8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Williamson: Po të kishte Gjykatë speciale, që sot do t’i kisha ngritur aktakuza

Clint Williamson-prokurori amerikanNjë ditë pasi bëri publike gjetjet kryesore të hetimeve gati trevjeçare të ekipit të tij special hetues, ambasadori amerikan Clint williamson, në cilësinë e kryeprokurorit të Task Forcës Speciale insiston se ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza ndaj udhëheqësve më të lartë të UÇK-së dhe arsyeton nevojën që procedurat gjyqësore kundër tyre të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore“ williamson thotë se, sikur të ishte e themeluar Gjykata Speciale, ai që tani do të ishte në gjendje të ngrinte edhe formalisht aktakuzën e tillë.

“Është paksa e vështirësitë spekulohet rreth kësaj por mendoj se, sikur të kishte një gjykatë të krijuar ne do të ishim në gjendje që në këtë moment të ngrinim aktakuzat“.

Edhe pse edhe në këtë intervistë heziton të përmendë emrat e atyre që pritet të akuzohen, ai thotë se Task Forca Speciale i di ata emra.

Ajo që edhe pas paraqitjes së tij publike në Bruksel, të martën, mbeti e paqartë, e që ishte edhe detyra e tij kryesore, është dyshimi për trafikim organesh. Williamson në këtë intervistë sqaron se nuk ka thënë se “nuk ka dëshmi për trafikim organesh“, shton se “ka indikacione bindëse që kjo ka ndodhur“ por pranon se konkluzionet e tij janë kryesisht të njëjta me ato të cilat më parë i kishte shprehur Dick Marti në raportin e tij, e para tij dhe ish-kryeprokurorja e Tribunalit te Hagës, Carla del Ponte, në një libër të saj ku kishte shfaqur dyshime se ish-liderë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kenë kidnapuar serbë dhe në territorin e Shqipërisë “ua kishin nxjerrë me dhunë organet për t’i trafikuar“. Mbi këtë çështje edhe pas paraqitjes së Ëilliamsonit mbetet mjegull, edhe pse ai thotë se “beson se kjo ka ndodhur megjithëse në një shkallë më të vogël“.

Kryeprokurori i Task Forcës Speciale përsërit qëndrimin se vetëm jashtë territorit të Kosovës, në një gjykatë speciale, mund të ketë një proces serioz kundër figurave më të larta të UÇK-së dhe se një proces i tillë nuk është i mundur në Kosovë.

Williamson gjatë muajt gusht do të largohet nga ky post, por pohon se hetimet dhe puna e Task Forcës që ai e ka udhëhequr, e të cilën e kishin formuar bashkërisht BE-ja, SHBA-ja dhe disa shtete të tjera nën ombrellën e EULEX-it për të ndriçuar akuzat e ngritura në Raportin e Dick Martiti, do të vazhdojnë.

Më Shumë

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit