8.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8858

Shëndeti në burgje kalon te MSh-ja

0

BurguOrganizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë -Zyra në Prishtinë, sot, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinëështë mbajtur tryeza e Rrumbullakët lidhur me transferin e kompetencavetë sistemit shëndetësor në burgjet e Kosovës nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Shëndetësisë dhe funksionimin e këtij programi.Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Ferid Agani, theksoi se është kënaqësi të diskutohet në këtë format, të nivelit të lartë, për transferin e kompetencave të shërbimeve të shëndetësisë së burgjeve në Ministrinë e Shëndetësisë. Si qëllim prioritar i MSH-së, sipas tij, është e drejta për shëndet që e cilësoj si të drejtë themelore të çdo qytetari përfshirë edhe të burgosurit.

Ministri Agani, falënderoj OBSH-në, Ministrin e Drejtësisë, Udhëheqësinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë proces transferues, që nga ai u vlerësua si proces i avancimit të shërbimeve shëndetësore nëpër burgjet e Kosovës.

Milazim Gjocaj, Drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në burgje në MSh dhe bartësi kryesor i këtij procesi, theksoi se me bashkëpunimin që ka pasur me U. D të Drejtorit në SHKK, dhe me bashkëpunëtoret e tjerë që ndihmuan, ky proces ka kaluar pa asnjë problem.

Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi nuk do të mungojë as në të ardhmen për realizimin e objektivave të përbashkëta në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në burgje.

Ndërsa Shemsi Hajrizi U.D. Drejtor i SHKK-së , tha se po realizohet një vizion i përbashkët mes MSH-së dhe SHKK-së, duke dëshiruar që shërbimet shëndetësore të ngrihen në nivelin e duhur cilësor.

Debatit i kontribuoi edhe përfaqësuesi i OBSH-së- Zyra në Kopenhagë, Stefan Enggist, i cili theksoi se ky program është shumë i rëndësishëm në avancimin e shërbimeve më cilësore për pacientët brenda burgjeve. Ai tha se shumë pak shtete kanë mundur ta finalizojnë si proces një transfer të tillë.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha ndërkaq se një kontroll i mirë i shëndetit të burgosurve, ndikon edhe në mbrojtjen e shëndetit të tjerëve dhe anasjelltas./Kosovapress/

Udhëtimi nëpër veriun e Kosovës për Novi Pazar

0

Faik MiftariFaik MIFTARI

Ditë më parë, saktësisht me datë 12 dhjetor 2013, pas plot 14 vitesh bëra një udhëtim nëpërmjet veriut të Kosovës drejt Novi Pazarit në Sanxhak.
U nisëm herët në mëngjes, në ora 7.00 së bashku me shoferin e veturës që e bënte këtë punë, sa herë që kishte udhëtar për Novi Pazar, me të cilin e siguronte kafshatën e gojës në këtë kohë të vështirë për të mbajtur veten dhe familjen e tij. Nga Prizreni, nëpërmjet autostradës, duke kaluar nëpër Drenas e Skenderaj arritëm në Mitrovicë, së pari para se të kalojmë në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicë, pata dëshirë të shohë xhaminë e rindërtuar nga komuna e Bajram Pashës së Stambollit në vend të ish xhamisë së Zallit, të ashtuquajtur në popull, në qendër të Mitrovicës te ish tregu i dikurshëm. Me të vërtet, tani xhamia e re është një bukuroshe e vërtet, që shndrit me tërë bukurinë e saj qendrën e Mitrovicës. Meqë ura kryesore në Mitrovicë ka kohë që është e bllokuar, kaluam nëpër urën që kalon nëpër mahallën e boshnjakëve, si dhe kaluam pran Fakultetit Teknologjik, në të cilin kam studiuar. Emocionalisht jam i lidhur me Mitrovicën pasi që kam jetuar plot 5 vite të plota, e cila karakterizohej përveç tjerash me njerëz shumë të mirë dhe të ngritur intelektualisht në një nivel të lartë dhe largpamës, nuk mund e të mos e përmend mentorin tim të jetës studentore, z. Rizah Gashi, apo Riza abej siç e thërrisnim, shpirti rahmet i pastë, me të cilën kam kaluar çaste të bukura dhe kam marrë mësime të paharruara të cilat përherë kanë mbetur në kujtimet e mia. Nuk pata kohë të takoj Agronin dhe të vizitojë shtëpinë e tij në të cilin kam banuar plot tre vite gjatë studimeve, pasi që në ora 10.00 e kam pas të caktuar takimin në Novi Pazar.

Sa i përket konviktit në Mitrovicë, në të cilin kam banuar 2 vite, nuk mund të mos e përmend disa detaje karakteristike për te nga koha e studimeve, ai ka qenë i rrethuar në anën e majtë me burgun e Mitrovicës, në anën e djathtë me Gjykatën Komunale dhe të Qarkut të Mitrovicës dhe vetëm 50 metra përpara e kishte policinë, të cilët edhe tani gjenden aty ku kanë qenë. Në vitet e tetëdhjeta në atë kohë që ishte periudha e jehonës së demostratave studentore dhe klasës punëtore, mjaftonte që në një trekëndësh prej 100 metrash, të zihesh nga policia, të dënohesh nga Gjykata dhe të përfundosh në burgun pran konviktit. Më tutje kaluam pranë varrezave myslimane në dalje të Mitrovicës, në anën e majtë, ku ia këndova nga një Elham për shpirt profesorit tim të nderuar në Fakultetin Teknologjik, prof.dr. Fatmir Agolli, si dhe mentorit tim gjatë jetës studentore Rizah Gashit. Pastaj kaluam nëpër qendër të Zveçanit, për të vazhduar nëpër grykën e Ibrit drejt kufirit në vendkalimin Jarinje. Rruga që e përshkruam matanë Ibrit deri në kufi është rreth 50 km. Gjatë rrugës vura re, se me të vërtet mbretëronte një gjendje mjeruese, me vetura që qarkullonin pa tabela apo me tabela të Serbisë, nuk pash as njërën me tabela të Kosovës. Nëpër shtylla valonin flamujt e Serbisë, panot me thirrje kundër votimit për zgjidhje lokale, apo pro zgjidhjeve lokale të iniciativës Sërpska. Procedura e identifikimit dhe kontrollit të letërnjoftimeve zgjati shumë pak kohë, pasi që me marrëveshjen IBM të Brukselit, tani të dy kontrollat kufitare janë përafruar në një distancë pothuajse 2 metra, por me një procedurë të veçantë në kontrollin kufitar serb, të cilit lëshonin një dokument përcjellës i cili si i tillë ishte i vetmi me vlerë gjatë kohës së qëndrimit në Serbi, me afat skadimi 15 ditësh.

Pas kalimit të kufirit gjëja e parë që vura re në Serbi ishte gërmimi me eskavator në Rudnicë të Rashkës, ngjit me rrugën magjistrale që kaluam, në të cilin tani veç janë gjetur mbetjet mortore në varrezën masive, në të cilin dyshohet në më se 250 shqiptarët e vrarë gjatë kohës së luftës dhe bombardimeve të NATO-së në ish Jugosllavi në vitin 1999, të cilët janë varrosur në këtë varrezë masive.
Në ora 10.00 ishim para Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit, ku e takova rektorin e Universitetit prof. Dr. Mevlud Dudiçin, një shok dhe mik i im në veçanti dhe i shqiptarëve në përgjithësi, plot 30 vite është gjithherë në shoqëri me shqiptarët dhe e kishte mësuar edhe shqipen mirë, që edhe tani e flet dhe e kupton rrjedhshëm. Përshëndetja kaloi në mënyrë si më të mirë sikurse takohen shokët dhe miqtë më të ngushtë. Së pari u vendosa në zyrën e tij, ku, duke pirë kafe, tregoi një histori të shkurtër të Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, rektori i të cilit ishte edhe në mandatin e dytë, dhe i cili si i tillë ishte në përfundim e sipër. Universiteti u themelua në vitin 2002, pasi që gjer atëherë në Pazar të Ri nuk kishte as një institucion i lartë arsimor në të cilin studentët do të mund të studionin. Në kuadër të këtij janë 6 fakultete: ekonomik, juridik, filologjik, pedagogjik, teknologjisë informative dhe të artit, me drejtime të ndryshme sipas fakulteteve në të cilin për momentin studionin rreth 3000 studentë, shkollimi ishte sipas sistemit të Bolonjës me kohëzgjatje të studimeve 4+1, pas 4 vitesh të kryera, studenti e merr diplomën e fakultetit , dhe vazhdon vetëm edhe 1 vit për master, pas së cilës mund të vazhdojë studimet postdiplomike të doktoraturës për 3 vite tjera. Edhe pse e kishte lejen përkatëse për zhvillimin e procesit të lartë arsimor në të tri nivelet për studime, kanë kaluar plot 10 vite, qeveria e Serbisë, gjegjësisht ministria e arsimit akoma nuk e ka akredituar, duke i bërë shantazhe dhe pengesa teknike, e kryekëput ato ishin politike, që të heqin dorë nga Universiteti Ndërkombëtar i Novi Pazarit.

Serbia ka hap edhe Universitetin Shtetëror Publik të Novi Pazarit në vitin 2006, pothuajse me të njëjtit fakultete dhe drejtime, dhe atë pa pagesë, me të vetmin qëllim që të pamundësojnë këtë institucion të lartë arsimore privat, që vetvetiu të shuhet në mungesë të studentëve, edhe pse është jopublik çmohej si një ndër universitete më të mira jopublike në Serbi dhe më i liri në Serbi, me pagesë 1000 euro për një vit për një student. Nga 3000 studentë që ndjekin mësimin universitar, pak më tepër se gjysma janë të nacionalitetit serb, dhe diku mbi gjysma e personelit arsimor shkencor janë të nacionalitetit serb, që do të thotë se ky Universitet nuk është vetëm boshnjak, por i përbashkët dhe multinacional. Por, Universiteti kishte shkuar aq larg me punë dhe kuadro të reja, sa që me një rast në një tubim kishte deklaruar “babai” i kombit serb Dobrica Qosiçi, se kthim mbrapa nuk ka:
“si në Kosovë kur lejuam hapjen e Universitetit të Prishtinës, edhe pse Rankoviçi i mblodhi pushkët, ne i dhamë topin, ashtu që edhe në Sanxhak tani duhet të pajtohemi me këtë”. Pas kësaj rektori Dudiçi prezantoi hapësirat e Universitetit, i cili ishte i pajisur me të gjitha kapacitetet e saj të nevojshme, ashtu që sipas Dudiçit edhe pse për një studentë është paraparë 2.5 m2, një student posedon 5 m2 katror hapësirë të nevojshme studimi. Pas kësaj në bashkëbisedim me të më njoftoi edhe rreth punës së Bashkësisë Islame të Sanxhakut, e cila edhe pse ishte themeluar në vitin 1993, pas ndarjes së saj nga Bashkësia Islame e Kosovës, tani ka arritë suksese jashtëzakonisht të mëdha dhe si e tillë e ka kaluar jo vetëm Bashkësinë Islame të Kosovës e Maqedonisë, por edhe të Bosnjës e Hercegovinës, pasi që ka startuar nga zeroja, duke arritë tani, të ketë prej çerdheve të fëmijëve në të cilin mësojnë dhe edukohen mbi 1000 fëmijë në Pazar të Ri, me Medresenë e Gazi Isa beut me paralele të ndara për meshkuj dhe femra, me konvikte për meshkuj dhe vajza, si dhe me paralele të ndarë të femrave në Rozhajë, me Fakultetin e Studimeve Islame në qendër të Pazarit, me shtëpinë botuese”Kelimeh” në të cilin botohen me qindra botime të reja në vit, dhe se vetëm një fakt që e ceku Dudiçi, ishte e mjaftueshme dhe flet çdo gjë, gjersa në vitin 1993 në Sanxhak ishin vetëm 3 teolog islam të diplomuar, tani janë më se 60 teolog të diplomuar, edhe me tituj doktor shkencash teologjike. Por do të cek një porosi të Dudiçit, për aktualitetin e tanishëm politik:” Serbia është gjithherë e paparashikueshme, dinake, që nuk bën t’i besohet kurrë dhe është në gjendje të ndërmarr veprime të papara për të cilët neve duhet të jemi syçelë dhe të përgatitur gjithherë, atëherë kur më së paku mund të presim.

Për dallim nga ju, shqiptarët, në Kosovë, ne me numër jemi dhjetëfish më pak, 200.000 boshnjak, për dallim nga ju që jeni dy milion shqiptar në Kosovë, po të ishim ne dy milion boshnjak në Sanxhak, një Zot e di se ku do të arrinim. Përveç kësaj, mbi ne, përveç barrës që kemi mbi supe, për të organizuar dhe mirëmbajtur aspektin fetar dhe shpirtëror mysliman, ne kemi edhe një barrë tjetër, atë të ngritjes së aspektit nacional dhe politik kombëtar boshnjak, pasi që liderët politik boshnjak (Ljajiq e Uglanin) nuk janë në shërbim të popullit boshnjak, të cilin do të duhej të përfaqësonin në qeverinë e Serbisë, por ata janë në shërbim të Beogradit për të qeverisur Sanxhakun. Qeveria e Serbisë, edhe në aspektin organizativ të Bashkësisë Islame ka themeluar dhe përkrahur Bashkësinë Islame paralele me reisin e vetëshpallur Adem Zilkiçin, i cili nuk ka kurrfarë legjimiteti fetar, pasi që mbi 90% të popullit boshnjak e përkrah myftinë e Sanxhakut dhe kryetarin e Meshihatit së Bashkësisë Islame në Serbi Muamer ef. Zukorliçin”.

Në kërkesën time për të aranzhuar një takim me myftinë e Sanxhakut Muamer ef. Zukorliçin, rektori Dudiç pa një pa dy, e mori telefonin dhe e thirri myftinë, ku mori konfirmim se edhe pse ishte i zanur, do të ndaj nga koha e tij e çmuar një gjysëm ore për të na takuar. Hipëm në veturë nga Universiteti Ndërkombëtar i cili gjendej në periferi të qytetit dhe shkuam në takim me myftinë në qendër të Novi Pazarit. Na priti ngrohtësisht dhe përzemërsisht si e ka zakon, duke pirë çaj biseduam gjërë e gjatë për plot gjysmë ore, për të cilin takim do të shkruaj në një rast tjetër, për këtë figurë karizmatike dhe emblematike të boshnjakëve të Sanxhakut, të një lideri fetar e politik që me të vërtet Krijuesi Fuqiplotë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur e ka krijuar dhe ju ka dërguar si dhuratë, që të jetë prijës i popullit të përvuajtur boshnjak plot një shekull në Sanxhak. Përveç tjerash pata rastin të takojë edhe prof. dr. Harun Haxhiçin, si dhe dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame, dr.Almir Pramenkoviç dhe drejtorin e Medresesë së Gazi Isa Beut në Pazar, Reshat Plojoviq.

Në ora 15.00 u ndamë nga rektori Mevlud Dudiçi, duke na dëshiruar udhë të mbarë dhe selam të gjithë miqëve, shokëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Në kthim në kontrollin kufitar të Kosovës, hasa në një befasi të këndshme, pas kontrollit të letërnjoftimeve, polici në kontrollin kufitar kosovar, na përshëndeti dhe na dëshiroi udhë të mbarë, i gëzuar ndoshta pa masë edhe ai, pasi që edhe shqiptarët kanë nis dalëngadalë të udhëtojnë dhe të lëvizin nëpër veriun e Kosovës drejt Sanxhakut e më tutje . Shoferi i veturës më tregoi se ai ishte nga Vushtrria, dhe se përveç tij shpesh rastis gjatë vendkalimit kufitar edhe në një shqiptar tjetër polic.
Ndoshta simbolike, por kjo më gëzoi edhe mua, pasi që ishte i vetmi simbol i prezencës së shtetit të Republikës së Kosovës në veriun e Kosovës.

 

Ndërkombëtarët, të pakënaqur me mungesën e Mustafës dhe Haradinajt

0

Haradinaj-MustafaNë takimin e sotshëm të reformës zgjedhore, nuk kanë marrë pjesë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

LDK-ja në këtë takim ka qenë e përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti politik, Ismet Beqiri, Vjosa Osmani dhe Arben Gashi. Kurse, AAK-në e kanë përfaqësuar dy nënkryetarët – Blerim Shala dhe Ardian Gjini.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Një zyrtar që ishte i pranishëm në këtë takim, i ka thënë “Epokës së re” në kushte anonimiteti se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë habitur me mos prezencën e Mustafës dhe Haradinajt, pasi nikoqir i këtij takimi ishte ambasadori britanik në Kosovës, Ian Cliff.

“Ambasadorët e shteteve të Quintit dhe Samuel Zhbogar nuk u ndien mirë me mos prezencën e liderit të LDK-së dhe të AAK-së. Opozita, siç po shihet, nuk është e gatshme për përshpejtimin e reformës zgjedhore”, ka thënë ky zyrtar.

Në këtë takim ishin prezentë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i SLS-së, Slobodan Petrovic.

“Limaj e Krasniqi brenda një muaji e zyrtarizojnë partinë”

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi2Spekulimet mediatike të ditëve të fundit se Hashim Thaçi është në prag të pajtimit me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin, janë totalisht të pavërteta, pasi që brenda disa ditësh këta të fundit do ta zyrtarizojnë një subjekt të ri politik!

Një bashkëpunëtor i ngushtë i Limajt, ka thënë për portalin Veriu se pohimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin.

“Pohimet për kthimin e Limajt në PDK janë vetëm propagandë e disa mediave për të krijuar habi te qytetarët. Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi janë në fazën përfundimtare të krijimit të një subjekti të ri politik. Ky subjekt politik do të zyrtarizohet në fund të dhjetorit ose eventualisht në fillim të janarit”, ka thënë ky burimi.

Sipas tij, ky subjekt qysh në ditët e para do të shtrihet në të gjitha qytetet të Kosovës.

“Me t’u zyrtarizuar, partia do të ketë shtrirje në të gjitha qytetet e Kosovës dhe do të përbëhet nga bashkëpunëtorë të hershëm të Limajt e Krasniqit, por edhe nga kuadro të reja”, shton burimi, i cili thekson se kësaj partie do t’i bashkëngjiten edhe disa deputetë të PDK-së të Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk janë të kënaqur me zhvillimet e viteve të fundit në PDK.

Serbia, pa gatishmëri për ta zgjidhur fatin e të pagjeturve

0

Te pagjeturit nga luftaFamiljarët e personave të pagjetur janë duke e përcjellë me vëmendje çështjen e kërkimeve në Rudnicë të Rashkës.

Nesrete Kumnova, kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, një ndër qytetet kosovare më të goditura gjatë luftës, duke folur për Radion Evropa e Lirë vlerëson se gërmimet në Rashkë janë të vonuara, për faktin se, sipas saj, veprimet e ish regjimit të Serbisë kanë qenë të organizuara dhe se shteti serb, siç thotë ajo, i ka të gjitha skicat e vendvarrimeve të shqiptarëve të rrëmbyer dhe të vrarë gjatë luftës.

Ajo shpreh indinjatën dhe revoltën e familjarëve të personave të pagjetur, lidhur me mënyrën se si janë varrosur më të dashurit e tyre.

“Kjo çështje është kaq e dhembshme. Është shumë rëndë kur familjet shohin duke gërmuar në Rashkë të Serbisë, ku edhe i kishin asfaltuar trupat e tyre. Kjo është shumë rëndë dhe e dhembshme për ne. Unë mendoj se duhet me qenë e prekshme dhe e dhembshme për gjithë popullatën shqiptare dhe ato ndërkombëtare”, tha Kumnova.

Ajo ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pse nuk e ka parashtruar çështjen e personave të pagjetur si temë të bisedimeve në dialogun me Serbinë në Bruksel.

“Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë po bisedojnë në Bruksel pa e pasur prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Sikur ta kishin pasur institucionet tona prioritet njerëzit e humbur, të zhdukur, të rrëmbyer nga ish pushteti kriminel serb, do të ecte çështja më shpejt dhe ish zbardhur fati i më të dashurve tanë”, u shpreh Kumnova.

Në anën tjetër, Natasha Kandic, ish drejtoreshë e Fondit për të drejtën humanitare në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia ende nuk ka treguar gatishmëri që të hulumtojë deri në fund të gjitha lokacionet për të cilat ka dyshime se ekzistojnë varreza masive, të cilat fshehin trupat e shqiptarëve të vrarë.

Ajo thotë se çështja e varrezave masive është hapur në Serbi që në vitin 2000 në kuadër të përgatitjeve për arrestimin dhe dërgimin në Hagë të Slobodan Milosevicit, ish kryetarit të Serbisë i akuzuar për krime lufte.

Atë kohë janë gjetur varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Peruqë. Se a paraqesin gërmimet në Rashkë ndërprerje të bllokadës shumëvjeçare të punimeve për gjetjen e varrezave masive, Kandic thotë: “Nuk besoj. Unë mendoj se ky është rifillim i punës në Rudnicë dhe se kjo është pasojë e presionit të EULEX-it dhe situatës që imponon marrëveshja e Brukselit. Përndryshe, pikërisht eks-humimi i lokacionit të varrezës në Rudnicë, tregon se sa prokuroria e ka zvarritur këtë çështje”, theksoi Kandic.

Ditën e premte, me 13 dhjetor, në Rudnicë të Rashkës janë gjetur mbetjet mortore, pas hetimeve që janë bërë në bazë të urdhrit të Prokurorisë për krime lufte të Serbisë, me ndihmën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Gërmimet janë bërë me praninë dhe ndihmën e grupit të ekspertëve të Departamentit të mjekësisë ligjore të Kosovës, si dhe me praninë e anëtarëve të Komisioneve për personat e pagjetur të Kosovës dhe të Serbisë, të Komisionit ndërkombëtar për personat e pagjetur, si dhe misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, të publikuara në gusht të këtij viti, në Kosovë llogariten ende si të pagjetur 1,727 persona, që nga periudha e luftës së fundit.

Përfaqësuesit e familjarëve të personave të pagjetur, thonë se ky numër aktualisht ka rënë në 1.721.

Duke u bazuar në deklaratat e mëhershme të prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekaric, në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, pritet të jenë 250 deri në 450 viktima, për të cilët ekzistojnë dyshimet se janë vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë. /REL/

Ademaj: Nuk kam qenë pjesë e negociatave për “Gulistanin”

0

Ramadan MujaIsh-ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Prizren, Avni Ademaj ka dëshmuar sot në gjykimin e “Mujës dhe të tjerët”. Ai tha se nuk ka negociuar për dhënjen në shfrytëzim të tokës “Gulistanit” .

“Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë se unë kam pas kompetencë për të bërë negociata”. Ademaj ka thënë se për këtë çështje ka dëgjuar që i është dhënë “Gulistanit”, dhe nuk ka qenë pjesë e saj. ”Kam dëgjuar që i është ndarë një parcelë Gulistanit dhe asnjë veprim i imi nuk është provuar se unë kam pas kontakt për të ndatë këtë tokë”.

Prokuroria e EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

“Kurilla” grushtohet për uji

0

ilustrim rrahjeBanorët e lagjes “Kurilla” janë grushtuar me punëtorët e  Kompanisë së Ujësjellësit  “Hidroregjini-Jugor” në Prizren. Konflikti  ka lindur pasi që punëtorët e “Hidroregjini-Jugor”,  kanë filluar t’i shkyçin nga rrjeti i ujit borxhlinjët.

Burimet e TV ‘Prizrenit’  bëjnë të  ditur se nga grushtimi kanë pësuar disa nga punëtorët e kompanisë. Dëshmitarët  tregojnë se nxitës të konfliktit kanë qenë puntorët e “Hidroregjini-Jugor”, të cilët përveç shkyçjes i kanë kërcënuar edhe me sule fizike boanorët e “Kurillës”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe ka arritur të qetësojë  dhe ndalojë konfliktin. /PrizrenPress.com/

Asllanaj merr detyrën e kryetarit të Suharekës

0

Kuci dhe AsllanajIsh-kryetari Blerim Kuçi, ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të Suharekës, Sali Asllanajt. Kuçi ka uruar Asllanaj për fitoren e arritur në zgjedhjet e fundit lokale. Kryetari  Sali Asllanaj, ndërkaq ka premtuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Unë mendoj  që komuna jonë është njohur  si një  komunë e mirë dhe e rregullt.Nnjë kohë të gjatë ka figuruar  si një ndër komunat më te mira dhe më të suksesshme. Besoj se do të vazhdojmë edhe më tej të punojmë me nder”

Asllanaj,tha se  ende nuk e km krijuar ekipin qeverisës. “Shumë  shpejt do ta formoj një ekip të drejtorëve do të emroj njerëz të aftë dhe do t’i përkushtohemi punës”. Kuçi dhe Asllanaj, kanë biseduar  edhe për sfidat që e presin Komunën e Suharekës.

Kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj ndërkaq betimin do të bëjë të mërkurën e kësaj jave.  Në këtë ditë po ashtu betimin do të japin edhe këshilltarët e Asamblesë Komunale, të cilët kanë fituar në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Seanca  inaguruese, do të hapet nga  këshilltari më i vjetër,  Avdyl Sopaj (LDK).Sali  Asllanaj në zgjedhjet e lokale ka arritur të sfidojë kandidatin e AAK-së, Bali Muharremajn. /PrizrenPress.com/

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave në Rashkë

0

Varreze masiveZbulimi i varrezës masive në Rudnicë, Rashkë, është rezultat i një pune përgatitore intensive të kryer për muaj të tërë, në të cilën është përfshirë një analizim i gjerë, inspektime të lokacionit dhe shumë takime bashkërenduese me autoritetet serbe dhe ato kosovare, thuhet në një komunikatë për media të EULEX-it.

Bashkëpunimi efektiv ndërmjet Prokurorit Serb për Krime të Luftës dhe DML të EULEX-it dhe Njësisë së EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Luftës ka siguruar kryerjen si duhet të vlerësimit.

Gjatë vlerësimit të lokacionit të kryer javëve të fundit, është gërmuar në tokë një gropë e gjerë 16 metra dhe e thellë 5.2 metra para se të gjendej varreza. Nga aspekti ligjor kjo dikton që përgjegjësia për rastin të bartet nga prokurori tek gjyqtari hetues.

“Deri më tani e dimë që aty janë të varrosura mbetjet mortore të së paku 4 viktimave. Sapo janë gjetur mbetjet njerëzore është ndërprerë gërmimi. Vendi është siguruar dhe tani duhet të presim për një urdhër të zhvarrosjes nga gjykata para se të mund të vazhdojmë punën më tutje në këtë lokacion”, tha Alan Robinson, Bashkë-kryesues i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it.

Robinson tha që në këtë fazë thjeshtë nuk ka mënyrë për ta ditur se sa persona janë të varrosur në Rudnicë. “Jam në dijeni lidhur me spekulimet të cilat po qarkullojnë lidhur me numrat, por unë kërkoj fuqishëm që të tregohet maturi dhe përmbajtje në lidhje me këtë çështje”, tha Robinson. “Numri mund të jetë i madh, por po ashtu mund të jetë më i vogël se që presin shumica e njerëzve, megjithatë numri i plotë i viktimave mund të përcaktohet sapo të përfundojë e tërë puna mjeko-ligjore”, shtoi ai.

Sipas Robinson, puna e vështirë vetëm sa ka filluar dhe duhet të bëhen përgatitje të hollësishme, përfshirë shkatërrimin e një ndërtese të tërë në atë vend. Gërmimet me qëllim të hulumtimit do të kryhen përreth hapësirës nën ndërtesë dhe përtej saj. Në mënyrë që të përjashtohet ekzistimi i një varreze të dytë në këtë fazë, ekipi do t’i vazhdojë gërmimet dhe do ta kontrollojë tërë hapësirën.

DML i EULEX-it do t’i informojë rregullisht familjet lidhur me përparimin e bërë. Kryesuesit e shoqatave të familjeve në Kosovë do të ftohen së shpejti për t’u informuar ku do të paraqiten hollësitë lidhur me këtë operacion në terren, thuhet në komunikatë.

Kujtohet Tahir Berisha, mësuesi i orëve të para të arsimit

0

Tahir Berisha-kujtohetShoqata e veteranëve të arsimit të Kosovës, ka mbajtur sot një akademi përkujtimore, në Prishtinë në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të arsimit

Veterani i arsimit shqiptar në Kosovë, Tahir Berisha, ka vdekur ditë më parë, mirëpo ai vazhdon të kujtohet me mall nga miq, arsimtarë, kolegë dhe veprimtarë të cilët vazhdojnë ta ndjekin kauzën e tij, për një arsim sa më cilësor në vend. Për ta nderuar jetën dhe veprën e Tahir Berishës, Shoqata e veteranëve të arsimit të Kosovës, ka mbajtur sot një akademi përkujtimore, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ku e kanë cilësuar mësuesin Berisha, korife i arsimit shqiptar.

Si 16 vjeçar, Tahir Berisha, mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ), kurse dy vite më vonë ai u emërua mësues në Zarbicë të Bujanocit të Luginës së Preshevës. Veprimtarinë arsimore e vazhdoi si arsimtar në gjimnaz, ku u emërua drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike dhe drejtor i Entit Arsimor Pedagogjik në Gjilan. Në vitin 1956, gjatë aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve u përjashtua nga mësimi si “i papërshtatshëm politikisht”. Pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, më 1966, rehabilitohet dhe i rikthehet arsimit ku punoi si inspektor dhe kryeinspektor i arsimit si dhe sekretar shumëvjeçar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës.

Për të evokuar jetën dhe veprën e publicistit të një varg studimesh monografike kushtuar edukimit dhe arsimit në trojet shqiptare, përballë miqve dhe familjarëve të Berishës, kanë folur profesorët Vehap Shita, Xhevat Koshi, Mehmet Halimi dhe dy nga anëtarët e familjes së tij, Mujë Berisha dhe djali Gëzim Berisha.

Njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare, Vehap Shita, duke lavdëruar me pietet veprën e mësuesit nga Verbani i Vitisë, ka theksuar se, Tahir Berisha si njëri nga themeluesit e parë të LANÇ-së, nuk u nda kurrë nga përpjekjet për zhvillimin dhe lirimin e popullit paqedashës të Kosovës.

“Si fshatar i Verbanit dhe si luftëtarë dhe dashamirës nga Anamorava, ai e vazhdoi punën gjithmonë, në ecejaket e veta ku mori pushkën për t’i dal zot atdheut para çdo pushtuesi të Kosovës. Tahir Berisha, la pas vete një punë kolosale kushtuar arsimit kombëtar pikërisht me librin “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951) dhe arsimi shqip në Kosovë”. Emri i tij do të jetë i përmendur në historinë e arsimit të vendit tonë”, ka deklaruar Shita, transmeton Kultplus.

Ndërkohë,përfaqësuesi i Shoqatës së veteranëve të Arsimit të vendit, prof. dr. Xhevat Koshi, ka thënë se me punën e tij, mësuesi nga Vitia, dëshmoi vlerat e larta që i siguroi pavdekshmërinë dhe respektin e përhershëm në historiografinë e arsimit shqiptar.
“Ky mësues i orëve të para të arsimit kombëtar të Kosovës së ndrydhur nga ferri i dendur që kishte pllakosur atë dhe popullin e saj, me tërë qenien e tij, Tahir Berisha, është vënë në shërbim të popullit për të nxjerrë në dritë vendin e vet. Me veprat të cilat ai i botoi, udhëtoi së bashku me kolos të arsimit shqiptar në binarët e nderit të arsimimit të vendit.”, është shprehur Koshi.

Kurse, ish-nxënësi i Berishës, akademiku Mehmet Halimi, ka thënë se mësuesi i tij mbetet korifeu i arsimit shqiptar. Ai ka thënë se nëse din të flasësh do të thotë të dish të edukosh, kurse të dish të japësh arsimim thuhet se do të jesh i pavdekshëm, duke aluduar kështu në veprimtarinë e mësimdhënësit të tij.

“Lajmi mori dhenë se profesori dhe pishtari i dritës Tahir Berisha, ndërroi jetë dhe po ndahet vetëm fizikisht prej nesh. Ky lajm i papritur jehoi dhembshëm duke trazuar zemrat tona, sepse në trojet shqiptare u shkul një lis i madh që bënte hije për një popull që e donë edukimin dhe arsimimin. Unë pata fat të madh që prijatar dhe udhërrëfyes të arsimimit tim, kisha prof. Tahir Berishën. Kujtimi dhe ngushëllimi ynë për të është vepra më madhore e tij në shërbim të popullit dhe të atdheut të vet.”, ka pohuar Halimi.

Për të thënë disa fjalë rreth veprës së Berishës, folën edhe dy familjarët e tij, djali Gëzim Berisha si dhe nipi i tij Mujë Berisha, të cilët kujtuan disa thënie të mësuesit tashmë të ndjerë nga Viti, që iu kishte thënë në momentet me kritike nëpër të cilën kalonte Kosovë gjatë kohës së luftës.

Tahir Z. Berisha ka lindur në Vërban të Vitisë më 1928. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike (Gjuhë Shqipe dhe Letërsi) dhe Fakultetin Filozofik në Shkup. Gjatë shërbimit aktiv dhe më vonë vazhdimisht është marrë me shkrime letrare e publicistike. Përveç shumë artikujve publicistikë dhe punimeve të tjera profesionale, deri më tash ai ka botuar dhejetra vepra si, “Monografia e Shkollës së Mesme Ekonomike në Gjilan, “Nova Makedonija”, Shkup 1961”; “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951) dhe arsimi shqip në Kosovë, Vëllimi I, Prishtinë 1994” e shumë vepra të tjera. Këto veprat pas botimit janë promovuar në Prishtinë, Preshevë, Shkup, Tiranë, Elbasan, Stamboll, Gllasgou të Skocisë dhe në Londër. Disa ekzemplarë të këtyre librave gjenden në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës dhe në disa biblioteka me renome ndërkombëtare.