16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Largimi i Eqrem Kryeziut dhe pasardhësi i tij

Petrit kryeziu ldkShkruan: Petrit Hoxhaj

Pas zgjedhjeve të vitit kaluar të cilët u mbajtën në muajin nëntor,humbja e LDK-së karshi një kandidati me vepër penale që rezultoi edhe me një humbje të radhës,elektorati i LDK-së filloi të zhgënjehet me strukturat udhëheqëse të degës.Jo pse nuk është punuar,por,thjesht sespse donin fytyra të reja në politikë.Ndjeheshin të lodhur dhe të mërzitur nga përzgjedhja e kandidatëve të njëjtë humbës të zgjedhjeve.Për çdo palë zgjedhje,humbës më i madh ishte elektorati ynë,jo që ne nuk donim,por thjesht ndëshkoheshim nga vota e masës,përkundër angazhimeve tona të mëdha duke lobuar me gjithë mundësitë që kishim.
Pas humbjes së nëntorit,brenda elektoratit tonë filloi të përhapej mendimi “të jesh apo most ë jesh me LDK-në”? Filluan zhgënjimet që rezultoi me përçarje të madhe.U ndamë në 2 pjesë,2 pjesë që në zgjedhjet e 8 qershorit na kushtuan me debakël të paparë,duke pasur rënie drastike të votave dhe duke mos arritur asnjë kandidat i joni që të fitoj votat e nevojshme për të hyr në Kuvendin e Kosovës.Nuk mund ta fajësoj elektoratin që nuk na dha vota,sepse fajtor për këtë ishte Kryesia e degës,sepse garonim me kandidatë të njëjtë për shumë vite,të cilët me çdo kusht ngulmonin të jenë në listat zgjedhore,ku populli e dha verdiktin edhe për ata.

Pas dhënies së dorëheqjes së kryetarit të degës së LDK-së në Prizren, z.Eqrem Kryeziu, me datën 26 qershor të këtij viti, një kryetari karizmatik që më vite të tëra i shërbeu LDK-së si në qendër ashtu dhe në Prizren,me aq mundësi sa kishte ai nuk duhet të jetë humbës,sepse mundi i dhënë për vite të tëra duhet ti vlerësohet me mirënjohje të thella.Biles duke pasur parasysh zhvillimet në Kosovën e pasluftës,ai duhet të shpërblehet me një mirënjohje të veçantë falenderimi,sepse ishte një ndër kryetarët që më më së paku buxhet,arriti falë autoritetit të tij të begatojë trashegiminë e pasur kulturore,historike dhe hapi rrugët për zhvillimin e Prizrenit.

Çka pas dhënies së dorëheqjes së kryetarit ??

Në bazë të rregullores dhe statuit të partisë,nëse një kryetar jep dorëheqje,atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme brendapartiake.Gjithashtu duhet të organizohen zgjedhje edhe nëpër nëndegë ku do të përzgjidheshin kryetarët e këtyre strukturave,ndërsa çka do të ndodhte me shpalljen e kandidaturës për kryetar të degës.Kush ta shpall kandidaturën??? Po flitet nëpër kuloare të ndryshme ,për dy emra që pretendojnë fronin e degës së LDK-së në Prizren.

Dr. Haxhi Avdyli apo Valdet Hoxha,djali i Kimete Hoxha asambleistes se LDK-së në Prizren, një grua punëtore, e zhurshme dhe këmbëngulëse në organin më të lartë legjislativ në Prizren.Por,përveç këtyre dy emrave të lartëpëmndur,është një figurë tjetër të cilën e don dhe e rrespekton masa e që në një farë forme edhe e kërkon që ai të jetë pasuesi i Eqës. Fjala është për deputetin e Parlamantit të Kosovës,krirugun e mirënjohur dr.Hatim Baxhaku, i cili jeton dhe vepron në Prizren, përkundër faktit se ai ishte kandidat I degës së Dragashit në zgjedhjet e 8 qershorit.

Tani është rasti I fundit për LDK-në e Prizrenit të mendoj mirë se kujt duhet dhënë timonin e drejtimit të partisë.Një gjë duhet ta kenë parasysh të gjithë se duam një kryetar të afërt me elektoratin.Një kryetar që shtërngon dorën mbi dorë,përcjell buzëqeshje dhe I përshëndet të gjithë pa marr parasysh moshën,gjininë dhe vendin.Një kryetar punëtorë,i cili din dhe mudnet të afrojë elektoratin e shumtë në numër që kishim dikur e sidomos aktivistët e dëvotshëm.E kush tjetër mund të jetë pëpos ,dr. Haxhi Avdylit ,njeriut i cili ka një plan për të ardhmen e LDK-së.

Por assesi nuk duhet nxituar,sepse me një projekt të ngjashëm mund të na prezantohet edhe Valdet Hoxha,dhe duhet të jenë delegatët dhe fryma e ndryshimeve pozitive që duhet të përzgjedhin më të “duhurin”. Poashtu,këtë vit do të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Prizrenit,dhe këtu duhet të mendohemi mirë e mirë se kush duhet të jetë kandidat për kryetar në këto zgjedhje.Një kandidat për kryetar I dal nga zgjedhjet brendapartiake,apo një figurë tjetër?

Unë dua të paraqes një analizë të bërë po nga unë,se kush duhet të jetë kandidat për kryetar nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes apo “rivulosjes” së vendimit nga Gjykata e Apelit për Ramadan Mujën.Në rast se Haxhi Avdyli apo Valdet Hoxha,do të jenë kandidatë për kryetar të degës së partisë në Prizren,asnjëri nga këta nuk është adekuat për të pasur këtë barrë mbi supet e tija,sepse nuk janë aq të njohur për masën.Puna e tyre duhet të jetë organizimi i mirëfilltë brendapartiak që gjatë mandatit të tyre të forcohen të gjitha nëndegët duke përfshirë edhe fuqizimin e degës së Zhurit.Duhet bërë gjithçka që të rikthehen në folenë e vjetër,të gjithë ata që me apo pa dashje janë larguar nga partia.Na duhen prijës që na ribashkojnë dhe na bëjnë më të fuqishëm.
Kush mund të kandidojë për kryetar të Prizrenit nga LDK ?

Dr.Hatim Baxhaku,një personalitet të cilin e rrespektoi edhe masa e votuesve të Prizrenit,pasi që ishte kanadidati më i votuar në komunën tonë nga radhët e LDK-së,përkundër faktit se ai në këtë listë ishte kandiduar nga dega e LDK-së së Dragashit.Ai gëzon një autoritet të lartë në masë, fal edhe punës profesionale si kirurg në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Është koha e fundit që të mbushemi mend,dhe duhet të dijmë se tash e tutje besimin e masës mund ta kenë fytyra të reja me aftësi të mirëfillta organizimi.E në LDK,njerëz të tillë ka me bollëk. Poasht,për fund nuk po e lë pa e përmend edhe garën për kryetar të Forumit Rinor,ku nga zgjedhjet e radhës duhet të kemi një kryetar të arsimuar,të njohur dhe të rrespektuar për shoqërinë prizrenase si dhe i pranueshëm për të gjithë ata që do të bashkëpunojnë me të për të mirën e LDK-së

(Autori është jurist dhe ekonomist i diplomuar)

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit