15.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7918

Sherifi i Nismës: PDK po spekulon shumë ulët – s’jemi takuar me ta

0

Bilall SherifiAnëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë për “Gazetën Blic” se askush nga partia e tij nuk është takuar me dikë nga PDK për të negociuar për koalicion.

Ai ka thënë se PDK ka rënë në derexhe sa të spekulojë aq ulët, kinse jemi takuar me ta dhe kemi negociuar për bashkëqeverisje.

“Askush nga Nisma për Kosovën nuk mund të negociojë më askënd për të hyrë në koalicion me PDK-në. Nuk ka pasur asnjë takim me askënd nga PDK. Kryesia e Nismës ka marrë një vendim, e ai vendim është publik: ne kemi një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në e AAK-në, dhe nuk do të ketë më kurrfarë negociate me askënd”, ka thënë Sherifi për Gazetën Blic.

Sipas tij, nëse ka pasur takime, është mirë që zyrtarët e PDK-së të dalin e të tregojnë se kush me kënd është takuar, ku janë dhe çka kanë biseduar, e jo të spekulojnë aq ulët.

“Qëndrimi i Nismës është i qartë. Koalicioni tashmë është i formuar me LDK-në e AAK-në. Nëse ndokush mund të pijë kafe me ndonjë mik nga PDK, kjo nuk do të thotë që është negociuar për koalicion. Puna e koalicionit tashmë është temë e mbyllur”, ka thënë Sherifi.

Ndërkohë, disa medie kanë raportuar se PDK i ka ofruar Nismës për Kosovën 8 ministri, vetëm e vetëm që kjo e fundit të bashkohet me PDK-në në qeverisjen e ardhshme, mirëpo sipas këtij mediumi Nisma ka refuzuar.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, PDK edhe pse ka dalë partia e parë, ka mbetur pa partnerë për bashkëqeverisje dhe nuk i ka numrat e mjaftueshëm sa ta formoj qeverinë.

Casey Batchelor shkëlqen në diellin e Ibizas

0

caseySë fundmi ajo zbuloi se ka humbur rreth 7 kilogramë që kur nisi viti.

Prandaj Casey Batchelor është krenare që zhvishet në plazhet e Ibizas në Spanjë.

Ylli britanik, 29 vjeç, po pushon në Ocean Beach Hotel.

Mesditë e lodhur

0

Skender Berisha

 

Troku i papushim i vapës

papërtuar gjurmoj flladet
veç ujit asgjë nuk laget
ndër çadra krismë e tapës

shishet e hapura qajnë
qajnë me zërin e zbrazjes
hijet zhvishen lakuriq
vetëm dielli nuk u striq

bisedat janë ngadalësuar
sundon tempi vendnumrimit
mësuesi kërkon të ngritet
se asnjë fletë nuk pahitet

nis e lus mbrëmjen t’më vij
dhe ty që rri dikund e vonuar
një zë ndër njerëz që nguten
ka kohë nuk po mund ta ndiej

Skender Bers

5 korrik 2014,Prizren

Vetëmbytet nëna e tre fëmijëve në liqen

0

kufomNjë ngjare e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ujërat e liqenit “Pezë Helms”, ku një 46-vjeçare nënë e tre fëmijëve, është vetëmbytur.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se Lule Dorzi, është vetëmbytur në liqen për shkaqe ende të panjohura.

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të gruas, ndërsa ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Rrokum: PDK i ofron Nismës 8 ministri

0

Thaci14-17aPartia Demokratike është vënë në kërkim të partnerëve për bashkëqeverisje e në kërkim të numrave në Kuvend.

Zyrtarë të PDK dhe të Nismës janë takuar, për të biseduar mundësinë e bashkëqeverisjes. E burime brenda takimit i kanë thanë televizionit Rrokum, se oferta që i asht bërë Nismës së Fatmir Limajt, nga ish bashkë partiakët e tij, asht hiq ma pak se 8 ministri.

Sipas këtij burimi, zyrtarët e PDK-së, u kanë thanë atyre të Nismës, se përveç Ministrisë së Financave, munden me zgjedh secilën nga ministritë e tjera.

Takimin dhe ofertën e PDK-së, e ka konfirmuar për televizionin Rrokum edhe sekretari i Nismas, Fitim Selimi.

Ndonëse Selimi ka hezito me fol me shifra për numrin e ministrive të ofruese, por tha se në takimet që janë zhvillu ndërmjet përfaqësuesve kyç të të dyja partive, kanë marrë oferta për koalicion.

Por, sipas Selimit, pavarësisht kësaj oferte që kanë marrë, Nisma ka me vazhduar me i qëndruar besnik koalicionit të bllokut opozitar, të nënshkruar me dy partitë e tjera LDK e AAK.

Largimi i Eqrem Kryeziut dhe pasardhësi i tij

0

Petrit kryeziu ldkShkruan: Petrit Hoxhaj

Pas zgjedhjeve të vitit kaluar të cilët u mbajtën në muajin nëntor,humbja e LDK-së karshi një kandidati me vepër penale që rezultoi edhe me një humbje të radhës,elektorati i LDK-së filloi të zhgënjehet me strukturat udhëheqëse të degës.Jo pse nuk është punuar,por,thjesht sespse donin fytyra të reja në politikë.Ndjeheshin të lodhur dhe të mërzitur nga përzgjedhja e kandidatëve të njëjtë humbës të zgjedhjeve.Për çdo palë zgjedhje,humbës më i madh ishte elektorati ynë,jo që ne nuk donim,por thjesht ndëshkoheshim nga vota e masës,përkundër angazhimeve tona të mëdha duke lobuar me gjithë mundësitë që kishim.
Pas humbjes së nëntorit,brenda elektoratit tonë filloi të përhapej mendimi “të jesh apo most ë jesh me LDK-në”? Filluan zhgënjimet që rezultoi me përçarje të madhe.U ndamë në 2 pjesë,2 pjesë që në zgjedhjet e 8 qershorit na kushtuan me debakël të paparë,duke pasur rënie drastike të votave dhe duke mos arritur asnjë kandidat i joni që të fitoj votat e nevojshme për të hyr në Kuvendin e Kosovës.Nuk mund ta fajësoj elektoratin që nuk na dha vota,sepse fajtor për këtë ishte Kryesia e degës,sepse garonim me kandidatë të njëjtë për shumë vite,të cilët me çdo kusht ngulmonin të jenë në listat zgjedhore,ku populli e dha verdiktin edhe për ata.

Pas dhënies së dorëheqjes së kryetarit të degës së LDK-së në Prizren, z.Eqrem Kryeziu, me datën 26 qershor të këtij viti, një kryetari karizmatik që më vite të tëra i shërbeu LDK-së si në qendër ashtu dhe në Prizren,me aq mundësi sa kishte ai nuk duhet të jetë humbës,sepse mundi i dhënë për vite të tëra duhet ti vlerësohet me mirënjohje të thella.Biles duke pasur parasysh zhvillimet në Kosovën e pasluftës,ai duhet të shpërblehet me një mirënjohje të veçantë falenderimi,sepse ishte një ndër kryetarët që më më së paku buxhet,arriti falë autoritetit të tij të begatojë trashegiminë e pasur kulturore,historike dhe hapi rrugët për zhvillimin e Prizrenit.

Çka pas dhënies së dorëheqjes së kryetarit ??

Në bazë të rregullores dhe statuit të partisë,nëse një kryetar jep dorëheqje,atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme brendapartiake.Gjithashtu duhet të organizohen zgjedhje edhe nëpër nëndegë ku do të përzgjidheshin kryetarët e këtyre strukturave,ndërsa çka do të ndodhte me shpalljen e kandidaturës për kryetar të degës.Kush ta shpall kandidaturën??? Po flitet nëpër kuloare të ndryshme ,për dy emra që pretendojnë fronin e degës së LDK-së në Prizren.

Dr. Haxhi Avdyli apo Valdet Hoxha,djali i Kimete Hoxha asambleistes se LDK-së në Prizren, një grua punëtore, e zhurshme dhe këmbëngulëse në organin më të lartë legjislativ në Prizren.Por,përveç këtyre dy emrave të lartëpëmndur,është një figurë tjetër të cilën e don dhe e rrespekton masa e që në një farë forme edhe e kërkon që ai të jetë pasuesi i Eqës. Fjala është për deputetin e Parlamantit të Kosovës,krirugun e mirënjohur dr.Hatim Baxhaku, i cili jeton dhe vepron në Prizren, përkundër faktit se ai ishte kandidat I degës së Dragashit në zgjedhjet e 8 qershorit.

Tani është rasti I fundit për LDK-në e Prizrenit të mendoj mirë se kujt duhet dhënë timonin e drejtimit të partisë.Një gjë duhet ta kenë parasysh të gjithë se duam një kryetar të afërt me elektoratin.Një kryetar që shtërngon dorën mbi dorë,përcjell buzëqeshje dhe I përshëndet të gjithë pa marr parasysh moshën,gjininë dhe vendin.Një kryetar punëtorë,i cili din dhe mudnet të afrojë elektoratin e shumtë në numër që kishim dikur e sidomos aktivistët e dëvotshëm.E kush tjetër mund të jetë pëpos ,dr. Haxhi Avdylit ,njeriut i cili ka një plan për të ardhmen e LDK-së.

Por assesi nuk duhet nxituar,sepse me një projekt të ngjashëm mund të na prezantohet edhe Valdet Hoxha,dhe duhet të jenë delegatët dhe fryma e ndryshimeve pozitive që duhet të përzgjedhin më të “duhurin”. Poashtu,këtë vit do të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Prizrenit,dhe këtu duhet të mendohemi mirë e mirë se kush duhet të jetë kandidat për kryetar në këto zgjedhje.Një kandidat për kryetar I dal nga zgjedhjet brendapartiake,apo një figurë tjetër?

Unë dua të paraqes një analizë të bërë po nga unë,se kush duhet të jetë kandidat për kryetar nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes apo “rivulosjes” së vendimit nga Gjykata e Apelit për Ramadan Mujën.Në rast se Haxhi Avdyli apo Valdet Hoxha,do të jenë kandidatë për kryetar të degës së partisë në Prizren,asnjëri nga këta nuk është adekuat për të pasur këtë barrë mbi supet e tija,sepse nuk janë aq të njohur për masën.Puna e tyre duhet të jetë organizimi i mirëfilltë brendapartiak që gjatë mandatit të tyre të forcohen të gjitha nëndegët duke përfshirë edhe fuqizimin e degës së Zhurit.Duhet bërë gjithçka që të rikthehen në folenë e vjetër,të gjithë ata që me apo pa dashje janë larguar nga partia.Na duhen prijës që na ribashkojnë dhe na bëjnë më të fuqishëm.
Kush mund të kandidojë për kryetar të Prizrenit nga LDK ?

Dr.Hatim Baxhaku,një personalitet të cilin e rrespektoi edhe masa e votuesve të Prizrenit,pasi që ishte kanadidati më i votuar në komunën tonë nga radhët e LDK-së,përkundër faktit se ai në këtë listë ishte kandiduar nga dega e LDK-së së Dragashit.Ai gëzon një autoritet të lartë në masë, fal edhe punës profesionale si kirurg në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Është koha e fundit që të mbushemi mend,dhe duhet të dijmë se tash e tutje besimin e masës mund ta kenë fytyra të reja me aftësi të mirëfillta organizimi.E në LDK,njerëz të tillë ka me bollëk. Poasht,për fund nuk po e lë pa e përmend edhe garën për kryetar të Forumit Rinor,ku nga zgjedhjet e radhës duhet të kemi një kryetar të arsimuar,të njohur dhe të rrespektuar për shoqërinë prizrenase si dhe i pranueshëm për të gjithë ata që do të bashkëpunojnë me të për të mirën e LDK-së

(Autori është jurist dhe ekonomist i diplomuar)

Ja si ia ka vënë emrin vajzës Albin Kurti

0

AlbinKurti-martesaLideri i Lëvizjes Vetëvendosje para disa ditësh u bë për herë të parë baba pasi që gruaja e tij norvegjeze Rita, lindi një vajzë.

Albini kishte thënë që me dashurinë nuk bënë kompromisë duke iu përgjigjur kritikëve të cilët i kujtonin sloganin “Duaje tënden”.

Mirëpo duket se kësaj radhe me emrin e vajzës ka bërë kompromis Ai ka vendosur që vajzës t’i vë emrin Lea. /Zeri/

Thaçi: U vërtetua fitorja madhështore e PDK-së

0

Thaci- autostrada Prishtinë-ShkupKryeministri në detyrë dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ-ja duke thënë se u vërtetua fitorja e partisë së tij. Ai ka thënë se ndihet krenar që zgjedhjet e 8 qershorit ishin më të mirat, të organizuara në Kosovë.
Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka shprehur bindjen se partia e tij do të krijojë qeverinë e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lexojeni të plotë postimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, në Facebook:

“Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, u vërtetua fitorja madhështore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe projektit MISIONI I RI.

Ndihem krenar si kryeministër i vendit dhe si kryetar i PDK-së që këto zgjedhje ishin më të mira të organizuara në Kosovë.

I falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e tyre politike në procesin zgjedhor dhe besimin e tyre në projektin fitues MISIONI I RI.

Në ditët e ardhshme presim konstituimin e Kuvendit te ri dalur nga zgjedhjet. Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë përkrahur MISIONIN E RI se me vendosmërinë më të madhe do të punojmë si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë Shkup, “Arben Xhaferi”, projekt tjetër historik, ka shënuar fillimin e implementimit të MISIONIT TË RI. HTH”, (sic), ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sherifi: Nuk pranojmë ofertë të PDK-së

0

Bilall SherifiBilall Sherifi nga NISMA ka thënë se deklaratat e Rrustem Mustafës, për koalicion me LDK- në dhe NISMEN janë vetëm dëshira. Ai ka thënë se Mustafa gjatë tërë jetës se tij ka pasur këso dëshira, por nuk i janë realizuar kurrë. Sherifi thotë se NISMA ka marrë vendim dhe nuk do të pranojë ofertë nga PDK e as nuk do të takohet me zyrtarë të kësaj partie
Ai thotë se edhe kjo deklarata e sotme është vetëm dëshirë që nuk do të realizohet asnjëherë. Sipas Sherifit, NISMA nuk e ka ndërmend të bëjë koalicion me PDK-së, pasi tani me kanë një koalicion me LDK-në dhe AAK-në.

“ Ne tani jemi në koalicion me dy subjekte politike. Nuk e kemi ndërmend të ndryshojmë diçka. Këto çka i ka thënë Mustafa janë vetëm dëshira të tij. Nuk mund të na merr e as të bashkohet më NISMEN lehtë, siç ka thënë ai. Ne jemi zotuar që nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në dhe ky qëndrim dhe zotim do të mbetet i tillë”, ka thënë Sherifi.

Ai ka thënë se votat e qytetarëve i kanë marrë pa PDK-në dhe pa të do të vazhdojnë rrugën. Sherifi ka treguar se kanë pasur edhe tentime tjera nga PDK për t’iu afruar NISMA’s, por ai thotë se ky subjekt ka marrë vendim që as të mos diskutoj me askënd për ndonjë ofertë.

“ Ka pas edhe me herët këso tentime, por ne kemi marr vendim që mos të takohemi as mos të pranojmë oferta të tjera. Jemi mirë me ata që kemi marrëveshje dhe koalicion”

Parlamenti i ri, të premten me 18 korrik?

0

Atifete jahjagaZyrtarë të Presidencës së Kosovës, thanë që Presidentja e Kosovës,Atifete Jahjaga dhe stafi i sajë, ndodhet mes dy dilemave.Të shpallë së pari mandatarin për themelimin e qeverisë apo datën e konstituimit të Parlamentit Kosovës. Sipas tij, pavarësisht se cili do të jetë vendimi i parë i Presidentes Jahjaga, dita e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës, mund të jetë pas dy javësh,me 18 korrik.

‘ Presidentja dhe stafi i saj janë në dilemë se cilin veprim duhet ta marrin të parin, shpalljen e mandatarit për themelimin e qeverisë apo datën e konstituimit të kuvendit. Ende nuk është marrë ndonjë vendim rreth kësaj. Sidoqoftë, në ditët në vijim pritet të qartësohet situata”, tha njëri prej këshilltarëve të Presidentes , duke mos preferuar të citohet zyrtarishk për shkak të ndjeshmërisë së situatës, transmeton rtk.

Sipas tij, megjithatë konstituimi i Kuvendi të ri, pritet të bëhet brenda dy javësh dhe me shumë mundësi, do të jetë dita e premte, 18 korrik.

Zyrtaisht, ka qenë e pamundur të kontaktohet me stafin për informim të Presidencës për t`i rikonfirmuar thënjet e këshilltarit të tyre. Presidentja e Kosovës, gjatë ditës së djeshme, pranoi rezultatin e certifikuar të zgjedhjeve, me Partinë Demokratike të Kosovës si fituese të zgjedhjeve ndërsa ditë më parë mori interpretimin kushtetues nga Gjykata Kushtetues për mandatarin e qeverisë.