18.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025
Home Blog Page 7845

VV ia humb shpresat PDK-së: Në kurrfarë koalicioni me ta

0

Thaci kurtiLëvizja vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka ripërsëritur se në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Zëdhënësi i Lëvizjes vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka thënë për Gazetën Blic se pikërisht ishte subjekti politik, VV që menjëherë pas zgjedhjeve ka ndërmarrë iniciativën që të bëjë bashkë LDK-në- AAK-në e Nismën vetëm e vetëm që të mos formohet edhe qeveria Thaçi 3.

“Më 9 qershor, një ditë pas zgjedhjeve nacionale, ne kemi marrë iniciativë që ti takojmë përfaqësuesit e LDK, AAK dhe Nisma, me qëllim që t’i bindim që të mos i bashkëngjiten PDK-së dhe Thaçit në një qeveri Thaçi 3”, ka thënë Vraniqi.

Sipas tij, kjo iniciativë është bërë duke e marrë në konsideratë dëmin që ja ka shkaktuar Kosovës qeverisja e dy mandateve qeveritare: Thaçi 1 dhe 2.

“Andaj, duke u nisur nga kjo Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk futet në kurrfarë koalicioni me PDK-në, sepse ne duam që qeveria e ardhshme të ketë një kurs tjetër shtetëror, me bazë shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik, duke e shpëtuar Kosovën nga kapja që ja ka bërë korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, shitja e pasurive publike e natyrore si dhe varësia prej pazareve me Serbinë”, ka thënë Vraniqi.

Ndryshe, gjatë ditës televizioni publik i Kosovës ka raportuar se mund të ndodh një koalicion i mundshëm ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pro kësaj ideje është shprehur edhe analisti politik Armend Muja.

Mirëpo, pesimist për një koalicion ndërmjet PDK-së dhe VV-së është shprehur edhe Rrustem Mustafa i PDK-së.

Obama: Terroristët s’do të kenë strehim

0

OBAMA 9Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha sot se aksionet aktuale humanitare dhe ushtarake amerikane në Irak janë “gjëra të drejta”, derisa forcat amerikane kanë kryer më tepër furnizime nga ajri, për mijëra irakianë që fshihen në male nga militantët islamikë.

Forcat e Shteteve të Bashkuara, poashtu, e kanë lansuar edhe valën e dytë të sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në pjesën veriore të Irakut.

Në fjalimin e tij javor në radio, presidenti Barack Obama, tha se “trupat luftarake nuk do të kthehen për të luftuar në Irak”, por Shtetet e Bashkuara do të “ndihmojnë në parandalimin që këta terroristë të kenë strehë të sigurt të vazhdueshme” dhe se do të vazhdojnë të veprojnë, nëse kjo është “e domosdoshme”.

Pentagoni ka thënë se me furnizimet e fundit nga ajri ditën e sotme, janë shpërndarë 29 mijë shujta ushtarake amerikane dhe afro 5,500 litra ujë të pijshëm.

Vogëlushit protestues i burgosuri në rastin ‘Monstra’ ia fali veshjen kombëtare

0

Sami Luta-nipi me veshje kombetare1Sami Luta nipit të tij veshjen kombëtare ia bleu kur u martua. Me çka, nipi i tij këtë veshje nga daja (Samiu) nuk e heq asnjëherë nga malli për të…

Njëri ndër vogëlushët që protestoi dje në Shkup ishte edhe nipi i Sami Lutës, të burgosurit me burg të përjetshëm në rastin ‘Monstra’.

Nga familjarët e Lutës Almakos mëson se veshja kombëtare shqiptare me të cilat ka protestuar vogëlushi, Samiu ia ka blerë për dasmën e tij. Me çka, nipi i tij këtë veshje nga daja (Samiu) nuk e heq asnjëherë nga malli për të.

Sami Luta-nipi me veshje kombetareNë një çast gjatë ditës së djeshme vogëlushi i është afruar policëve, siç edhe mund ta shikoni në fotot e mëposhtme për të kërkuar lirim e dajës së tij.

Ndryshe, në emisionin Cosmo që transmetohet në KTV, kohë më parë ka folur familjari i Sami Lutës, i cili tha Samiu është arrestuar në ditë gëzimi nga policia, teksa po shkonte në një dasëm në Kosovë.

Gregu uron që vëllai të rritet i shëndetshëm (Foto)

0

Greg Rama“Miks ndjenjash dhe kujtimesh. Jam i emocionuar. Është edhe për jetën time një status i ri. Kam një vëlla tani. E ka edhe Rea. Jemi një familje më e madhe”.

Kështu është shprehur Greg Rama, djali i madh i Kryeministrit të Shqipërisë për ardhjen në jetë të vëllait të tij të vogël, transmeton Bluetooth.

Greg Rama me ZahonTeksa ka folur për një të përditshme shqiptare pak pas lindjes së Zahos, Gregu i ka uruar vëllait të rritet i shëndetshëm.

Por duket se këto përjetime ndryshuan në ditët që pasuan; duket se Gregu e ndjeu në zemër dashurinë që priste të kishte për Zahon e vogël pasi e takoi dhe e mori në krahë. Lumturia e tij shihet qartazi edhe në këtë foto. E megjithëse fare i vogël, Zaho ia ka kthyer dashurinë vëllait të madh, duke ia shtrënguar Gregut gishtin me të dyja duart e vogla. Ardhja e Zahos në jetë i ka dhënë një tjetër pamje familjes Rama, tashmë për sytë e të gjithëve një familje e bukur dhe e lumtur.

Vildane Zeneli: Milionerët i ndërrojnë modelet si të brendshmet

0

VildaneZeneli-fb3E bukura Vildane Zeneli bëhet edhe më e suksesshme me kalimin e kohës. Ndër fotomodelet më të preferuara në Amerikë, ajo ka kaluar një verë të mbushur me set-e fotografike, duke pozuar për linjat më të njohura të rrobave të banjës. E bukur, më një trup seksi, Vildania tregon për “Bluetooth” se femrat e dobëta nuk pëlqehen më. Ajo rrëfen se dikur ka qenë edhe vetë shumë e dobët, por aspak e bukur. Megjithëse në pozat e saj kosovarja seksi duket mjaft e lirshme, ajo tregohet tejet e rezervuar teksa e pyesim për jetën e saj personale. Në këtë intervistë mund të zbuloni se si po shkon karriera e saj dhe çfarë pëlqen e urren Vildania te meshkujt.

Vildane si po shkon karriera jote në Amerikë? Cili është projekti yt i momentit?

Ndihem mirënjohëse dhe e bekuar për atë që kam arritur deri tani në jetën dhe karrierën time. Është vërtetë një bekim që jam e aftë të bëj atë ç’ka bëj dhe të paguhem për këtë. Ka qenë një verë shumë e ngarkuar me punë për mua. Shumë punë, shumë udhëtime, por edhe pak argëtim. Kam pozuar për shumë linja rroba banje dhe nuk jam mërzitur aspak me këtë. Kam shkuar në ishuj ekzotikë, me një mot të shkëlqyer, me ushqime shumë të shijshme dhe ishte sikur po bëja pushime gjatë gjithë vitit. Kam pozuar për linja të famshme rroba banje. ‘Vitamin A’, ‘Robin Piçone’, ‘Letarte, SaHa’, ‘VIX’, ‘Carmen Marc Valvo’ janë vetëm disa prej markave për të cilat kam punuar së fundmi. Tani që kam bashkuar forcat me kompaninë ‘Beats by Dre and Apple’ po punoj në një projekt shumë të rëndësishëm e të bukur që do të zbulohet në vjeshtë.

Të kemi parë shpesh teksa pozon pranë detit? Kanë qenë më shumë foto pushimesh apo pune?

Aktualisht pjesa më e madhe e fotove që unë kam publikuar në rrjetet sociale kanë qenë nga paskuintat e punëve të mia. Por më duhet ta pranoj që puna ime është sikur të jem me pushime, pasi unë gjendem gjithnjë në plazhet më të mira të të gjithë botës. Sigurisht që unë edhe kam pushuar, por këto dy muaj që lamë pas kanë qenë më së shumti të mbushur me punë.

Cilat janë pushimet e tua ideale? E fik telefonin? I sheh lajmet?

Pushimet e mia ideale janë ato me familjen time. Unë e adhuroj të kaloj kohë me ta. Nuk ka rëndësi se ku shkojmë për aq kohë sa unë jam bashkë me të gjithë familjarët e mi. Jam gjithmonë duke udhëtuar nëpër botë kështu që sa herë më jepet mundësia të kaloj kohë me familjen time e të bëj diçka me ta, për mua është sikur kam gjithë botën për vete. Ndërsa kur bëhet fjalë për telefonin, bëhem shumë e keqe (qesh). Duhet patjetër që ta kem telefonin tim të ndezur, por kjo nuk do të thotë që do rri me telefon në dorë gjithë kohën. Gjithsesi, kam nevojë ta mbaj të ndezur celularin pasi kurrë nuk i dihet, mund të kem një telefonatë të rëndësishme apo një email etj. Jam e fiksuar pas lajmeve. Nuk shoh lajme rregullisht, por lexoj në mënyrë konstante çdo lajm që lidhet me atë çka unë bëj dhe kam nevojë të di çfarë ndodh vërdallë nëpër botë. Familjarët dhe miqtë e mi gjithnjë më kritikojnë sepse mendojnë që lexoj tepër e nuk jam shumë e disponueshme, por thjesht unë nuk i ndihmoj dot në këtë (qesh). Dukesh në formë mjaft të mirë, por nuk je e dobët si modelet e tjera. Ndihesh ndopak mbipeshë?

Unë ndihem fizikisht dhe mendërisht e shëndetshme dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nuk mendoj që jam as mbipeshë. Jam ekzaktësisht aq sa duhet të jem dhe deri tani askush nuk është ankuar për këtë, ndaj unë duhet të jem më shumë se mirë. Puna që bëj nuk më kërkon të jem anoreksike, madje të gjithë e dashurojnë trupin tim të mbushur dhe me forma. Të jesh super e dobët nuk është aspak tërheqëse. Në shoqërinë e sotme të gjithë preferojnë vajzat që duken të mbushura, të shëndetshme se sa ato që janë shumë të dobëta. Dikur unë vetë kam qenë super e dobët dhe nuk dukesha e bukur. E dashuroj trupin që kam sot, të mbushur dhe të shëndetshëm, pikërisht ashtu siç duhet të jetë.

Cilën pjesë të trupit tënd konsideron më sexy-n?

Belin dhe vithet e mia.

Po meshkujt për cilën pjesë të bëjnë më shumë komplimente?

Të them të drejtën, unë marr nga të gjitha llojet e komplimenteve prej meshkujve, por kryesisht ata vlerësojnë fytyrën time, dashurojnë sytë e mi.

Si i ke marrëdhëniet me ta? Të pëlqen të të ngacmojnë apo i ngacmon ti vetë e para?

Jam shumë e rezervuar në këtë pjesë. Nuk do t’i flisja kurrë një djali pa më folur ai i pari, dhe në fakt nuk më është dashur kurrë ta bëj këtë (qesh). Sigurisht që çdo femër e pëlqen vëmendjen, por për mua ka rëndësi vetëm kur marr vëmendje nga personi që pëlqej.

Çfarë duhet të ketë patjetër një mashkull që të tërheqë vëmendjen tënde?

Më pëlqejnë meshkujt me sens të mirë humori. Nëse një mashkull ka humor dhe më të qesh, me siguri do të marrë vëmendjen time.

Çfarë nuk duhet të bëjë kurrë ai?

Nuk më pëlqejnë meshkujt që imponohen, flasin shumë dhe mburren.

VildaneZeneli-fbPse të gjitha modelet kanë të dashur miliarderë? Ti e ke një të tillë? A është xheloz ai për ty?

Nuk mendoj se duhet të jesh patjetër modele për të pasur një të dashur milioner. Çfarë mund të them, milionerët vdesin për modelet dhe modelet vdesin për milionerët (qesh). Mua personalisht nuk më pëlqen të bëhem e njohur përmes lidhjes së dashurisë. Kam identitetin tim dhe dua të më njohin prej punës që bëj e jo prej mashkullit që kam në krah. Milionerët i ndërrojnë modelet si të brendshmet e tyre, ndaj nëse nuk ke ç’të ofrosh tjetër përveç pamjes, atëherë përgjigja dihet. Unë kam ndërmend të ndërtoj perandorinë time që më pas të thonë që ai milioneri është lidhur me atë modelen.

Nëse do të dashuroheshe me një mashkull shqiptar, do të ktheheshe për të jetuar në Shqipëri?

Nëse do të dashurohesha me një mashkull nga Shqipëria, do ta merrja atë me vete në Amerikë apo ku do që do të shkoja (qesh).

Plane afatgjata për jetën tënde ke bërë? Kur do të kishe dëshirë të bëheshe nënë? Sa fëmijë ëndërron të kesh?

Unë nuk bëj kurrë plane për jetën time, por pres që Zoti të më drejtojë nëpër rrugën që më është përcaktuar, duke e jetuar gjithçka ditë pas dite. Nuk mendoj për ditën se kur duhet të bëhem nënë, pasi kjo është diçka që vjen natyrshëm. Fillimisht duhet pasur një burrë (qesh). Duhet gjetur personi i duhur që do të bëjë të dëshirosh krijimin e një familjeje me të. I dua shumë fëmijët, vij nga një familje e madhe dhe është aq bukur të kesh vëllezër e motra. Do të ishte ideale po të kisha dy fëmijë.

A mundet një nënë të jetë njëherësh edhe yll i modës?

Sigurisht! Pjesa më e madhe e supermodeleve janë të martuara dhe kanë nga 2-3 fëmijë, ose edhe më shumë. Ato janë nëna dhe modele me kohë të plotë. Giesele Bundchen, Adriana Lima, Doutzen Kroes, Isabeli Fontana, Alessandra Ambrosio janë vetëm disa prej tyre. Njeriu mund të arrijë të bëjë gjithçka nëse vërtetë e dëshiron shumë.

Ëndrra jote e radhës për të cilën po punon ta realizosh, cila është?

Kam aq shumë ëndrra dhe po punoj duke shpresuar t’i realizoj ato. Por nuk dua t’i zbuloj derisa të nis realizimin e tyre. Gjithkush ka ëndrra, por jo të gjithë punojnë fort dhe mjaftueshëm për t’i realizuar ato.

Dëshiron të na tregosh ndonjë gjë tjetër që ne nuk të pyetëm?

Dua të them se e dua shumë Shqipërinë dhe të gjithë fansat e mi shqiptarë. E vlerësoj pa masë dashurinë dhe mbështetjen e tyre.

Bukoshi kandidat për kryetar të LDK-së

0

Bujar BukoshiIsh-Kryeministri në Ekzil, Bujar Bukoshi pritet të jetë njëri nga kandidatët për Kryetar të LDK-së. Burime të Express kanë treguar se Bukoshi ka marrë përkrahje nga disa anëtarë të pakënaqur me gjendjen aktuale të LDK-së, e cila ka humbur në tri palë zgjedhjet e fundit nacionale si dhe ka humbur Prishtinën.

Edhe në zgjedhjet e fundit partiake në LDK, Bukoshi e pati shpallur kandidaturën por ishte tërhequr pasi kishte konsideruar se Fatmir Sejdiu kishte pamundësuar zhvillimin e garës demokratike.

I kontaktuar nga Express, Bukoshi nuk ka dashur të flas për këtë temë me arsyetimin se ndodhet jashtë vendit.

Ndryshe, zyrtarët e LDK-së kanë thënë se sikur të gjithë anëtarët e partisë edhe Bukoshi ka të drejtë të jetë njëri prej pretendentëve për të udhëhequr me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Zgjedhjet e brendshme në LDK pritet të mbahen më së largu në nëntor të këtij viti kur edhe i skadon mandati i Kryetarit aktual Isa Mustafa.

Fitoren e fundit LDK e pati arritur sa ishte gjallë Rugova në vitin 2004. Ndërsa, në vitin 2007 pati humbur primatin e partisë së parë. LDK ishte renditur pas PDK-së edhe në zgjedhjet e vitit 2010 kur në krye të partisë erdhi Isa Mustafa. Ky i fundit ka pësuar edhe dy humbje të tjera si Kryetar i LDK-së – humbjen në Prishtinë dhe humbjen në zgjedhjet e fundit nacionale, ku përsëri LDK doli pas PDK-së.

Mustafa: PDK po përgatitet për koalicion me LDK

0

RrustemMustafa–RemiAnëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka shkruar se askush nuk duhet të llogarisë në votat e Partisë së Albin Kurtit pasi Vetëvendosje është parti ndryshe prej të tjerave.

Sipas tij, Vetëvendosje po punon që të udhëheq me Qeverinë në një të ardhme jo të largët derisa tash e sheh të pamundëshme një bashkëqeverisje me VV-në për shkak të programit dhe bindjeve majtiste.

Në këtë situatë, Mustafa ka parashikuar se shumë shpejt do të ndërtohet koalicioni mes dy partive më të mëdha në Kosovë PDK-LDK. “PDK po përgatitet për koalicion te madh që mundet me udhëheqë vendin drejt prioriteteve te rëndësishme, dhe proceseve europiane!! Këtë do e bëjmë duke u siguruar që edhe opozita të jetë funksionale dhe zhvilluese. Pres shpejt të kuptohemi në mes vete PDK-LDK”, ka shkruar Mustafa.
Lexojeni reagimin e Rrustem Mustafes-Remit në Facebook:

Qeveria që po vjen do të duhej të mbajë për prioritet: sigurinë, edukimin dhe zhvillimin!

Spekulimet se “BLLOKU” ka numrat 63, plus minoritetet që garanton kushtetuta ne koalicion janë te deshiruara, por i shoh si krejt të pa mundura. Askush besoj nuk do duhej të llogarisë në votat VV ngase ata qartë tani mendojnë ndryshe nga të gjitha partitë, edhe nga PDK.

VV po punon që të udheheq me Qeverinë në të ardhmen jo te largët, ata tani kanë profilin dhe mendimet e qarta politike ndryshe nga të tjerët, kush do qe deshiron koalicion me ta duhet tu bindet mendimeve te programit majtiste…

PDK po përgatitet për koalicion te madh që mundet me udhëheqë vendin drejt prioriteteve te rëndësishme, dhe proceseve europiane!!

Këtë do e bëjmë duke u siguruar që edhe opozita të jetë funksionale dhe zhvilluese.
Pres shpejt të kuptohemi në mes vete PDK-LDK.

BASHK MUNDEMI !!

Na ishte dikur një Prizren (Foto)

0

Na ishte dikur një Prizren1Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe” ka hapur sot ekspozitën “Na ishte dikur…”.

Ekspozita shfaq fotografitë e vjetra të Prizrenit krahas atyre të realizuara rishtazi nga pozicioni i njëjtë.

Drejtori Ekzekutiv i “Ec Ma Ndryshe”, Hajrullah Ceku tha se kjo ekspozitë është një përpjekja e rredhës e “EC Ma Ndryshe” për të luftuar humbjen e kujtesës kolektive dhe për të apeluar për veprim institucional.

“Ndryshimi është drastik dhe tregon se vetëm disa dekada kanë mjaftuar që struktura urbane e qytetit të transformohet në nivel të frikshëm”.

“Shkatërrimin e nisur para disa dekadash nga regjimi i kaluar, me sukses po e vazhdon regjimi actual”.

“Ekspozita “Na ishte dikur…” është shprehje e revoltës qytetare ndaj shndërrimit të Prizrenit në diçka që askush nuk po e njeh më”, tha Ceku.

Kjo ekspozitë është organizuar në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…” që përkrahet nga Olof Palme International Center./PrizrenPress.com/

Na ishte dikur një Prizren2Na ishte dikur një Prizren3Na ishte dikur një Prizren1

Prizren: E gjuan pistoletën në mbeturina

0

Pistoleta7-22Një person nga frika e ka gjuajtur pistoletën në mbeturina. Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prizren.

“Pas një mosmarrëveshje në mes të disa të dyshuarve, Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “EKOL SPECIAL” 99 cal.9 mm, të cilën e kishte hedhur në disa mbeturina i njëri prej të dyshuarve”.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. /PrizrenPress.com/

Me 1000 euro regjistrohesh serb në Shqipëri

0

Tirana-SkenderbeuMe 1000 euro serbët mund t’i kthejnë emrat dhe mbiemrat e tyre, të cilët siç pohojnë ata janë ndryshuar dhunshëm nga regjimi i Enver Hoxhës.

Sipas organizatës “Klubi Progresiv”, gjatë kësaj procedure serbët mund të ta ndryshojnë emrin apo mbiemrin, por jo të dyjat.

“Në Shqipëri serbët me dokumente janë shqiptar. Nuk munden ta shkruajnë kombësinë e tyre në regjistrat qytetarë”, thekson organizata, transmeton INA.

Sipas kësaj organizate me ndikimin e Bashkimit Evropian serbët kanë filluar të gëzojnë disa të drejta në Shqipëri.

Si hap pozitiv vlerësohet hapja e shkollë në gjuhën serbe në fshatin Hamil gjatë këtij viti.