9.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Begaj akuzon Thaçin për dëmtimin e buxhetit të Malishevës

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës Ragip Begaj, ka akuzuar Qeverinë në detyrë të Hashim Thaçit për dëmtimin e buxhetit komunal të Malishevës.

“Kemi menduar për zhvillim e jo për ulje të buxhetit. Kjo është dobësi e qeverisë sonë, pasi për realizimin e rritjes së pagave, na kanë dëmtuar seriozisht ne buxhetin e Komunës, e ky zvogëlim do të ndikoj seriozisht në punën dhe planifikimet  komunale për vitin 2015, pa fajin tonë”, tha Begaj.

Begaj ka shprehur pakënaqësinë e tij, lidhur me qarkoren e dytë buxhetore për vitin 2015, të cilën e ka dërguar Ministria e Financave.

Sipas kësaj qarkore, në investimet kapitale janë paraparë të ndahen mbi 600 mijë euro më pak se në vitin 2014.

“Po sipas kësaj qarkore, nuk parashihet as rritja e stafit të punëtorëve, i paraparë për çerdhen e fëmijëve dhe shkollën në fshatin Vërmicë”, tha Begaj.

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Malishevë, Vesel Krasniqi, tha ndërkaq se “shikuar në vija të trasha, pavarësisht rritjes së vogël të buxhetit për shkak të rritjes së pagave, jemi të diskriminuar në investime kapitale dhe në rritjen e stafit, e kjo e fundit rrezikon seriozisht hapjen e shkollës në Vërmicë dhe çerdhes për fëmijë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryesuesja e Kuvendit të Dragashit thërret seancë të jashtëzakonshme për vërshimet

Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Dragashit, Arijeta Qafleshi - Skeraj, ka ftuar një seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet miratimi i Raportit...

20 vite nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Sot, janë bërë 20 vite kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri”, nga Malisheva kanë humbur jetën nga rënia në humnerë e...

Lajmet e Fundit