12.8 C
Prizren
E hënë, 27 Mars, 2023

Thaçi fton deputetët që nesër të tregojnë urtësi dhe pjekuri

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, thotë se PDK do ta përmbushë misionin e saj përballë qytetarëve që ua kanë besuar votën. Ai pret që nesër në seancën e Kuvendit, spektri politik “të reflektojë” dhe “ti kryejë të gjitha obligimet kushtetuese.

“Është moment i veçantë për të gjithë ne pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Zgjedhjet, prej më të mirave të organizuara ndonjëherë pas luftës, me fitues të qartë, të pastër, fitues me PDK-në dhe koalicionin e saj.Nesër pres që do të jetë seancë e rregullt, me një simbolikë të veçantë, thellimin e demokracisë” , ka thënë Thaçi për RTK-në.

“Me një urtësi dhe pjekuri, pres nga gjithë spektri politik që t’i kryejmë të gjitha obligimet tona kushtetuese. PDK është fituese bindëse e zgjedhjeve të 8 qershorit. Do ta implementojmë në tërësi vullnetin e qytetarëve, edhe për kryeparlamentarin edhe për vizionin tonë që kemi prezantuar para qytetarëve”, ka thënë ai.

“Nuk dëshiroj të hyj në çështje teknike, ajo që është me rëndësi është se duhet të respektohet legjitimiteti në atë që ka folur vetë qytetari.Duhet të kemi sjellje duke respektuar vullnetin e qytetarëve”, ka thënë veç tjerash Thaçi.

Më Shumë

Katër aksidente në Prizren, pesë të lënduar

Katër aksidente të trafikut kanë ndodhur dje në Prizren. Pesë persona janë lënduar. Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë, përcill “PrizrenPress”.   AKSIDENT...

Krasniqi kritikon qeverinë për rritjen e çmimit të rrymës: Po kërcënohet mirëqenia e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar qeverinë lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind. Krasniqi...

Lajmet e Fundit