25.2 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025
Home Blog Page 7851

Aksident tragjik, vdesin 3 të rinj ktheheshin nga një dasëm

0

rruga aksident lushnjeNjë ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tre adoleshentë kanë humbur jetën pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kosovë e vogël në Lushnjë, ndërsa një i katërt ka arritur të mbijetojë.

Mësohet se katër të rinjtë ktheheshin nga një gëzim familjar kur automjeti me të cilin ata po udhëtonin tip “Benz” me targa AA953AZ ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal ujitës.

Viktimat e aksidentit të rëndë janë M.Rika, 16 vjeç, F.Rika, 17 vjeç dhe S.Sheqi,16 vjeç, i plagosuri mësohet se është Françesko Mara.

Trupat e 3 të adoleshentëve të cilët kanë humbur jetën janë dërguar në morgun e qytetit, ndërsa i plagosuri Françesko Mara është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ende nuk dihet se në çfarë gjendje shëndetësore ndodhet Mara.

Katër të rinjtë ishin banorë të fshatit Çinar në komunën e Fier-Sheganit, ku sipas policisë,shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe dalja e automjetit nga kontrolli në kthesë.

Beyonce nderohet me çmim nga MTV

0

BeyonceYlli amerikan i muzikes pop, Beyonce, e cila momentalisht është në turne amerikan me bashkëshortin e saj, Jay Z, do të nderohet me një çmim special gjatë MTV Music Awards. Sipas Reuters, Beyonce e cila është e nominuar tetë herë në kategori të ndryshme të kësaj ngjarje, do ta marrë çmimin “Michael Jackson Video Vanguard” gjatë ndarjes së çmimeve MTV Music Video Awards, që konsiderohet si një ceremonitë kryesore të industrisë muzikore, e cila do të mbahet në Kaliforni më 24 gusht.

32 vjeçarja është e nominuar ndër të tjera edhe për videon më të mirë, ndërsa në kategorinë kryesore “Video of the Year”, ajo garon me reperin Australian, Iggy Azalea.

“MTV Music Viddeo Awards”, ka filluar në vitin 1984, ndërsa i ka ndihmuar shumë famës së kanalit muzikor, që tani është pronë e Viacom Inc.

Nadire Hoxha e Leonard Shala, zërat e Suharekës

0

suhareka2Nadire Hoxha (AAK) dhe Leonard Shala (LVV) kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime në Kuvendin Komunale në Suharekë.

Përfaqësuesi i KDI-së, Naim Cahanaj thotë se pjesëmarrja në diskutim e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës në lidhje me pikat e rendit të ditës, në gjashtë mujorin e parë, ka qenë në trendin mesatare.

“Seanca e datës 30.05.2014 dhe 30.06.2014, ku në rend dite pos tjerash kanë qenë edhe shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e propozimeve të komisionit për dhënien e shpërblimeve “Emblema e Artë” dhe mirënjohjen “13 Qershori” si dhe shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e Planit Lokal për zbatimin e strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas 2009-2015 kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës”, tregon Cahanaj për ‘PrizrenPress’.

Sipas tij, anëtarët e AAK-së në Kuvendin e Komunës së Suharekës në këtë periudhë kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime në seancat e mbajtura me 28.3 % të diskutimeve të përgjithshme të pasuar nga anëtarët e PDK-së dhe
LDK-së me nga 20.2 % të diskutimit të përgjithshëm./PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Piranë të Prizrenit

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Kosovës ka arrestuar një person nga fshati Piranë i Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Konfiskohen 52 rrënjë kanabis në Suharekë, arrestohet një person

0

Kanabis sativa-krujeNjë person është arrestuar në fshatin Savrovë të Suharekës.Ai dyshohet për posedim ilegal të bimës së Kanabisit dhe armëmbajtje pa leje.

Në Savrovë të Suharekës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 52 bimë Kanabis Sativa, dy qese me farë Kanabisi, një pushkë gjuetie, një pistoletë llojit Grizzly me 8 fishekë, 4 karikatorë me 4 fishekë të kal. 7.62mm”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje/PrizrenPress.com/

Shkup, sot mbahet protesta për rastin ‘Monstra’

0

Shkup-protesta shqiptareSot në orën 13:45 nga lagja Çairçanja në Shkup do të mbahet protesta për rastin Monstra.

Nga këshilli organizativ ftojnë studentët, intelektualët dhe të gjithë shqiptarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë që të mbështesin këto protesta.

“Derisa ky shtet ushtron dhunë mbi pjesën dërmuese të popullatës së saj, derisa ky shtet nuk e respekton ligjin dhe të drejtat e qytetarëve të saj, ne kuptojmë se në këtë shtet një populli të tërë i mohohet e drejta dhe liria e tij, ne besojmë se shteti dhe ligji është në mbrojtje vetëm të një etnikumi. Nëse koncepti i demokracisë është vetëm akt formal në letër dhe shprehje, atëherë vlen të besojmë se pushteti në këtë shtet është centralist me funksionimin e njëjtë të sistemit të dikurshëm diktatorial komunist”, tha Daim Luçi nga këshilli organizativ, transmeton Portalb.

“Apropos Kosovo”, 12 rrëfime gjermane për Kosovën

0

Apropos-dasmaStudentë të gazetarisë, 12 prej tyre, 12 tregimet që i kanë gjetur në Kosovë i kanë përmbledhur dhe botuar në revistën online “Apropos Kosovo”.

Të gjenden rrëfime interesante në një vend për të cilin shumica në Gjermani nuk dinë asgjë më shumë se fjalët: Ish Jugosllavi dhe Luftë. Kjo detyrë u është dhënë 12 gazetarëve të shkollës së reportazheve të Zeitenspiegel, Günter Dahl.

Ata, në kuadrin e trajnimit të tyre njëvjeçar kishin marrë në prill të këtij viti me tre automobila rrugën për në Kosovë.

Tregimet që i kanë gjetur atje, 12 sosh, i kanë përmbledhur dhe botuar në revistën online “Apropos Kosovo”.

Në faqen “reportreisen.com” gjenden 12 reportazhet, të cilat bëjnë fjalë, veç tjerash për një moderatore të guximshme televizive, për skandalet nga politika dhe ekonomia si dhe për dasmën e një çifti të ri që flet për qasjen e tyre ndaj modernes dhe traditës.

Kryeredaktorë të projektit janë Christina Schmidt dhe Andres Ebergard, të dy studentë të gjeneratës aktuale të shkollës së përmendur.

“Kosova për ne sot është mikpritësja e madhe e cila na u gjet gjatë kërkimit për një shtrat”. Kështu i rrumbullakojnë përshtypjet e tyre Schmidt dhe Eberhard dhe vazhdojnë: “Kosova është kafeja e cila edhe në kafenenë më të keqe të shijon si të ishte përgatitur nga baristi italian. Kosova është pyetja “A je nga Gjermania?” – shumë veta këtu kanë një lidhje me këtë vend, ku kanë jetuar vetë ose u jetojnë akoma familjarë”. /albinfo.ch/

Rusia e ndalon qasjen anonime në ‘wireless’

0

Rusi-Wi-FiKryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka nënshkruar një urdhër që e ndalon qasjen anonime në internetin pa kabëll (wireless) në vende publike.

Urdhëri i Medvedevit, i nënshkruar sot kërkon nga përdoruesit e internetit në këtë formë në restorante, parqe, metro dhe vende të tjera publike që të regjistrohen patjetër kur duan të përdorin internetin, transmeton REL.

Qasja do të jetë e mundshme vetëm për përdoruesit me emër të plotë, të konfirmuar nga një letërnjoftim.

Autoritetet ruse e kanë shtrënguar kontrollin e përdorimit të internetit në Rusi.

Nga çfarë u shkaktua kanceri që i mori jetën Bob Marleyt?

0

Bob MarleyNë korrik të 1977 Bob Marley muzikanti xhamajkan u diagnostikua me sëmundjen melanoma malinje që kishte prekur gishtin e madh të këmbës së tij.

Ky dëmtim i ishte shkaktuar gjatë një ndeshje të zakontë futbolli. Bob Marley refuzoi të merrte kurën e duhur sepse feja nuk ja lejonte një gjë të tillë.

Feja e tij (Rastafarianismi) mbronte fortë idenë se trupi i njeriut duhet të ngelet “i paprekur”.

Kanceri që e kishte prekur në gisht, filloi të përhapej në lëkura, në anën e djathtë të trurit, në mushkri, mëlçi dhe stomak. Bob Marley vdiq pa lënë testament.

SHBA, masa për kontrollin e Ebolës në Afrikë

0

Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeveQendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve aktivizoi qendrën e vet të operimit në nivelin më të lartë, si përgjigje ndaj epidemisë më të rëndë në botë të Ebolës.

Drejtori i qendrës, Dr. Thomas Frieden tha të enjten në një seancë me pyetje-përgjigje të Kongresit se qendrat në Afrikën Perëndimore të prekur nga kriza e epidemisë, do të kenë së shpejti 50 ekspertë të sëmundjes. Ai tha se ka besimin se në SHBA epidemia nuk do të përhapet, raporton VOA.

Dr. Frieden tha se epidemia u pëhap atje ku nuk kishte ndodhur kurrë më parë, prandaj njerëzit nuk ishin të përgatitur për të. Ai tha po ashtu se praktikat jo të kujdesshme të kontrollit të sëmundjeve në rajon dhe ato të varrimit të viktimave të prekura prej epidemisë kontribuan tek përhapja e shpejtë e saj.