8.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8857

Në Shkozë të Malishevës, gjenden disa eshtra të njeriut

0

eshtarNë fshatin Shkozë të Malishevës gjatë një gërmimi janë gjetur disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, hazir Berisha tha se eshtrat janë gjetur nga një banorë i cili po gërmonte një kanal tek vendi i quajtur “Vrella e Jançistit”.

“Një qytetar nga Shkoza e Malishevës përderisa po gërmonte me vegla dore një kanal tek vendi i quajtur “Vrella e Jançistit” kishte hasur në eshtra që me gjasë janë të njeriut”, tha Berisha.

“Më pas i njëjti kishte informuar policinë e Malishevës, për gjithçka që kishte parë”

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi ka verifikuar pretendimet e dëshmitarit,  është njoftuar Njësia për Persona të Zhdukur dhe krime lufte për të vazhduar me hetimin e rastit”./PrizrenPress.com/

Sulmojnë gjyqtarin, arrestohen katër persona në Malishevë

0

GrushtiKatër persona të dyshuar janë arrestuar nga policia, pasi kanë kanosur një gjyqtar në Gjykatën Themelore në Malishevë.

Rasti kishte ndodhur pasi që gjyqtari kishte caktuar të ekzekutonte një vendim ndaj të dyshuarve, njofton Policia e Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit. /PrizrenPress.com/

Minir Krasniqi dëshmon në seancën gjyqësore kundër Mujës

0

MinirKrasniqi-prizrenDrejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Minir Krasniqi është duke dëshmuar në procesin gjyqësor “Muja dhe të tjerët”. Krasniqi bashkë me kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën dhe drejtorët e tjerë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria e EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

PD: Nuk jemi të ndarë, është më e konsoliduar se kurrë më parë

0

PartiaDrejtesise-logoPartia e Drejtësisë, sqaroi se shkrimet nëpër portale të ndryshme, se kinse Partia e Drejtësisë është ndarë, nuk janë të vërteta dhe si të tilla janë të paqëndrueshme. PD konsideron se Amir Ahmeti nga PD-ja është larguar tash e dy vjet, ndërsa i ka uruar atij punë të mbarë në partinë e re.

PD nuk e sheh problem largimin e Amir Ahmetit e as themelimin e partisë së re nga ai.

“Argument tjetër se Partia e Drejtësisë nuk është ndarë dhe është më e fuqishme se kurrë tregon fakti, se edhe pas largimit të z. Ahmetit, PD-ja në Zgjedhejt Lokale që sapo përfunduan ka arritur të shënoi rritje për 30%, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009”, thuhet në komunikatën e PD-së.

PD thekson se individët që largohen nga PD-ja nuk mund ta dëmtojnë imazhin e partisë, pasi që konsideron se në gjirin e sja ka shtresa të ndryshme intelektuale dhe se presin që edhe në zgjedhjet nacionale të tregohen të suksesshëm.

“Po ashtu PD-ja ka arritur që këto zgjedhje të përfaqësohet me 23 asamblistë komunalë në nivel vendi dhe në disa komuna edhe të udhëheq drejtori të caktuara. Partia e Drejtësisë nuk përbëhet nga individ të caktuar, por është një parti që në gjirin e saj ka shtresa të ndryshme intelektuale të cilat janë të përkushtuara që edhe në zgjedhjet nacionale që pritet të mbahet vitin e ardhshëm të arrijë rritje dhe përfaqësim më të fuqishëm në institucionet e vendit. Largimet individuale, nuk mund të dëmtojnë një parti e cila është themeluar 15 vjet më parë dhe është e shtrirë në 24 komuna të Kosovës”, përfundon reagimi i PD-së. /PrizrenPress.com/

Kosova e trazuar nga ish pjesëtarët e ‘MUP-it’

0

PoliciaKosoves6-14Ish-policët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) të cilët e kanë sfiduar për vite të tëra shtetin e Kosovës, kanë filluar një trajnim dyjavor në Shkollën e Policisë në Vushtrri. Edhe pse ky proces për lidershipin kosovar konsiderohet historik, transformimi i tyre nga MUP-i në MPB konsiderohet shumë konfuz, madje një enigmë që nuk po zbërthehet.

Opozita kosovare, por edhe analistë politikë, këtë proces vazhdojnë ta shikojnë me dyshim rreth verifikimit të së kaluarës së këtyre ish-pjesëtarëve.

Edhe pse në qeveri thonë se të gjithë këta pjesëtarë kanë kaluar nëpër filtrat e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), prapë ka dyshime nëse kjo është e vërtetë, apo është frazeologji demagogjike politike, shkruan ‘Zëri’.

Tashmë 17 ish-pjesëtarët e MUP-it kanë nënshkruar kontratat me Policinë e Kosovës dhe nga e hëna (dje) kanë nisur trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për siç është thënë, që të pajisen me njohuri lidhur me legjislacionin e Republikës së Kosovës, organizimin e brendshëm të PK-së, parimet dhe procedurat etj.

Por, më shumë se kaq, asnjë zyrtar i Kosovës nuk jep detaje lidhur me atë se si janë siguruar ata që këta policë me të vërtetë kanë të kaluar të pastër, dhe nëse të dhënat e tyre janë të sakta.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës është përgjegjësi kryesor për verifikimin e të kaluarës së tyre. Edhe pse ditë më parë kreu i saj, Bashkim Smakaj, ka raportuar në Komisionin që bën Mbikëqyrjen e këtyre Policëve, duke thënë se çdo gjë e kanë nën kontroll, anëtarët e Komisionit vazhdojnë të mos jenë të sigurt për atë që është deklaruar.

Haki Demolli, anëtar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, thotë se në bazë të informatave që disponon, struktura e MUP-it serb do të kyçet në Policinë e Kosovës, pa kurrfarë verifikimi paraprak të tyre.

Proces i ngutshëm dhe i turbullt

“Kemi informata se ata do të kyçen pa kurrfarë verifikimi dhe pa procedurën e konkursit”, tha ai. Demolli shton se sipas informatave që ka, policët serbë të MUP-it pasi që të pensionohen në MUP-in serb, menjëherë me lista zyrtarët pas një trajnimi disaditor do të jenë pjesë e policisë kosovare.

Diellza Kolgeci tërhiqet nga prezantimi i Festivalit në RTSH

0

DiellzaKolgeci12-17Diellza Kolgeci tërhiqet nga prezantuese e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Kur s’kanë mbetur veçse 10 ditë nga fillimi i edicionit të 52-të të festivalit të fundvitit, mësohet se dyshja e prezantuesve të këtij viti ka pësuar një “çarje”, shkruan Panorama. Modelja kosovare, Diellza Kolgeci, e përzgjedhur për të drejtuar në krah të gazetarit Enkel Demi, i cili ngjitet për të dytën herë në skenën e këtij festivali, mësohet të jetë tërhequr për shkak të një përplasjeje me drejtorin e Festivalit, Martin Leka.

Kolgeci ka pretenduar se i janë ndryshuar kushtet e kontratës, të lidhur me drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Petrit Beci, i cili për arsye shëndetësore ia ka kaluar kompetencat zv/drejtorit të përgjithshëm, Martin Leka. Sipas këtij të fundit, përplasja me prezantuesen kosovare nuk ka ardhur për shkak të pagesave, por të disa pretendimeve të saj, të cilat ai i konsideroi absurde, që lidheshin me transporte, hotele apo kurimin e imazhit të saj. Kolgeci nuk ka pranuar që për veshjet e saj të kujdesej drejtori i imazhit të festivalit, Joni Peçi. Sipas Lekës, nëse nuk do të arrihet të gjendet në kohë një zëvendësuese, atëherë gazetari Enkel Demi do të ngjitet i vetëm në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Kjo do të thotë që duhet ribërë nga e para skenari, që me shumë gjasë do të kishte pasur, ndër të tjera, edhe batuta që lidheshin me diferencën në gjatësi mes modeles dhe gazetarit. Edicioni i 52-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor. Gjatë tri netëve të tij do të prezantohen 16 këngë. Për shkak të numrit të pakët, të gjitha këngët do të kalojnë në natën finale, ndërkohë që gjatë dy netëve të para, krahas 8 këngëve, në garë do të këndohen edhe 8 të tjera. Bëhet fjalë për këngë të nxjerra nga fondi i RTSH-së dhe që do të këndohen në duete me këngëtarë “Big”, si Rovena Dilo, Eranda Libohova, Elton Deda, Redon Makashi, Altin Goci etj.

Studentët, koncert mirënjohjeje për SHBA-të

0

Koncert studentetTë rinj dhe të reja, studentë dhe të diplomuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, dega e Arteve Muzikore, kanë mbajtur të hënën mbrëma në kryeqytet një koncert solo këndimi, si shenjë mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Janë dhjetë solo këngëtarë që kanë marrë pjesë në një program dyjavor në SHBA të financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e të cilët kanë vendosur që të mirën që iu ka ofruar atyre nga Qeveria amerikane t’ua kthejnë me të mirë.

Dy nga muzikantët nuk kanë qenë të pranishëm në koncert, por tetë të tjerët, Riad R. Ymeri, Safet Berisha, Kaltrina G. Miftari, Elbenita Kajtazi, Marigona Qerkezi, Donika Rushiti, Gjylnaze Ademaj dhe Shaban Behramaj i kanë ofruar publikut vepra të ndryshme të muzikës klasike.

Gjatë kohës sa të rinjtë kanë interpretuar vepra të ndryshme, në piano ka luajtur profesori i pianos në Fakultetin e Arteve të UP-së, Mizbah Kaçamaku, studenti i Pianos, Meloz Buza si dhe pianistja gjermane, MilenaTotch.

Ndërkaq, në fillim të koncertit, që është mbajtur në hollin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, organizatorja e koncertit, Marigona Qerkezi, ka lexuar fjalën përshëndetëse të profesoreshës së muzikës Dorathy Stone, e cila i ka ushtruar studentët kosovarë gjatë qëndrimit në Amerikë dhe është përkujdesur për ta organizuar koncertin.

“Më vjen keq që nuk mund të jem sonte personalisht e pranishme, pasi që ky bashkëpunim është shumë i afërt dhe i dashur për zemrën time. Asociacioni ndërmjet Campo Doro (universitetit vokal) dhe studentëve të rinj nga Kosova ishte asgjë përveçse një lidhje e hareshme e dashurisë muzikore. Ne të gjithë kemi udhëtuar gjatë një udhëtimi të pasur dhe me përfitim, që na solli në këtë mbrëmje së bashku”, ka thënë Stone në letrën e saj dërguar organizatorëve, transmeton KultPlus.

Në letrën në fjalë, jo ka shkruar poashtu se instituti vokal, CampoDoro është duke zhvilluar dhe festuar artin e të kënduarit në Pensilvaninë Veri-lindore për dhjetë vjet, dhe se ka pasur e poashtu ka mision që të shkëmbejë, trajnojë dhe promovojë dhuratën dhe këmbimin e muzikës vokale në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Me pedagog dhe profesor nga Kalifornia, Nju Jorku, Kanadaja dhe Evropa, dhe studentë nga Minesota, Nju Jorku, Çikago, Oklahama, Kalifornia dhe dhjetë pjesëmarrës të jashtëzakonshëm nga Kosova, misioni dhe idealet tona me të vërtetë filluan të arrihen. Unë iu bashkohen sonte shpirtërisht dhe kam besim që do të shijoni dhe do të përjetoni frutat e punës tonë”, ka shkruar më tutje ajo në letrën që është lexuar para publikut, në fund të së cilës DorathyStone është nënshkruar si kryetare dhe drejtoreshë artistike në Institutin Vokal “CampoPoro”.

Muzikantët që kanë marrë pjesë në programin në SHBA, dhe që kanë kënduar poashtu, e kanë vlerësuar lartë udhëtimin dhe përvojat që kanë marrë gjatë qëndrimit përtej atlantikut.

Njëra prej tyre, sopranoja Marigona Qerkezi, e cila është edhe organizatore e koncertit, ka thënë se gjithçka po bëhet si shenjë falënderimi ndaj Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ngase, siç ka thënë ajo, janë ata që e kanë mundësuar udhëtimin e studentëve për në Amerikë.

“Na kanë dhënë mundësi shumë të mirë që të shkojmë të mësojmë, të kemi përvoja shumë të reja në një botë komplet tjetër në Amerikë, për këtë arsye është koncert falënderues por gjithashtu është edhe koncert festiv ngase jemi para festave të fundvitit”, ka the thënë ajo.

Qerkezi ka theksuar se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç tjerash, ka mësuar edhe përvoja që kanë të bëjnë me meditim, të cilat, siç thotë ajo, iu kanë ndihmuar të përparojnë në profesion dhe ta largojnë vëmendjen nga problemet.

“E veçantë ka qenë poashtu mënyra e aktrimit, pikëpamja tjetër si t’i shohim veprat opristike, edhe kemi mësuar edhe shumë gjëra të tjera, kanë qenë dy javë punë të palodhshme të cilat unë tash po i praktikojë dhe po e shoh se kanë qenë shumë të vlefshme”, ka thënë ajo.

Muzikanti Shaban Behramaj, thotë se është kënaqësi e madhe për të që ka qenë pjesë e grupit dhe gjithashtu që është pjesëmarrës në një koncert falënderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sonte është një natë shumë e lumtur për mua, fakti që po kam mundësi ta shprehi krejt atë punë që është bërë në Amerikë, pra me shprehë para publikut kosovar, por njëkohësisht edhe me ia bërë një falënderim Ambasadës Amerikane, Ministrisë së Kulturës dhe profesoreshës në Amerikë që ka dhanë aq shumë për ne”, ka thënë ai.

Behramaj, kujton se qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka mësuar gjëra që kurrë më parë si ka ditur, e të cilat kanë të bëjnë direkt me profesionin e tij.

“Atje i kanë kushtuar rëndësi të madhe poashtu edhe lojës, gjë që tek ne nuk ndodhë, pra në Fakultetin e Muzikës, e kam fjalën për lojën me trupin. Ndoshta kjo ka qenë pjesa më atraktive, diçka e re që kemi mësuar dhe e cila të jap shumë në performim”, është shprehur ai.

Pak minuta para se të nis performancën, ky student i muzikës ka treguar se pavarësisht nga kushtet e vështira dhe mungesës së hapësirës në hollin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, para publikut do të jap diçka nga ajo që ka mësuar në Amerikë.

“Për shkak të ndërrimit të sallës, vendi është i papërshtatshëm, prandaj i kemi reduktuar shumë, por unë prapë se prapë e kam një pjesë ku luajmë, e kam duet me Donikën (Donika Rushiti), një marrëdhënie në skenë. Jemi munduar sadopak ta ambientojmë me sallën”, ka nënvizuar ai.

Rugovës i thanë që UÇK-ja do t’ia merrte pushtetin

0

AdnanMerovciNjëri nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka thënë e Adem Demaçit i lejohet të bëjë çfarëdo lloj deklarate, edhe pse ato janë politike.

Mbrëmë, duke folur në Interaktiv të KTV-së, Merovci hodhi poshtë deklaratat e Demaçit, duke thënë se Rugova nuk ishte frikacak, se me Milosevicin u takua dhunshëm dhe në Romë shkoi me aeroplan të Italisë.

Merovci tha se në vitin 1999 Rugova hoqi dorë nga shkuarja për homazhe në familjen Jashari në minutat e fundit, dhe këtë me sugjerim të dikujt.

I pyetur për rezervat që kishte Rugova për luftën çlirimtare, Merovci ka thënë se njerëz që i rrinin Rugovës afër i kanë thënë se “po shkrepen plumbat për të marrë pushtetin”, transmeton Koha.

Merovci tha se janë të pamoralshme pohimet se Rugova e kishte tepruar me përdorimin e alkoolit, dhe pse ai në fakt ishte njeri i pijes dhe i njihte mirë brendet e pijeve botërore.

AAK-ja nuk hyn në Qeveri

0

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka përjashtuar çfarëdo mundësie që kjo parti nga fillimi i vitit të ardhshëm të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se AAK-ja gjatë kësaj periudhe nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Jemi duke i pritur zgjedhjet parlamentare, prandaj nuk do të hyjmë në asnjë kombinim të koalicioneve.

Pra, nuk do të hyjmë në Qeveri”, ka deklaruar Isufi.Ndërsa duke iu referuar debatit për çështjen e vendeve të rezervuara për minoritetet, Isufi ka thënë se AAK-ja është kundër vazhdimit të rezervimit të këtyre vendeve në Kuvendin e Kosovës.
“Ky mandat ka kaluar dhe nuk ka asnjë që minoritetet të marrin mandate shtesë”, ka thënë Isufi. /Epoka e Re/

Ashton “stilizon” dialogun

0

Ashton 000Shefat e diplomacive të shteteve anëtare të BE-së, do të duhet të argumentojnë fuqishëm nëse refuzojnë që me Beogradin qysh muajin e ardhshëm, BE-ja të nisë dialogun e anëtarësimit. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton, në raportin e saj që do ta prezantojë këtë të martë (sot v.j.) para shteteve anëtare, nuk ka lënë asnjë dilemë. Sipas saj, negociatat e anëtarësimit të Serbisë duhet të nisin më së largu në janar.

Këtë konstatim, ajo e ka bazuar në konstruktivitetin dhe gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovës për t`i normalizuar marrëdhëniet.
Raporti u është shpërndarë në formën e shkruar shteteve anëtare të hënën pasdite dhe do të diskutohet këtë të martë në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm.

Gazeta Tribuna ka siguruar një kopje të raportit që sipas disa diplomatëve “pikturon” dialogun duke e tejkaluar raportimin e thjeshtë për një proces të vështirë negociues.

Në fakt, sipas lehtësueses Ashton, marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është zbatuar në të gjitha elementet dhe krejt çfarë duhet është koha që nevojitet derisa ajo të shterohet në terren