25.9 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7768

Dëshmitari: Hashim Thaçi mes atyre që kontrollonin qendrën e ndalimit

0

Grupi i Drenices ne gjyqNë gjykatën e veriut vazhdoi seanca e procesit gjyqësor të grupit të njohur si “Drenica 2” me dëshminë e “Dëshmitarit A”. Dëshmitari tha se 12 komandantë të UÇK-së ishin përgjegjës për qendrën e ndalimit në Likovc.

“Dëshmitari A”, teksa iu përgjigj pyetjes së prokurorit Michalczuk të hënën se kush e udhëhiqte burgun e Likovcit, përmendi mes komandantëve që sipas tij kontrollonin atë, edhe kryeministrin në largim Hashim Thaçin, raporton kallxo.com

“Burgun e kanë udhëheq Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Shaban Shala, Zeqir Demaku, Muharrem Xhemajli, Sahit Jashari, Hashim Thaçi, Sabit dhe Nuhi Geci dhe disa komandantë të tjerë emrat e të cilëve nuk po më kujtohen”, tha dëshmitari.

“Gjatë një mbledhjeje kur këta komandantë janë mbledhur për të marrë vendim për të më pushkatuar, e di se nëntë prej tyre kanë qenë kundër dhe tre nga ta kanë qenë për pushkatimin tim”, vijoi të flasë dëshmitari.

Ai meritën për atë se është gjallë ia atribuoi pikërisht Nuhi Gecit.

“Ai çdo ditë më ka vizituar në qeli dhe më ka treguar çka po ndodh. Ai gjithashtu më ka treguar se kur më ka mbrojtur mua që të mos më pushkatojnë ka qenë i rrezikuar edhe vetë nga këta komandantë”, deklaroi më tutje i koduari me emrin A.

Momentalisht gjykimi është ndërprerë për shkak të pauzës së drekës, ndërsa do të vazhdojë me pyetjet tjera të prokurorit.

Kjo seancë nisi me një orë vonesë, ndërsa kryetari i trupit gjykues Silicki u mor me procedura teknike. Tha se në këtë gjykim do të dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur nëpërmjet video-lidhjes, ndërsa publiku nuk ka të drejtë të xhirojë, t’ua shohë fytyrën këtyre dëshmitarëve e as të incizojë zërin.

“Këtë vendim e kemi marrë për shkak të shkresave të prokurorëve për t’i ikur rrezikut nga hakmarrja, frikës nga hakmarrja, apo frikësimit të dëshmitarëve”, tha Silicki.

Kundër këtyre konstatimeve reagoi Bajram Tmava, avokati i njërit nga vëllezërit Demaj.

“Ju lutem ju duheni me pasë fakte apo diçka të ngjashme për me ardhëm në këtë konstatim, sepse këto shprehje mua më irrituan”, tha Tmava.

Gjyqtari Silicki tha se ai e ka të drejtën për vendime të tilla.

“Këto janë vendime dhe konstatime të miat dhe kundër këtyre vendimeve nuk ka kurrfarë ankese”, tha Silicki.

Të akuzuar për keqtrajtim pikërisht ndaj këtij dëshmitari dhe të tjerëve në këtë proces janë: Agim, Bashkim, Selman e Driton Demaj, Fadil e Nexhat Demaku, Sabit Geci e Ismet Haxha.

Kundër të akuzuarve pritet të dëshmojnë pesë dëshmitarë.

Begaj akuzon Thaçin për dëmtimin e buxhetit të Malishevës

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës Ragip Begaj, ka akuzuar Qeverinë në detyrë të Hashim Thaçit për dëmtimin e buxhetit komunal të Malishevës.

“Kemi menduar për zhvillim e jo për ulje të buxhetit. Kjo është dobësi e qeverisë sonë, pasi për realizimin e rritjes së pagave, na kanë dëmtuar seriozisht ne buxhetin e Komunës, e ky zvogëlim do të ndikoj seriozisht në punën dhe planifikimet  komunale për vitin 2015, pa fajin tonë”, tha Begaj.

Begaj ka shprehur pakënaqësinë e tij, lidhur me qarkoren e dytë buxhetore për vitin 2015, të cilën e ka dërguar Ministria e Financave.

Sipas kësaj qarkore, në investimet kapitale janë paraparë të ndahen mbi 600 mijë euro më pak se në vitin 2014.

“Po sipas kësaj qarkore, nuk parashihet as rritja e stafit të punëtorëve, i paraparë për çerdhen e fëmijëve dhe shkollën në fshatin Vërmicë”, tha Begaj.

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Malishevë, Vesel Krasniqi, tha ndërkaq se “shikuar në vija të trasha, pavarësisht rritjes së vogël të buxhetit për shkak të rritjes së pagave, jemi të diskriminuar në investime kapitale dhe në rritjen e stafit, e kjo e fundit rrezikon seriozisht hapjen e shkollës në Vërmicë dhe çerdhes për fëmijë”./PrizrenPress.com/

Haradinaj: Numri i punësimeve është lehtë i evidentueshëm

0

Ramush Haradinaj 1Blloku LDK-AAK-Nisma po hedh varg akuzash në drejtim të Qeverisë në largim për vendime dhe punësime antiligjore, ndërkohë, shoqëria civile i sheh këto akuza vetëm retorike dhe jo përmbajtjesore.

Sipas saj, akuza të njëjta kishte pasur edhe PDK-së në vitin 2007 para se të vinte në pushtet për partinë që kishte udhëhequr deri atëherë, derisa, pavarësisht premtimit se nuk do ta vazhdoj rrugën e njëjtë, ajo jo që e vazhdoj, por edhe e thelloj duke punësuar militantë partiak, e të pakualifikuar.

Blloku pavarësisht akuzave, nuk ka mundur të jap shifra se sa persona janë punësuar gjatë kësaj periudhe nga Qeveria në detyrë. Por, sipas udhëheqësve të bllokut, të gjitha këto punësime dhe vendime të kësaj qeverie në largim do të jenë objekt shqyrtimi dhe anulimi nëse ato janë bërë pa kritere të konkursit dhe në kundërshtim me ligjin.

Mandatari i bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë për KosovaPress se numri i punësimeve është lehtë i evidentueshëm.

“Është lehtë e evidencuar në situata të tilla kur ka punësime ose kontrata që nuk janë fare në planifikimin buxhetor, ose kur nuk ekzistojnë vendet e punës, por në këto kohët e fundit janë të pakuptimta, është stërngarkim i administratës, stërngarkim i buxhetit, në një farë mënyre është mashtrim i atyre njerëzve, sepse i mashtrojnë duke marr vendime që nuk përputhen me të vërtetën”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, në anën tjetër Fidan Kalaja nga Lëvizja Fol, e cila monitoron punën e Ekzekutivit thotë për KosovaPress, se dukuria e rehatimit të militantëve partiak në fund të mandateve qeveritare është një dukuri qeverisëse, ose model qeverisës në vend.

Ai tha se kjo ka ndodhur në 14 vitet e fundit, prej që Kosova ka themeluar institucionet e saj.

Kala thotë se sikurse blloku tash, edhe PDK-ja në vitin 2007 ka kritikuar ish partinë në pushtet për rehatimin e militantëve partiak dhe se do ta ketë prioritet këtë fushë, mirëpo sipas tij, Qeveria Thaçi 2 po përfundon me të njëjtën metodë duke rehatuar stafin politik në pozita të shërbyesve civil, si dhe militantët politik në pozita të shërbyesve civil.

“Kjo do të duhej që PDK-ja të mbante premtimin e vitit 2007 të mos krijonte situata të ngjashme me vitin 2007, por ta evitonte këtë situatë, sepse është e paligjshme, pse është e paligjshme, sepse me ligjin për shërbyesit civil do duhej të shpallej konkursi dhe ai të ishte publik që kushdo që është i interesuar të konkurroj, të konkurroj dhe ai që plotëson kriteret në ato konkurse të hynin në punë, e jo si në këtë rast që militantët e dalluar dhe stafi politik i ministrave të rehatohen në pozita të shërbyesve civil”, thotë Kalaja.

Ai ka shtuar se njëjtë po vepron edhe blloku tani, duke kritikuar dhe akuzuar partinë në qeveri në largim se po punëson militantë të saj në kohën kur nuk do duhej të merrte vendime të tilla për punësime, por të njëjtën gjë do ta bëjë edhe nëse ajo vjen në pushtet.

“Koalicioni LDK-AAK-Nisma, unë besoj se janë duke e përdorur të njëjtën retorikë që ka përdorur PDK-ja në vitin 2007, pra këta në këtë moment thonë se këto janë të paligjshme do t’i rishikojmë këto vendime dhe jemi dëshmitarë që nëse merret pushteti nga ta, ata do të vendosin të njëjtat standarde të cilat i ka vendosur paraardhësit e tyre, pra do t’i rehatojnë militantët e tyre ku do të përdorin fshesën, më një fjalë do të largojnë njerëz nga puna dhe ata do t’i zëvendësojnë me njerëz të tyre”, thekson Kalaja.

Mirëpo, Qeveria e ardhshme do ta ketë të komplikuar situatën për t’i larguar njerëzit që janë punësuar në këtë kohë nga puna.
Kalaja thotë se në bazë të ligjit për shërbyesit civil është jashtëzakonisht e komplikuar, ku një person që është i punësuar dhe dëshmohet se ka mbushur kriteret është e vështirë të largohet nga puna.

Ai thotë se ka pasur raste kur janë larguar shërbyes civil nga puna, por Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i ka kthyer në punë dhe i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, pasi është dashur të paguajnë atë për atë kohë që nuk ka qenë në punë.

Kalaja tha se administrata e stërngarkuar është pengesë edhe në rrugën e integrimeve evropiane, sepse nga studimet që janë bërë është treguar se administrata e Kosovës është jo profesional dhe e stërngarkuar.

Komuna e Malishevës dhe Kryqi i Kuq, vazhdojnë bashkëpunimin

0

Begaj-Feride HyseniKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim, sekretaren e përgjithshme të Kryqit të Kuq të Kosovës (KKK), Feride Hyseni. Ata kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Komunës dhe KKK, si dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, përderisa bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë shumë i mirë dhe i suksesshëm.

Begaj e ka falënderuar sekretaren Hyseni për ndërtimin e ujësjellësit për fshatin Drenovc, ku KKK, ishte ndërmjetësues me një organizatë amerikane, e cila ka dhënë rreth 100 mijë euro për atë ujësjellës.

“Bashkëpunimi nuk ka munguar as në fusha tjera, sidomos, për ti ndihmuar personat dhe familjet në nevojë. Ne në shumë raste, ndihmat apo donacionet që eventualisht marrim, i shpërndajmë përmes Kryqit të Kuq”, tha Begaj.

Kurse, Hyseni është shpreh mirënjohëse për bashkëpunimin e ndërsjellë, me KKK, zyra në Malishevë, por edhe me qendrën e KKK në Prishtinë.

“Ne ju jemi mirënjohës për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe ne dëshirojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Hyseni. /PrizrenPress.com/

Bajram Rexhepi paralajmëron imamët e Kosovës

0

BajramRexhepi-ministerMinistri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi duke folur për arrestime nga Policia e Kosovës ka thënë se ky nuk është aksion i rastit por janë bëtë hetime disa mujshe.

Rexhpi në një intervistë për RTV21, theksoi se kjo tregon gatishmërinë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara se vendi jonë nuk do të jetë asnjëherë teren i përshtatshëm për ekstremizmit dhe radikalizëm fetarë.

Ai tha se presin edhe nga Bashkësia Islame në një mënyrë që janë të lidhura me kultivimin e fesë dhe që bëhen jashtë kontestit të fesë të marrin masa të duhura dhe të bashkëpunojnë.

40 të arrestuarit po merren në pyetje, aksioni po vazhdon

Policia e Kosovës është duke i marr në pyetje 40 të arrestuarit, të cilët dyshohen se kanë marr pjesë në luftimet në Siri dhe Irak.

Ata tanimë janë në stacionin policor, ndërkohë, aksioni për arrestimin e pjesëtarëve të ISIS’it po vazhdon edhe aktualisht.

Shokuese: Babai terrorist i jep fëmijës të ekspozojë koka të prera

0

Djali-mban ne dore koke te prereKryeministri Australian,Tony Abbot, ka kërkuar dënim maksimal pas shfaqjes në rrjetet sociale dhe media të një fotoje vërtet dramatike. Një fëmijë, që raportohet të jetë djali i një ish të dënuari me kombësi australiane, teksa mban në duar kokën e prerë të një siriani.

Kjo foto u postua në Twitter nga vetë babai i vogëlushit, Khaled Sharrouf, i cili disa herë ka bërë plane për sulme në Australi ndërsa tani është bashkuar me militantët e shtetit islamik IS, në Siri. Kryeministri Abbott tha se këto imazhe tregojnë qartë sesa barbarë dhe c’njerëzorë janë militantët e ISIS.

Në këto foto tregohet një djalosh, jo më shumë se 10 vjeç, veshur sportive, i qeshur, por që në duar mban një kokë të prerë.
Foto shoqërohet me shkrimin “Ky është djali im”, që tregon krenarinë e babait terrorist për këtë akt guximi që djali i tij ka shfaqur. Fotoja është shkrepur në qytetin jugor sirian, të Raqa.

Terroristi islamik me femijNë një tjetër foto, Sharrouf shfaqet me veshje ushtarake dhe përkrah tij janë me po të njëjtën veshje edhe fëmijët e tij të mitur.

“Ajo me të cilën kemi të bëjmë është shteti islamik, jo vetëm një grup terrorist. Është një ushtri e tëtë terroriste”, tha Abbott për radion australiane në Hollandë, atje ku po zhvillohen diskutimet për misterin e avionit të rrëzuar nga një raketë disa javë më parë, MH17, në kufirin lindor mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas Abbott, këto foto nuk duhet të shqetësojnë vetëm Lindjen e Mesme por mbarë botën. Khaled Sharrouf, një emër i njohur për drejtësinë australiane, e kishte të ndaluar të dilte nga Australia por ka shfrytëzuar pasaportën e të vëllait për të udhëtuar drejt Sirisë bashkë me familjen.

Australia ka lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar për të dhe për një tjetër shtetas australian, Mohamed Elomar, pasi të dy janë shfaqur duke mbajtur në duar koka të prera të ushtarëve sirianë.

160 qytetarë australianë besohet se janë bashkuar me luftimet e militantëve islamikë në Lindjen e Mesme./oranews/

Përfundoi festivali i 23 ‘Këngë Jeho-Strugë 2014’

0

Festivali-Këngë Jeho-Strugë 2014Me paraqitjen e shoqërive kulturore artistike dhe ansambleve gjatë tre netëve të festivalit “Këngë Jeho-Strugë 2014”, ky manifestim tradicional mbylli siparin e edicionit të 23 me radhë.

Në natën e tretë të këtij festivali në skenë u ngjitën SHKA “Valët e Liqenit” nga Ladorishti, Ansambli “Emin Duraku” nga Shkupi, SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova dhe SHKA “Shote Galica” nga Hasi i Prizrenit.

Të gjitha shoqëritë prezantuan pjesë nga repertori i tyre artistik, që këtë vit ishte në nivel relativisht të mirë në përgjithësi, por duhet veçuar Ansamblin “Emin Duraku” nga Shkupi, një ansambël me traditë të disiplinës në skenë, lojë të përkryer dhe të kompletuar tërësisht në aspektin e etnokostumografisë, një nga elementet karakteristike të festivalit, gjë që shoqërive të tjera u mungonte ky element, si dhe figurat koreografike të realizuara me shumë sukses që u duartrokitën nga publiku i pranishëm. Vërejtja e vetme që mund ti bëhet këtij ansambli, ishte mungesa e orkestrës-që u zëvendësua me “CD”, transmeton INA.

Programin e natës së tretë dhe përmbyllëse të festivalit e pasuruan dhe e fisnikëruan edhe këngëtaret Liri Rasha dhe Liljana Stafa, që ishin mysafire të natës së tretë të festivalit dhe u mirëpritën nga publiku.

Ndërkaq, aktori Pajazit Murtishi, u paraqit me një fragment nga “Bagëti e bujqësi” të Naim Frashërit, dhe si kurorë e paraqitjes së mysafirëve të mbrëmjes përmbyllëse, artisti Mirush Kabashi, pas një përshëndetje publikut dhe Kosovës, deklamoi vargjet e poemës “Kosovar” të Mitrush Kutelit, që solli emocion të veçantë në sheshin “Nënë Tereza” në Strugë.

Në fund, presidenti u Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, pas një fjalimi të zjarrtë shqiptar, ndau mirënjohjet shoqërive pjesëmarrëse dhe mysafirëve të mbrëmjes, si dhe një mirënjohje për ish drejtorin e këtij festivali Zini Jusufi nga festivali i Sarandës.

Krejtësisht në fund, kryetari i komunës Ziadin Sela, në fjalën e rastit të mbylljes së festivalit tha: “respekt dhe faleminderit për të gjithë këta artist e artiste të ri e të reja që kontribuan plot 23 vite për këtë festival ku jehoi kënga dhe vallja shqiptare, ndërsa duhet tu vije turp dy artistëve nga Struga që nuk erdhën në këtë festival. Nëse pyetem se a jam për Livadhinë ose për ndonjë tjetër unë them se jam për Shkupin, sepse Shkupi vjen çdo vit në këtë festival përmes “Emin Durakut” e “Karshiakës”. Shkupi është me plisa, me vajza flutura dhe djemshqiponja që vijnë këtu e na tregojnë kulturë, tradite shekullore të Shkupit, po qoftë edhe me shpata. Nga ky moment i mbylljes së këtij festivali e hapi festivalin e ardhshëm se në Strugë do të jehojë kënga dhe vallja shqiptare gjithmonë”- përfundoi Ziadin Sela dhe bashkë me artistët e kësaj mbrëmjeje u kapën në vallen e përbashkët në skenë.

Miley Cyrus imiton Nicki Minaj (Foto)

0

Miley Cyrus imiton Nicki Minaj1Miley Cyrus ka ndarë me miqtë e saj në Instagram një foto ku ka vënë kokën e saj mbi trupin e Nicki Minaj.

Aktorja e Hanah Montana më pas është botuar në kopertinën e Sunday me titullin Hanah Conda.

Në të njëtën kopertinë ka qenë edhe Nicki Minaj me titullin Nicki Minaj Anaconda.

Në foto shihet tatuazhi në gjuhë kineze në krahun e majtë si Nicki Minaj i cili përkthehet “Zoti është me ty”.

Miley Cyrus imiton Nicki MinajNdërsa ka veshur atletet e saj ngjyrë blu dhe të brendshme me një rrip të hollë ngjyrë rozë.

Miley ka vazhduar lojën gazmore duke shpërndarë në Instagram edhe një foto të personazhit Simpson e cila ka imituar Nickin.

Shane Jenek, një mbretëreshë e bukurisë në Australi ka qenë e para që ka ndarë me miqtë trupin e Nickit me kokën e saj.

J.Lo flirton në skenë me një tjetër mashkull të ri

0

J.Lo me mashkull te ri1Jenifer Lopez ka një terheqje natyrale me meshkujt e vegjël dhe këtë e ka treguar sërish.

Këngëtarja është komentuar për afrimitetin me Tyler Posey në skenën e Teen Choice Awards në Los Angelos.

Ajo ka kapur fytyrën e të riut për të pozuar në foto.

J.Lo me mashkull te riAta janë ritakuar pas në dekade kur kanë luajtur sëbashku në komedinë Maid in Manhattan ku Tyler ishte “djali” i Jennifer Lopez.

Jennifer luante rolin e një pastrueseje që bie në dashuri me një biznesmen të pasur.

Të dy aktorët kanë shprehur kënaqësinë e tyre që janë ritakuar që pas vitit 2002 kur xhiruan së bashku.

Ramadani: Aksioni kundër xhihadistëve- më mirë vonë se kurrë!

0

Burim Ramadani AAKAksioni i madh i ditës së sotme ku u arrestuan rreth 40 xhihadistë, pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS, është përshëndetur edhe nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ky aksion është i domosdoshëm për të parandaluar çfarëdo rreziku për sigurinë kombëtare dhe jetën e pronën e qytetarëve të vendit.

Ramadani, thekson se këto veprime është dashur të ndërmerren më herët, mirëpo përkundër kësaj, e përshëndetë vendimin.

Ja postimi i tij i plotë:

Reagim i vonuar, por i domosdoshëm ndaj ekstremistëve xhihadistë të ISIS dhe Al-Nusra

Të dashur miq,

Veprimet e institucioneve të sigurisë së shtetit të Kosovës janë të domosdoshme për të parandalur çfarëdo rreziku për sigurinë kombëtare dhe jetën e pronën e qytetarëve.

Veprimet e fundit të njoftuara për arrestimin e dhjetëra ekstremistëve xhihadistë të ISIS dhe Al-Nusra në Kosovë janë lajm i mirë i reagimit ë domosdoshëm të institucioneve të sigurisë.

Do të ishte shumë më mirë që qysh në fillim të mos lejohej që ky numër të rritet kështu. Hapësira politike që u është dhënë atyre nga pushtetarët që po shkojnë ka rritur domosdoshmërinë e reagimit.

Veprimet në kohë të duhur nuk do të sillnin shtetin në një situatë ku arrestohen dhjetëra të dyshuar të këtillë.

Gjithmonë dihet se kur vonohet veprimi i shtetit, çmimi për shoqërinë është më i madh!