Korishë të Prizrenit: Babai vret të birin me armë gjuetie

Policia-crime scene

(E plotësuar) 40 vjeçari M. Rexhaj, nga Korisha e Prizrenit, mbrëmë ka gjetur vdekjen nga goditja me armë zjarri, që ka ardhur pas një konflikti brenda familjes. Deri në mëngjes, ky rast është marrë si vetëvrasje, pohojnë zyrtarët policorë. Por sipas pistës së parë të hetimeve, dyshohet se babai ka vrarë të birin.

Trupi i viktimës, është dërguar për obduksion në repartin e mjekësisë ligjore në Prishtinë, ndërsa po sot do t’i dorëzohet familjes, për të kryer ritet mortore.

I ndjeri është veteran i luftës së UÇK-së. Nën masën e arrestit gjendet babai i viktimës, R. Rexhaj, për të cilin thuhet se ka një kohë që nuk ishte mirë me shëndet. Drejtori i policisë rajonale, Nexhmi Krasniqi, bën të ditur se krimi dyshohet të jetë kryer nga një armë gjuetie e cila është konfiskuar nga policia.

——–

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 në Korishë të Prizrenit është vrarë me armë zjarri një person.

Ai është qëlluar në kokë dhe ka ndërruar jetë në gjatë tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës ka dërguar të dyshuarin në mbajtje.

Viktima dhe i dyshuari, që të dytë janë shtetas të Kosovës dhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Shkaqet e incidentit nuk dihen ende.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit