28.4 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025
Home Blog Page 7842

Arbër Rexhaj: Nuk çuditem me shpenzimet enorme të ‘Qeverisë Muja’

0

Arber Rexhaj 23Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj nuk është habitur me shpenzimet që ka bërë në periudhën e parë të këtij viti “Qeveria e Mujës”.

“Për ne si opozitë nuk është çudi që kjo qeveri harxhon mjete të konsiderueshme për dreka e darka ngase është qeveri e luksit dhe nuk çan kokën për shpenzime enorme”, ka thënë Rexhaj.

Në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti nga buxheti komunal i Prizrenit për dreka zyrtare janë shpenzuar afër 64 mijë euro, apo 18 mijë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Rexhaj thotë se është e patolerueshme që parat e taksapaguesve shpenzohen në mënyrë të panevojshëm kur qyteti përditë e më shumë varfërohet./PrizrenPress.com/

PDK-ja me dëshmi shtesë në Kushtetuese

0

PDK-logo8-07Partia e cila ka fituar zgjedhjet e 8 qershorit, PDK-ja është duke përgatitur dëshmi të reja për lëndën të cilën e ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Një burim i mirinformuar në këtë parti, në kushte anonimiteti ka thënë për “Epokën e re” se secili deputet ka të drejtë ta paraqesë komentin e tij para Kushtetutës për seancës e 17 korrikut.

Prandaj, sipas tij, një gjë të tillë do ta bëjnë edhe deputetët e PDK-së për t’i sjell gjykatës dëshmi shtesë.

Williamson: Po të kishte Gjykatë speciale, që sot do t’i kisha ngritur aktakuza

0

Clint Williamson-prokurori amerikanNjë ditë pasi bëri publike gjetjet kryesore të hetimeve gati trevjeçare të ekipit të tij special hetues, ambasadori amerikan Clint williamson, në cilësinë e kryeprokurorit të Task Forcës Speciale insiston se ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza ndaj udhëheqësve më të lartë të UÇK-së dhe arsyeton nevojën që procedurat gjyqësore kundër tyre të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore“ williamson thotë se, sikur të ishte e themeluar Gjykata Speciale, ai që tani do të ishte në gjendje të ngrinte edhe formalisht aktakuzën e tillë.

“Është paksa e vështirësitë spekulohet rreth kësaj por mendoj se, sikur të kishte një gjykatë të krijuar ne do të ishim në gjendje që në këtë moment të ngrinim aktakuzat“.

Edhe pse edhe në këtë intervistë heziton të përmendë emrat e atyre që pritet të akuzohen, ai thotë se Task Forca Speciale i di ata emra.

Ajo që edhe pas paraqitjes së tij publike në Bruksel, të martën, mbeti e paqartë, e që ishte edhe detyra e tij kryesore, është dyshimi për trafikim organesh. Williamson në këtë intervistë sqaron se nuk ka thënë se “nuk ka dëshmi për trafikim organesh“, shton se “ka indikacione bindëse që kjo ka ndodhur“ por pranon se konkluzionet e tij janë kryesisht të njëjta me ato të cilat më parë i kishte shprehur Dick Marti në raportin e tij, e para tij dhe ish-kryeprokurorja e Tribunalit te Hagës, Carla del Ponte, në një libër të saj ku kishte shfaqur dyshime se ish-liderë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kenë kidnapuar serbë dhe në territorin e Shqipërisë “ua kishin nxjerrë me dhunë organet për t’i trafikuar“. Mbi këtë çështje edhe pas paraqitjes së Ëilliamsonit mbetet mjegull, edhe pse ai thotë se “beson se kjo ka ndodhur megjithëse në një shkallë më të vogël“.

Kryeprokurori i Task Forcës Speciale përsërit qëndrimin se vetëm jashtë territorit të Kosovës, në një gjykatë speciale, mund të ketë një proces serioz kundër figurave më të larta të UÇK-së dhe se një proces i tillë nuk është i mundur në Kosovë.

Williamson gjatë muajt gusht do të largohet nga ky post, por pohon se hetimet dhe puna e Task Forcës që ai e ka udhëhequr, e të cilën e kishin formuar bashkërisht BE-ja, SHBA-ja dhe disa shtete të tjera nën ombrellën e EULEX-it për të ndriçuar akuzat e ngritura në Raportin e Dick Martiti, do të vazhdojnë.

Maja Pavlic një politikane seksi

0

Pic shows: Maja Pavlovic, politician for the ruling Socialist Party of Serbia After winning a medal in the European leg of the Women's Bikini Fitness Contest in Spain, cardiologist Maja Pavlovic, 23, who posed for these raunchy photos has had patients queueing down the street in her Serbian homeland. And not content with being a fashion icon and a qualified medic, Maja is also a politician for the ruling Socialist Party of Serbia (SPS), saying that she is keen to get even more involved in politics. She had already been elected as a councillor in her home city of Cacak in southern Serbia. According to the daily tabloid newspaper Telegraf which commissioned these pictures, the snaps are not for someone with a faint heart. Yet despite that, according to the paper: "People want to get sick on purpose just to get healed by her, and turning up specifically to ask for her despite the fact that she is still only a junior doctor." Maja is currently in the fifth and final year of medical school in the central Serbian town of Kragujevac and is now practising on patients as part of her final exams. She said: "I love medicine and I want to achieve great results there. But I also love politics. I want to stay involved in that and of course through my beauty contest involvement, I hope that I will get to travel and see interesting places." The final of the contest is to take place abroad between the 17th of 20th of October in Montreal, Canada, but until then she has a full schedule at the surgery where she is working, and a full list of political engagements after being voted the country's sexiest politician. (ends)Veshur me uniformën e bardhë, gjysëm e zhveshur, Maja Pavlic është cilësuar si politikania më seksi në Serbi.

Studion në vitin e pestë në universitetin e mjekësisë, për kardiologji, njëkohësisht ajo punon si këshilltare në qytetin e saj Cacak, në jug të Serbisë.

Kohët e fundit politikania Maya ka fituar edhe një medalie për këmbët më të bukura “Women’s Bikini” në Spanjë.

Pic shows: Maja Pavlovic, politician for the ruling Socialist Party of Serbia After winning a medal in the European leg of the Women's Bikini Fitness Contest in Spain, cardiologist Maja Pavlovic, 23, who posed for these raunchy photos has had patients queueing down the street in her Serbian homeland. And not content with being a fashion icon and a qualified medic, Maja is also a politician for the ruling Socialist Party of Serbia (SPS), saying that she is keen to get even more involved in politics. She had already been elected as a councillor in her home city of Cacak in southern Serbia. According to the daily tabloid newspaper Telegraf which commissioned these pictures, the snaps are not for someone with a faint heart. Yet despite that, according to the paper: "People want to get sick on purpose just to get healed by her, and turning up specifically to ask for her despite the fact that she is still only a junior doctor." Maja is currently in the fifth and final year of medical school in the central Serbian town of Kragujevac and is now practising on patients as part of her final exams. She said: "I love medicine and I want to achieve great results there. But I also love politics. I want to stay involved in that and of course through my beauty contest involvement, I hope that I will get to travel and see interesting places." The final of the contest is to take place abroad between the 17th of 20th of October in Montreal, Canada, but until then she has a full schedule at the surgery where she is working, and a full list of political engagements after being voted the country's sexiest politician. (ends)“E dua mjekësinë dhe dua ta mbaroj me rezultate të shkëlqyera, por gjithashtu më pëlqen politika, dua të qëndroj brenda saj sepse duke ekspozuar bukurinë time shpresoj të vizitoj vendet më interesante”, shprehet ajo.

S’ka bisedime me ata që vendosin kushte

0

Kujtim Shala-ldkNëse qeverinë e re, ka për tu udhëhequr koalicioni LDK, AAK, NISMA. Paret e popullit, nuk kanë me u shpenzuar ma në asfalt, por, në fushat tjera.

Kështu ka thanë anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike, Kujtim Shala, në intervistën për televizionin Rrokum.

Shala ka thanë se programi qeverisës, që po përgatitet, asht i fokusuam në zhvillimin ekonomik, investimet në Bujqësi, përmirësimi i dhe investime në Shëndetësi dhe në Arsim.

Shala e ka pranuar se Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni i ka kërkuar Vetëvendosjes me qenë udhëheqëse e bisedimeve, por më pas e ka ndërruar mendjen.

Sa i përket mundësisë se kushtëzimit nga Lista Serbe, Shala ka thanë se janë të vendosur, mos të bashkëqeverisin me ata që qesin kushte.

Po ashtu, Shala këmbëngulë se në ditën kur u konstituar Kuvendi i Kosovës, shkeljet u banë nga deputetët e PDK-së.

Kujtim Shala ka fol edhe për zhvillimet brenda LDK-së, e që sipas tij, janë të zanë me krijimin e qeverisë dhe nuk po merren me organizimin e zgjedhjeve brenda partisë, që priten me u mbajt në vjeshtën e këtij viti.

Shembet tuneli i HEC, vdesin dy shqiptarë dhe një turk

0

Tuneli i HECNjë incident i rëndë me tre viktima, mes të cilëve dy shqiptarë dhe një shtetas turk, ka ndodhur në galerinë e Hidrocentralit në Reps të Epërm, në rrethin e Mirditës. Ngjarja ka ndodhur sonte në orën 21:05.

Mësohet se në momentin e incidentit tre viktimat kanë qenë duke punuar në një thellësi 1,500 – 2,000 metra në brendësi të galerisë.

Si raporton shqiptarja.com, viktimat janë Pjetër Doda, nga Fani, Ndue Legisi, nga fshati Shebe, ndërsa nuk dihet identiteti i shtetasit turk.

Shkak për ngjarjen e rëndë mendohet të jenë kushtet e vështira në të cilat tri viktimat punonin. Në galerinë e HEC-it në Qafë Mollë, në momentin e incidentit mësohet të kenë qenë edhe punëtorë të tjerë por që fatmirësisht nuk raportohen viktima të tjera.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta shpëtimi, policie dhe autoambulancë, ndërkohë që pritet të nisë edhe puna për nxjerrjen e trupave që gjenden në thellësi, si dhe zbulimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Punëtorët e galerisë së HEC-it në fjalë, janë ankuar disa herë për kushtet e vështira në të cilat atyre iu duhet të punojnë.

Williamson: Hetimet për trafikim organesh vazhdojnë

0

Clint Williamson-prokurori amerikanNjë ditë pasi bëri publike të gjeturat kryesore të hetimeve gati tre vjeçare të ekipit të tij special hetues, Ambasadori amerikan Clint Williamson, në cilësinë e kryeprokurorit të Task Forcës Speciale insiston se ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza ndaj udhëheqësve më të lartë të UÇK-së dhe arsyeton nevojën që procedurat gjyqësore kundër tyre të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore“, e cila do të botohet nesër, Williamson thotë se, sikur të ishte në funksion Gjykata Speciale, ai që tani do të ishte në gjendje të ngrit edhe formalisht aktakuzën e tillë.

“Është paksa e vështirë të spekulohet rreth kësaj por mendoj se, sikur të kishte një gjykatë të krijuar ne do të ishim që në këtë moment në gjendje të ngrehim aktakuzat“.

Edhe pse edhe në këtë intervistë heziton të përmend emrat e atyre që pritet të akuzohen, ai thotë se Task Forca Speciale i di ata emra.

“Ne e dimë se kush janë ata persona për të cilët ne mendojmë se janë përgjegjës për këto krime dhe hetimet do të vazhdojnë dhe do të jenë të fokusuara mbi ta. Varësisht se si do të shkojnë hetimet në muajt e ardhshëm, individë tjerë do të mund të përfshihen në atë listë“, thotë Williamson në këtë intervistë, duke përsëritur se nuk do të akuzohet UÇK-ja por individët me përgjegjësi të lartë.

Lidhur me dyshimet rreth trafikimit të organeve, Williamson tha se beson se “këto gjëra kanë ndodhur por nuk ndjehemi në këtë moment se kemi mbledhur prova të mjaftueshme për të pasur një rast në gjykatë. Por kjo pjesë e hetimeve do të vazhdoj dhe, nëse dëshmitë do të shtohen, atëherë jemi të hapur për ti përfshirë edhe këto krime në aktakuzat të cilat do të ngrihen”.

Slash: Ia drogova nënën, pastaj bërë seks me të dashurën

0

Slash-gnrKitaristi i grupit Guns N’ Roses i cili njihet me pseudonimin Slash, ka rrëfyer për jetën e tij gjatë një interviste për TMZ-në.

Kur ai është pyetur se cili ka qënë vendi më i çmendur që ka kryer marrdhënie seksuale, ai është përgjigjur: “Kam qënë 13 ose 14-vjeç, pasi drogova nënën e të dashurës sime bëra seks me të, ndërkohë që mamaja e saj ishte shtrirë në të njëjtin krevat”, shprehet Slash.

Rina Bilurdagu: “The Voice” të ndryshon jetën

0

Rina BilurdaguFituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, në një intervistë telefonike të dhënë për Top Albania Radio është shprehur që “The Voice Of Albania” i ka hapur asaj rrugët e suksesit.

E pyetur nga prezantuesja e programit “Lancio”, Amantia Bekteshi, se cfarë ka ndodhur me jetën e saj mbas The Voice , Rina Bilurdagu ka thënë: “Koncerte dhe angazhime pafund, pra cdo gje që ka të bëjë me muzikën”.

Por duket që nje gjë tepër e rëndësishme për fituesen e parë të The Voice mbetet shkolla, e cila studion për piano. Ajo madje thekson që për shkak të angazhimeve të saj në shkollë, e ka lënë pak pas dore këngën.

Këshilla që Rina Bilurdagu tha për të gjithë të rinjtë e talentuar, që akoma nuk kanë marrë guximin të marrin pjesë tek The Voice Of Albania është: “Merreni guximin dhe shkoni, pasi ja vlen cdo sekondë që kalon në atë program. The Voice Of Albania të ndryshon jetën, sikurse ma ndryshoi edhe mua”.

“Personazhet publik që më parë i shihja vetëm në ekran, tashmë janë kolegët dhe bashkëpuntorët e mijë më të mirë”.

“Merreni guximin dhe hajdeni në The Voice”, shtoi Rina duke buzëqeshur.

Në intervistën e dhënë, Rina gjithashtu ka folur edhe për projektin e parë muzikor të saj pas The Voice, për këngën “Let Me Go” për të cilën u shpreh: “Ishte shumë emocionuese të shihje që tashmë unë nuk po këndoja këngë të dikujt tjetër, por sapo fillova të krijoja repertorin tim”.

“Kam dalë shumë e kënaqur nga ai produksion si me muzikën, me tekstin etj”, përfundoi Rina.

Vdiq aktorja Sally Farmiloe në moshën 60-vjeçare

0

Sally Farmiloe-aktoreAktorja Sally Farmiloe ka vdekur nga kanceri në moshën 60-vjeçare.

E lindur në Afrikë të Jugut, Farmiloe ishte e njohur për rolin e saj në serinë “Howard’s Way”, prodhim i televizionit BBC.

Ajo shkaktoi skandal në vitin 1999 kur u publikuan detajet e aferës së saj me Jeffrey Archer.

Në vitet e fundit, Farmiloe ka mbledhur para për fondacionin e saj për të luftuar kancerin, derisa libri i saj “My Left Boob”, jep detajet të përvojës së saj me sëmundjen vdekjeprurëse.

Aktorja ishte e njohur edhe me rolet televizive “Steptoe and Son” dhe “Bergerac”.