Komuna e Prizrenit vazhdon me rrënimin e ndërtimeve pa leje

Rrenimi i objektit pa leje ne pzDrejtoria e Inspektorateve në Prizren, ka vazhduar me rrënimin e ndërtimeve pa leje. Aksioni i rrënimeve sot është realizuar në rrugën “Xhemil Fluku”.

Inspektorët janë penguar fillimisht nga pronarët e shtëpive pa leje, të cilët janë arsyetuar se posedojnë dokumente të rregullta pronësore dhe se nga ky aksion ata po ndëshkohen pa arsye.

Përkundër disa përpjekjeve jo aq kundërshtuese të pronarëve të objekteve për të penguar këtë aksion,pas disa minutave, inspektorët dhe policia urdhëruan pronarët e këtyre objekteve për të larguar pajisjet shtëpiake dhe gjësendet tjera në afat kohor prej 30 minutash,pasi që urdhri për rrënim do të ekzekutohet.

Pas më shumë se 30 minutash,aksioni për rrënim u ndërmor nga kompania e kontraktuar.
Drejtori i inspektorateve,Bedri Bytyçi,tha se vendimi i Drejtorisë së Urbanizmit për rrënimin e objekteve pa leje do të intensifikohet edhe në zonat e tjera.

“Më shumë ka qenë komuna palë e dëmtuar se sa pronarët e këtyre objekteve,të cilët që disa vite nuk kanë përmbushur asnjë detyrim ndaj institucioneve për shfrytëzimin e hapësirave publike”, tha Bytyçi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit