25.2 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025
Home Blog Page 7850

Rrustem Mustafa kërkon të mbyllen universitetet false edhe në Kosovë

0

RrustemMustafa–RemiDeputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa i ka dhënë përkrahje mbylljes së universiteteve false në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar që i njëjti model të ndiqet edhe në Kosovë e Maqedoni.

Në një reagim të Facebook, Remi ka shkruar se Kosova, Shqipëria e Maqedonia duhet të marrin modelet e universiteteve të Europës.

Lexojeni të plotë reagimin e anëtarit të Kryesisë së PDK’së

Ambasadori Arvizu përkrah mbylljen e disa univerziteteve në Shqipëri, shkruante portali koha.net.
Jam i sigurt se kjo duhet të ndodhë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Në të gjitha univerzitetet tona na duhet MODEL europian,nga kombet e qytetëruara si: Hungaria,Austri apo Suedia…

Me mbështetje nga miqët e përhershëm si: Amerika, Gjermania dhe gjithë botës së qytetëruar.
Shqiptarët munden si KOMB të prodhojnë vlera të dobishme për botën e qytetëruar !!!

Rahoveci s`ka buxhet për sterilizimin e qenve endacakë

0

qent endacakPrej vitit 2011 në Komunën e Rahovecit nuk është kryer asnjë aksion ndaj qenve endacakë. Megjithëse numri i tyre është rritur edhe në Nagavc ekziston strehimorja, komuna thotë se nuk ka buxhet për sterilizimin e tyre.

E qytetarët kanë kërkuar nga komuna masa për sigurinë e tyre nga qentë, të cilët ankohen se nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër qytet prej tyre.

Por, drejtori i Shërbimeve Publike, Feim Fetoshi, thotë se për mungesë buxheti nuk kanë zgjidhje për qentë endacakë.
Menaxheri i strehimores së qenve në fshatin Nagac, Nezir Krasniqi, thotë se kapaciteti i strehimores është për 200 qen. Pas sterilizimit këta qenë lihen të lirë. ”Nuk mund i mbajmë më shumë, sepse kushton dhe s’kemi buxhet të mjaftueshëm. Kemi pasur një donator i cili na ka financuar, por tash ai nuk e bën një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi.

E për mungesë buxheti, komuna ka bërë të ditur se ka një plan kundrejt qenve endacakë. ”Plani ynë bazohet në dy linja kryesore: e para ka të bëjë me ndriçimin e rrugëve, kurse e dyta është marrja e masave për largimin e qenve nga rrugët e qytetit, duke respektuar ligjet dhe mënyrën humane të trajtimit të tyre”, ka thënë Marjan Shariq, nënkryetar i komiteteve, cili ka propozuar formimin e një shërbimi për kapjen e qenve dhe strehimin e tyre. Kurse Afrim Oruqi, anëtar i Komitetit, thotë se qytetarët duhet kontribuojnë më planin kundër qenve endacakë.

Zëv.komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec, toger Osman Ismajli, tha se PK-ja do ta mbështesë këtë projekt me të gjitha mundësitë e veta. Sipas tij, me ligj nuk mund të bëjmë eliminimin e qenve endacakë, mirëpo mund të bëjmë veprime urgjente që redukton numrin e qenve në rrugë./koha ditore/

SHBA kryen sulm ajror kundër ISIS në Irak

0

OBAMA 9Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ajror kundër militantëve ISIS në Irak sot, tha sekretari i shtypit i Pentagonit.

Ai tha se dy avionë luftarakë hodhën bomba pranë Erbilit, kryeqyteti i krahinës kurde të Irakut duke shkatërruar artilerinë që ISIS po e përdor kundër kurdëve dhe personelit të SHBA’së.

Sulmi vjen një ditë pasi Presidenti Obama autorizoi sulmet ajrore në Irak.

Prizreni, kryeqytet i filmit dokumentar nga 16-24 gusht

0

dokufest konferencEdicioni i trembëdhjetë Doku Fest do të hapet më 16 dhe do të zgjasë deri më 24 gusht në qytetin e Prizrenit.

Në këtë festival do të prezantohen programet e filmave të ndryshëm garues dhe specialë si dhe aktivitete shtesë, si ekspozita fotografisë, DokuFoto, DokuTech, program që veçohet si ngjarje e re në këtë festival.

Gjatë këtyre ditëve të festivalit do të mbahen edhe koncerte muzikore, si DokuNighst dhe festivali i fëmijëve DokuKids.
Nga 2400 aplikime, janë përzgjedhur 237 filma, të cilët do të shfaqën në këtë festival, transmeton KP. Temë e festivalit për këtë vit është “Ndryshimi”. Organizatorët kanë thënë se kampanja e këtij festivali është e konceptuar në fuqinë e individit që ka për të ndryshuar vetën dhe shoqërinë në të cilën jetojnë.

Drejtor i programit artistik Doku Fest, Veton Nurkullari, ka thënë se filmat që do të prezantohen në gjuhën shqipe në këtë program i kanë bërë të ndihen krenarë. Ai tha se programi kryesor i filmave dokumentar ballkanik, është mjaft i fortë e në të cilin përfshihet edhe një film kosovar, gjë e cila sipas tij, rrallë ndodh që filmat nga Kosova të jenë konkurrent në këtë garë.

Ai ka thënë se rreth 25 filma do të shfaqën në gjuhën shqipe, si në programet garuese ashtu edhe në programet e tjera. Ndërsa 14 filma do të jenë në garën kombëtare, e që një numër i madh i tyre janë nga Kosova dhe Shqipëria.

Nurkullari ka theksuar se mbi 30 filma do të jenë me punëtori , me master klasë dhe me mysafirë që vinë në kuadër të këtij programi.

“Rrallë ndodh të ne që filmat nga Kosova të jenë konkurrentë në këtë garë. Por do të kemi filmin për artistin tonë, Petrit Halilaj, me rastin e hapjes së ekspozitës së tij, në kuadër të bienales së Venedikut për këtë vit. Po ashtu do të kemi një numër të madh të mysafirëve qofshin ata regjisor, drejtor të festivaleve, qofshin producentë. Duhet ta përmendi këtu që për shembull disa prej anëtarëve të jurisë janë emra eminentë të kinematografisë… Po ashtu në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të kemi një program me mbi 30 filma, me punëtori , me master klasë dhe me mysafirë që vinë në kuadër të këtij programi. Po ashtu në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, do të sjellim edhe disa filmbërës amerikanë, për një seri të punëtorive”, ka thënë ai.

Programer i filmave të shkurtër, Samir Karahoda, tha se për këtë vit janë përzgjedhur 34 filma të metrazhit të shkurtër. A i ka thënë se këtë vit ka pasur rritje të aplikuesve nga shtetet e Ballkanit, e që siç thotë ai, do të marrin pjesë 12 filma të Ballkanit.

Karahoda ka shtuar se në këtë festival do të marrin pjesë edhe tre filma kombëtar, përkatësisht kosovarë e që do të jenë konkurrent me filmat e huaj.

“Në kuadër të programit kompetitiv të filmave të shkurtër këtë vit janë përzgjedhur 34 filma. Pra, ajo çka e ka karakterizuar këtë edicion sa i përket filmave të shkurtër, kemi pasur një rritje të aplikimeve nga shtetet e Ballkanit kryesisht, gjë që edhe programi si vjet përfshihen më shumë filmat Ballkanit se viteve të tjera. Pra, do të jenë gjithsej 12 filma nga shtetet e Ballkanit, përfshirë Serbinë, Kroacinë, Greqinë e kështu me radhë. Ajo çka është me rëndësi dhe që i intereson publikut tonë janë tre filma kombëtar, pra përkatësisht kosovarë që do të jenë konkurrent me filmat e huaj…….Në anën tjetër në garën kombëtarë do të jenë edhe 6 filma të shkurtër, ku edhe aty vlen të përmendet filmi “Heshtja” e Bekim Gurit, i cili ka shëtitur shumë me filmin e tij dhe ka marrë disa çmime…… Për adhuruesit e filmit Horror dhe filmave Zombi, të premten me 22 prej orës 10 në mbrëmje mund të shohin filma nëse kanë dëshirë me i pa”, ka thënë Karahoda.

E drejtori ekzekutiv, Eroll Bilibani, tha se përgatitjet për këtë festival kanë shkuar ashtu siç e kishin planifikuar. Ai ka theksuar se këtë vit organizata Doku Fest, ka qenë e fuqizuar me njerëz të rinj të cilët punojnë në projekte të ndryshme e të cilat zgjasin gjatë tërë vitit.
Për këtë vit Bilibani tha se do të jenë rreth 140 vullnetarë të angazhuar që është edhe numri rekord i të angazhuarve, pasi që aktivitetet posaçërisht punëtoritë dhe aktivitetet janë shtuar në numër.

“Dëshiroj që të iu tregoj që të gjitha përgatitjet kanë shkuar ashtu siç ishte edhe planifikuar. Këtë vit organizata Doku Fest, ka qenë e fuqizuar me njerëz të rinj të cilët punojnë në projekte të ndryshme të cilat zgjasin gjatë tërë vitit dhe të cilët angazhohen pastaj edhe në aktivitete të tjera gjatë festivalit. Do t’i kemi diku rreth 140 vullnetarë të angazhuar këtë vit, që është edhe numri rekord i të angazhuarve këtë vit, pasi që aktivitetet posaçërisht punëtoritë edhe aktivitet tjera të aktivitetit janë shtuar në numër… Dy aktivitete të tjera janë po ashtu, njëra është “Ballkani thërret”, ku do t’i sjellim producentët profesionistë të filmit, njerëz të cilët merren me industrinë e kinematografisë nga Ballkani, ku ata do të kenë rastin që të krijojnë kontakte të reja, e pse jo ndoshta do të gjejnë edhe ndonjë projekt të përbashkët për të ardhmen… Është viti i gjashtë që kthehen përsëri në Kosovë, Moduli i Prizrenit, ku kjo punëtori ka për qëllim që t’i mbështesë projektet që janë në zhvillim dhe moduli i Prizrenit është kur regjisorët e rinj i sjellin projektet e tyre, i prezantojnë para një jurie profesionale dhe pastaj pas kësaj këto projekte ose financohen më tutje”, ka thënë ai.

Bilibani ka thënë se aktiviteti i tretë në kuadër të këtij bashkëpunimi do të jetë edhe “Mite the Festivales”, ku festivalet takohen pasi që këtë vit do të kenë mundësinë që të vinë mysafir kryesisht nga festivalet e huaja, por që do të ketë edhe mysafir të vendit e të festivaleve që janë partner të Doku Fest-it për shumë vite.

Për të gjithë adhuruesit e filmave të ndryshëm,ata mund të shohin filmat në kinematë e qytetit të Prizrenit: Kino Bahçe, Kino Lumbardhi, Kino Kalaja,Kino Klubi, Doku-kino Pllato si dhe në Shtëpinë e Kulturës.

E dashura seksi e Johni Legend

0

johnAjo është një modele e njohur ndërkombëtarisht.

Por, pas lidhjes me këngëtarin Johni Legend, fama e Chrissy Teigen është rritur edhe më tej.

28-vjeçarja së fundmi ka bërë një set të nxehtë për revistën e njohur “Esquire”, duke treguar linjat e saj të mrekullueshme.

Edhe Soni preket nga “belfie” mania (FOTO)

0

soni1Këngëtarja shqiptare Soni Malaj prej disa ditësh është duke pushuar në turqi.

Ajo ndodhet së bashku me vajzën e saj dhe me këngëtaren tjetër, Rozana Radi.

Ndërkohë, Mirko, bashkëshorti i saj, nuk duket gjëkundi.

Soni ka postuar disa foto në rrjetet sociale, duke treguar linjat e saj seksi.

Tashmë duket se ajo ka edhe një mani të re, atë të fotove “belfie”, pasi në disa prej tyre ka ekspozuar pikërisht të pasmet e saj.

soni

 

Arsim Puniku mbetet një muaj në paraburgim

0

Prizren-GjykataGjykata Themelore në Prizreni ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrasje Arsim Punikut.

Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj tha se Puniku dyshohet se ka kryer veprën penale e vrasjes në tentativë dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Arsim Poniku, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej momentit të arrestimit, data 06.08.2014 në ora 19,00, e që do të zgjasë deri me datën 06.09.2014, gjatë së cilës kohë pritet që i pandehuri të dalë në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda”, njoftoi Kicaj.

“I pandehuri u arrestua me datën 06.08.2014 në ora 19:00, dyshohet për shkelje të Kodit Penal i cili me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe konflikti fizik që kishin mes tyre, me armën e zjarrit –pushkën e tij, me qëllim të privimit nga jeta të dëmtuarin H.B. i njëjti ka gjuajtur në drejtim të tij i cili nuk arrin të qëlloj dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në shkelje të Nenit 178 lidhur me nenin 28 të KP-së dhe nenit 374 par.1 të KP-së, Gjykata Themelore e Prizrenit i cakton paraburgim prej 1 muaji.”/PrizrenPress.com/

Jahjaga e motivon u.d. të kryeprokurorit Sylë Hoxhajn, që ta luftojë krimin e organizuar

0

syle hoxhaj me jahjagenPresidentja Jahjaga e ka pritur ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit Sylë Hoxhën i cili ka trashëguar në këtë pozitë Ismet Kabashin- një nga prokurorët më të dobët në vend. Jahajga e ka inkurajuar Hoxhën që ta luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe radikalizmin islamik.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Presidencës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxhën, të cilin fillimisht e përgëzoi për detyrën e besuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe të punës në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Duke shprehur mbështetjen për Prokurorinë e Shtetit, Presidentja Jahjaga theksoi rolin e jashtëzakonshëm që ka ky institucion në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe në sigurimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë. Presidentja Jahjaga theksoi se luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin.

Presidentja Jahjaga dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit diskutuan edhe për punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit, për mbarëvajtjen, angazhimet dhe sfidat e tij, si dhe për avancimin dhe profesionalizimin e këtij institucioni.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxha, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për mbështetjen dhënë Institucionit të Prokurorit, shprehu gatishmërinë që të ushtrojë detyrën përmes dëshmimit të rezultateve. Ai theksoi se Institucioni i Prokurorit të Shtetit është një hallkë e rëndësishme e mekanizmave të sigurisë në Kosovë dhe tha se ky institucion ka nevojë për rritjen e numrit të prokurorëve me qëllim të shtimit të efektshmërisë së punës së institucionit.

 

Prizren: Gjuajnë me armë e përplasën me makina si në filmat e Hollivudit

0

Armet ne dasemDy persona të dyshuar kanë gjuajtur me armë të zjarrit në shtypin e tre viktimave në lagjen “Kurillë” të Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha tha për ‘PrizrenPress’ se në vendin e ngjarjes menjëherë ka shkuar patrulla e Policisë.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar dy patrulla policore dhe një epror për hetimin e rastit”.

“Sipas informatave nga vendi ngjarjes, dyshohet se dy të dyshuar meshkuj, me një automjet të llojit Golf IV, të armatosur me kallashnikov kishin shkuar tek shtëpia e viktimave (në këtë rast janë tri viktima) dhe kishin filluar me të shtëna në drejtim të tyre”.

“Pasi ishin ndalur të shtënat, njëri nga viktimat, i cili në ato momente kritike ndodhej në automjetin e tij të llojit “Audi” i kishte dhënë gaz motorit të automjetit dhe e godet automjetin Golf IV të cilin nga shtytja e përplasë në një oborr të huajin”.

“Pasi u kishte humbur ekuilibri të dyshuarve nga goditja e befasishme, të njëjtit pas pak janë këndellur dhe prapë kanë filluar me të shtëna në drejtim të viktimave dhe për fat pa u lënduar askush”.

“Policia përpos provave tjera materiale ka sekuestruar edhe dy vetura e përfshira në rast. Katër persona po kërkohen nga policia si të implikuar dhe që të katërtit kanë marrë arratinë,D. Saramati K. Saramati SH. Kurtaj, Q. Krasniqi”.

“Enkas për arrestimin e të dyshuarve është formuar një grup hetimor i cili në vazhdimësi është duke mbledhur informacione për vendndodhjen e të dyshuarve”. /PrizrenPress.com/

Nuk vritet liria

0

Skender Berisha

Nuk vritet liria
ju vraftë reja për së kthjellti
i kam sytë e kaltër o
të kaltër si qielli

nuk vritet dielli
u praptoftë qielli mbi ju
ç’ndillni me ata sy vrastarë
kur rrëxoni llastarë

niegull e tym ma vishni ditën e Zotit
ma trazoni amën e lotit
e shterr në mes të logut
lart digjet palca e shtogut

e s’kam fyell më s’kam
as për këngën e vrarë
as për ditën e diel nuk kam
as për Pashkë as për Bajram

Skender Berisha