10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rugova: Isa Mustafa favorit edhe për një mandat në krye të LDK-së

IsaMustafa-LDKNënkryetari aktual i LDK’së, Haki Rugova ka thënë se Isa Mustafa është favorit për të udhëhequr LDK’në edhe në katër vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se gara do të jetë e hapur për të kandiduar kushdo që dëshiron t’i hyjë garës për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Sipas tij, kryetari aktualIsa Mustafa është kandidati për serioz për të rimarrë udhëheqjen e LDK’së.

“Mendoj se Isa Mustafa është favorit për t’u rizgjedhur në krye të LDK’së. Nuk përjashtohet mundësia që ai të rikandidohet”, ka thënë Rugova, duke mos përjashtuar mundësinë që edhe ai të kandidohet për të udhëhequr partinë.

Sidoqoftë, dy kryetarë të komunave, Lutfi Haziri i Gjilanit e Agim Veliu i Podujevës pritet t’i hyjnë garës për Kryetar të LDK’së.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e Agim Veliu pritet të jenë kandidatët për Kryetar të LDK’së. Pos tyre, në garë pritet të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu.

Zyrtarë të LDK’së kanë thënë për Express se Haziri e Veliu veç kanë nisur të kërkojnë përkrahjen e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, organ ky që vendos se kush do të jetë Kryetar i ardhshëm i Partisë së Ibrahim Rugovës.

Burime të Express kanë treguar se edhe anëtarë të tjerë të LDK’së janë duke shikuar mundësinë për t’u ngjitur në pozitën më të lartë partiake. Në mesin e tyre janë edhe Vjosa Osmani, Arben Gashi e Anton Quni.

Sidoqoftë, Haki Rugova thotë se gara për Kryetar të LDK’së do të jetë fer ndërsa nuk sheh ndonjë përparësi për të udhëhequr Partinë dy njerëzit që aktualisht po i rrijnë afër Isa Mustafës – Lutfi Haziri e Agim Veliu.

“Mendoj se nuk është parapërgatitje e Hazirit dhe Veliut për të qenë në krye të LDK’së. Gjatë kësaj periudhe, ata, kanë kryernjë detyrë duke marrë pjesë në biseda për koalicionin qeveritar. Këtë kanë mundur ta bëjnë edhe të tjerët. Këtë detyrë nuk e kanë marrë për t’u favorizuar për Kryetar të LDK’së”, ka shtuar ai.

Pavarësisht kësaj, Haki Rugova thotë se zgjedhjet në LDK do të jenë përsëri model për partitë tjera.

“Zgjedhjet do të jenë kualitative, krejtësisht demokratike dhe të shohim se cili do të jetë kandidati për Kryetar, i cili do të votohet për të qenë në krye të partisë”.

Më Shumë

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Vetaksidentohet një kamion, rruga Carralevë-Duhël e bllokuar

Një person është lënduar në një vetaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media...

Lajmet e Fundit