33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7754

Skandali në Sarandë: Ja biseda në zyrën e Agron Canes me nënën e minorenes (Video)

0

Agron CaneNews 24 ka transmetuar videon e skandalit të përfaqësuesit të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Në videon që në pjesën më të madhe është pa figurë, por vetëm me dialogun mes Canes dhe gruas që më pas do të bëhej denoncuesja e tij, bashkëbisedimi zhvillohet në zyrën e 60-vjeçarit.
Gruaja, një vejushë 40-vjeçare, me tre fëmijë, i ka kërkuar t’i sigurojë një vend pune. Ndërsa përgjigja që merr nga Cane është se duhet t’i sjellë të bijën 14-vjeçare, e cila sipas tij ka nevojë për seks.

Ja biseda në zyrën e Agron Canes me nënën e minorenes:

Sekretari: Hyr! Hajde!
Gruaja: Çfarë bën ti ?
Gruaja: Mos se na shikojnë nga pallati. Ka njerëz në ballkon.
Sekretari: Ulu!
Gruaja: Po piva një cigare atje poshtë. Te puna u lodha shumë. Po pi cigare. Nga të mirat! Ti nuk i di të mirat e mia?
Sekretari: Bëj një çikë durim. Ti durove, tani kalove gjithë këto deri tani. Avash-avash do ti kalosh të gjitha. Je shumë e fortë, kupton? Ta dish!
Gruaja: Po pse ç’bëra unë më të veçantë nga shoqet?
Sekretari: Je e fortë, në kuptimin… Ç’bëre të veçantë…?! me këtë që hoqe…
Më poshtë është dialogu i plotë mes Agron Canes dhe gruas me inicialety E.G
Gruaja: E… thjesht nuk kam dashur që t’i bëj tjetrit qejfin, atij që nuk më do. Kam qënë si i thonë…
Sekretari: Ç’e ke këtë telefon të bardhë?
Gruaja: Ki ishte telefoni i Baftjarit. Po nuk e di se çfarë më ka. E çova për ta rregulluar. Lëre le të vazhdojë ashtu më tha, se nuk e di… i ka filluar djali në spital. Djalë xhaxhai. Hë mo, ai i komunës. Po pres të vijë vajza. Tani, vajza mua më tha kështu: “… dua ta di sesi do ashtu…” do t’ia them unë në telefon asaj. “Se unë kam frikë”, më tha mua. “Kam frikë”!!!… Hera e parë që ka një…
Sekretari: Avash, avash!
Gruaja: Mbylle një çikë atë dritaren. Se s’dua të na dëgjojnë. Le të na shikojnë, të paktën… por…
Sekretari: As na dëgjojnë, as nuk shikojnë moj motër, po hë…
Gruaja: Po ka njerëz atje në ballkon.
Sekretari:… por nuk shikojnë. Po nuk shikojnë moj, ka perde.
Gruaja: Çfarë thua ti mo?!
Sekretari: E mirë, mirë!
Gruaja: Njeriu, hija duket…
Sekretari: Rri me mua… Se s’di ti se si është, kush është… Avash-avash! Me kujdes! Siç të thashë unë. Do ta mbaj unë si një lule të vogël. S’ke besim ti?
Gruaja: Ore unë kam besim por nuk di ajo… Se ajo nuk ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale.
Sekretari: Po mirë mo bashkë… Do të jesh dhe ti atje apo si i thonë…
Gruaja: Eeeee pffff! Unë i thashë. Thotë që…. Ai i thashë unë, do që të jem dhe unë në… ashtu… Dhe, domethënë, u ndje keq… Është normale që …
Sekretari: Po pra, më mirë të mos jetë ajo. Unë ta vesh ty, më mirë rri jashtë. Ç’ke ti! E gjejmë rastin. Vemi te shpia, mos ça kokë ti. Ti dil jashtë. Unë rri gjoja me vajzën brenda. Shikojmë ndonjë gjë. Këtë nuk e bën ti, këtë gjë kaq?
Gruaja: E bëj unë..
Sekretari: Se dua shumë…
Gruaja: Nuk i shkon mendja asaj… Vërtetë! (qesh)
Sekretari: Gjëja më e bukur është… seksi.
Gruaja: Pse të është fiksuar kaq keq?
Sekretari: Mu ka fiksuar…Ma dha fiksimi, nuk e di pse.
Gruaja: Po ajo është e vogël. 14 vjeçe.
Sekretari: Punë e madhe, shoqet e saj e kanë filluar më shpejt….punën. ta jap unë me firmë.
Gruaja: E, nuk them që s’kanë filluar….
Sekretari: Sa më shpejt të q…. sa më shpejt ajo martohet… Vajza një nga problemet që ka. Vajza ka shumë hormone. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone. Vajza ka nevojë të bëjë një çikë seks. Ka ardhur djali me nusen dhe do të lëviz dhe unë…
Gruaja: “Epo m’varet”, tha ajo. “Se çfarë do ma… çfarë do…Dua të kem dëshmi… pastaj do… “ Me këtë sakrificë që po bën ti”, më tha mua. “ Që po më jep gjënë më të shtrenjët”.
Sekretari: Merre një çikë në telefon, hajde nxito tani…
Gruaja: Jo, jo, jo, më tha ajo: “Çfarë merr ti mami në këmbim nga kjo gjë?”
Sekretari: Mirë hajde ulu. Do bëjmë tregti tani?
Gruaja: Jo nuk është tregti. Unë nuk po them shko ti merr në bankë lekë apo merr borxh. Unë s’të kam ardhur ndonjëherë të të kërkojë lekë.
Sekretari: Jo, pra…
Gruaja: A bravo! Kam pasur probleme dhe sa herë të kam ardhur dmth… më ke….
Sekretari: Të kam pritur!
Gruaja: Më ke pritur shumë mirë. Por gjithmonë më ke kërkuar që të kesh marrëdhënie seksuale.
Sekretari: Sa më shpejtë të q… sa më shpejtë ajo martohet…
Gruaja: Nuk është puna atje. Nuk më kupton ku e kam…të paktën mirë me mua psh. Hajt… se unë jam e regjur… jam një 40 vjeç grua edhe sikur mos të thoja gjë, nga këto gjëra psh. Hajt se si i thonë bera qejfin…
Sekretari: Bëre qejfin…
Gruaja: Bëra qejfin… Kurse të japësh një fëmijë, një 14-vjeçare të bëjë atë punë
Sekretari: Është 15
Gruaja: Ajo në shkurt mbush 15. Ti je 50….sa je?? 60 vjeç?
Sekretari: Vajza një nga problemet që ka. Vajza ka shumë shumë hormone. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone. Vajza ka nevojë për një çikë seks. Ka ardhur djali me nusen dhe do të lëviz dhe unë …. Merre një çikë në telefon, hajde nxito tani…. Po i the ti bëhet. Se unë e di kush je ti… Unë të lexoj në sy ty. Vajza do të bejë shumë gjëra të mira… ta dish… unë kandidoj për kryetar bashkie… por po ia the njeriu këtë…
Gruaja: … jo nuk them gjë….
Gruaja-vajzës: Ku je moj? Këtu jam te zyra. Hajt!
Gruaja: Po më pret te shtëpia.
Sekretari: …. Po pret ë? Dhe ta dish. Do të kesh shumë gjëra në dorë…
Gruaja: Mbasi të kryesh marrëdhënie seksuale me të
Sekretari: Jo, jo, po qe ashtu lëre fare. Ti do ta provosh kur të hipim në krevat të tre.

Sondazhi: Shqiptarët bëjnë dashuri çdo ditë

0

Bejne dashuriShqiptarët të zjarrtë, u zjen gjaku, bëjnë dashuri cdo ditë të javës. Të paktën ky është rezultati në sondazhin me temën “Jeni cift? Sa herë në javë bëni dashuri?”.

Mbi 6 800 vota në këtë temë votuan opsionet e renditura ku 20.35 % klikuan përgjigjen ‘Cdo ditë’. Pati një kategori votuesish, 9.94% që nuk bëjnë asnjë ditë të javës dashuri, kurse rreth 18.14 %, bënin 3 herë në javë dashuri.

Rezultati:

Cdo ditë 20.35%

3 herë 18.14%

1 herë 14.19%

2 herë 13.93%

4 herë 9.94%

Asnjë ditë 9.13%

6 herë 8.55%

5 herë 5.76%

Totali Votave 6878

Ndërkaq, në temat soft, BalkanWeb ka sjellë një sondazh të ri, atë me tëmn, “A jeni të lumtur”.

Kujtesë! Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale.

Madonna feston 56 vjetorin dhe poston një foto ‘topless’

0

Madonna-lakuriq1Është mbretëresha e pop-it por edhe pse kanë kaluar kaq vite dhe ajo sot feston 56-vjetorin vazhdon të tërheqë vëmëndjen me energjinë e saj të pashtershme.

Madonna ka ndarë me fansat e saj në Instagram një foto ‘topless’ e cila ka vënë vetëm një palë mëngë në krahët e saj dhe asgjë tjetër e njëkohësisht dhe shkruan: ‘Me këtë veshje do të festoj ditëlindjen time sot’, duke falenderuar njëkohësisht të gjithë ata që i kanë shprehur urimet e tyre.

Edhe pse ka vite që është shkrepur është gjithmonë një kënaqësi të shikosh foto e saj sidomos kur ajo duket ‘hot’.Madonna-lakuriq

Madonna vazhdon të jetë aktive dhe energjike në skenë që nga viti 1980 e cila edhe pas 30 vitesh nuk e ka humbur shkëlqimin e saj.

Margarita Kadriu, ‘avokatja’ e PDK-së në Kushtetuese

0

Thaci me margarita kadriunPartitë politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, do t’i ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet në Gjykatën Kushtetuese, më 21 gusht.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas burimeve të Indeksonline e ka mandatuar Margarita Kadriun, të jetë në rolin e avokates në këtë seancë.

“Margarita është përfaqësuese e PDK-së me 21 gusht në Gjykatën Kushtetuese”, ka treguar shkurt ky burim.

Deri më tani, mësohet se për koalicionin LDK-AAK-Nisma është mandatuar edhe pse jo zyrtarisht, Vjosa Osmani, ndërsa nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Armend Shkoza.

Ndryshe, të gjitha partitë, në këtë seancë do të kenë kohë nga 10 minuta për të mbrojtur qëndrimet e tyre.

Zotimi në Prizren

0

Thaci e RamaKryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Prizren, do të ndjekë nga afër festivalin ndërkombëtar të filmit Dokufest së bashku me Kryeministrin Hashim Thaçi, të cilët do ta mbështesin atë, ashtu siç kanë premtuar një vit më parë.

“Një vit më parë me Kryeministrin Hashim Thaçi zotuam se të dyja Qeveritë do ta mbështesim bashkërisht Dokufestin! Sonte në Prizren, zotimi bëhet fakt”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të “Dokufest”-it

0

jahjaga ne dokufestPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të festivalit të XIII ndërkombëtarë të filmit dokumentar “Dokufest”, që u mbajt në kinemanë “Lumbardhi”, në Prizren.

“Dokufest” është hapur sot në mbrëmje, hapjen e të cilit e ka transmetuar direkt KTV-ja.

Sivjet DokuFesti hapet me “Everyday Rebellion” dhe mbyllet me shfaqjen e “20 feet from Stardom”.

Shqipëri-Kosovë: Patrullimi i përbashkët i dy policive, sukses kundër krimit

0

kontroll policiaNjësitë e specializuara të Policisë Kufitare të Shqipërisë, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Kosova, po tregojnë suksese në luftën kundër krimit dhe kontrabandës.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, patrullimi i përbashkët i kufirit ujor dhe të gjelbër Shqipëri-Kosovë në pikat kufitare Morinë dhe Vërmicë bëri të mundur parandalimin e 22 rasteve të kontrabandës me mallra.

Shaban Osmanolli, udhëheqës i njësitit patrullues të Policisë Kufitare të Kosovës u shpreh se rezultatet e patrullimit të përbashkët kanë qenë shumë të efektshme, siç ishte rasti i kontrabandës me duhan dhe parandalimi i kalimeve ilegale si dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndërkohë, për kontrollin e ujërave territoriale në Vërmicë dhe Morinë po përdoret një motobarkë e përbashkët e dy vendeve.

Ndërsa vëzhgimi i terrenit kryhet nga ekipe të specializuara të dy policive, duke bërë që numri i rasteve të kontrabandimit të ulet ndjeshëm.

Zonat kufitare të Qarkut të Kukësit, shpesh janë keqpërdorur nga individë apo grupe për kalim mallrash kontrabandë. /shekulli/

Policia konfiskon pistoleta e plumba në Rahovec dhe Malishevë

0

ArmaPolicia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë në Xërxe të Rahovecit dhe një në Marali të Malishevës. Bashkë me pistoletat janë konfiskuar edhe disa plumba

“Gjatë kontrollimit në shtëpitë e dy të dyshuarve Policia ka gjetur dhe konfiskuar në Xërxë, një pistoletë’ SIG Super me’ një karikator me 14 fishekë të kal. 9 mm. dhe një AK/47 me një karikator”, njofton Policia e Kosovës.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia po ashtu ka konfiskuar një armë dhe plumba në fshatin Marali të Malishevës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti në një aheng familjar (dasmë) kishte shtënë me armë zjarri në ajër”.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një me pistoletë gas si dhe 10 copë fishekë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”/PrizrenPress.com/

Mbytet me traktor një person në Dragash

0

traktori1Një person ka humbë jetën aksidentalisht në fshatin Buqe të Dragashit. Aksidenti tragjikë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar.

“Viktima derisa ka qenë duke drejtuar traktorin është aksidentuar dhe ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima sipas mjekëve ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./PrizrenPress.com/

Policia në Prizren: Merrni nuse pa krisma të armëve

0

nusja_me_duvak555555555Policia në Prizren ka kërkuar të shtunën nga qytetarët që të mos i përdorin armët në ahengje dhe dasma familjare.

Rreshteri Vesel Gashi, tha se përdorimi i armëve rrezikon jetën e pjesëmarrësve në dasmë.

“Kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes nga krismat e pa kontrolluara,sepse ato po shkaktojnë krime dhe po rrezikojnë jetën e të tjerëve”, tha Gashi për TV Besa.

Sipas tij, përdorimi i armëve nëpër dasma është shtuar kohën e fundit. /PrizrenPress.com/