20.2 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 7888

Në Rezallë gjenden pjesë kockore të mbetjeve mortore

0

Rezalle-Skenderaj-mbetje mortoreGjatë vazhdimit të gërmimeve, në lokacionin e shënjuar në fshatin Rrezallë të Komunës së Skenderajt, ekspertët nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore sot kanë hasur në pjesë kockore, me origjinë njerëzore, që i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë

Mbetjet mortore janë gjetur pikërisht në lokacionin ku ishin të groposur kufomat e viktimave civile, nga fshati Rrezallë dhe fshatrat tjera përreth, pas ekzekutimit me 5 prill 1999 nga forcat ushtarake-policore serbe. Ata ishin zhvarrosur pas tri jave, për t’u dërguar në drejtim të panjohur deri më tani, në përpjekjen e forcave serbe për të fshehur gjurmët e krimit.

Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në mbylljen e plotë të këtij rasti.

Thaçi fton deputetët që nesër të tregojnë urtësi dhe pjekuri

0

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, thotë se PDK do ta përmbushë misionin e saj përballë qytetarëve që ua kanë besuar votën. Ai pret që nesër në seancën e Kuvendit, spektri politik “të reflektojë” dhe “ti kryejë të gjitha obligimet kushtetuese.

“Është moment i veçantë për të gjithë ne pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Zgjedhjet, prej më të mirave të organizuara ndonjëherë pas luftës, me fitues të qartë, të pastër, fitues me PDK-në dhe koalicionin e saj.Nesër pres që do të jetë seancë e rregullt, me një simbolikë të veçantë, thellimin e demokracisë” , ka thënë Thaçi për RTK-në.

“Me një urtësi dhe pjekuri, pres nga gjithë spektri politik që t’i kryejmë të gjitha obligimet tona kushtetuese. PDK është fituese bindëse e zgjedhjeve të 8 qershorit. Do ta implementojmë në tërësi vullnetin e qytetarëve, edhe për kryeparlamentarin edhe për vizionin tonë që kemi prezantuar para qytetarëve”, ka thënë ai.

“Nuk dëshiroj të hyj në çështje teknike, ajo që është me rëndësi është se duhet të respektohet legjitimiteti në atë që ka folur vetë qytetari.Duhet të kemi sjellje duke respektuar vullnetin e qytetarëve”, ka thënë veç tjerash Thaçi.

Geti dhe Tuna, sonte lançojnë hitin e radhës

0

Geti dhe Tuna-MMVMë në fund, pas shumë ditëve premtime të dhënë nga Tuna dhe Geti, sot do të lançohet kënga më e re e tyre.

Mediat rozë prej ditësh e kanë sjellë në fokus, ndërsa xhirimet janë kryer jashtë.

29 vjeçarja po bën gati terrenin për lançimin e projektit të saj të madh, i cili vjen ne bashkëpunim me Getoar Selimin.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe Geti në Twitter, duke shkruar se kënga del sonte.

“Sot del kanga mas iftarit … Tuna feat Ghetto Geasy – MMV #babastars #2014 — Getoar Selimi (@GhettoGeasy)”, ka shkruar Geti.

Bilall Sherifi: Nuk do ta lejojmë kapjen e seancës

0

Bilall SherifiBilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, ka reaguar pas deklaratave të PDK’së, të cilët kanë thënë se nuk do të punojnë në bazë të agjendës së kryesisë së vjetër.

Sherifi ka deklaruar për mediat se anashkalimi i agjendës së përcaktuar nga kryesia do të përbënte kapje të seancës dhe se blloku paszgjedhor nuk do ta pranonte një gjë të tillë, raporton Express.

Përveç Sherifit, në lidhje me deklaratat e PDK’së kanë reaguar edhe zyrtarë të AAK’së, të cilët kanë thënë se në qoftë se i jepet PDK’së e drejta për nominimin e kryeparlamentarit, atëherë ky subjekt politik do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Matoshi: Vendimi i Kryesisë është i qartë. PDK të mos i bllokojë institucionet. VV ta votojë Isën!

0

HalilMatoshi-analistAnalisti politik, Halil Matoshi ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit të kaluar është shumë i qartë, dhe pret që PDK-ja ta respektojë një vendim të tillë. Ai madje, i ka bërë ftesë edhe Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë në Seancën e nesërme dhe ta votojë Isa Mustafën për Kryetar të Kuvendit.

“Në situatën aktuale Kryesia e legjislaturës së kaluar e ka kryer pjesën e vetë të punës. Tash varet se si do të sillen palët”, ka thënë Matoshi për Gazetën Blic.

“Unë objektivisht pres që PDK të mos e bllokojë formimin e institucioneve dhe kësisoj ta çon vendin në zgjedhje”, ka thënë Matoshi.

Ai pret nesër që Grupi më i madh parlamentar LDK- AAK- Nisma ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit.

Matoshi nuk parasheh as ndonjë fërkim të mundshëm ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe të bllokut.

“Sa i përket bllokut opozitar, sipas deklaratës së djeshme të Isa Mustafës nuk do të jenë iniciator të përplasjes. Kështu që pres një reflektim të bllokut tjetër, të PDK-së”, ka thënë ai.

Madje, ai e ka ftuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit që nesër të reflektoj dhe të votoj për kandidatin e koalicionit LDK- AAK- Nisma, Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit.

Ecejaket e koalicionit opozitar

0

ramushi, limaj  mustafaNë Kosovë nesër pritet të mbahet mbledhja e parë e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetë qershorit. Por, zgjedhja e organeve drejtuese të tij mund të shfaq probleme.

Partitë politike janë vënë në përpjekje për të siguruar numrin e nevojshëm të deputeteve për të propozuar kryetarin e Parlamentit.

Javën e kaluar, kryesia e Parlamentit të Kosovës, pa Partinë Demokratike, përcaktoi koalicionin ndërmjet Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, si grupin më të madh parlamentar. Sipas këtij vendimi në mbledhjen e parë të Parlamentit, ky grup ka të drejtën të propozojë kryetarin e Parlamentit.

Por, me këtë nuk është pajtuar Partia Demokratike, e cila doli e para në zgjedhjet e tetë qershorit dhe synon të drejtojë institucionet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, njëherësh edhe kryeministër në detyrë i Kosovës, tha sot pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie se institucionet e reja do të ndërtohen në përputhshmëri të plotë me rezultatin zgjedhor të tetë qershorit, që sipas tij përcakton qartë besimin e qytetarëve.

“Përcakton qartë vendimin e qytetarëve, sovranit, fituesin e qartë dhe të pastër dhe organizimin e zgjedhjeve ferr, të lira, transparente me fitues Partinë Demokratike të Kosovës. Pra, Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni i saj parazgjedhor do të propozoj dhe zgjedhin edhe kryetarin e parlamentit edhe mandatarin e ardhshëm”, tha zoti Thaçi.

Por, koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën thonë se janë ato që i kanë numrat e nevojshëm për të ngritur institucionet dhe se aktualisht janë përfshirë në bisedime me lëvizjen Vetëvendosje për të arritur një marrëveshje për të përkrahur këtë koalicion në procesin e përpjekjeve për formimin e qeverisë së re, por deri më tani kanë dështuar të arrijnë për shkak të kushtëzimeve të kësaj lëvizjeje me ndryshimin e qasjes ndaj bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe procesin e privatizimit. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të votojnë asgjë në parlamentin e Kosovës, pa miratimin e këtyre parimeve në formë të shkruar.

Kryetari i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ende mund të arrihet një marrëveshje me lëvizjen Vetëvendosje, por pas mbledhjes së parë të parlamentit.

“Sa i përket seancës për nesër, vështirë që mundemi të ndryshojmë gjendjen, mirëpo ekziston mundësia e komunikimit të mëtejmë për shkak se pritet edhe etapa tjera për ndërtimin e institucioneve, nesër është vetëm zgjedhja e kryetarit të parlamentit dhe kryesisë së saj, pra mund ndodhë që të krijohen mundësitë për të komunikuar prapë”, tha zoti Haradinaj.

Haradinaj tha se shpreson që nesër partitë politike të pakicave kombëtare të përfshira në parlament do të përkrahin Koalicionin ndërmjet Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën në përpjekjet e tyre për zgjedhur kryetarin e Parlamentit nga radhët e tyre.

Ky Koalicion ndërkaq së bashku me lëvizjen Vetëvendosje janë zotuar se nuk do t’i përgjigjen asnjë ftese të mundshme të Partisë Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës, ndërsa PDK me kushtin që të ketë votat e të gjitha pakicave kombëtare do të ketë nevojë për të paktën 4 vota shtesë që duhet t’i kërkojë në radhët e partive rivale.

Dita e nesërme , do të jetë sprova e parë për procesin më të ndërlikuar deri tash të formimit të institucioneve të reja. Nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./VOA/

Betohet Assad : Perëndimorët dhe arabët do ta paguajnë shtrenjtë

0

Assad14-16Bashar al-Assad u betua sot për mandatin e tretë shtatëvjeçar si president i vendit.

Ai e bëri betimin para deputetëve të mbledhur në seancë të jashtëzakonshme gjatë një ceremonie në pallatin presidencial në Damask.

“Qy tetarë të Sirisë, kanë kaluar vite që prej kohës kur disa thërrisnin liri”, tha ai gjatë fjalimit të tij, transmeton Gazeta Start. Më tej ai lëshoi fjalë kërcënuese teksa tha se “vendet perëndimore dhe arabe që mbështesin rebelimin në Siri do të paguajnë shtrenjtë çmimin për mbështetjen e ty re”.

Asad u rizgjodh më 3 qershor gjatë një votimi të denoncuar fuqishëm nga kundërshtarët e tij.

Që prej tre vitesh Siria është përfshirë nga lufta civile mes forcave qeveritare të Asadit dhe rebelëve, luftë që ka shkaktuar më shumë se 17 0 000 të vdekur.

Rrëfimi shokues i këngëtares shqiptare Anna Oxa

0

Anna Oxa-kengetareKëngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Anna Oxa ka postuar një video shokuese në YouTube, në të cilën dëshmon se është bërë objekt kërcënimesh herë pas here.

“Çdo ditë ka njerëz që më ndjekin me makinë, afrohen pranë shtëpisë sime, bëjnë video me celularë, më provokojnë, më ofendojnë, më telefonojnë në numrin personal mbi 100 herë, madje edhe natën. Më dërgojnë mesazhe të veçanta, tipike të personave që kanë probleme me psikikën, madje përmendin edhe vajzën time”, rrëfen këngëtarja.

Ajo shton se “pasi kam bërë disa denoncime në polici, deri më tani nuk kam parë asnjë rezultat. Të gjitha momentet e kaluara gjatë javëve të fundit janë të mbushura me fakte dhe dokumente të cilat presin që dikush të merret me to dhe të bëjë drejtësi”.

Më tej ajo shton se vetë mendia krijon disa mekanizma, të cilat e bëjnë dt duket si e çmendur herë pas here, në rast se vetë personi dëshmon për diçka të tillë publikisht.

Në vijim të apelit të saj, këngëtarja shprehet se është duke pritur që drejtësia të vihet në vend.

ARM stërvitje ushtarake kundër terrorizmit në kufi me Shqipërinë

0

ARM stërvitje ushtarakeNë rajonin e fshatit Radozhdë, në kufi me Shqipërinë, është zhvilluar sot një stërvitje ushtarake e njësiteve speciale të ARM-së, në emrin e koduar “Harpun”.

Siç mëson korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, kjo stërvitje përfshinte operacionet e bllokimit, përcaktimit të lokacionit të “grupit të supozuar” të terroristëve, duke involvuar edhe njësitet dhe pajisjet-mjetet tjera të ARM-së; objekt lundrues, sulm me automjete tokësore, me helikopter dhe me polombar-zhytësa, duke përfunduar me kapjen dhe dorëzimin e personave të arrestuar në territorin e RM-së.

Bëhej fjalë për stërvitje ku “grupi terrorist” nga vendi fqinjë përmes rrugëve ujore depërton dhe hyn në Maqedoni dhe ka për qëllim të shkaktojë trazira dhe të bashkohet me pjesë të caktuara të popullatës vendase.

Në këto stërvitje speciale, i pranishëm ka qenë edhe presidenti i Republikës njëherit komandant supreme i forcave të armatosura, Gjorgje Ivanov, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-koloneli Goranço Koteski.

Nga ana e gjeneral-kolonelit Goranço Koteski, kjo stërvitje është vlerësuar pozitivisht për aktivitetin e Njësiteve për Detyra Speciale, duke theksuar se “Specificiteti i kësaj stërvitjeje rrjedh nga nevoja e koordinimit të mirëfilltë gjatë përgatitjeve, organizimit dhe realizimit të një stërvitjeje të këtij lloji.

“Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë njësitet e tokësore, ajrore dhe ujore-liqenore të ARM-së dhe përmes stërvitjes së këtillë dëshiruam të tregojmë koordinimin ndërmjet ARM-së dhe MPB-së në rast se tentohet të futen grupe terroriste në territorin e Maqedonisë, respektivisht aktiviteteve dhe veprimeve luftarake të shoqëruara paraprakisht me luftë speciale”, është shprehur Koteski.

Për shkak të prevenimit të madh, kjo stërvitje është zhvilluar në rajonin kufitar kanë sqaruar organizatorët.

Vlen të theksohet se kjo stërvitje është zhvilluar në territorin e komunës së Strugës, në fshatin Radozhdë, ndërsa mediat në gjuhën shqipe që veprojnë në Strugë dhe korrespondentët e mediumeve në nivel Republike, nuk janë informuar fare, ndërsa të gjitha mediat lokale dhe qendrore në Ohër kanë marrë informacion për këtë ngjarje.

Habitë edhe një fakt se prania e ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski dhe mungesa e zëvëndësministrit të mbrojtjes, Arben Labënishti i cili është pikërisht nga Struga, dhe mos informimi i mediave në gjuhën shqipe në Strugë mban edhe vulën e tij.

RTK 30 % të buxhetit në prodhimin e veprave filmike

0

Arben Zharku-Mentor ShalaRadio Televizioni i Kosovës dhe Qendra Kinematografike e Kosovës kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi të përbërë prej 25 nenesh, në emër të interesit publik, për zhvillimin e kinematografisë, industrisë së filmit dhe industrisë televizive në Kosovë.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2015 dhe do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor të vitit 2015, transmeton KL360.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, tha se kjo është një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të RTK-së për shkak se e ndihmon dhe promovon produksionin e filmit kosovar, që është edhe obligim ligjor i RTK-së.

Ndërkaq, drejtori i QKK-së, Arben Zharku, tha se kjo marrëveshje edhe më shumë e stimulon prodhimtarinë e filmit vendor, si dhe rritë sasinë dhe kualitetin e filmit.

Sipas nenit të parë të marrëveshjes, RTK merr përsipër që të financojë prodhimin e veprave filmike në lartësi prej jo më pak se 30 % të buxhetit të saj të planifikuar për mbështetjen/blerjen e veprave audio –vizuale. Ajo gjithashtu mban të drejtën ekskluzive të shfaqjes së filmit, ndërsa QKK mbahet përgjegjëse për mënyrën e përdorimit të mjeteve të ndara nga RTK.

Me këtë marrëveshje QKK-RTK, Kosova do të ketë mundësi të prodhojë së paku edhe një film më shumë të metrazhit të gjatë gjatë një viti.