Përfundoi festivali i 23 ‘Këngë Jeho-Strugë 2014’

Festivali-Këngë Jeho-Strugë 2014Me paraqitjen e shoqërive kulturore artistike dhe ansambleve gjatë tre netëve të festivalit “Këngë Jeho-Strugë 2014”, ky manifestim tradicional mbylli siparin e edicionit të 23 me radhë.

Në natën e tretë të këtij festivali në skenë u ngjitën SHKA “Valët e Liqenit” nga Ladorishti, Ansambli “Emin Duraku” nga Shkupi, SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova dhe SHKA “Shote Galica” nga Hasi i Prizrenit.

Të gjitha shoqëritë prezantuan pjesë nga repertori i tyre artistik, që këtë vit ishte në nivel relativisht të mirë në përgjithësi, por duhet veçuar Ansamblin “Emin Duraku” nga Shkupi, një ansambël me traditë të disiplinës në skenë, lojë të përkryer dhe të kompletuar tërësisht në aspektin e etnokostumografisë, një nga elementet karakteristike të festivalit, gjë që shoqërive të tjera u mungonte ky element, si dhe figurat koreografike të realizuara me shumë sukses që u duartrokitën nga publiku i pranishëm. Vërejtja e vetme që mund ti bëhet këtij ansambli, ishte mungesa e orkestrës-që u zëvendësua me “CD”, transmeton INA.

Programin e natës së tretë dhe përmbyllëse të festivalit e pasuruan dhe e fisnikëruan edhe këngëtaret Liri Rasha dhe Liljana Stafa, që ishin mysafire të natës së tretë të festivalit dhe u mirëpritën nga publiku.

Ndërkaq, aktori Pajazit Murtishi, u paraqit me një fragment nga “Bagëti e bujqësi” të Naim Frashërit, dhe si kurorë e paraqitjes së mysafirëve të mbrëmjes përmbyllëse, artisti Mirush Kabashi, pas një përshëndetje publikut dhe Kosovës, deklamoi vargjet e poemës “Kosovar” të Mitrush Kutelit, që solli emocion të veçantë në sheshin “Nënë Tereza” në Strugë.

Në fund, presidenti u Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, pas një fjalimi të zjarrtë shqiptar, ndau mirënjohjet shoqërive pjesëmarrëse dhe mysafirëve të mbrëmjes, si dhe një mirënjohje për ish drejtorin e këtij festivali Zini Jusufi nga festivali i Sarandës.

Krejtësisht në fund, kryetari i komunës Ziadin Sela, në fjalën e rastit të mbylljes së festivalit tha: “respekt dhe faleminderit për të gjithë këta artist e artiste të ri e të reja që kontribuan plot 23 vite për këtë festival ku jehoi kënga dhe vallja shqiptare, ndërsa duhet tu vije turp dy artistëve nga Struga që nuk erdhën në këtë festival. Nëse pyetem se a jam për Livadhinë ose për ndonjë tjetër unë them se jam për Shkupin, sepse Shkupi vjen çdo vit në këtë festival përmes “Emin Durakut” e “Karshiakës”. Shkupi është me plisa, me vajza flutura dhe djemshqiponja që vijnë këtu e na tregojnë kulturë, tradite shekullore të Shkupit, po qoftë edhe me shpata. Nga ky moment i mbylljes së këtij festivali e hapi festivalin e ardhshëm se në Strugë do të jehojë kënga dhe vallja shqiptare gjithmonë”- përfundoi Ziadin Sela dhe bashkë me artistët e kësaj mbrëmjeje u kapën në vallen e përbashkët në skenë.

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit