9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8856

Baraliu: “Kurilla” turpëroi Prizrenin

0

ujsjellesiDrejtori i Kompanisë së Ujësjellësit “Hidroregjioni- Jugor” në Prizren,Besim Baraliu, ka vlerësuar se sulmi ndaj punëtorëve të kësaj ndërmarrje që ka ndodhur dje në lagjen “Kurillë”, ka qenë një turp për qytetin e Prizrenit.“Incidenti i mbrëmshëm ka qenë sulm në institucionet dhe në punëtorët e kompanisë”.Sipas tij, punëtorët janë sulmuar në detyrë nga konsumatorët të cilët I kanë shumë borxhe.

Baraliu mohoi edhe akuzat e banorëve të lagjes “Kurilla” se punëtorët e kompanisë kanë qenë shkaktar të incidentit.. “ Nga përleshja ka pësuar më së shumti një punëtor i cili është goditur me thikë”

Baraliu tregoi se 1200 konsumatorë të kësaj lagje “Hidroregjionit- Jugor” i kanë borxh rreth 566 mijë euro./PrizrenPress.com/

Beograd: Ekspozita e së vërtetës

0

Beograd-ekspozita e së vërtetësEkspozita e titulluar “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, që pritet të hapet ditën e mërkurë, me 18 dhjetor, në Galerinë “Podroom” në Qendrën kulturore në Beograd, është një projekt me kontekst politik, por para së gjithash, një rrëfim për tragjedinë personale.

Kështu është vlerësuar kjo ekspozitë nga Qendra kulturore në Beograd.

Projekti artistik është vepër e Fatos, Jehona, dhe Sarandë Bogujevcit, të cilët si fëmijë e kishin mbijetuar masakrën në Podujevë, me 28 mars të vitit 1999, ku forcat serbe të formacionit të ashtuquajtur “Shkorpioni” ose “Akrepat”, kishin vrarë 14 qytetarë në Podujevë.

Saranda Bogujevci, atë kohë kishte 14 vjet, ndërkaq Jehona 11 vjet.

Ato të dyja, në atë masakër, kishin humbur nënën, motrat dhe vëllezërit. Ato vetë kishin marrë plagë të rënda. Pas gjithë kësaj, 5 nga të mbijetuarit e masakrës, kanë kryer shkollimin në shkollat e Anglisë, aty ku tash edhe jetojnë.

Saranda rrëfen se si me 28 mars të vitit 1999 kanë qenë në shtëpinë e tyre në Podujevë. Para shtëpisë së tyre, siç thotë ajo, kishte ndaluar një automjet i policisë serbe dhe familja e saj ishte skajuar në kopshtin e dajës së babait të saj.

Pak kohë më pas, siç rrëfen ajo, kishin ardhur ushtarët serb, i kishin nxjerrë nga shtëpia dhe u kishin kërkuar që të largohen nga aty.

”Babai im dhe daja i tij nuk ka qenë në shtëpi, sepse kushërira ime Nora i kishte lutur të largoheshin nga shtëpia. Ata kanë qenë të fshehur diku në qytet, me shpresën se ne do të ishim të sigurt, sepse ishim vetëm gra dhe fëmijë dhe kanë menduar se nuk do të na ndodhë asgjë”, rrëfen Saranda.

“Ushtarët na quan në kopshtin e fqinjit. Gjatë gjithë kohës na bërtisnin dhe na shanin, duke kërkuar që t’i zbrazim gjepat dhe më pas të mbledhim gjithë çka kishte në tokë. Nga aty na dërguan në një oborr tjetër, e më pas në rrugë, përballë stacionit të policisë. Aty na kanë radhitur dhe me ne ka qenë edhe babai i Enver Duiqit, i cili ka qenë 70 vjeçar. Aty e kam parë edhe dajën e nënës”, tregon ajo.
?
Jehona Bogujevci, vazhdon rrëfimin aty ku Saranda e kishte ndërprerë…

“Më pas na kthyen përsëri në kopsht dhe aty e kemi parë nënën time, të cilën e kishin pushkatuar. Aty kishte edhe fëmijë, të cilët luteshin që atyre të mos u bënin ndonjë të keqe. Megjithatë, ata filluan të shtinë mbi ne”, evokon kujtimin e saj Jehona.

Të dy vajzat e kishin mbijetuar masakrën, së bashku me 3 fëmijë tjerë.

Fatosi, vëllai i tyre, ishte me ta. Ai rrëfen se ushtria, pasi që kishte arritur në vend të ngjarjes, i kishte marrë ata dhe i kishte dërguar në spitalin e Prishtinës.

“Pasi që na ndanë në spitalin e Prishtinës, unë mbeta vetëm me vëllanë Gencin. Ishin në majën e ndërtesës, ndërkaq vajzat në podrum. Ne po përpiqeshim t’i gjejmë vajzat, e ato po përpiqeshin të na gjenin neve. As ne e as ato nuk e dinim se a kishte mbijetuar ndokush. Pasi që babai na gjeti në spital, e kuptuam se vajzat janë aty dhe tentuam që t’i gjenim për t’ju dërguar ushqim”, rrëfen Fatosi.

Të gjithë ata, qëndruan në spitalin e Prishtinës deri në përfundim të luftës. Më pas, forcat britanike në kuadër të KFOR-it i kishin gjetur aty dhe ishin kujdesur për ta.

Më pas një mjek nga Mançesteri i kishte kërkuar që t’i ndihmojë ata dhe në fund të vitit 1999 ata kishin shkuar në Mançester për t’u mjekuar. Pas mjekimit në Britani të Madhe, u ishte dhënë mundësia që të shkolloheshin dhe u ishte dhënë mundësia që të flisnin publikisht për ato që u kishin ndodhur.

Ata janë zhvilluar si artistë dhe tashmë u është dhënë rasti që rrëfimin e tyre ta rrëfejnë në mënyrën e tyre, madje edhe në Beograd.

Saranda shpjegon se ekspozita është e ndarë në disa instalacione.

“Kjo nënkupton dhomën e ditës ku të cilën e përbëjnë përmbajtjet origjinale të paraluftës. Në familjen tonë kemi pasur traditë që të regjistrojmë me kamerë rritjen e të gjithë neve, kremtimet e Vitit të Ri, s dhe shënimin e festave tjera. Ka mbetur vetëm një kasetë e vitit 1990. Në dhomën e ditës do ta shihni filmin nga festa e familjes sonë”, theksoi Saranda.

Megjithatë, tre fëmijët e dikurshëm që kishin mbijetuar masakrën e Podujevës, nuk janë për herë të parë në Beograd. Ata kishin dëshmuar edhe në gjykimin që u ishte bërë “Akrepave” në Gjykatën speciale në Beograd.

Saranda thotë se kjo ka qenë një sprovë e cila ishte përjetuar rëndë nga ta, për shkak se ka qenë vështirë të përballen me njerëzit që dikur i kishin parë në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të flisnin për detajet e gjithë asaj që kishte ndodhur.

“Ka qenë shumë e rëndë edhe fakti se në nuk keni mundur të shihni asnjë emocion te ata që e kanë bërë veprën”, tha Saranda.

Ajo shpjegon se familja e saj ka qenë si gjithë familjet tjera. Siç tha ajo, nëna e saj ka pasur ëndrra për fëmijët, vëllezërit e kanë dashur futbollin dhe shkollimin.

Megjithatë, kundër ekspozitës së paralajmëruar të tre të rinjve Bogujevci, ka pasur mjaft reagime dhe sulme nga një pjesë e opinionin në Serbi.

Lidhur me ata që e sulmojnë ekspozitën e tyre, Saranda i porositë që të paktën, fillimisht, ta shohin atë.

“Mendoj se vërtetë duhet ta shohin dhe ta kuptojnë atë, në mënyrë që të kenë ndonjë mendim për të. Mendoj se mendimi i tyre do të ndryshonte”, përfundoi Saranda./REL/

Rexhepi: Kosova është shteti i vetëm në Ballkan, pa viza

0

rexhepi ne upzMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të martën ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Tema e ligjëratës ishte “Procesi i liberalizmit të vizave”.

Në ligjëratën e tij , Rexhepi u ndalë në punët që kanë bërë institucionet e Kosovës për përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave. Ai po ashtu foli edhe për punët që duhet bërë që të arrihen standardet e përcaktuar.

“Puna më e madhe sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave, i takon Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në Ballkanin Perëndimor i vetmi shtet që ka mbetur jashtë procesit të liberalizmit të vizave është Kosova dhe kjo është një ndjenjë e keqe”, tha Rexhepi.

“Shpesh në takime me ndërkombëtar kërkojmë që ky proces të përshpejtohet, mirëpo nuk ka një qasje shumë humane sa i përket këtij procesi. Ata janë shumë strikt dhe kërkojnë që të përmbushen kushtet dhe të përgatitemi në mënyrë që të fitojmë të drejtën që të lëvizim pa viza”.

Prof. dr. Zahadin Shemsedini, u. d. Rektor i UPZ-së theksoi ndërkaq se për studentët është shumë e rëndësishme që të bëhet liberalizimi i vizave,pasi që Universiteti punon sipas sistemit të Bolonjës.

Ai theksoi se regjimi i vizave u vështirëson studentëve që të studiojnë në universitet evropiane, dhe se liberalizimi i vizave do tu ndihmonte shumë atyre./PrizrenPress.com/

 

337 ish-pjesëtarë të MUP-it, kandidatë për Polici të Kosovës

0

PoliciaKosoves6-14Autoritetet serbe i kanë dorëzuar institucioneve të Kosovës listën me 337 ish-pjesëtarë të MUP-it, ku 250 deri 270 prej tyre do të integrohen në Policinë e Kosovës, raportoi KTV. Këtë informatë në letër e ka sjellë në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri ministri Bajram Rexhepi, i cili ka bërë të ditur se pala serbe, pavarësisht shumë ngecjeve, më 11 dhjetor ka dorëzuar listën e ish-pjesëtarëve të MUP-it, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u integruar në Policinë e Kosovës. Në këtë informatë të Rexhepit thuhet se të gjithë ish- pjesëtarët e MUP-it do të paraqiten në stacionet policore në pjesën veriore të vendit dhe të kryejnë të gjitha procedurat e parapara ligjore për punësim në polici.

Sipas informatës, tash janë nënshkruar kontratat e punës me 20 zyrtarë policorë si dhe është nënshkruar deklarata e betimit në përputhje me parimet dhe procedurat e Policisë së Kosovës. Nënshkrimit të kontratës së punës i ka paraprirë procesi i verifikimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil të MPB-së, Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Edhe pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” do të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës. Paralelisht me integrimin, do të vazhdojë edhe shpërbërja e këtij mekanizmi ilegal të sigurisë.

MAShT ka ndarë 38 bursa për studime të doktoratës

0

MAShT-bursa për studime të doktoratësMinistria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, për vitin 2013, ka ndarë 38 bursa për studime të doktoratës në vlerë 2500 euro për kandidatët që ndjekin studimet në këtë nivel në 500 universitetet më të mira të botës, derisa kriteret tjera të përfitimit kanë qenë nota mesatare, punimet shkencore, pjesëmarrja në konferenca etj. Ministri i Arsimit Ramë Buja, tha se nuk do të jetë kjo ndihmesa e vetme.

“Me doktoratën që do të realizoni, duke qenë të mbështetur nga kjo ndihmesë e jona e vogël, do të jeni gjithsesi pedagog të brezave të rinj. Obligimi juaj është intelektual, që të realizoni më së miri atë që e keni për synim personal dhe kombëtar, për të qenë doktor të shkencave në të cilat jeni përcaktuar”, ka thënë ministri Buja. Ai ka folur edhe për kriteret strikte të përzgjedhjes së kandidatëve dhe respektimin e tyre.

Ndërsa, Naile Demiri, përfituese e bursës, ka vlerësuar lartë iniciativën e MAShT-it për ndarjen e këtyre granteve, që, sipas saj, janë ndihmesë e madhe në punën dhe angazhimin drejt zhvillimit të shkencës dhe përfundimit të studimeve./PrizrenPress.com/

Universiteti i Prishtinës deklaron luftë ndaj shkelësve të ligjit

0

UP-logoooKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës dhe menaxhmenti thonë se janë duke e analizuar me shumë kujdes situatën e krijuar pas arrestimeve të disa personave në këtë institucion, me dyshimin se janë marrë me veprimtari të kundërligjshme.

“Brenda kompetencave dhe kuadrit ligjor, jemi duke i shqyrtuar të gjitha masat e mundshme ndaj gjithë atyre, që, në çfarëdo forme, janë përgjegjës për situatën e krijuar ose janë shkelës të drejtpërdrejtë të detyrave të punës. Udhëheqja e UP-së është e përcaktuar që t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj çështjeje”, thuhet në komunikatën e Këshillit Drejtues të UP-së.

Në këtë kuadër, këshilli inkurajon të gjithë ata që kanë informacione shtesë për abuzime në Universitetin e Prishtinës, që të bashkëpunojnë me udhëheqjen e UP-së dhe me organet e drejtësisë, si dhe njëkohësisht kërkojnë nga drejtësia që të jëtë e pakompromis ndaj atyre që janë pjesë e UP-së dhe që e kanë shkelur ligjin, theksohet në fund të komunikatës.

Opozita e pakënaqur me numrin e njohjeve

0

NewBorn-Prishtine5-20Përfaqësuesit e tri partive opozitare janë shprehur të pakënaqur me dinamikën e diplomacisë së Kosovës dhe numrin e njohjeve të arritura gjatë këtij viti.

Ata e kanë vlerësuar të pamjaftueshëm numrin e njohjeve në këtë periudhë, duke thënë se ende është e paqartë nëse shtetin e Kosovës në vitin 2013 e kanë njohur gjashtë apo tetë shtete.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Skënder Hyseni, të hënën është shprehur i pakënaqur me numrin e njohjeve të arritura gjatë vitit 2013. Në këtë kontekst, ai ka thënë se ka një paqartësi nëse Kosovën gjatë këtij viti e kanë njohur tetë apo gjashtë shtete. “Natyrisht se nuk jam i kënaqur sepse nuk mund të jemi të kënaqur me numrin e njohjeve përderisa Kosova nuk e siguron një masë të rëndësishme, 2/3 e vendeve anëtare të OKB-së. Por, jam i vetëdijshëm se procesi i njohjeve nuk është i lehtë dhe për këtë mund të kem mirëkuptim për të gjithë ata që janë të kyçur në këtë proces. Mirëpo s’kam mirëkuptim për përfaqësuesit e MPJ-së që nuk janë në gjendje ta thonë saktë numrin e njohjeve. Sa shtete e kanë njohur Kosovën: 102, 104 apo 106. Janë 8 njohje këtë vit apo janë 6 njohje? Në këtë drejtim ka një mjegulli dhe paqartësi, e cila është krejtësisht e panevojshme”, ka thënë Hyseni për “Epokën e re”.

Ai është shprehur se numrin e saktë të njohjeve nuk e di as ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. “Thuhet se janë 8 njohje që kanë ndodhur brenda këtij viti, por disa nga këto njohje janë ende pezull, pra të pakonfirmuara. Kështu që, numrin e saktë të njohjeve nuk po e di askush. Fatkeqësisht, nuk po e di as ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nuk e di as uebsajti i MPJ-së. Kështu që, është për keqardhje kjo mungesë e transparencës dhe e seriozitetit, sepse është absurde që MPJ të mos jetë në gjendje ta thotë troç dhe qartë numrin e saktë të njohjeve”, ka deklaruar Hyseni
.
Ndërsa anëtarja tjetër e Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, e ka kritikuar punën e diplomacisë së Kosovës, duke thënë se ka pasur mundësi të bëhet më shumë. “Pjesërisht jemi të kënaqur. Po sikur të kishte angazhim më profesional mund të bëhej shumë më shumë sikur. Konsiderojmë se sikur të kishte koordinim më të madh ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të tjera rezultatet do të ishin më të mëdha”, ka thënë Kadaj-Bujupi për “Epokën e re”. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se viti 2013 është përshkuar me mungesë të koordinimit ndërmjet njerëzve të përfshirë në politikën e jashtme të Kosovës. “Ajo çka kemi parë në këtë vit ka qenë një mungesë e koordinimit të veprimeve, një mungesë e një agjende të përbashkët ndërinstitucionale me qëllim të harmonizimit të veprimeve të individëve, të cilët shumë shpesh, duke pasur vullnet të mirë, kanë shkaktuar dëm në proceset lobuese”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Kurse zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Erzen Vraniqi, ka thënë se numri i njohjeve të arritura gjatë kësaj periudhe është i pamjaftueshëm për shtetin e Kosovës. “Numri i njohjeve nuk është i mjaftueshëm, mirëpo është vështirë të priten njohje më shumë derisa kreu i Qeverisë bën negociata gjatë tërë vitit me Serbinë në Bruksel dhe bën koncesione në dëm të sovranitetit të vendit. Pavarësia duhet të dëshmohet edhe në politikën e brendshme, në ushtrimin e sovranitetit të plotë e jo vetëm me hapje të përfaqësive diplomatike”, ka thënë Vraniqi për “Epokën e re”.

Një ditë më herët, në një intervistë për “Epokën e re”, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se 2013 ishte i suksesshëm për Republikën e Kosovës për sa i përket politikës së jashtme. “Mendoj se ka qenë një vit i suksesshëm për Kosovën sa i takon politikës së jashtme. Nëse e kemi parasysh procesin e forcimit ndërkombëtar të Kosovës nëpërmjet njohjeve, e dini se në javën e parë të janarit kam qëndruar në Egjipt dhe Libi, vende të cilat kanë njohur Republikën e Kosovës. Gjatë këtij viti kemi pasur njohje të tjera, është njohja e Tajlandës, e cila ka një peshë të madhe në Azinë Juglindore. Përveç njohjeve, kemi pasur suksese konkrete sa i takon angazhimit tonë në organizata të ndryshme rajonale dhe evropiane. Jemi anëtarësuar në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal në Sarajevë, që është një organizatë e fuqishme në Evropën Juglindore, si dhe jemi anëtarësuar në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës”, ka thënë Hoxhaj.

Merovci shprehet për një zonë zgjedhore

0

AdnanMerovci

Njohësit e proceseve zgjedhore e shohin me shqetësim faktin që për të arritur një pajtueshmëri për reformën zgjedhore, duhet të ndërhyjnë institucionet ndërkombëtare që janë në Kosovë për t’i ulur në tavolinë liderët politikë të Kosovës.

Kritika për këtë qasje të liderëve politikë, ka njohësi i proceseve zgjedhore Adnan Merovci.

“Ajo që nuk po më pëlqen është që domosdoshmërisht po duhet të huajt të ndërhyjnë edhe për takime konsultative. Unë mendoj që takime të tilla do duhej të thirreshin nga presidenti, për të mos thënë nga kryeministri”, tha Merovci për Radio Kosovën.

Një ditë më parë, liderët politikë patën një takim në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, ku u dakorduan për disa pika të reformës zgjedhore. Për Driton Selmanajn nga KDI-ja, kjo ka të bëjë pak me reformën zgjedhore për të cilën edhe Kuvendi ka nxjerrë rezolutë në vitin 2011.

“Deri tash kjo qasje e subjekteve politike nuk flet për një reformë, flet për një plotësim ndryshim të legjislacionit aktual, assesi për një reformë të mirëfilltë që ne mendojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme për këtë fazë nëpër të cilën po kalon Kosova”, tha ai.

Fakti që Kosova të mbetet edhe më tutje me një zonë zgjedhore, për njohësin e zgjedhjeve, Adnan Merovci, nuk është për t’u kritikuar.

“I ka të mirat e veta ndarja e zonave, por për mënyrën se si jemi aktualisht me një zonë zgjedhore, edhe për një palë zgjedhje do të ishte kaluese”, tha Merovci.

Edhe Driton Selmanajt nga Instituti Demokratik i Kosovës, nuk i pëlqen qasja e subjekteve politike në Kosovë karshi reformës zgjedhore. Ai thotë se është shqetësues fakti që duhet dikush nga ndërkombëtare t’i mbledh liderët politikë dhe t’ua tregojë obligimet kushtetuese.

“Domethënë lidershipi ynë pret që dikush nga jashtë të vijë dhe të na tregojë që e kemi lënë në gjysmë një punë që e kemi filluar në prill të vitit 2011. E kjo për neve është shqetësuese”, tha Selmanaj për Radio Kosovën.

Ndryshe, në takimin e fundit të liderëve në Ambasadën britanike në Prishtinë, u arrit pajtueshmëria që Kosova të mbetet një zonë zgjedhore, pragu për koalicione të jetë 7.5 për qind, për partitë politike 5 dhe për kandidatët e pavarur 2.5. Subjektet politike janë dakorduar që fushata të zgjazë 14 ditë. Ndërsa çështje ende të hapura mbeten eliminimi i votave me kusht, e drejta për të pasur dy pozita, në legjistativ ose ekzekutiv, përbërja e KQZ-së si dhe çështja e ulëseve të rezervuara për një apo dy mandatet e ardhshme, për të cilat duhen ndryshime kushtetuese.

Hapi i humbur në procesin e liberalizimit të vizave

0

Europa-me drite jeshileSipas politikanëve dhe njohëse të integrimeve evropiane, është i arsyeshëm skepticizmi në mesin e qytetarëve të Kosovës se as në vitin 2014 ata nuk do të lëvizin lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian (BE). Ata kanë theksuar për Telegrafin se mungesa e vullnetit politik ka ndikuar që këtij procesi të mos i dihet fundi.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, theksoi se ka shumë arsye se pse qytetarët janë skeptikë. Sipas saj, për dështimin e Qeverisë së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, nuk dihet deri kur qytetarët e Kosovës do të mbesin të “getoizuar” në mesin e Evropës.

“Është dëshmuar se pa vullnet politik nuk të plotësohen as parakushtet teknike që kërkohen për liberalizimin e vizave”, tha Osmani për Telegrafin.

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, theksoi se gabimi kryesor që kanë bërë institucionet e Kosovës rreth liberalizimit të vizave, ka qenë vendosja e afateve artificiale se kur do të përfundojë ky proces.

Sipas tij, kjo ka ndikuar në shpërqendrimin ndaj fokusit për zbatimin e kushteve dhe reformave që janë përcaktuar nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

“Premtimet e Qeverisë kanë ndikuar që të rriten pritjet e qytetarëve që liberalizimi të ndodh shpejt, ndërsa mosrealizimi i këtyre premtimeve dhe shtyrja e vazhdueshme e afateve ka krijuar pakënaqësi të mëdha tek kosovarët”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Muharremi sqaron se Kosova ka filluar dialogun për liberalizimin e vizave me BE-në para 23 muajsh. Sipas tij, nuk është bërë mjaft në këtë drejtim.

“Moldavia p.sh. i ka plotësuar kushtet e vëna nga BE-ja dhe në ditët në vijim qytetarët e këtij shteti do të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së. Viti 2014 asnjëherë nuk ka qenë vit i garantuar që Kosova do të hyjë në listë të bardhë. Nëse gjërat ecin si duhet, semestri i parë evropian i vitit 2015 mund të jetë koha kur do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Por, kjo nuk do të thotë që BE-ja nuk mundet të vendosë që kosovarët të lëvizin lirshëm në fund të vitit 2014”, ka shtuar ai.

Integrimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile me kod të sigurisë, lidhja elektronike e databazës së Agjencisë së Regjistrimit Civil me databazën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe trajnimi i Policisë Kufitare, janë disa nga rekomandimet e Misionit faktmbledhës të Komisionit Evropian për institucionet e vendit, për përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.

Sadopak lumturi, Kundera, një dedikim në tryezat e bukinistëve

0

CZECH-LITERATURE-KUNDERA“Duke shpresuar se këtu do të gjesh sadopak lumturi…” Ky është dedikimi në frëngjisht që Milan Kundera i ka lënë më 13 maj të vitit 1981 një lexuesi të panjohur, në faqen e parë të romanit “Valsi i lamtumirës”.

Libri, fletët e të cilit janë zverdhur nga koha, ndodhet prej kohësh në bibliotekën prej tre mijë librash të profesor Ferdinant Lekës, i cili e ka blerë atë te bukinistët në Itali. I tërhequr nga letërsia e Kunderës, linguisti dhe përkthyesi i njohur i italishtes, e bleu atë pa i vënë rëndësi dedikimit që ndodhej në faqen e parë. Muaj më vonë, teksa nisi të lexonte romanin në botimin frëngjisht, do të ndalej te dedikimi i faqes së parë, në fund të së cilit ishte firma e Milan Kunderës.

Çdo libër ka brenda tij jo vetëm historinë që tregon, por dhe historitë e njerëzve që kanë dashur ta blejnë atë, të takimeve apo ngjarjeve që i kanë çuar drejt asaj zgjedhjeje. Kundera i uron lexuesit pa emër të gjejë sadopak lumturi, në atë kohë që përkon dhe me shpërnguljen e tij përfundimtare në Francë bashkë me të shoqen Vera, nga Çekia. Profesor Leka, e tërheq ngadalë nga biblioteka librin që e ruan si një thesar bri mijëra librave që ndodhen në çdo cep të kësaj hapësire të vogël. Si një lexues i vjetër, ai ka mbajtur shënime për çdo kapitull a faqe, gjë e cila duket në fund të librit, ku ka shënuar me laps dhe karakteristikat që ka gjetur pas çdo faqeje. Në faqen 143, ai shënon: “ndihet humanizmi i autorit”.

Ashtu si ky libër me dedikimin e Kunderës, ashtu dhe këto shënime të lëna nga profesor Leka, janë shenja që i japin një tjetër vlerë këtij botimi. Romani është botuar nga “Gallimard” dhe është përkthyer në frëngjisht nga François Kerel dhe shoqërohet me një parathënie nga Elisabeth Pochoda. “Valsi i lumturisë” është botuar për herë të parë në gjuhën çeke në vitin 1972. Versioni frëngjisht i tij doli në vitin 1976 dhe më pas ai anglisht. Ky roman është një rrëfim për dashurinë dhe urrejtjen, dhënë përmes jetës së tetë personazheve që jetojnë së bashku në një qytet të vogël në Çekosllovakinë e vitit 1970.

Për kritikët, ky është një libër që u drejtohet shumë shtresave. Dhe pse i ngjason një komedie, ndihen tone dramatike të situatës në të cilën shtrihet ngjarja. Kundera di të japë përmes humorit elegant, tema të ndjeshme për shoqërinë. 32 vjet nga koha e këtij dedikimi, ky roman është botuar në më shumë se 40 gjuhë të botës, dhe vazhdon të jetë një ndër librat më të botuar në SHBA. Libri vazhdon të quhet si tepër bashkëkohor, i ngjashëm me dedikimin e Kunderës, që nuk është zbehur nga koha.