37.7 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025
Home Blog Page 7758

Fletëarrest ndërkombëtar për Lavdërim Muhaxherin

0

Lavdrim MuhaxheriINTERPOL-i ka pranuar kërkesën e autoriteteve kosovare që Lavdërim Muhaxheri, të përfshihet në sistemin e kërkimit të policisë ndërkombëtare.

Vendosjen e kosovarit që aktualisht po lufton në Irak, nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Levanit, në listën e të kërkuarve të Interpolit e ka konfirmuar për Radio Kosovën, Gjykata Themelore në Ferizaj.

Lavdërim Muhaxheri është kosovari i radhës që do të jetë i postuar në rrjetin kërkues të INTERPOL-it, si person me rrezikshmëri të lartë. Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, (Interpol) ka pranuar kërkesën e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e kërkon Muhaxherin për veprime të terrorizmit dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak.

Sahit Krasniqi, gjykatësi që ka lëshuar vendimin e fletëarrestit ndërkombëtar për Muhaxehrin ka konfirmuar se nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Ministrisë së Drejtësisë është njoftuar se kërkesa për fletëarrest ndërkombëtar është aprovuar. Në këtë mënyrë prej tani Muhaxheri do të jetë njëri nga të kërkuarit e Interpolit.

“E kam lëshuar vendimin për fletëarrest ndërkombëtar pasi janë kryer dy procedurat tjera fletëarrest lokal dhe fletëarrest qendror. Kam marrë konfirmimin se kërkesa është pranuar dhe presoni (Lavdërim Muhaxheri) tani e tutje do të jetë i postuar në faqen e Interpol-it”, i ka thënë Krasniqi, Radio Kosovës.

Përderisa për Muhaxherin është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar, sipas Gjykatës ekziston edhe një grup tjetër personash ndaj të cilit janë aplikuar masat e fshehta (përgjimet), pikërisht nën dyshimet për terrorizëm.

Fletëarresti për Muhaxherin sipas zëdhënëses Liridona Kozmaqi e është kërkuar nga Prokuroria Speciale. ”Me 2 maj 2014, Prokuroria Speciale i është drejtuar Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj, me kërkesë që të lëshoi letër-rreshtim ndërkombëtar, kundër Lavdrim Muhaxherit”, i ka thënë Kozmaqi Radio Kosovës.

Tre muajt e gjysmë pas kërkesës për flëtëarrest ndërkombëtar për Muhaxherin, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi shpjegon se raste të tilla kërkojnë procedura urgjente dhe ato është dashur të kryhen më shpejt.

Sahit Krasniqi, gjykatësi i Themelores në Ferizaj që ka vendosur në këtë rast ka thënë se Interpol-i ka kërkuar një varg procedurash derisa është dhënë pëlqimi për ta kualifikuar Muhaxherin si të kërkuar me nivel të lartë të rrezikshmërisë.

Zyrtarisht Prokuroria Speciale e Kosovës kishte nisur në janar të këtij viti hetimet ndaj Lavdërim Muhaxherit dhe disa personave të tjerë të dyshuar të jenë përfshirë në aktivitete terroriste.

Muhaxhiri në muajin korrik tronditi botën duke postuar një fotografi tek po i priste kokën një të mituri. Fotografi kjo që u pohua të jetë e vërtetë nga familjarët e tij.

Përderisa sipas autoriteteve kosovare Muhaxheri është regjistruar në sistemin kërkues të Interpolit, të dhënat e tij akoma nuk janë vendosur në faqen e dukshme të kosovarëve të kërkuar për krime të ndryshme.

Pas fletëarrestit ndërkombëtar për Muhaxherin, miratimi i ligjit që ndalon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftëra jashtë vendit, duket se do të ngrit volumin e kërkesave për fletërraste të reja.

Vetëm mbrëmë, 11 të lënduar në Rrugën e Kombit

0

Autostrada ShqiperiseAksident në rrugën e kombit, lëndohen dy shtetas nga Kosova. Ndërsa në një aksident tjetër pak kilometra pa hyrë në pikën kufitare janë lënduar nëntë të tjerë.

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme, në segmentin rrugor Morin-Kukës, në vendin e quajtur Fushorja e Uzinës. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas nga Kosova, bashkëshortë, të cilët po udhëtonin me automjetin e tyre i cili ishte përplasur me një automjet tjetër të tipit kamionet, raporton RTK.

Ky i fundit po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, ndërkohë, qifti udhëtonte drejt Kosovës. Dy personat e lënduar kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit, ndërsa më pas janë trajtuar në Prizren.

Mjeku kujdestarë Sadri Hulaj raporton se dy bashkëshortët janë jashtë rrezikut për jetë. Po mbrëmë në spitalin e Prizrenit, kanë kërkuar ndihmë edhe 9-të persona të tjerë të lënduar në aksident komunikacioni, 6-të nga Podujeva dhe 3 nga Prishtina.

Edhe këta po udhëtonin drejt Shqipërisë për pushime, pohon Hulaj , ndërsa thotë se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë. Në këto ditë të fundit të sezonit turistik në Shqipëri, ka një shtim të aksidenteve rrugore.

Policia e dy vendeve apelon tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugorë me qëllim që shmangen aksidentet, të ruhet jeta e gjithë udhëtarëve.

2po2 dhe Capital T lansojnë ‘bombën’! (Video)

0

2po2-dhe-Capital-TE kjo verë nuk mund të ishte interesante pa 2po2 dhe Capital T. Dy reperët më të sukseshëm kanë publikuar videoklipin e ri që titullohet ‘Posh’.

Pas suksesit me këngën “Facedown”, 2po2 vendosi përsëri që bashkë me nipin, Capital T të sjellin bombën e kësaj vere.

Kënga ka një tematikë ku trajtohen femrat që kërkojnë jetë luksoze dhe që bëjnë jetë duke u varur nga të ashtuquajturit “sponsorët”, dhe është Besniku që në repturën e tij tregohet fatal duke treguar nivel shumë të lartë të tekstshkrimit.

Muzikën e kësaj këngë e ka bërë Mixey, ndërsa videon e ka realizuar ProVideo.

“EC Ma Ndryshe”: Hapeni komunën për qytetarët

0

Foto nga konferenca3Komuna e Prizrenit vazhdon të jetë e mbyllur, në çdo kuptim të fjalës. Përveç nivelit të ultë të transparencës dhe llogaridhënies, zyrtarët politikë të komunës punën e tyre e kryejnë brenda një ndërtese të fortifikuar që e mban qytetarin larg komunës edhe fizikisht. Gardhi rrethues i ndërtesës së komunës së Prizrenit (i cili, shih ironinë, njihet si Shtëpia e Bardhë) është simboli i mbylljes dhe mungesës së transprencës në qeverisjen lokale. Për më tepër, hapësira publike të cilën e rrethon ky gardh është totalisht e pashfrytëzuar, duke ia mohuar qytetarëve edhe mundësinë për ta shijuar atë.

Hajrulla Çeku, drejtor ekzekutiv OJQ-sw “EC Ma Ndryshe”, tha se mungesa e transparencës në qeverisje, mungesa e hapësirave të gjelbërta në qytet dhe zaptimi i paarsyeshëm i hapësirave publike, ka shtyrë “EC Ma Ndryshe” që të propozojë një vizion të ri për shfrytëzimin e hapësirës publike rreth ndërtesës së komunës së Prizrenit.

“Qëllimi i organizatës është që të nxisë diskutim mbi mënyrën e trajtimit të hapësirës publike në Prizren. EC Ma Ndryshe beson që qyteti ofron mundësi të shumta për të kthyer hapësirën publike në shërbim të qytetarit. Ky parim duhet të vlejë mbi të gjitha për hapësirat rreth ndërtesave të institucioneve, pasi që qytetari duhet të ketë edhe qasje fizike në punën e të zgjedhurve të tyre politikë”

Përmes prezantimit vizuel të bashkëngjitur, EC Ma Ndryshe ofron një vizion se si duhet rimenduar trajtimi i hapësirës publike, duke u fokusuar në ndërtesën e komunës së Prizrenit.

“Ky vizionim u realizua në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë: gratë, pleqtë, të rinjtë, personat me nevoja të veçanta, banorët e lagjeve të varfra, kultura dhe mjedisi. Ky vizionim është rezultat i diskutimeve të shumta me qytetarët dhe është gërshetim i kërkesave dhe nevojave të një numri të madh të grupeve të komunitetit në Prizren”

Për të jetësuar këtë vizion, komunës së Prizrenit i rekomandojmë:
– Largimin e menjëhershëm të gardhit (rrethojës) që e pengon qasjen fizike të qytetarit në ndërtesën e komunës dhe hapësirën publike përreth saj,
– Shtimin e hapësirës së gjebërt përreth ndërtesës së komunës për t’i dhënë lagjes ku gjendet ndërtesa një oazë për frymëmarrje që i mungon,
– Shpalljen e një konkursi publik për t’i ftuar artistët, arkitektët dhe qytetarët tjerë që të konkurrojnë me ide konkrete për të intervenuar në atë hapësirë,
– Zbatimin e kësaj qasje edhe në pjesët tjera të qytetit, e sidomos në hapësirat rrethuese të institucioneve publike.

Prizreni nis festën për “DokuFest”

0

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefNjë ditë para hapjes zyrtare të ngjarjes më të madhe filmike në Kosovë, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, Prizreni si nikoqir është në atmosferën festive, përderisa në qytet janë shpalosur flamuj dhe materiale të tjera paralajmëruese dhe se aty-këtu afër objekteve historike tashmë shihen vizitorë të rinj, pjesëmarrës në këtë ngjarje kulturore, që zyrtarisht hapet mbrëmjen e së shtunës, më16 gusht.

Prizreni ka bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e edicionit të trembëdhjetë të “Dokufest”-it që nga shumëkush cilësohet si “limonadë ”, një lloj pije freskuese lokale e preferueshme shumë nga vendasit, gjatë sezonit veror kur temperaturat arrijnë deri në 39 gradë celsius.

Një buzëqeshje modeste dukej në fytyrën e Veton Nurkollarit, njërit nga drejtuesit e Festivalit, teksa rreth tij disa të rinj, të cilët lëviznin në punë për të bërë gati gjërat e planifikuara para fillimit të kësaj ngjarjeje kulturore.

Përfaqësuesja për media, Nita Dedaj, tha se Prizreni veq tashmë është në atmosferën “Dokufest”-it. “Kemi ndërtuar kinon te Kalaja dhe Kino-Lumin. Gjërat janë në përfundim. Ndërsa do të marrin pjesë mbi 200 mysafirë, artistë, njerëz nga vende të ndryshme të botës”, tha ajo.

Për një sistemim sa më mirë të pjesëmarrësve thonë se janë mobilizuar edhe lokalet hoteliere. Albert Gjonaj, menaxher në hotel “Centrum”, që ndodhet në qendër të Prizrenit, tha për “Zërin” se ka bërë gati 15 dhoma për të pritur mysafirët e “Dokufest”-it.

“Jemi përqendruar në kuzhinën tradicionale pa lënë anash edhe specialitet të huaja’, ka thënë ai. Ngjashëm rrëfejnë edhe pronarët e hotel “Prizreni”, hotel “Cleon” e pronarë të hoteleve të tjera të angazhuara për mysafirët.

Organizatorët thanë se pos në këto vende, mysafirët do të sistemohen edhe nëpër shtëpi private. “Kemi marrë dhoma me qira në 39 shtëpi të qytetit”, tha Deda.

Festivali mbahet nga 16 deri më 24 gusht dhe premton diçka për të gjithë. Një festival të filmit për fëmijë, ekspozita fotografie, punëtori informuese, shfaqje të dokumentarëve dhe filmave të shkurtë, DJ, ahengje dhe argëtim nëpër kafene.

Ermal Krasniqi, një i ri prizrenas tha se “DokuFest”-i po shndërron Prizrenin në një epiqendër gjatë verës, pasi që ky është një vendtakim për të gjithë në tërë rajonin.

”Përveç shfaqjeve të filmave, do të zhvillohen edhe ngjarje tjera të ndryshme si punëtori, ekspozita fotografike, kampe dhe koncerte. Pjesë e këtij edicioni do të jenë 237 filma nga 2.400 sosh sa kanë aplikuar. Ata vijnë nga vende të ndryshme, në gjashtë kategori garuese dhe 13 kategori speciale. Po ashtu, në kuadër të “Dokukids”, do të shfaqen edhe filma për fëmijë.

Ceremonisë së hapjes zyrtare i paraprinë ekspozita “Dokufoto” e autorit Donald VVeber, që hapet në rrugën e “Saraqëve”. Koordinuar nga fotografi kosovar Ferdi Limani, ekspozita “Barricade: The EuroMaidan Revolt” përmbledh portrete të njerëzve që Veber takoi në rrugë, një përmbledhje e kokteleve Molotov, që kanë qenë arma e zgjatur e protestuesve EuroMaidan në Kiev si dhe gjërat multi-milionëshe të presidentit, Yanukovich, të gjetura në rezidencën e tij luksoze në Mezhigirya.

Sipas programit të filmave të prezantuar në një katalog të përgatitur me shije, del se përmbajtja e filmave, që janë pjesë e edicionit të parë jubilar është e larmishme për nga historitë që rrëfejnë përmes personazheve nga më të ndryshmet.

Festivali ndërkombëtar i filmit, përveç organizatorëve të tij ka aktivizuar edhe institucione të tjera lokale, që të ndërmarrin aktivitete të ndryshme për të promovuar vlerat e qytetit të Prizrenit.

Drejtori Komunal për Zhvillim të Turizmit, Mesur Bytyqi, thotë se në këtë kontekst ciceronët do të jenë të gatshëm për prezantim të qytetit, në mënyrë që njerëzit e artit ta njohin sa më mirë edhe historinë dhe kulturën e këtij vendi.

Organizatorë e “Dokufest”-it presin që edhe sivjet një pjesë e publikut të jenë nga Prishtina e Tirana.

Organizimi i “Dokufest”-it mbështet materialisht nga Komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës së Kosovës, Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe një numër i donatorëve.

Kjo ngjarje kulturore për një javë do të rrisë edhe qarkullimin në Prizren, duke sjellë përfitime të mëdha për biznesin e këtushëm.

Blendi Fevziu, pushime në Firence me familjen

0

blendi fevziu me familjePër moderatorin e njohur të “Opinion”, pushimet kanë nisur tashmë. Pasi ka vizituar jugun e vendit, Blendi së bashku me familjen e tij është duke pushuar në Firence të Italisë. 

Casual dhe tepër i relaksuar, moderatori ka bërë këto shkrepje teksa vizitonte qytetin e vjetër. Blendi, bashkëshortja dhe vajza e tyre sapo kanë nisur turin nëpër vendin e Evropës.

Fevziu është ndër gazetarët që nuk është prononcuar ende për çështjen “Fullani”, duke lënë kështu pas aktualitetin për të shijuar stinën e verës.

Janet Jackon me album të ri, ia kushton vëllait Michael

0

Janet Jackson 4Janet Jackson pritet të hedhe ne treg një album të ri, gjatë këtij viti. Këngëtarja raportohet se është duke punuar në një projekt të ardhshëm dhe thuhet se do t’ia kushtojë atë vëllait të ndjerë, Michael, ndersa planifikon ta përfshijë edhe një këngë për të.

“Labeli është duke e shtyrë Janes dhe e ka shndërruar atë në prioritetin e vitit, që do të thotë se është një projekt me buxhet të madh”, ka thenr nje burim I afert me te.

“Është albumi i parë që ajo e lanson që nga vdekja e Michael në vitin 2009, andaj ajo ndjen se mund të përfshijë edhe një këngë për të”.

“Nëse albumi shitet mirë, ajo do të synojë të bëjë një turne botëror në vitin 2015”, ka thënë burimi.

Efektet anësore të një pranvere

0

Enver HasaniShkruan: Enver Hasani

Shtjellimet metafizike të doktrinës islame nga ana e vehabisto-sauditëve duhet trajtuar më me seriozitet nga strukturat e shtetit të Kosovës. Ky është misioni i Kosovës, si pjesë e botës euroatlantike, stofi kulturor i së cilës assesi nuk guxon të modelohet sipas recetave që kalojnë larg brigjeve të Bosforit. Kosova ka potencial moral, intelektual, social, politik dhe tjetër për ta tejkaluar këtë situatë. Pa asnjë dyshim
Kur nisi në Egjipt, në fillim të vitit 2011, Pranvera arabe nuk u cilësua si serioze, e aq më pak si një lëvizje me potencial për ndryshim në atë pjesë të botës. Kjo u pa nga fakti se me Egjiptin, Pranvera në fjalë mbaroi me ardhjen me referendum në pushtet të gjeneralëve disa muaj para kësaj.

Kjo, në fakt, këtu edhe nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi këtu dhe me këtë rast lidhet me efektet anësore të kësaj pranvere në Kosovë dhe përreth saj, efekte që nuk mund të kuptohen pa u kuptuar situata ndërkombëtare dhe raportit i forcave para 11 shtatorit 2001 dhe pas kësaj date.

Lufta e Ftohtë, pika konstante e referimit

Duhet të kalojë kohë e gjatë për t’u fshirë pasojat e sistemit ndërkombëtar që u krijua gjatë Luftës së Ftohtë. Balanci i forcave që u krijuan gjatë asaj kohe domosdo që ka pasur dhe ka efekte serioze në gjendjet dhe ndodhitë në botën arabe. Kjo për faktin se gjatë asaj kohe, ish-perandoria sovjetike, të cilën presidenti rus Vladimir Putin po synon ta emitojë, krijoji sisteme politike oligarkike, të cilat sunduan për gjysmë shekulli, duke lënë pas elita e kultura politike, privilegjet e të cilave vështirë se mund të eliminohen aq lehtë.

Vendet kyç të asaj bote, si: Egjipti, Siria, Irani, etj., kanë qenë nën ndikimin dominant ushtarak dhe ekonomik të ish-Bashkimit Sovjetik, gjendje që ka ndryshuar vetëm pas Pranverës arabe. Në fakt, me përjashtim të Arabisë Saudite, asnjë vend tjetër me peshë të madhe ndërkombëtare i asaj bote, nuk ka qenë në ndikimin kyç të vendeve të Perëndimit. Ndikimi i Perëndimit në këtë vend, duke qenë tolerant ndaj fesë në përgjithësi, ka prodhuar një situatë e cila ka prodhuar dhe po prodhon efekte paradoksale: ndërkohë që sauditët konsiderohen si vendi kyç ku ka lindur profeti Muhamed dhe versioni më i përhapur i islamit, islami sunit, orientimi i tij perëndimor, sikur ka paraqitur një hendikep për familjen mbretërore atje, hendikep që ata në mënyrë të vazhdueshme kanë synuar ta kompensojnë nëpërmjet ndihmës financiare dhe tjetër në përhapjen e versionit vehabisto-saudit të islamit. Ndjenja e të qenit vend i lindjes dhe i vdekjes së profetit Muahmed pa asnjë dyshim që e bën të pamundur që ky vend të mos jetë përhapësi dhe mbështetësi kryesor i islamit të versionit vehabisto-saudit. Toleranca perëndimore ndaj këtij pozicioni saudit ka qenë dhe mbetet e pandryshuar, si në kohën e Luftës së Ftohtë, ashtu dhe pas mbarimit të saj.

Kjo tolerancë ka nënkuptuar edhe lejimin e oborrit mbretëror saudit që të jetë aktiv ndaj vendeve e rajoneve që kanë pasur një islam sunit, por të një prejardhje krejt tjetër, siç është rasti i vendeve të Ballkanit (Kosova, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria).

Në të njëjtën kohë, me këtë pozicionim të Arabisë Saudite, vendet e tjera kyç arabe, të cilat kanë qenë nën ndikim direkt sovjetik, kanë vijuar politikën e tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë pas vitit 1990. Regjimet e tyre represive vazhduan me avazin e vjetër në politikën e jashtme, duke qenë peng i Rusisë, trashëgimtarit të ish-Bashkimit Sovjetik. Kjo gjendje u ndërpre me fillimin e Pranverës arabe, në fund të vitit 2010. Pranvera arabe, në vendet që kishin qenë nën influencën sovjetike, u tregua më e pamëshirë, më e dhunshme dhe më jotolerante, sepse nxori në syprinë konfliktet etnike dhe peshën konstante gjeopolitike e gjeostrategjike të këtyre vendeve në konstelacion ndërkombëtar.

Derisa konfliktet etnike reflektonin tërë barbarinë e regjimeve të kaluara nën të cilat kishin qenë të ngrira për dekada të tëra, konfliktet gjeopolitike e gjeostrategjike në këto vende dhe rreth këtyre vendeve, ish-satelitë të Bashkimit Sovjetik dhe më pastaj të Rusisë, ndikuan me intensitete të ndryshme në kohezivitetin e aleancave euroatlantike kundrejt botës arabe. Kjo, në veçanti, u pa pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, sulme që ndryshuan në tërësi prioritetin e agjendave të vendeve euroatlantike në planin ndërkombëtar.

11 shtatori, bingoja e Rusisë së Putinit

Pakkush ka mundur të vërejë pasojat afatgjata të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në politikën e jashtme ruse. Koheziviteti i krijuar në botën perëndimore dhe konsensusi i plotë i kësaj bote për sulmet në Afganistan, sikur u duk se po krijonte një “Pax Americana”, ku edhe rusët janë të një mendje.

Në fakt, kjo nuk ishte kështu. Pëlqimi rus në Këshillin e Sigurimit për sulme ushtarake ndaj regjimit taleban në Afganistan diktohej nga arsye krejt pragmatike që lidheshin me tri segmente. Në rend të parë, rusët e panë se angazhimi perëndimor kundër talebanëve dhe Al Kaeda-s do të ishte i gjatë dhe i kushtueshëm. Së dyti, kjo jo vetëm që do t’i shpenzonte burimet financiare e ushtarake të Perëndimit, por edhe kohën e mendjen. Dhe, së fundi dhe më kryesorja, rusët do të përfitonin nga kjo rrethanë për të eksportuar gazin e tyre natyror dhe për të krijuar një vartësi të një pjese të Perëndimit nga ky gaz, për t’i përdorur resurset financiare nga ky gaz për rivitalizimin e aparatit represiv policor e ushtarak.

Gati për një dekadë, Perëndimi sikur nuk është marrë me Rusinë, gjë që krijohej përshtypja se ajo përbënte një partner strategjik të Perëndimit në luftën e përbashkët kundër terrorizmit ndërkombëtar, me bazë islamin politik. Kjo mund të jetë dukur kështu edhe për faktin se Rusia ka një shumicë të konsiderueshme myslimane brenda saj, por edhe përreth vetes. Kjo dukje, nuk mund të jetë vetëm e tillë, dukje, e cila mashtron thellësisht, sepse problemet e Rusisë me islamin janë probleme për zgjerim territorial, siç janë problemet e tyre me të gjitha vendet e tjera, ndaj të cilëve ata kanë pretendime territoriale.

Thënë shkurt, tragjedia e 11 shtatorit 2001, për rusët ka qenë një bingo, sepse i ka mundësuar atyre të riorientojnë forcat e tyre në rivitalizimin e forcës represive dhe të ekonomisë së bazuar në oligarkinë ruse me në krye Vladimir Putinin, gjë që ka qenë e pamundur deri atëherë për shkak të rraskapitjes së brendshme të shoqërisë ruse dhe të humbjes së aftësisë konkurruese të saj në tregun e jashtëm (në të gjitha aspektet e tij). Kjo gjë ndryshoi me fillimin e Pranverës arabe.

Pranvera arabe, Siria, Kosova dhe kleri i saj mysliman

Në pjesën më të madhe të saj, Pranvera arabe ka pasur një diksurs që nuk ka dalluar nga ai i vendeve të ish-Evropës komuniste pas mbarimit të Luftës së Ftohtë. Kjo do të thotë se, krejt në mënyrë normale, popujt dhe elitat e këtyre revolucioneve përdorën recetat tanimë të njohura mbi liritë dhe të drejtat njerëzore dhe të minoriteteve, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Kjo qasje nuk u kontestua për një kohë të gjatë, derisa në Egjiptin pasrevolucionar u instalua një president që synonte me çdo kusht themelimin e një teokracie fetare që bazohej në një interpretim tjetër të islamit, që dallonte nga ai vehabisto-saudit, sepse ishte më nacionalist dhe më radikal ngaqë e vinte Izraelin në tapetin e fajit për çdo të keqe që kishin arabët. Sado që ka qenë i madh ndikimi rus në ekonominë e Egjiptit, megjithatë roli dhe ndikimi i ushtrisë në këtë vend u provua si vendimtar për moskthimin e këtij vendi nën orbitën ruse. Kështu nuk ndodhi me Sirinë.

Në fillim, ngjarjet në Siri u dukën si diçka që mund të tejkalohej me dialog e në mënyrë paqësore. Kjo, jo vetëm pse presidenti Bashar El Asad në fillim u tregua i gatshëm për lirimin e disa të burgosurve politikë dhe për fillimin e reformave, por edhe nga fakti se Perëndimi ndenji anash duke lënë opozitën siriane që vetë të ballafaqohej me situatën e krijuar. Situata e tillë nuk zgjati shumë, sepse regjimi në Damask e kuptoi se, në çdo kombinim, pakica alevite, në emër të së cilës sundonte ky regjim, nuk mund të mbijetonte. Mbijetesa e tij i dedikohej kryesisht pozitës së tij gjeopolitike dhe gjeostrategjike kundrejt Rusisë dhe Iranit.

Ky i fundit, pa asnjë dyshim, e kishte Sirinë si aleatin më të mirë për t’u mbrojtur nga akuzat e Perëndimit për armë bërthamore, kurse vetë Rusia e përdorte Sirinë për t’ia lidhur duart Perëndimit, në mënyrë që të vazhdonte konsolidimin e oligarkisë financiare e ushtarako-policore të presidentit Vladimir Putin. Kjo politikë ruse shpjegon edhe kundërshtimin e thellë të Moskës për ndërhyrje ushtarake ndaj regjimit në Damask, rrethanë që u pranua nga presidenti Barack Obama, me kusht që Bashar al Asad t’i dorëzonte armët kimike që posedonte. Ky dorëzim u krye në mënyrë të qetë dhe me kaq Perëndimi mbaroi punën e vet në Siri, duke lënë Pranverën arabe të kthehej në një atavizëm të vërtetë. Sado i qetë, ky proces u vonua tepër shumë dhe kjo vonesë i hapi rrugë mbytjes së opozitës properëndimore siriane dhe ngritjes në skenë të formacioneve radikale të diktuara nga islami politik i llojit më të skajshëm.

Shteti shqiptar, në këtë vonesë, dha, për fat të keq, një kontribut që do të ketë pasoja afatgjata në marrëdhëniet e tij me faktorin amerikan, aleatin kryesor të shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ka qenë kjo periudhë e vonesës në largim të armëve kimike në Siri, që edhe në Kosovë është ndier dhe atë në disa aspekte.

Gjithçka nisi në kohën e UNMIK-ut

Pas mbarimit të luftës në Kosovë, më 1999, ishte krejt naive të besohej dhe të pritej që administrata e Kombeve të Bashkuara do të kujdesej për rregullimin e statusit të bashkësisë islame në Kosovë. Kjo për faktin e thjeshtë se administratat e tilla, kudo që kanë qenë të pranishme, kanë treguar jokompetencë dhe jokohezivitet në ushtrimin e pushtetit politik, duke i lënë dyert e hapura për të gjitha llojet e proceseve negative, duke filluara nga korrupsioni, prostitucioni e deri te tolerimi i lëvizjeve radikale (fetare dhe ideologjike).

E njëjta gjë ndodhi edhe në Kosovë: kryesisht sauditët, por edhe vendet e tjera myslimane, ishin të pranishme me shuma të mëdha parash pas mbarimit të luftës, duke u fokusuar kryesisht në vendet e goditura më së shumti nga regjimi serb. Drenica, ta zëmë, e cila asnjëherë nuk ka qenë e njohur për ndonjë traditë të madhe fetare, u bë qendër e ndihmës financiare, me qëllim indoktrinimi të këtyre vendeve myslimane. Ndihma pa kontroll financiare e këtyre vendeve ka krijuar domosdo një shtresë njerëzish që kanë përfituar personalisht nga një gjendje e tillë, por që, për hir të vërtetës, ka lanë prapa një indoktrinim real te një pjesë e popullsisë, pasojat e së cilës po i shohim çdo ditë e më shumë.

Indoktrinimi intensiv, i bazuar në ndihmë nga jashtë, u ndërpre papritur vetëm me fillimin e Pranverës arabe, sepse këto vende filluan të merren me veten e tyre dhe me problemet e brendshme. As sauditët nuk ngelën imunë nga kjo pranverë, nisur nga frika deri në palcë që krijuan këto lëvizje për oborrin mbretëror saudit. Ka qenë kjo frikë nga ndryshimi i nxitur nga Pranvera arabe që shpjegon faktin pse ky oborr filloi koncesionet e para ndaj femrës myslimane atje, në disa sfera deri dje të paimagjinueshme. Efekti kryesor, ndërkaq, i kësaj pranvere kundrejt Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në përgjithësi, konsiston në atë se të gjitha ato vende, pa asnjë përjashtim, edhe për dekada të tëra do të orientohen nga vetvetja dhe jo nga jashtë, sepse, thjesht, më nuk mund të projektojnë asnjë forcë financiare, politike dhe tjetër jashtë kufijve të tyre politikë.

Efekti tjetër anësor kundrejt Kosovës është negativ. Kleri i Kosovës, një kohë të gjatë pas luftës, ishte në luftë të heshtur me elementet radikale të islamit kosovar të importuar nga vendet arabe, duke luftuar me fanatizëm për ruajtjen e posteve udhëheqëse klerikale, të cilat ky element i synonte pandërprerë. Kjo luftë e heshtur ndërmjet islamit tradicional kosovar dhe elementeve të importuara në kohën e UNMIK-ut, shkoi aq larg sa këta të fundit themeluan edhe vendet e faljes, xhamitë, nëpër vende e sipas mënyrave të pamiratuara nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Kosova ka potencial për tejkalimin e situatës

Si çdo konflikt social, edhe ky ndërmjet këtyre dy forcave për dominim në islamin kosovar, ka një zhargon dhe diskurs që arsyeton një pozicion apo një tjetër. Kleri kosovar, në vend se të përmirësojë gabimet e tij të bëra gjatë kohës së UNMIK-ut, me fillimin e Pranverës arabe, në veçanti me dështimin perëndimor në Siri si pasojë e mashtrimit rus me armët kimike dhe me dështimin e shtetit shqiptar, u angazhua në diskursin e urrejtjes ndaj çdo gjëje që shihej si islam tolerant, me bindje se me këtë do të fitonte simpatitë e popullsisë shumicë në Kosovë. Ky diskurs krejtësisht hakmarrës, nxitës, antisemit dhe anti çdo gjëje perëndimore, u duk sikur tolerohej nga publiku kosovar.

E, ky publik nuk është se e toleronte një diskurs të tillë. Më shumë qëndron fakti se publiku mbeti i tmerruar dhe gojëhapur nga çudia se si mund të predikohej aq hapur një islam i tillë, i paparë në Kosovë deri atëherë. Mbi të gjitha, kosovarët u çuditën dhe ngelën gojëhapur pse kleri mysliman i Kosovës duhet të merrej qoftë me rekrutim të të rinjve tanë për të luftuar në Siri, apo me dënimin e shkuarjes së të rinjve tanë atje. Kleri ka vetëm një detyrë, atë të predikimit të fesë sipas librave të shenjtë dhe jo të merret me punët e shkuarjes apo të mosshkuarjes së njerëzve tanë në Siri. Marrja e klerit mysliman me çështje të tilla nuk është aspak e çuditshme, sepse buron nga fakti se i njëjti kler nuk ka kuptuar që misioni i tij primar është ruajtja dhe kultivimi i islamit tradicional dhe jo hyrja në garën retorike me vehabisto-sauditët e rinj për interpretimet e Kuranit dhe të doktrinës islame në përgjithësi. Kjo garë duhet të ndërpritet. Ky efekt anësor, tejet i dëmshëm për Kosovën, duhet të adresohet nga institucionet e shtetit, jo të lihet monopol i askujt, qoftë ajo edhe vetë Bashkësia Islame e Kosovës. BIK-u mund të luajë një rol, dhe duhet ta luajë, vetëm atëherë kur një gjë e tillë i kërkohet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Fundja, këtë detyrë ata vetë e dinë që ia kanë borxh Kosovës. Thënë me fjalë të tjera, cikli i Pranverës arabe është mbyllur njëherë e mirë, ndërkohë që pasojat anësore të saj janë të mira dhe të këqija.

Të mira janë ato që lidhen me faktin se bota arabe, që deri dje ka prodhuar forcë indoktrinuese jashtë kufijve të vet, tanimë nuk mund të bëjë asgjë, sepse duhet të merret me vetveten e saj për dekada të tëra që po vijnë. Pasoja të këqija anësore janë ato që lidhen me faktin se në Kosovë ka një rreth, sado margjinal, të njerëzve të magjepsur me shtjellimet metafizike të doktrinës islame nga ana e vehabisto-sauditëve, të cilët duhen trajtuar më me seriozitet nga strukturat e shtetit të Kosovës. Ky është misioni i Kosovës, si pjesë e botës euroatlantike, stofi kulturor i së cilës assesi nuk guxon të modelohet sipas recetave që kalojnë larg brigjeve të Bosforit. Kosova ka potencial moral, intelektual, social, politik dhe tjetër për ta tejkaluar këtë situatë, pa asnjë dyshim.
(Autori është kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare)

Mustafa: Evropianët duhet të na ndihmojnë, ashtu siç u ndihmuan të tjerëve

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, themelimi I Gjykatës special, zgjidhja e problemeve të veriut të vendit duhet të ecin në binaret e vet.

“Jemi vendi më i pazhvilluar në këtë pjesë të botës, me mbi 40% papunësi, me GDP-në më të ulët për kokë banori, me varfëri të madhe. Ne duhet të bëjmë zgjidhje për qytetarët tanë, duhet të nxisim zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, ka shkruar Mustafa në facebook.

“Ne duhet të punojmë për ta hapur perspektivën e këtij vendi, por nuk kemi nevojë ta “rrahim vetveten” për t’u treguar se sa të përkushtuar jemi për demokracinë evropiane dhe sesa jemi në gjendje të sakrifikohemi.

Nuk ka demokraci të mirëfilltë pa zhvillim ekonomik, pa punësim dhe me varfëri të lartë. Evropianët duhet të na ndihmojnë, ashtu si u kanë ndihmuar edhe të tjerëve që kanë kaluar në këto faza të tranzicionit, ndërsa ne duhet ta ruajmë dinjitetin tonë e ta marrim përgjegjësinë të punojmë, të ndërtojmë institucione të qëndrueshme e demokratike dhe të hapim perspektivë zhvillimore”, ka shkruar më tutje Mustafa.

Autokolona ruse mbetet në kufi

0

autokolona ruseVazhdon të qëndrojë pranë kufirit me Ukrainën një autokolonë me ndihma humanitare, në pritje të dhënies së lejes nga ana e autoriteteve ukrainase.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq ndodhen në Kiev dhe po negociojnë me palën ukrainase për lejimin e kamionëve rusë të kalojnë kufirin.

Ukraina nuk lejon futjen e kamionëve në territorin e saj pasi dyshon se në to mund të ketë armë ushtarake, të cilat mund t’i dërgohen rebelëve dhe kërkon që të kryhen kontrolle në mënyrë të pavarur. Autokolona me të paktën 260 kamionë po qëndron prej rreth 9 orësh në një fushë pranë kufirit midis dy shteteve.

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se ndihmat humanitare po përdoren për të dërguar furnizime ushtarake te rebelët, por Ukraina këmbëngul për një inspektim nga vëzhgues ndërkombëtarë.

Andriy Lysenko, një zëdhënës i Këshillit të Mbrojtjes së Ukrainës tha se “nëse autokolona do të kalojë kufirin, Ukraina do të përdorë të gjithë forcën e saj për ta bllokuar atë”.

Ndërsa një zyrtar i Kryqit të Kuq u shpreh se ofrimi i ndihmave nuk duhet të politizohet. Zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Anastasia Isyuk tha se po bëhen të gjitha përpjekjet për lejimin e kamionëve, por deri tani nuk ka asnjë marrëveshje me palën ukrainase.

Shtete e Bashkuara kanë lëshuar një tjetër paralajmërim për Moskën. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf u shpreh: Ne e kemi bërë të qartë për Rusisë se ata nuk duhet të kalojnë kamionët përtej kufirit, pa marrë miratimin e qeverisë së Ukrainës.

Ndërkohë, luftimet u intensifikuan gjatë ditës së enjte. Bombardime të artilerisë së rëndë kanë goditur qendrën e qytetit ukrainas të kontrolluar nga separatistët pro-rusë, Donjeck, për herë të parë që pas fillimit të krizës ruso-ukrainase. Lajmi konfirmohet për Reuters këtë të enjte, nga dëshmitarë në vendngjarje.