19.8 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025
Home Blog Page 7852

Të kujt janë këto vila në Prevallë?

0

Prevalle-vilatJanë me dhjetëra vila luksoze në fshatin turistik “Prevalla”. Thuhet të jenë të politikanëve kosovarë, por të pakta objekte figurojnë në emra të tyre. As në fletët poseduese të cilat ka siguruar Tribuna, nuk është qartë e definuar pronësia e këtyre objekteve turistike. “Muhamet Dervishaj dhe të tjerë”, shkruan në njërën nga dëshmitë e pronësisë së një vile.

Gazeta Tribuna posedon listën e plotë me të gjithë emrat e pronarëve të objekteve që shfrytëzohen si shtëpi pushimi në këtë pjesë turistike të Kosovës. Gjithsej janë 123 shtëpi pushimi të ndërtuara që nga viti 2009. Rekordin me numrin më të madh të tyre e mbanë Ekrem Hyseni dhe Hasan Kabashi me nga 9 vila të ndërtuara.

Ndërsa ish – kryetari i Prizrenit Eqrem Kryeziu, në kohën e të cilit u ndërtua ky fshat, ka një vilë në B1b me numër të lejes së ndërtimit 04/4- 351-184. Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi, kohë më parë pati përmendur se në këtë fshat kanë ndërtuar njerëz nga estrada, politika dhe biznesmenë, por që i kanë në emër të dikujt tjetër.

Vendimi i Kushtetueses, më 25 gusht

0

GjykataKushtetuese e KosovesZyrtarë të PDK-së dhe ata të bllokut paszgjedhor besojnë se kanë argumente të fuqishme për t’u ballafaquar në këtë seancë, përderisa ende nuk dihet se kush do t’i përfaqësojë ata në këtë seancë dëgjimore, shkruan Kosova Sot.

Partitë politike janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në seancën dëgjimore që pritet të mbahet më 21 gusht, për t’i ballafaquar argumentet rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e 17 korrikut.

Sipas burimeve të besueshme të gazetës, të afërta me zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese, shpallja e vendimit nuk do të presë afatin përfundimtar në pasën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, por ai do të rrjedhë në pesë ditët pasuese të gushtit, pas seancës dëgjimore.

S’dihet kush do ta përfaqësojë Kosovën në Nju-Jork

0

KS-OKBEnde nuk është vendosur se kush do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila do të mbahet më 25 gusht. Në këtë seancë, Këshilli i Sigurimit do ta shqyrtojë situatën në Kosovë në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon.

Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i kontaktuar nga Tribuna, ka thënë se Këshilli i Sigurimit është ai që vendos për nivelet e përfaqësimit.

“Ende nuk kemi vendosur se kush do ta përfaqësojë Kosovën. Këshilli i Sigurimit vendos për nivelet dhe ne sigurisht se do t’i përshtatemi. Por, varësisht edhe nga niveli i përfaqësimit të palës tjetër edhe ne do të përfaqësohemi”, ka thënë Kuçi, shkruan Tribuna.

Ndërsa, Arber Vllahiu, këshilltar i Presidentes, në një prononcim për gazetën, ka thënë se janë duke i bashkërenduar veprimet me faktorin ndërkombëtar sa i përket çështjes së përfaqësimit.

“Janë duke u shqyrtuar të gjitha modalitetet me institucionet e Kosovës dhe në bashkërendim me ato ndërkombëtare do të vendoset për prezantimin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kurdo qe të mbahet seanca”, ka thënë Vllahiu.

1200 studentë, peng i mosmarrëveshjeve mes MASHT-it dhe AKA-së

0

FakultetiEdukimit-prishtineRreth 1 mijë e 200 studentë, të tetë drejtimeve lëndore në Fakultetin e Edukimit ndjekin programe studimi, të cilat nuk janë akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA), shkruan Koha Ditore.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të njohë diplomat e këtyre studentëve, të cilët kanë studiuar gjatë periudhës së reformimit të fakultetit, e që diplomat u janë interpretuar si të pavlefshme.

AKA-ja qëndron prapa vendimit që këto programe nuk janë të akredituara dhe as që do të akreditohen, ndërsa ekspertët e arsimit janë të mendimit se ministri i Arsimit, Ramë Buja, përveç që ka marrë një vendim të paarsyeshëm, ka bërë edhe shkelje të ligjit.

Programet e studimit: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA), Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA), Fizikë – Kimi (BA), Biologji – Kimi (BA), Matematikë – Informatikë (BA), Teknologji informative (BA), Histori – Edukatë Qytetare (BA), dhe Gjeografi – Edukatë Qytetare (BA), janë programe të cilat kanë marrë pëlqimin nga Agjencia e Akreditimit, për periudhën njëvjeçare.

“Akreditohen për një periudhë njëvjeçare në Prishtinë (1 tetor 2010 – 30 shtator 2011) me kusht të transferimit të tyre në departamentet përkatëse në UP”, thuhet në vendimin e Agjencisë.

Ferdie Zhushi, e cila drejton Bordin e Agjencisë së Akreditimit, ka thënë se AKA-ja nuk i ka akredituar këto programe, dhe se institucioni të cilin e drejton qëndron prapa vendimit për mosakreditim të atyre programeve.

Sot hapet konkursi për rektor të UP-së

0

UP-rektoratiUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot (e premte) hap konkursin për rektor.
Këshilli Drejtues i Universitetit e ka marrë këtë vendim duke u bazuar nenin 19 pika 1 të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, nenit 27 pika 2 e Statutit të UP-së.
Kandidatët e interesuar për rektor duhet të kenë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike dhe kërkime shkencore, në nivel të profesorit të rregullt, profesorit të asocuar ose profesorit asistent të Universitetit të Prishtinës si dhe të këtë përvojë dhe aftësi të dëshmuara menaxheriale.

Konkurrimi për postin e rektorit është i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm. Konkursi është i hapur deri më 22 gusht

 

Molliqaj: Koalicioni paszgjedhor nuk i ka 83 vota

0

DardanMolliqaj-vvSekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Mollqiaj ka deklaruar se aktualisht koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk i ka 83 vota për formimin e qeverisë.

Ai ka ripërsëritur qëndrimet e VV-së, se pa marrëveshje me shkrim koalicioni paszgjedhor nuk do të llogarisë në votat e kësaj lëvizje. Dhe për të pasur një marrëveshje, Mollqiaj ka vlerësuar se është e domosdoshme që procesi i dialogut të udhëhiqet nga Vetëvendosja, shkruan Epoka e Re.

Edhe pse kanë pasur oferta nga PDK për bashkëqeverisje, Molliqaj ka thënë se aktualisht kjo parti është e papranueshme për Vetëvendosjen. Ndërkaq, duke iu referuar situatës aktuale politike, Molliqaj nuk e ka përjashtuar as opsionin e zgjedhjeve të reja

Reagon Vetëvendosje: Nuk kemi lëvizur nga qëndrimi ynë

0

Kurti-Haradinaj14-29Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti ka përgënjeshtruar lajmin se koalicioni LDK- AAK- Nisma i ka pranuar parimet e VV-së, duke thënë se nuk kanë pasur takime me përfaqësues të këtij koalicioni, që nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 17 korrik.

“Sot, në disa media elektronike është përhapur lajmi se kinse koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka pranuar parimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe se edhe VETËVENDOSJE! ka pranuar të lëshojë pe në qëndrime tona për dialogun me Serbinë”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Duam t’ia bëjmë me dije gjithë opinionit publik se ne nuk kemi pasur takime me përfaqësues të koalicionit LDK-AAK-Nisma, që nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 17 korrik”.

“Rrjedhimisht Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka lëvizur dhe nuk lëviz nga qëndrimi i saj. Qëndrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është ai i dakorduar në draftmarrëveshjen e 16 korrikut, e cila nuk u nënshkrua nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, të nesërmen, më 17 korrik”. /PrizrenPress.com/

Koalicioni pranon parimet e VV-së, por edhe VV lëshon pe

0

blloku opozitarMaratonës së bisedimeve ndërmjet Koalicionit LDK-AAK- NISMA dhe Lëvizjes Vetëvendosje, po i vjen fundi. Blloku ka pranuar parimet e qeverisjes të parashtruara nga VV, kurse partia e Kurtit ka lëshar pe në disa kushte duke mos kërkuar që të jenë vendimmarrësit, por prijësit e bisedimeve me Serbinë.

Kërkesat e lëvizjes së Albin Kurtit, apo parimet e qeverisjes, ashtu si i quan Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e që është njëri prej njerëzve kryesor të koalicionit për vazhdimin e bisedimeve me drejtuesit e Vetëvendosjes, janë të pranueshme për partitë e koalicionit dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pritet të zyrtarizohet koalicioni i përbërë prej 63 deputetëve shqiptarë.

Shala po ashtu tha se bisedimet do të fillojnë menjëherë pas vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, që do të merret deri më 18 shtator.

Dardan Molliqaj, sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky lajm është i mirë dhe VV është e gatshme të lëshojë pe në disa kushte, sidomos në bisedimet me Serbinë ku nuk do të kërkojnë që të jenë vendimmarrësit, por vetëm prijës të bisedimeve.

Edhe Molliqaj pret që fill mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të takohen dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion të përbashkët qeverisës.

Sipas Fisnik Korenicës nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, kërkesa nga ndërkombëtarët për të tre liderët e koalicionit që Vetëvendosja mos me qenë prijëse e bisedimeve dhe ankesa e deputetëve të Partisë Demokratike, në Gjykatën Kushtetuese, është zvarritur kaq gjatë deri te nënshkrimi i koalicionit opozitar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Takimi i fundit i bisedimeve ndërmjet partive të koalicionit dhe Vetëvendosjes është mbajtur më 16 korrik, kur ishte arritur konsensus në të gjitha pikat nga grupi punues prej katër anëtarësh të secilës parti.

Mirëpo, më 17 korrik, në ditën e parë konstituive të legjislaturës së pestë, marrëveshja nuk u nënshkrua nga liderët, të cilët në fund refuzuan që Vetëvendosja t’i drejtojë bisedimet. /Rrokum.Tv/

Budakova: Nuk vdes pa ia sjellur një ‘Oscar’ popullit tim

0

Halil Budakova-haraciiRegjisori dhe aktori Halil Budakova, thotë se ai nuk do të vdes pa ia sjellur popullit të tij të dashur, çmimin Oscar.

Të gjithë ata që kanë mësyer çmimin Oscar, “ymydin” ua prenë Halil Budakova.

Ai ka thënë se me filmin e tij “Haraçi” ka pasur rast të bëhet pjesë e Hollyëoodit.

“Ju garantoj që nuk ka me fitu kurrë kërkush Oscar. Unë e di që nuk kam me vdekë pa marrë Oscar, pa ia pru popullit tim të nderuar”, ka thënë Budakova për Klan Kosovën.

Sërish vërshohet Rahoveci (Foto)

0

Rahoveci-vershimetRrugët e Rahovecit janë shndërruar sërish në “lumenj” nga një shi i rrëmbyeshëm që ka rënë sot në këtë qytet.

Edhe një ditë më parë, të mërkurën, reshjet e shiut kishin shkaktuar vërshime në këtë qytet.

RahovecPress sjell pamje nga vërshimet në rrugët dhe trotuaret në qytetin e Rahovecit.

 

Rahoveci-vershimet4Rahoveci-vershimet2Rahoveci-vershimet1Rahoveci-vershimet3