të gjashtë, nisi të hapet. Më rrallë fliste në prani të të tjerëve, më tepër në veçanti, por përsëri përpiqej t’i peshonte mirë fjalët dhe nuk bisedonte gjatë.

Dy ditët e fundit ka biseduar më shumë me Vehbiun e Qamilin. Kështu na thanë. Dhe i ka çuditur ata me konsideratat e miratimet për vendin tonë. Këtë e kemi vënë re edhe ne.
Në darkën e lamtumirës Agimi ka biseduar gjatë me profesor Androkli Kostallarin, që e kishte pranë. Bisedën e nisi me problemet e gjuhës shqipe dhe të albanologjisë dhe kaloi në disa probleme të tjera.

Ai, ashtu si edhe të tjerët, i foli profesor Androkliut për konsideratën e lartë, për sukseset e studimeve shqiptare në fushën e albanologjisë, për rolin e tyre në zhvillimin e gjuhësisë shqiptare në Kosovë. Ai tregoi se përmbajtja e lartë cilësore e studimeve albanologjike (botimet dhe ligjëratat), mendimi teorik shkencor dhe përpunimi i gjuhës kanë lënë gjurmë në shkollat dhe në inteligjencën e Kosovës. Ai tha: “Kongresi i Drejtshkrimit është vlerësuar shumë dhe ka ushtruar ndikim të madh në Kosovë.

Jehona e tij vazhdon edhe sot, jo vetëm në qytetet, por edhe tek arsimtarët e fshatrave, të cilët janë shumë të etshëm për dije. Arsimtarët e fshatit kërkojnë tekste mësimore shqiptare, sidomos për lëndët gjuhë e letërsi. Kur Agimit iu dorëzuan librat, dhuruar nga Instituti i Gjuhës dhe letërsisë (vëllimet mbi Kongresin e Manastirit dhe mbi Kongresin e Drejtshkrimit, mbi normat e gjuhë letrare si dhe dy vëllime me përmbledhje studimesh gjuhësore), tha: “Ky është një nder shumë i madh për mua. Këto libra do t’i mbaj në një vend të dukshëm, si librat më të çmuara që kam në shtëpi”.

Duke folur për futjen e normave të gjuhës letrare, Agimi tha: “Tani bëhet përpjekje që edhe në botimet tona të kultivojmë gjuhën e sotme letrare shqipe. Bile edhe në gazetën e pionierëve përpiqemi të zbatojmë rregullat e sprovuara nga Kongresi i Drejtshkrimit. Në Kosovë tani thuhet: të shkruajmë me gjuhën e gazetave e revistave “Drita”, “Zëri i Popullit”, “Nëntori” dhe “Mësuesi”, etj. Te shkrimtarët tanë vihet re një përpjekje e dukshme në këtë drejtim. Në qoftë se ndonjë gjë nuk e kemi arritur në shkallën e duhur, kjo nuk ndodh se ne nuk dëshirojmë, por sepse kaq janë fuqitë tona, kaq e njohim gjuhën letrare. Por ne jemi optimistë për të ardhmen”.

Agimi, pasi ngriti lart sukseset në fushën e albanologjisë, profesor Kostallarit i tha se, para se të vinte në Shqipëri, kishte dëgjuar fjalë të mira për Shqipërinë, në përgjithësi për zhvillimin e vendit pas çlirimit; ndërsa nga tregimet e babait dinte se Shqipëria para çlirimit ka qenë një vend i prapambetur dhe i mjeruar. “Ato që pashë me sytë e mi, – vuri në dukje Agimi, – sidomos veprat e mëdha të pesëvjeçarëve, objektet e reja si kombinati metalurgjik i Elbasanit, uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, zona e naftës, ndërtimet e sistemimet bujqësore, pallatet e kulturës, pallati i pionierëve e shumë objekte të tjera më mahnitën. Ato që pamë i tejkaluan shumë parashikimet tona jo vetëm të miat, që jam i ri, por edhe të shokëve të mi, më të moshuar. Me këto realizime Shqipëria pas 5-7 vjetësh do të bëhet një vend që ka për t’ua kaluar të gjithëve (dhe këtu iu mbushën sytë me lot)”.

Duke folur për babin e vet, Veli Devën, i cili tani është Drejtori i Kombinatit të Trepçes (sipas tij këtu ka ardhur me kërkesën e punëtorëve – Veliu është akoma në forumin e lartë udhëheqës në Beograd, por formalisht, deri në zgjedhjet e reja), Agimi vuri në dukje thjeshtësinë dhe karakterin popullor të babait. Ai deklaroi:
“Babai na porosit ne fëmijëve të vet, mos harroni se jeni nga një familje e varfër, se babai i juaj ka vuajtur për bukën e gojës, mos harroni origjinën tuaj, jetoni thjeshtë dhe vetë bën një jetë të tillë. Na këshillon të mos ndjekim modat në veshje, në mënyrën e të sjellurit. Ne kemi në disa qytete bijtë e disa të pasurve me mirëqenie, që ndjekin modat ekstravagante e që nuk mësojnë në shkolla. Në masë rinia kosovare jeton thjeshtë. Fshatarët nuk kanë kohë e mundësi me u marrë me modat. Mësuesit e fshatit, për shembull, edhe japin mësim, edhe punojnë tokën e tyre në fshat.

Babai flet me nostalgji për Shqipërinë, na kujton vitet e fëmijërisë dhe të rinisë, kohën kur i doli bursa në Krumë për të vazhduar gjimnazin e Shkodrës, na tregon vendet ku ka mësuar e luftuar në Shqipëri, për shokët e tij, që tani janë bërë kuadro e thekson ata janë bërë të tillë sepse kanë qenë njerëz të thjeshtë, sepse luftuan me armë në dorë për çështjen e atdheut. Babai më la edhe një porosi, po të më jepej rasti t’i transmetoja të fala shokut të tij të ngushtë të klasës dhe të jetës në konvikt, Demlush Thaçit. Më tha: jepja të falat Demlushit, në qoftë se ai ka pasur qëndrim të mirë deri në fund, jo vetëm gjatë luftës, por edhe më pas, dhe në qoftë se dhe tashti nuk është në pozita armiqësore me partinë. Këtë porosi desha t’ua thosha shoqëruesve, por ndruhesha në fillim. Kur pashë prirjen e ngrohtë që m’u bë, mora guximin dhe po ju them”.

Agimi tha se babai ka nostalgji të vazhdueshme për shokët e shkollës në Shqipëri, dhe po të vinte ndonjëri prej jush (iu drejtua prof. Kostallarit), që keni qenë në një konvikt, do ta pinte me gjithë qejf një kafe me ju.Agimi dy herë iu afrua profesor Bedri Dedjes t’i shprehë një mendim duke thënë letërsia shqipe për fëmijë ka arritur suksese të mëdha dhe propozoi që të bëhet një antologji e përbashkët e letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe për të cilën ai do të merrte përsipër, nëpërmjet shtëpive botuese jugosllave, ta botonin në gjuhë të huaja. Agimi e përsëriti këtë mendim në takimin e parë dhe në darkën e mirëseardhjes.