22 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025
Home Blog Page 7849

“Baballarët” e Kosovës

0

gjyqtaret e kushtetutesEnver Hasani dhe gjykatësit e tjerë të Kushtetueses janë në krye të listës së zyrtarëve më të paguar në Kosovë. Me gjithë kritikat se po përdorin standarde të dyfishta në ndarjen e drejtësisë, me vendimet e tyre në disa raste e kanë “dridhur” skenën politike në vend, shkruan Zëri.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndër zyrtarët më të paguar në Kosovës, të cilët me pagat e tyre, madje e tejkalojnë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

I pari i kësaj GJykatë, Enver Hasani, i njohur në opinion me nofkën “Baba” merr pagë vjetore prej 42 mijë euro e 800 euro, rreth 3.600 euro në muaj, apo rreth 8000 më pak se Jahjaga.
Përpos pagave, gjykatësit e Kushtetueses, marrin edhe benificione të tjera të majme

Më shumë se vdekje

0

Mark Frrok Kuzhnini

Mjaft jam përpjekur

nga dhimbjet jam përndjekur
dorë s’kam hequr nga ata sy
shumë jam përmallur
pak jam çmallur
atë kohë sa isha s’bashku me ty.

Kam frikë nga ajo plagë
që kujtimeve s’iu shmang
vazhdimisht ka mbetur e qelbur
e kur shfaqet kujtimi
zgjohet trishtimi
nga ëndrra që mbeti e shembur.

Të shoh të hareshme
ndryshe nga dita e djeshme
unë mbetem ai që ka për të vuajtur
një dënim me vdekje
më shumë se vdekje
një qiri që qanë e digjet i përvajtur.

Mark Frrok Kuzhnini

Tërnava: Islami iu shpallë njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore

0

NaimTernava-BIKMyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, nëpërmjet një deklarate, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e festës së Fitër Bajramit. Sipas tij, kur toka po gjëmon nga shumë padrejtësi, ne të tregohemi solidar e zemërgjerë me njëri-tjetrin dhe të promovojmë paqe dhe harmoni.

Lexojeni të plotë urimin e myftiut Tërnava:
Nesër është dita e parë e Fitër – Bajramit, e cila vjen si shpërblim i agjërimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ndaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve dhe institucioneve të saja, dhe në emrin tim personal, tu urojë festën e madhe të Fitër – Bajramit, duke e lutur Allahun xh.sh. që të na ketë pranuar agjërimin dhe adhurimin që e kemi bërë edhe gjatë këtij muaji të Kuranit.

Sinqeriteti dhe besnikëria janë vlera morale të pastra që shoqërojnë besimtarin në kryerjen e obligimeve që dalin nga Kurani, me qëllimin e vetëm të arrijë kënaqësinë e Allahut xh.sh. përmes agjërimit dhe adhurimeve tjera. Ata gjatë këtij muaji u sprovuan me besim e devotshmëri shpirtërore, duke iu përkushtuar edhe më shumë besimit që e ndien në shpirtin e zemrën e tij.

Besimtari e beson dhe e thotë të vërtetën, ai e mban premtimin e dhënë Allahut xh.sh. duron vështirësitë dhe sprovat, i përgjigjet atij që është në nevojë, e ndihmon të dobëtin,e mëshiron të voglin, dhe kujdeset për mirësjellje vetëm për hir të Allahut. Për njerëzit e devotshëm Thotë Allahu xh.sh:

“Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër” El-Insan -8.
Të mos largohemi nga kjo botë pa shijuar më të mirën që ka kjo botë, e kjo është dashuria ndaj Allahut xh.sh. besimi e njohja e Tij. Kjo dashuri ndriçon zemrat me dritën hyjnore, gjuha e njeriut nderohet me përmendjen e Allahut xh.sh. dhe gjymtyrët e njeriut zbukurohen me shërbimin ndaj Allahut të Madhërishëm.

Allahu xh.sh. thotë: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre” .En-nah l:97

Vëllezër e motra!

Mëkatet e mëparshme të mos jenë pengesë e pendimit, kthehu, që jetës ti japish kuptim e domethënie të vërtet,ngase këtë jetë e krijoi i Madhi Zot. Dyert e kësaj feje universale për botën mbarë pa dallim kohe,gjuhe,race a vendi janë të hapura. Zoti është i mëshirshëm, e mëshirën e tij në raport me njeriun e tregon edhe me këtë ajet kuranor.

Allahu xh.sh. thotë:

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”, Fusilet-34.
Ndaj edhe me rastin e kësaj feste të cilës i gëzohet çdo besimtarë,juve të respektuar e të nderuar vëllezër e motra, iu porosisë, që të shtrini dorën e ndihmës te ata të cilat kanë nevojë, të varfrit, jetimët, njerëzit e shtyrë në moshë që kanë mbetur pa përkujdesje, fëmijët e braktisur. Ti gëzojmë ata edhe gjatë kësaj feste ashtu siç i gëzuat me ndihmat e juaja edhe gjatë muajit të Ramazanit, ngase kështu po na thërret Allahu xh.sh. dhe Muhamedi a.s.

Vëllezër e motra besimtarë!

Kur toka po gjëmon nga shumë padrejtësi, ne të tregohemi solidar e zemërgjerë me njëri tjetrin. Kur nëpër botë po luftohet, ne të promovojmë paqe dhe harmoni. Kur ne dëgjojmë vajin e fëmijëve, shohim skena trishtuese të masakrave të njerëzve të pafajshëm,të këtyre fëmijëve të pafajshëm, kur ka humbur njerëzorja e arsyeja, kur mbizotëron padrejtësia dhe egoja nëpër rajonet e trazuara me luftë.

Të mundohemi që këtë vajë ta shndërrojmë në buzëqeshje dhe përqafim të fëmijëve tanë, në mënyrë që ta kuptojmë dhembshurinë e fëmijëve të cilët po masakrohen e vriten padrejtësisht,nga ata që e kanë për detyre të përkujdesën për ta, si në Siri, Irak, Mijan Mar e Gaza.

Dita e nesërme e Fitër – Bajramit është ditë kur besimtarët ndajnë gëzimin dhe shkëmbejnë urimet mes vete, duke e lutur Zotin që mëkatet e mundshme të na i falë, dhe bashkërisht të punojmë për një të ardhme sa më të mirë të vendit tonë.

Duke ditur se feja Islame dhe mësimet e saja promovojnë: Dashuri, dhembshuri, falje, paqe, dhe të jetuarit sipas standardeve të larta morale të cilat i mbështet Kurani, duke përhapur, respekt, harmoni e kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij.

Të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera,që Kosova të jetë vend i harmonisë, bashkëpunimit të tolerancës e paqes. Islami është fe e cila iu është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit.

Ky është edhe mesazhi universal i cili del nga kuptimi i drejt i agjërimit të muajit të shenjët të Ramazanit, mesazh i cili në vazhdimësi troket në ndërgjegjen e njeriut për ta rizgjuar atë, në mënyrë që bota të përqafoi paqen.

Të nderuar e shumë të respektuar besimtarë!

Më lejoni që edhe njëherë tua uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve në Kosovë dhe brenda trojeve tona etnike shqiptare, por edhe të gjithë vëllezërve e motrave në mërgatën tanë kudo që gjendën ata.

Me fat festa e Fitër Bajramit!

Policia i arreston, gjykatësi i liron

0

arrestimi 2Disa gjykatës po i lejnë të lirë të pandehurit e shumëkërkuar, megjithëse policia ata po i gjen me shumë mund e angazhim. Kështu thotë një zyrtar policorë, përderisa drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, premton se do t’i hetojë këto raste.

Për ta gjetur një person të kërkuar nga gjyqësia, policisë shpesh i duhen shumë tentativa, thotë për Radio Kosovën, zyrtari i Policisë së Kosovës, Besart Shaqiri.

Por, ndodhë që kur i shumëkërkuari gjendet, gjyqtari shprehet se nuk ka kohë të merret me të pandehurin dhe policisë nuk i mbetet gjë veçse ta lirojë.

“Ka pasur raste kur në tentativën e saj të disahershme për me e gjet personin, policia arrin ta gjej, e dërgon në gjykatë, pastaj gjyqtarët duke gjetur arsye të ndryshme, bisedojnë me të dyshuarin, arrijnë një farë marrëveshje, thonë se për shkak të punëve ose mos-kohës në dispozicion, ose thirren në mungesë të daktilografes, edhe kërkojnë që ta shoqërojmë një ditë tjetër. Personi lirohet, pastaj duhet prapë një kohë e mundimshme për ta gjetur apo nuk gjendet fare edhe lënda parashkruhet”, tha ai.

Kapiten Shaqiri thotë se gjykatësit gjejnë arsye të ndryshme për t’i liruar të pandehurit.

“Kemi raste që gjyqtarët edhe pas orës 16 janë njoftuar nga ana e policisë se janë gjetur personat që kërkohen por gjyqtarët kanë thënë se nuk janë afër vendit të punës ose vendbanimit, kështu që thonë bisedo me të, merrja një dokument dhe silleni. Personi s’ka pas dokument fare, edhe në këtë mënyrë policia de-motivohet edhe detyrohet me e lëshua personin që ka urdhëresë për ekzekutim”, tha ai.

Këto raste vlerësohen si të patolerueshme nga Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, i cili thotë se edhe pas orarit të zakonshëm të punës ka gjyqtarë e prokurorë kujdestarë të cilëve iu takon të merren me raste të tilla. Ai paralajmëroi hetim për këto raste dhe kërkoi ndihmë nga policia.

“Inkurajoj dhe i lus që këto raste të tilla t’i përcjellin tek ne me shkrim në mënyrë që t’i marrim këto raste dhe të procedojmë më tutje”, tha ai.

Sëmuret Genta, anulon koncertet në Prizren e Prishtinë

0

GentaIsmajli8-10Këngëtarja energjike Genta Ismajli, duket se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, pasi i është dashur të anullojë koncertin e planifikuar ditën e djeshme në Prishtinë dhe Prizren.

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook, këngëtarja kërkon ndjesë fansave të saj.

“Të dashur fansa, për shkaqe shëndetësore nuk kam mundur mbrëmë të performoj në DUPLEX – Prishtine dhe KRISTAL – Prizren. Shihemi në datat tjera. Shpresoj ne mirekuptim”, ka shkruar Genta.

Genta Ismajli, këtë sezon vere është e ngarkuar me koncertet e turit të saj muzikor, në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë vendit.

Korishë të Prizrenit: Babai vret të birin me armë gjuetie

0

Policia-crime scene

(E plotësuar) 40 vjeçari M. Rexhaj, nga Korisha e Prizrenit, mbrëmë ka gjetur vdekjen nga goditja me armë zjarri, që ka ardhur pas një konflikti brenda familjes. Deri në mëngjes, ky rast është marrë si vetëvrasje, pohojnë zyrtarët policorë. Por sipas pistës së parë të hetimeve, dyshohet se babai ka vrarë të birin.

Trupi i viktimës, është dërguar për obduksion në repartin e mjekësisë ligjore në Prishtinë, ndërsa po sot do t’i dorëzohet familjes, për të kryer ritet mortore.

I ndjeri është veteran i luftës së UÇK-së. Nën masën e arrestit gjendet babai i viktimës, R. Rexhaj, për të cilin thuhet se ka një kohë që nuk ishte mirë me shëndet. Drejtori i policisë rajonale, Nexhmi Krasniqi, bën të ditur se krimi dyshohet të jetë kryer nga një armë gjuetie e cila është konfiskuar nga policia.

——–

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 në Korishë të Prizrenit është vrarë me armë zjarri një person.

Ai është qëlluar në kokë dhe ka ndërruar jetë në gjatë tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës ka dërguar të dyshuarin në mbajtje.

Viktima dhe i dyshuari, që të dytë janë shtetas të Kosovës dhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Shkaqet e incidentit nuk dihen ende.

Studentët e rinj pa pagesë, të tjerët paguajnë 25 euro për semestër

0

RektoriatiStudentët e rinj të cilët janë pranuar në Universitetet Publike të Kosovës, vitin e parë të studimeve do ta kenë pa pagesë, ndërsa studentët e tjerë do të paguajnë vetëm 25 euro për semestër. Ky është një vendim i Qeverisë së Kosovës që është marrë më 2 prill të këtij viti. Drejtues të Universiteteve thonë se kjo mund të reflektojë në buxhetin e universiteteve, por zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se nuk do të ketë ndikime negative.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për uljen e tarifave të studimeve në Universitetet publike do të fillojë të zbatohet nga 1 tetori i këtij viti. Shefi i kabinetit të Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina, tha për Radio Kosovën, se në bazë të këtij vendimi, Ministria e Arsimit ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për tarifat e studentëve, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ri akademik 2014-2015. Ai tha se kjo ulje nuk do të ketë ndikim negativ për universitetet.

“Ne si Ministri jemi në bashkëpunim të ngushtë dhe në koordinim me universitetet publike, por edhe me Ministrinë e Financave, për të ndjekur të gjithë hapat në proceset edhe të rishikimit të buxhetit por edhe masave të tjera. Ministria e Arsimit do të përllogarisë të gjitha shifrat dhe në bashkëpunim më Ministrinë e Financave, universiteteve do t’u ndahet buxhet i mjaftueshëm, i cili do të jetë në shërbim të universiteteve dhe që do të funksionojnë me atë buxhet pa asnjë problem”, tha ai.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj, tha se vendimi i Qeverisë është i mirë për studentët, është një politikë sociale për të stimuluar arsimimin. Por, kjo ulje tarifash do të reflektohet në buxhetin e Universitetit, tha Berishaj.

“Unë jam i përkushtuar dhe kam përkrahjen e Bordit dhe të Menaxhmentit, që ne jo të bëjmë presion, por mendojmë se do të hasim në mirëkuptim që të kompensohet ajo shumë e parave e cila është reflektuar si mangësi tani me vendimin e Qeverisë. Ne do të veprojmë sipas udhëzimit Administrativ dhe do ta respektojmë patjetër”, theksoi ai.

Qeveria e Kosovës mori vendim më 2 prill të këtij viti për uljen e tarifave të studimeve për studentët e nivelit bachellor dhe master për 50 për qind. Ndërkohë, studentët e rinj që janë pranuar këtë vit akademik në Universitetet Publike, vitin e parë të studimeve do ta kenë pa pagesë.

Rugova: Isa Mustafa favorit edhe për një mandat në krye të LDK-së

0

IsaMustafa-LDKNënkryetari aktual i LDK’së, Haki Rugova ka thënë se Isa Mustafa është favorit për të udhëhequr LDK’në edhe në katër vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se gara do të jetë e hapur për të kandiduar kushdo që dëshiron t’i hyjë garës për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Sipas tij, kryetari aktualIsa Mustafa është kandidati për serioz për të rimarrë udhëheqjen e LDK’së.

“Mendoj se Isa Mustafa është favorit për t’u rizgjedhur në krye të LDK’së. Nuk përjashtohet mundësia që ai të rikandidohet”, ka thënë Rugova, duke mos përjashtuar mundësinë që edhe ai të kandidohet për të udhëhequr partinë.

Sidoqoftë, dy kryetarë të komunave, Lutfi Haziri i Gjilanit e Agim Veliu i Podujevës pritet t’i hyjnë garës për Kryetar të LDK’së.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e Agim Veliu pritet të jenë kandidatët për Kryetar të LDK’së. Pos tyre, në garë pritet të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu.

Zyrtarë të LDK’së kanë thënë për Express se Haziri e Veliu veç kanë nisur të kërkojnë përkrahjen e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, organ ky që vendos se kush do të jetë Kryetar i ardhshëm i Partisë së Ibrahim Rugovës.

Burime të Express kanë treguar se edhe anëtarë të tjerë të LDK’së janë duke shikuar mundësinë për t’u ngjitur në pozitën më të lartë partiake. Në mesin e tyre janë edhe Vjosa Osmani, Arben Gashi e Anton Quni.

Sidoqoftë, Haki Rugova thotë se gara për Kryetar të LDK’së do të jetë fer ndërsa nuk sheh ndonjë përparësi për të udhëhequr Partinë dy njerëzit që aktualisht po i rrijnë afër Isa Mustafës – Lutfi Haziri e Agim Veliu.

“Mendoj se nuk është parapërgatitje e Hazirit dhe Veliut për të qenë në krye të LDK’së. Gjatë kësaj periudhe, ata, kanë kryernjë detyrë duke marrë pjesë në biseda për koalicionin qeveritar. Këtë kanë mundur ta bëjnë edhe të tjerët. Këtë detyrë nuk e kanë marrë për t’u favorizuar për Kryetar të LDK’së”, ka shtuar ai.

Pavarësisht kësaj, Haki Rugova thotë se zgjedhjet në LDK do të jenë përsëri model për partitë tjera.

“Zgjedhjet do të jenë kualitative, krejtësisht demokratike dhe të shohim se cili do të jetë kandidati për Kryetar, i cili do të votohet për të qenë në krye të partisë”.

Festivali i Jazz-it në Shkodër, pjesëmarrës grupe nga e gjithë bota

0

Tirana Jazz and World Music FestivalPër dy netë u zhvillua në Shkodër “International Jazz festival” me pjesëmarrjen e grupeve të njohura nga vendet e ndryshme të botës.

Elena Zorba drejtore e Kulturës pranë Bashkisë Shkodër shprehet se Shkodra Jazz Festival është një mundësi që ofrohet si pjesë e aktiviteteve kulturore që organizon Bashkia e Shkodrës, transmeton oranews.

Në mbrëmjen e parë kanë performuar rryma të ndryshme Jazz-i. I pari që u ngjit në skenë ishte muzikanti nga Izraeli Tal Kravitz i cili solli muziken nga e gjithë bota, duke kënduar edhe këngë shqiptare.

Ndërsa grupi gjermano-palestinez Lebideria performoj muzikë jazz një përzierje e motiveve europian me ato orientale.

Giorgio Armani, një burrë, një markë

0

Giorgio ArmaniArmani është mjeshtër i kostumeve me stil. Ai gjithmonë është konsideruar si perfeksionist, që u përmbahet kontureve të qarta, preçize dhe ngjyrave klasike. Që me koleksionin e parë në vitin 1974 ai skicoi veshje të rehatshme dhe njëkohësisht elegante. Ai qysh atëherë e nxorri jashtë përdorimit kostumin e ngrirë. Edhe për verën 2015 ai sërish trajton temën e tij të preferuar. (në fotografi).

Lojë me klishetë

Në 1975 Armani krijoi koleksionin e tij të parë për gra duke ndjekur në të stilin e tij të modës për burrat. Këto krijime i përshtateshin në mënyrë perfekte frymës së kohës, sepse ato e prishën siluetën tipike të modës së burrave dhe grave. Kostumet e burrave nuk kishin astar dhe as vata. Ndërsa prerjet disi mashkullore të veshjeve për modën e gruas simbolizonin forcë.

Në 1966 i riu Armani u njoh në Milano me shokun e tij të jetës Sergio Galeotti. Arkitekti ishte ai që e inkurajoi krijuesin e modës për të hapur studion e tij në Milano. Në vitin 1975 ata themeluan shtëpinë e modës Giorgio Armani. Pas vdekjes së Galeottit në vitin 1985 Armani mori edhe pjesën e tij prej 50% të aksioneve të firmës duke u bërë që nga ajo kohë menaxheri i vetëm i kësaj marke.

Ndërkohë Armani është stilisti më i suksesshëm i Italisë. Lista Forbes e rendit atë në vendin e pestë ndër italianët më të pasur. Pasuria private e tij llogaritet të jetë mbi 7 miliardë euro. Ai është pronari i vetëm i më shumë se 2000 dyqaneve dhe 13 fabrikave të vetat. Ai është përgjegjës për më shumë se 5000 punonjës.

Fillimet e Giorgio Armanit ishin modeste. Ai lindi në vitin 1934 në qytetin provincial Piacenza pranë Milanos. Ai rrjedh nga një familje e thjeshtë. Edhe sot e kësaj dite ai qëndron i tërhequr dhe pothuajse nuk shfaqet në skenën e modës. Veçoria e tij është pulovri prej kashmiri në ngjyrë blu dhe pantallonat e thjeshta prej fanellate – që i mban veshur edhe gjatë sfilatave të modës.

Nga Milano në Hollywood

Krijuesi i modës qysh nga fëmijëria është një tifoz i filmit. Shumë shpejt ai e kuptoi, se Hollywood-i ofron një sfond perfekt për reklamën dhe hapi atje si i pari stilist një filial. Në 1980 ai skicoi kostumet për filmin “American Gigolo” me Richard Gere. Edhe për filmin “The Wolf of Wall Street” (2013) me Leonardo DiCaprio krijuesi i modës ka ideuar disa kostume.

Armani ideon veshje jo vetëm për artistë, por edhe për sportistë. Në Lojërat Olimpike 2012 në Londër ekipi italian mbante jo vetëm flamurin kombëtar, por edhe veshjet Armani. Për sezonin e ardhshëm të Bundesligës Armani do të prodhojë veshjet sipas masës për ekipin e Klubit të Futbollit Bajern i Mynihut.

Armani ofertën e tij qysh në vitet 1980 e zgjeroi edhe me parfume. Ndërkohë perandoria e tij përfshin madje edhe disa hotele – si ky në fotografi në ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai. Edhe kafe, çokollata, reçel si dhe një veturë e ideuar për Mercedes Benz kanë dalë prej shtëpisë së tij. “Emporio Armani” – siç quhet marka – është status.

Pa grinë s’mund të kuptohet moda e Giorgio Armanit. Prefrencën e tij për këtë ngjyrë ai e ka shpjeguar njëherë në një intervistë duke theksuar, se Milano qyteti i tij është një qytet gri, në të cilin nuk mund të jesh „një Flamingo shumëngjyrësh”. Kaq qenësore është kjo ngjyrë për stilistin, sa që tashmë ka një gri të posaçme Armani – të ashtuquajtuarën “greige”, një kombinim i grisë me bezhën.

Modë që i mbijeton kohës

Armani nuk është tërhequr në kullën e fildishtë: Ai është një ndër të parët stilistë të modës, që i largoi nga pasarelat modelet me një indeks të ulët të BMI-së (Body Mass Index). Ndonëse edhe moda e tij vazhdimisht ndryshon, ai thekson, se gjithmonë orientohet sipas nevojave të njerëzve dhe jo sipas koncepteve.