25.3 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
Home Blog Page 7885

Thaçi të hënën takon prokurorin që po heton raportin e Dick Martyt

0

Thaci14-17aKryeministri në largim, Hashim Thaçi, pret të hënën në zyrë një prokuror, i cili po e heton atë për veprime të mundshme të paligjshme që dalin nga raporti i Dick Martyt

Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan John Clint Williamson, do ta vizitojë Kosovën pak kohë para prezantimit të gjetjeve të tij që dalin nga hetimi dyvjeçar.

Në Prishtinë kanë konfirmuar ardhjen e prokurorit Williamson, derisa në zyrën e tij në Bruksel mohojnë se ai do t’ia zbulojë gjetjet kryeministrit Thaçi.

“Nuk mund të konfirmoj planet për udhëtimet e ardhshme të ambasadorit Williamson, por pa asnjë fije dyshimi mund të mohoj çfarëdo pretendimi se do t’i paraqesim gjetjet tona në mënyrën se si sugjeroni ju”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësi i Task Forcës, Joao Sousa, teksa i është përgjigjur pyetjes nëse do t’ua prezantojë gjetjet autoriteteve kosovare.

Krasniqi ia dorëzon detyrën e Mustafës

0

jakup krasniqi isa mustafaPas seancës konstituive të legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është bërë dorëzim-pranimi detyrës së kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i deritashëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i dorëzoi detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Isa Mustafa, të cilit njëherësh i uroi zgjedhjen në këtë funksion dhe i dëshiroi suksese në krye të legjislativit të vendit.

Kryetari i ri, Mustafa, ndërkaq, e përgëzoi kryetarin e deritashëm Krasniqi, për punën dhe menaxhimin e Kuvendit gjatë dy mandateve legjislative. /Telegrafi/

Haradinaj: Kemi dallime të pakapërcyeshme me Vetëvendosjen

0

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj ka dhënë shenjat e para se është e pamundshme një marrëveshje me Vetëvendosjen. Ai ka thënë se kanë dallime të pakapërcyeshme me Partinë e Albin Kurtit.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku është votuar për Kryetar të Parlamentit.

“Unë kam treguar disa herë si ta gjejmë zgjidhjen. E kam parë që i kemi disa dallime ndoshta të pakapërcyeshme. Ideja ime ka qenë që ta bëjmë një dakordim në parime të përgjithshme – ku nuk prishen, ndërsa t’i lihet e drejta Vetëvendosjes që të ketë mendim të ndarë në disa tema. Përndryshe, është e pamundshme për ta gjetur një dakordim të ndërsjelltë”, ka thënë Haradinaj,transmeton express.

Haradinaj ka treguar se Vetëvendosje kishte propozuar dy dokumente të ndryshme në të cilat Vetëvendosje ka pasur dy qëndrime.

“Edhe unë kamë pasur informatë se ka lëvizur për mirë puna mbrëmë dhe sot në mëngjes kam qenë në takim. Megjithatë, ka pasur dy dokumente: për njërin dokument, njëra palë kishte rënë dakord, për tjetrin ishte pajtuar pala tjetër. Nuk mundëm që t’i bëjmë bashkë në një dokument. Në një dokument që na është prezantuar prapë ka qenë i pranueshëm, mirëpo është parë që po punojnë me dy dokumente të ndryshme. Nuk kemi mbërritur ende te kuota, unë kam menduar se duhen dakordime të përgjithshme dhe Vetëvendosje ta kërkojë votën e vetë për qeverisje, mirëpo ende nuk kemi mbërritur tek kuota”, ka shtuar ai.

Rovena Stefa më e kërkuara e dasmave tona

0

rovi002-938x535Për Rovenën s’ka nevojë ndonjë prezentim,meqë ajo ka kohë që është emër i njohur i skenës sonë muzikore dhe e pëlqyer,e adhuruar ,e kudo që këndon në mbrëmje muzikore anë e kënd vendit,këtu në Kosovë,në Maqedoni e në Shqipëri,por nuk mungon as në diasporë ,tek është pothuajse më e kërkuara e esteradës sonë.

Ndërsa Elisa ,e cila dhe për nga pamja i ngjet motrës saj,sikur t’ishte binjake,është menagjere e Rovenës,për të cilën thotë se nuk e është lehtë të keshë punë e bashkëpunim me të.

Nuk e kam lehtë ,shpjegon Elisa për Kosovaren,të punoj me Rovenën,e cila ka kritere dhe parime,të cilat edhe pse e kam motër nuk lëshon pe kollaj.

Derisa ne ndejtëm pak caste me to,Elisën nuk e lënin rehat thirrjet telefonike prej kahmos,trojeve shqiptare për ta siguruar Rovenën që të këndojë nëpër dasmat e tyre.

Rovena është shumë e kërkuar për këngëtare edhe në dasma,nga se për ato çaste e orë sa zgjat ahengu,jo që nuk din të ndalet ajo duke kënduar,por me këngën e vallëzimin e saj ua shton e ndreqë atmosferën dasmore. Krijon natë për ta mbajtur në mend – na tregon Elisa.

Fantazma e Millosheviçit

0

Milloshevic_PutinEkziston një fantzmë që e ndjek Vladimir Putinin dhe ajo është fantazma e ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviç.

Si Millosheviç, ashtu edhe Putini, “e kanë nxitur nacionalizmin intensiv… kundër kroatëve dhe ukrainasve, nëpërmjet propagandës në mediat masive” dhe si ata të dy “e kanë forcuar kryengritjen e minoriteteve etnike”., shkruan The New Republic.

Po ashtu, të dy këta liderë, e kanë shfrytëzuar pretekstin e mbrojtjes së minoriteteve për “angazhim ushtarak” dhe për “krijimin e republikave të vetëshpallura dhe gjysmë të pavarura si në Kroaci, ashtu edhe në Ukrainë”, që ishin faktikisht nën kontrollin e respektivisht, Beogradit dhe Moskës.

Një tjetër kritik i Putin, Girkin, në faqen e tij ka shkruar se braktisja nga ana e Putinit ndaj grupeve të armatosura, që synojnë formimin e “Rusisë së Re” në Ukrainë, i përngjan “sakrifikimit” të Millosheviçit të grupeve paramilitare, që luftonin për “Serbinë e Madhe” në Bosnjë Hercegovinë dhe Kroaci, në vitet ’90.

Nis tallja me Hashim Thaçin, pas debaklit në Kuvend

0

thaqi selfi me bllokunHashim Thaçi ka pësuar sot një debakël në Kuvend, ku ai pau se pas shtatë vitesh të udhëheqjes së mazhorancës, ka ngelur me vetëm 44 deputetë që e mbështesin.

Ndërkohë, Blloku kundër tij ka numra edhe për ta ndryshuar Kushtetutën, 82 deputetë.

Kjo natyrisht se është kapur nga qytetarët të cilët kanë filluar ta tallin atë dhe selfiet e tij të famshme.

Ja njëra nga to, më e freskëta.

Komuna e Prizrenit vazhdon me rrënimin e ndërtimeve pa leje

0

Rrenimi i objektit pa leje ne pzDrejtoria e Inspektorateve në Prizren, ka vazhduar me rrënimin e ndërtimeve pa leje. Aksioni i rrënimeve sot është realizuar në rrugën “Xhemil Fluku”.

Inspektorët janë penguar fillimisht nga pronarët e shtëpive pa leje, të cilët janë arsyetuar se posedojnë dokumente të rregullta pronësore dhe se nga ky aksion ata po ndëshkohen pa arsye.

Përkundër disa përpjekjeve jo aq kundërshtuese të pronarëve të objekteve për të penguar këtë aksion,pas disa minutave, inspektorët dhe policia urdhëruan pronarët e këtyre objekteve për të larguar pajisjet shtëpiake dhe gjësendet tjera në afat kohor prej 30 minutash,pasi që urdhri për rrënim do të ekzekutohet.

Pas më shumë se 30 minutash,aksioni për rrënim u ndërmor nga kompania e kontraktuar.
Drejtori i inspektorateve,Bedri Bytyçi,tha se vendimi i Drejtorisë së Urbanizmit për rrënimin e objekteve pa leje do të intensifikohet edhe në zonat e tjera.

“Më shumë ka qenë komuna palë e dëmtuar se sa pronarët e këtyre objekteve,të cilët që disa vite nuk kanë përmbushur asnjë detyrim ndaj institucioneve për shfrytëzimin e hapësirave publike”, tha Bytyçi./PrizrenPress.com/

Qeni bën milioner pronarin brenda një dite

0

monedhaQeni ka bërë milionerë një çift nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ai ka gjetur në oborrin e shtëpisë një thesar me monedha ari. Çifti nga Kalifornia (SHBA) ka siguruar disa miliona dollarë pas nxjerrjes në ankand të monedhave të arit.

Ky thesar konsiderohet si më i madhi i gjetur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të muajit mars, qeni në kopshtin e shtëpisë ka gjetur të fshehur tetë kuti metali, në të cilat ishin 1400 monedha ari, vlera e përgjithshme e të cilave llogaritej në 10 milionë dollarë.

Të mërkurën, 24 orë pas fillimit të ankandit, çifti ka fituar disa miliona dollarë, ka treguar Don Kagin nga kabineti “Kagin’s Inc”, i specializuar në numizmatikë.

Ai ka treguar se deri të mërkurën pasdite ka mbetur pa u shitur edhe gjysma e thesarit, prandaj milionat do të shtohen. Duhet treguar se monedha e parë, një monedhë 20-dollarëshe, e cila daton nga viti 1874, është shitur mbi 15.000 dollarë, dhe paratë janë dhënë menjëherë.

Demaçi: Veç po i këqyri!

0

Adem DemaciVeprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, nuk ka dashur të komentojë zgjedhjen e Isa Mustafës, si kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe zhvillimet e sotme në legjislativ.

I kontaktuar, ai nuk ka dashur të flasë për këtë, duke vlerësuar se dëshiron t’i shoh ende zhvillimet e fundit.

“Po kam qejf ende me i pa këto zhvillimet, nuk dua t’i komentojë njëherë”, ka thënë Demaçi. /Indeksonline/

 

Basha e uron Mustafën

0

Basha-PDKryetari Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha i ka dërguar urime kreut të LDK-së, Isa Mustafa pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ja urimi i plotë i Bashës për Mustafën:

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike dua ti shpreh urimet më të përzemërta kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, zotit Isa Mustafa.

Shpreh bindjen se ligjvënësit kosovare nën drejtimin e zotit Isa Mustafa do të arrijnë të orientojnë drejt rrugët e zgjidhjes së çështjeve që u shërbejnë interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin evropian dhe euroatlantik.

Duke i uruar suksese Kryetarit të ri të Kuvendit, jam i sigurt se me urtësinë dhe përvojën e tij zoti Isa Mustafa do të arrijë ti japë një dimension të ri parlamentarizmit në Kosovë duke vijuar në rrugën e progresit dhe zhvillimit.