Shqipëri-Kosovë: Patrullimi i përbashkët i dy policive, sukses kundër krimit

kontroll policiaNjësitë e specializuara të Policisë Kufitare të Shqipërisë, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Kosova, po tregojnë suksese në luftën kundër krimit dhe kontrabandës.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, patrullimi i përbashkët i kufirit ujor dhe të gjelbër Shqipëri-Kosovë në pikat kufitare Morinë dhe Vërmicë bëri të mundur parandalimin e 22 rasteve të kontrabandës me mallra.

Shaban Osmanolli, udhëheqës i njësitit patrullues të Policisë Kufitare të Kosovës u shpreh se rezultatet e patrullimit të përbashkët kanë qenë shumë të efektshme, siç ishte rasti i kontrabandës me duhan dhe parandalimi i kalimeve ilegale si dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndërkohë, për kontrollin e ujërave territoriale në Vërmicë dhe Morinë po përdoret një motobarkë e përbashkët e dy vendeve.

Ndërsa vëzhgimi i terrenit kryhet nga ekipe të specializuara të dy policive, duke bërë që numri i rasteve të kontrabandimit të ulet ndjeshëm.

Zonat kufitare të Qarkut të Kukësit, shpesh janë keqpërdorur nga individë apo grupe për kalim mallrash kontrabandë. /shekulli/

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit