29.2 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025
Home Blog Page 7841

Qeveria mbështet operacionin për arrestimin ekstremistëve

0

Kosove-Qeveria-KuvendiQeveria e Kosovës mbështet fuqishëm operacionin e ndërmarrë në nivel vendi nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit për arrestimin e elementeve ekstremistë.

“Qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm operacionin e ndërmarrë në nivel vendi nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit për arrestimin e elementeve ekstremistë të cilët me veprimet e tyre kanë kërcënuar sigurinë kombëtare dhe rendin tonë kushtetues”, thuhet në kumtesë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se organet shtetërore të Kosovës do të mbrojnë me vendosmëri vlerat tona civilizuese euro-atlantike, liritë individuale, sekularizmin, të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët e Kosovës që me këmbëngulje të kundërshtojnë çfarëdo forme të shprehjes së ekstremizmit. Toleranca ndër-fetare dhe ndër-etnike, bashkëpunimi dhe komunikimi i ndërsjellë gjithmonë kanë qenë dhe do të mbesin vlera të pacenuara të shoqërisë sonë. Çdo kërcënim ndaj këtyre vlerave fondamentale të shtetit dhe shoqërisë sonë do të ndëshkohet pamëshirë”.

Nico and Vinz, në krye të Top Listës britanike

0

Nico and VinzDyshja nga Norvegjia, Nico and Vinz, kanë arritur në krye të top listës britanike të këngëve të dielën, me këngën e tyre, “Am I Wrong”, raporton Reuters.

“Am I Wrong” e ka tejkaluar edhe suksesin grupit, “Magic!” që ishte në krye të të njejtës top listë javën e kaluar.

Dyshja që vjen nga Osloja, e kanë marrë pozitën e parë pas publikimit të këngës në Mbretërinë e Bashkuar, duke e larguar nga pozita e parë këngën “Rude” të grupit “Magic!”.

Në pozitën e tretë sipas të dhënave të kompanisë britanike që merret me krijimin e top listës së këngëve javore, janë grupi “OneRepublic” të cilët janë bërë pjesë e listës me këngën “Love Runs Out”.

Jahjaga përshëndet aksionin e policisë ndaj ekstremizmit

0

Atifete jahjagaPresidentja, Atifete Jahjaga mirëpret dhe vlerëson lart aksionin e ndërmarrë sot nga mekanizmat e sigurisë dhe të drejtësisë së Kosovës ndaj të dyshuarve për terrorizëm.

Jahjaga mirëpret dhe vlerëson lart aksionin e ndërmarrë sot nga mekanizmat e sigurisë dhe të drejtësisë së Republikës së Kosovës ndaj të dyshuarve për terrorizëm, për pjesëmarrje në luftën në Siri dhe Irak përkrah organizatave terroriste, si dhe ndërprerjen e veprimtarisë në lokacione të dyshimta që ndërlidhen me nxitjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe të urrejtjes.

Presidentja vlerësoi se qëllimi i operacionit – përmes të cilit u bë ndalimi i një numri të madh të dyshuarve dhe u bastisen shumë lokacione në nivel vendi, duke penguar veprimtari ilegale që ka për qëllim inkuadrimin e qytetarëve të Kosovës në kauza terroriste – është që të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurt, e qetë dhe tolerante, e zhveshur nga terrorizmi dhe kriminaliteti, dukuri këto që po nënçmojnë traditën tonë të gjatë të tolerancës fetare dhe janë në kundërshtim të plotë të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tonë.

Ajo theksoi se ky operacion ka për cak përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre që kanë nxitur dhe inspiruar veprime që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës, të qytetarëve tanë, të rajonit dhe më gjerë. Presidentja Jahjaga falënderon në veçanti pjesëtarët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe të Policisë së Kosovës për punën e palodhshme për të identifikuar dhe parandaluar rreziqet që i kanosen Kosovës dhe aleatëve të saj strategjik nga terrorizmi. Ajo vlerëson edhe punën dhe angazhimin e Prokurorisë së Shtetit në vendosjen e sundimit të rendit dhe të ligjit.

Jahjaga tha se Kosova nuk do të jetë strehë e ekstremizmit dhe ritheksoi qëndrimin se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të lejojnë që vendi ynë të shndërrohet në burim të aktiviteteve kriminale e terroriste që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe rendin kushtetues.

Institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë të pa kompromis në mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Do të mbesim të vendosur të realizojmë përkushtimin tonë për krijimin e shtetit të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve përpara ligjit, dhe për një Kosovë faktor paqeje dhe stabiliteti.

Prizreni me taskforcë për zbatim ligji për ndërtimet pa leje

0

Prizreni9-18Qeveria lokale e Prizrenit ka marrë vendimin, që të themelojë një taskforcë për implementimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje në territorin e kësaj komune. Madje parasheh që të rekrutojë edhe një numër ekspertësh nga kjo fushë për zbatimin e duhur të legjislacionit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha, ka konfirmuar se vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Kolegjiumit të drejtorëve, konform kërkesave që dalin nga ligji në fjalë dhe kompetencat që i ushtron pushteti lokal në zbatimin e tij.

Policia ia ndërpret koncertin Aurela Gaçes

0

Aurela Gaçe ne skeneAurela Gaçes i është dashur të mbyllë koncertin e saj në Vlorë, ende pa filluar mirë.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, ku sipas këngëtares, forca të shumta policie hynë në klubin ku ajo po performonte dhe e ndërprenë koncertin.

Gjithçka ka ndodhur se ora kishte kaluar 00:00, dhe sipas ligjit, pas kësaj ore nuk ka muzikë. Por në statusin e postuar nga Aurela në Facebook, ndër të tjera, ajo thotë se ndihet e ofenduar, pasi në shumë klube të tjera, nuk respektohet ky ligj, transmeton bw.

“Në 20 vjet live për publikun, nuk më kishte ndodhur asnjëherë si mbrëmë. Fillon sezoni veror për Vlorën e për zonat bregdetare. Marr ftesa si shumë këngëtarë që të shkoj të performoj për qytetarët e atij vendi e për pushuesit. Vlora ma rezervon gjithmonë një datë, një nga klubet e mëdha bëri ftesë si çdo vit”, ka shkruar Gaçe në Facebook.

“Të gjitha herët që kam qenë, çdo vit, koncerti ka filluar vonë. Arsyet ? Megjithëse e vendos orarin në ora 10 hyrja, janë të paktë njerëzit që vijnë vërtetë në atë orë. Shumë ngelin në trafik, që ka raste të paktën në Vlorë, bllokohen edhe me orë, duke i parkuar makinat larg e duke ecur edhe në këmbë për të hyrë në koncert. Ashtu siç ndodhi edhe mbrëmë”

“Dy mijë njerëz ndenjën në radhë e në trafik deri sa më në fund ishin të gjithë brenda. Nëse publiku arrin të futet brenda vonë, për rrjedhoje edhe unë jam në pritje të futjes brenda të gjithë publikut, nuk mund të filloj të performoj kur aty akoma vazhdon të mbushet salla. Unë prisja me padurim të merrja dashurinë e tyre. E ata timen”, ka thënë veç të tjerash ajo.

Filloi koncerti. Cdo vit ndodh që koncertet fillojnë mbas 12 e gjysmës. Sipas ligjit, mbas 12 nuk ka muzikë. Por, e vërteta është se muzika vazhdon si për klube e për dasma deri në mëngjes. Hyjnë forca policie. Shumë forca policie. Mbrëmë ishin të vendosur, urdhri ishte i prerë. Të mbyllej vendi”.

Julia Roberts mendonte se ishte më e bukura e Hollywood-it

0

Julia Roberts-aktoreKohë më parë, Julia Roberts mendonte se ishte më e bukura e Hollywood-it. Këtë fakt ajo e ka bërë publike gjatë një interviste, duke shprehur haptazi sigurinë në vetvete.

“Jam më e bukura, kush është Halle Berry përpara meje?”. Këtë pyetje i’a ka bërë disa herë vetes Julia Roberts, sot 47 vjeç, ku për një kohë shumë të gjatë mendonte se ishte aktorja më e bukur e Hollywood-it.

Pa më të voglin problem këtë fakt ajo e ka rrëfyer në një intervistë të gjatë për revistën InStyle. Sot që ajo është nënë e tre fëmijëve, Hazel, Henry Daniel dhe Phinnaeus, thotë se e ka ende të vështirë të menaxhojë njëkohësisht karrierën dhe familjen.

Server: Kosova duhet të ketë qeveri stabile

0

Daniel SerwerKosova duhet të ketë një qeveri stabile dhe për këtë, partitë politike kosovare duhet të kenë një pakt për çështjet prioritare, që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës.

Kështu deklaroi analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Server. Në një intervistë për Radio Kosovës, ai ka folur edhe për Tribunalin Ndërkombëtar, i cili sipas tij, do të merret me krimet e kryera në Kosovë.

Familja e Patriotit e akuzon imamin kosovar, kërkon përgjegjësi nga shteti

0

Patriot Matoshi-xhihadist“Ta kish dhënë jetën për luftën, për territoret shqiptare, unë asnjë pikë loti nuk e kisha derdhë”, ka thënë babai i Patriotit të vrarë, Ramadan Matoshi, shkruan Koha Ditore.

Ai kërkon nga shteti i Kosovës që të zbulojë se si djali i tij ka arritur të shkonte deri në Turqi dhe kush ia kishte mundësuar udhëtimin.

Për manipulim dhe indoktrinim, që kanë rezultuar me shkuarjen në luftë dhe me vdekjen e të birit, e akuzon imamin e një xhamie në Gjilan.

Pajaziti: Qytetarët flenë rehat vetëm me PDK-në

0

ZenunPajazitiZyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se të gjithë të flenë rehat se koalicioni LDK-AAK-Nisma do të qeverisë pa kushte.

Por, anëtari i kruesish së PDK-së, Zenun Pajaziti, deklaratën e Mustafës e ka vlerësuar të ngutshme dhe presion mbi Gjykatën Kushtetuese, shkruan Epoka e re.

Sipas Pajazitit, qytetarët e Kosovës do të flenë rehat vetëm atëherë kur të jenë të bindur se “do të respektohen ligji e Kushtetuta dhe kur vendi udhëhiqet nga PDK-ja si fituese e zgjedhjeve”.

Arrestohen 40 anëtarë të ISIS dhe Al-Nusras që luftuan në Siri

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Kosovës pas një pune operative-hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, sot (11.08.2014) në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në nivel të vendit për arrestimin e personave të dyshuar cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra).

“Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur rreth 60 (gjashtëdhjetë) lokacione ku janë arrestuar 40 (dyzet) persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

• L. R. – (1990) – Prishtinë
• A. V. – (1991) – Prishtinë
• Sh.D. – (1962) – Prishtinë
• H. N. – (1988) – Prishtinë
• B. K. – (1983) – Prishtinë
• K. B. – (1986) – Prishtinë
• A. B. – (1987) – Prishtinë
• V. K. – (1985) – Prishtinë
• E. L. – (1994) – Gjilan
• F. R. – (1978) – Gjilan
• H. E. – (1971) – Gjilan
• B. S. – (1992) – Gjilan
• H. A. – (1994) – Gjilan
• K. R. – (1989) – Gjilan
• I . H. – (1993) – Gjilan
• B. H. – (1976) – Ferizaj
• F. D. – (1987) – Ferizaj
• Z. B. – (1984) – Ferizaj
• A. L. – (1982) – Ferizaj
• E. B. – (1978) – Ferizaj
• F. B. – (1983) – Ferizaj
• B.Sh. – (1982) – Ferizaj
• A. B. – (1987) – Ferizaj
• M. B. – (1988) – Ferizaj
• J. B. – (1990) – Ferizaj
• I . M. – (1989) – Ferizaj
• S. H. – (1973) – Prizren
• F. K. – (1982) – Prizren
• I . R. – (1977) – Prizren
• M.B. – (1984) – Prizren
• K. B. – (1981) – Prizren
• B. L. – (1978) – Pejë
• B. I. – (1987) – Pejë
• M. H. – (1961) – Pejë
• B. K. – (1988) – Pejë
• A. I. – (1978) – Mitrovicë
• S. K. – (1975) – Mitrovicë
• V. G. – (1983) – Mitrovicë
• J. H. – (1975) – Mitrovicë
• S. S. – (1981) – Mitrovicë

Ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.

Policia e Republikës e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftoj qytetarët e saj për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t`iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani një numër prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) personave nga RKS janë deklaruar të vrarë.

Një pjese e madhe e këtyre organizatave janë te shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtar si dhe te njohura si te tilla edhe nga institucionet vendore, andaj duke parë rrezikun që marrin këta persona për të shkuar në zonë te luftimit Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Në të kundërtën Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin ligjorë do të ndërmerr të gjitha masat për të parandaluar dhe luftuar çdo formë të ekstremizmit të dhunshëm, përfshirjes së individëve në aktivitete kriminale në organizata apo grupe terroriste brenda dhe jashtë Kosovës , si dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme përkrahin, financojnë, rekrutojnë apo nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare.

Lidhur me këtë operacion policor janë shoqëruar edhe 2 (dy) persona për pengim në kryerje të detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar, të cilët me vendim të prokurorit kompetent janë liruar në procedurë të rregullt.

Operacioni policor është në vazhdim.