Matoshi: Vendimi i Kryesisë është i qartë. PDK të mos i bllokojë institucionet. VV ta votojë Isën!

HalilMatoshi-analistAnalisti politik, Halil Matoshi ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit të kaluar është shumë i qartë, dhe pret që PDK-ja ta respektojë një vendim të tillë. Ai madje, i ka bërë ftesë edhe Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë në Seancën e nesërme dhe ta votojë Isa Mustafën për Kryetar të Kuvendit.

“Në situatën aktuale Kryesia e legjislaturës së kaluar e ka kryer pjesën e vetë të punës. Tash varet se si do të sillen palët”, ka thënë Matoshi për Gazetën Blic.

“Unë objektivisht pres që PDK të mos e bllokojë formimin e institucioneve dhe kësisoj ta çon vendin në zgjedhje”, ka thënë Matoshi.

Ai pret nesër që Grupi më i madh parlamentar LDK- AAK- Nisma ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit.

Matoshi nuk parasheh as ndonjë fërkim të mundshëm ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe të bllokut.

“Sa i përket bllokut opozitar, sipas deklaratës së djeshme të Isa Mustafës nuk do të jenë iniciator të përplasjes. Kështu që pres një reflektim të bllokut tjetër, të PDK-së”, ka thënë ai.

Madje, ai e ka ftuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit që nesër të reflektoj dhe të votoj për kandidatin e koalicionit LDK- AAK- Nisma, Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit.

Më Shumë

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit