22.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7928

Lepaja: Vetëm Haradinaj mund të garantojë tranzicion të qetë

0

Fadil LepajaKosova po përjeton një periudhë tranzistore politike. Në zgjedhjet e fundit të 8 qershorit, partia fituese doli PDK e Thaçit,mirëpo ky i fundit nuk është automatikisht kryeministër. Emri që po lakohet më së shumti për kreun e ekzekutivit të ardhshëm është Ramush Haradinaj, i cili doli si i nominuar nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, e mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dhe se kush do të jetë kryeministër, këtë pritet ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Veç zgjedhjeve, ka patur dhe të tjera ndodhi, siç ishin vizita e presidentit serb, Nikoliç për festën e Vidovdanit në Kosovë, aludimet për luftën e UÇK-së dhe ngritja e Trubunalit për krimet e luftës vitin e ardhshëm, rreziku nga radikalizmi islamik, trazirat në Mitrovicë etj.

Lidhur me këto tema kemi realizuar një intervistë me analistin Fadil Lepaja.

Albeu.com Cili është mendimi juaj për zgjedhjet dhe asaj që ndodhi pas tyre (duke patur parasysh koalicionin opozitar LDK-AAK-NISMA).

Fadil Lepaja Këto zgjedhje përfunduan pa fitues! Fitues konsiderohet ajo parti apo koalicion që fiton një deputet më shume se gjysma! Tash, me vullnetin e rreth 1/8 e elektoratit, koalicioni i pesë partive me në krye PDK po e konsideron veten fituese dhe po bën përpjekje për me e përça dhe shantazhue bllokun opozitar të cilët po mendojnë se qeverisja Thaci ishte teper e korruptuar dhe në dëm të vendit saqë nuk e meriton të vazhdohet në asnjë formë me këtë qeverisje të keqe! Dyshimet për korrupsion kanë të bëjnë edhe me tenderët ndërkombëtarë dhe kjo e ka nxjerrë në pozitë të palakmueshme edhe faktorin ndërkombëtar, i cili e kishte përkrahur qeverisjen e z. Thaçi deri më tani, sidomos për shkak të bisedimeve me Serbinë.

Albeu.com Në marrëveshjen e re të opozitës, Vetëvendosje gjendet në kushtet më të mëdha të presionit, për shkak se është kundër bisedimeve me Serbinë e nga ana tjetër ndërkombëtarët i kanë kërkuar qeverisë së ardhshme me patjetër të vazhdohen me bisedimet. Shpesh VV është parë dhe si parti parimore. Sa mendoni se është vërtetë e tillë kjo parti në këtë rast?

Fadil Lepaja Padyshim se Vetevendosja është një parti me parime, por ato nuk janë të pëlqyera nga shumica e faktorve ndërkombëtar. Në politikën e sotme rajonale më tepër vlerësohet pragmatizmi sesa parimet. Ndërkohë qe pjesa tjetër e koalicionit konsiderohet më pragmatike, sidomos LDK-ja ! Tashmë, megjithatë kemi të bëjmë me një koalicion i cili paraqet njëfarë alternative e cila i merr në konsiderate interesat nacionale të Kosovës.

Albeu.com A mendoni se Haradinaj e meriton të jetë kryeministër i Kosovës?

Fadil Lepaja Në politikë më shpesh shtrohet pyetja se a mundet të jetë efikas, sesa a e meriton! Unë mendoj se Haradinaj paraqet alternativeën e cila garanton se opozita nuk do te thyhet prej presionit te oligarkisë së krijuar apo të mbledhur nen flamurin e PDK ! Në njëfarë forme është një recetë sipas parimit se të “nxehtit hiqet me të nxehtë” ! Në parim, kur flitet për merita në politikë ka shumë pretendent dhe kjo nuk është zgjidhje demokratike. Meritokracia është formë e mbuluar e presionit politik mbi qytetarët për të votuar për dike , për shkak të kaluarës, dhe jo të ardhmes, përkatësisht jo për shkak të ofertës! Kështu, arsyeja e duhur përse Haradinaj e jo dikush tjetër është se ai me partinë e tij e njohin modelin dhe strukturën joformale të qeverisë aktuale dhe janë në gjendje të përballojnë edhe presionin joformal! Tash, mund të thoni se kjo ndoshta nuk është edhe aq parimore?! Mendo se është në rregull të synohet një tranzicion i qetë prej oligarkisë në demokraci më gjithpërfshirëse!

Albeu.com Cili është mendimi juaj për Gjykatën Speciale që pritet të ngrihet më 2015-tën dhe a mendoni se lufta e UÇK-së duhet gjykuar?

Fadil Lepaja Unë nuk mendoj se kjo gjykatë do të gjykojë UCK-në , sikurse as Gjykata e Hagës nuk e gjykoi Serbinë, por i gjykoi urdhëdhënësit dhe kryesit e krimeve. Nëse kjo gjykatë gjen se ka patur krime konkrete dhe kryes konkret ajo do të ketë mandate ti denojë ata, por jo edhe luftën apo vetë UÇK si ushtri çlirimtare, sepse thjesht nuk është kompetente e as e ka në përshkrim këtë!

Albeu.com Ura e Ibrit u shndërrua sërish në konfliktin e rradhës mes shqiptarëve dhe serbëve. Si e mendoni problemin në këtë rast që pati protesta nga shqiptarët dhe si problem që po vazhdon të jetë i tillë në kohë?

Fadil Lepaja Unë mendoj se me rifutjen e popullit në politikë nuk arrihet asgjë! Qeveria duhet të bisedojë dhe të gjejë zgjidhje, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar! Mendoj se protestat kanë pasur edhe elemente të tjera përpos urës!

Albeu.com Si 28 qershor, serbët vizituan Kosovën, në kujtim të asaj që njihet si festa e Vidovdanit, ose Beteja e Kosovës. I pranishëm ndër të tjera ishte dhe presidenti serb, Nikoliç. Në deklaratat e tij, pati edhe raste ku po pranohej realiteti dhe në këtë moment u konsiderua si “tradhëtar” e iu gjuajt me gur nga masa e serbëve e grumbulluar në Fushë-Kosovë. Cili është mendimi juaj për këtë ngjarje?

Fadil Lepaja Unë mendoj se ky tubim është shumë ndryshe prej atij kur Millosheviç kishte mbledhur rreth 1 milion serb në Gazimestan! Në Kosovë ka shumë serb, e mbase edhe shqiptarë të cilëve nuk u konvenon normalizimi i marrëdhënieve mes dy popujve dhe mbizotërimi i ligjit, sepse shteti do të merret me çështje të cilat ata duan ti pamundësojnë! Mendoj se edhe qeveria serbe ka interesim të sinqertë për rrugëtim kah BE! Në rrugë e sipër të shpresojmë se do të zgjidhen problemet mes nesh. Natyrisht, ne duhet të mbrojmë interesat tona , por jo duke luftuar, por duke negociuar mbi parimet europiane të lirisë dhe drejtësisë!/Dionis Xhafa – albeu.com/

E mirë fort

0

Skender Berisha

E mirë boll e nuk më je dukur

kaqe kohë e sa e drojtur
a vjetët e mia që s’hyjnë në thes
a shpirti çelur që nuk e fsheh

e mirë e bukur më se e bukur
deri sot sa shumë më ke endur
flaka shtrihet kateve të shpirtit
e nuk shuhet deri në fund të vitit

e mirë e bukur si mëngjesi sot
përvidhesh kujtimeve të mia
më e bukur se e bukur më je
s’e di ku më merr e ku më shpie

e mirë e bukur më se e bukur
herë më je erë herë më je flutur
s’mundem më s’mundem me të lutur
ndërro udhë moj e hajde ngutu.

 

Skender Berisha

Referendum për pjesëmarrje në Qeveri

0

vv anetaretLëvizja “Vetëvendosje” pritet të organizoj një referendum të brendshëm nëse duhet të hyjë në Qeveri me partitë e bllokut opozitar, LDK, AAK dhe NISMA.

Përmes këtij referendumi ku të drejtë vote kanë 15 mijë anëtarët e kësaj lëvizjeje, do të dihet vullneti i anëtarësisë për t’u përfshirë në ekzekutiv ose jo, nëse fillimisht Hashim Thaçi dështon t’i sigurojë 61 vota në Kuvend.

Kush është Arta Bajrami, tregon ajo vetë!

0

Arta BajramiKëngëtarja e njohur Arta Bajrami e cila ditë më parë erdh në publik shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Në faqen e saj zyrtare ka postuar një tekst ku sqaron shumëçka rreth vetes dhe karrierës së saj.

Në fillim këngëtarja ka shpalosur se si ndjehet për albumin e saj të ri me muzikë popullore. “Albumi im i ri me këngë popullore ‘live’ e pa dritën e diellit dhe reagimet ishin bash sikur e prisja: të ndryshme. Shumica thonë se zëri im përshtatet me këtë mënyrë të këndimit dhe shtojnë se është dashur më herët të bëj një album të tillë, disa janë tepër të befasuar, por u pëlqen ky transformim imi e disa thonë se nuk më shkon fare”, ka shkruar Arta, duke shtuar më tutje edhe për karrierën e saj./tribuna/

Vllahiu: Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të mirë

0

Arbër VllahiuKëshilltari politik për media i Presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu e ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese e ka marrë një vendim të mirë dhe për një kohë të shkurt.

“Gjykata ne mënyrë profesionale dhe shumë të shpejt ka bërë vlerësimin e përputhshmërisë së dy neneve të Kushtetutës së Kosovës. Kjo është bërë në një mënyrë jashtëzakonisht të mirë”, tha Vllahiu në Televizionin publik të Kosovës.

Vllahiu mendon se Kushtetuesja “me vlerësimin e saj ka bërë edhe një hap të rëndësishëm, për arsye se i jep presidentes jo vetëm rol ceremonial por hap përmbajtësorë”. Ai më tej tregoi se po presin certifikimin e rezultateve nga KQZ, dhe pas këtij procesi, pritet të konstituohet Kuvendi.

“Ka disa hapa. E para është që pas kësaj pritet që KQZ të konstituoj rezultatet. Pastaj është krijimi ose konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Po ecim hap pas hapi. Presidentja do të veproj mbi bazën e ligjit e Kushtetutës. Para se t’i shtjerrim të gjitha çështjet, ne nuk do të ecim tutje”, tha Vllahiu.

“Besëlidhja” si preventivë

0

lideret e kater partiveBlloku i partive politike, LDK, AAK, Nisma si koalicion dhe Vetëvendosje në anën tjetër, por si mbështetëse e tyre kundër qeverisë Thaçi 3, kishin njohuri të hënën në takimin e mbajtur në selinë e AAK-së se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj do t’u njihte të drejtën për të propozuar mandatarin.

Mirëpo, ato dolën edhe me një deklaratë të përbashkët si zotim apo besëlidhje se nuk do ta tradhtojnë njëra-tjetrën dhe se nuk do t’i përgjigjen ftesës së mandatarit të PDK-së Hashim Thaçi për konsulta rreth krijimit të qeverisë.

Por, sa ishte e domosdoshme dhe e nevojshme që liderët e LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma të lidhin “besën” për të injoruar çdo ftesë të PDK-së, flasin burime të gazetës Tribuna nga këto subjekte politike. Sipas tyre, kishte sinjale nga PDK-ja se në pamundësi që të formojë qeverinë ajo, do të dilte me oferta tejet joshëse për partitë tjera për t’iu bashkuar në koalicion.

“PDK dhe Thaçi kanë dërguar sinjale se mund të heqin dorë madje edhe nga posti i kryeministrit, duke ia ofruar atë LDK-së, kurse për vete do të mbanin postin e kryetarit të Kuvendit si dhe do të prisnin përmbylljen e mandatit të presidentes Jahjaga, për të marrë nën drejtim këtë post nga viti 2016”, kanë thënë këto burime. /Tribuna/

Sot 24 vjet nga Deklarata Kushtetuese

0

deputetetSot mbushen 24-vjet nga dita e miratimit të Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës. Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.

Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.

Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që në popull njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, pra më 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

Por, sikundër pritej edhe në ato momente dramatike, Serbia fill pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke suprimuar me forcën e tankeve të gjitha institucionet e Kosovës, duke filluar nga Kuvendi e Këshilli Ekzekutiv i tij dhe deri tek të gjitha institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore.

Kandidati për kryeministër nuk kufizohet në PDK

0

Thaci-misioni i ri14Presidentja Atifete Jahjaga është e obliguar ta propozojë për kryeministër fillimisht kandidatin që e prezanton PDK-ja, e nëse ai dështon ta formojë Qeverinë, atëherë e ka në dorë të vlerësojë se kandidati i cilit subjekt politik do të mund të merrte shumicën e votave në Kuvend, në mënyrë që ta mandatojë atë. Jahjaga shtrëngohet t’i shmangë zgjedhjet e reja.
Udhëzimet janë publikuar të martën nga Gjykata Kushtetuese.

Jahjaga ia pati adresuar asaj 12 pyetje përkitazi me mandatarin, pasi zgjedhjet e 8 qershorit e kanë nxjerrë PDK-në si parti të parë për kah numri i votave, me rreth 31 për qind, por kanë prodhuar edhe një koalicion paszgjedhor të LDK-së, AAK-së e Nismës, që bashkërisht kanë rreth 10 për qind më shumë vota sesa PDK-ja, shkruan Koha Ditore.

Secila nga këto dy kampe politike pretendonte se, mbështetur në Kushtetutë, u takonte mandatari për të formuar Qeverinë. Kushtetuesja ka dhënë verdiktin se mandatari fillimisht i takon subjektit që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend.

Jessica Alba: Vajza ime nuk e di çfarë punoj!

0

eegkekFNjëra ndër aktoret e famshme, e cila po ashtu mban epitetin e një prej femrave më të bukura në Hollywood, Jessica Alba, ka treguar se për vajzat e saj, ajo është vetëm nëna e tyre. Ndër të tjera Alba ka zbuluar se ato madje as nuk e dinë se nënën e kanë aktore

Edhe përkundër asaj që është ndër emrat më të njohur në botë në industrinë e filmit, aktorja Jessica Alba për magazinën ‘E!’ ka zbuluar se vajza e saj e madhe Onor, ende po mundohet të kuptojë se si fiton nëna e saj të hollat.

“Ajo ende po mundohet të kuptojë me çfarë merrem unë, pasi që unë asnjëherë nuk i flas për punën time. Kur vjen në zyrën time në ‘The Honest Company’, ajo gjithmonë thotë, do të thotë këtu punon nëna ime”, ka deklaruar aktorja e cila është nënë e dy vajzave.

Ndonëse dy vajzat e saj ende nuk janë të vetëdijshme për famën e nënës së tyre, Jessica thekson se është e lumtur se asnjëra nga vajzat e saj nuk ka shfaqur dëshirë të merret me art. “Falënderoj zotin që asnjëra nga vajzat e mia nuk ka shprehur dëshirë të punojë me art”, është përgjigjur aktorja në pyetjen e gazetarit.

Ndryshe vlen të përmendet se njëra ndër femrat më të bukura në botë, jo shumë kohë më parë e ka marrë titullin e nënës më të mirë e më të përkushtuar në Hollywood.

“Rona Nishliu Award”, për performancën më të mirë vokale

0

RonaNishliu-Eurovision12Zëri dhe paraqitja e saj në Eurosong 2012, e që përfundoi me vendin e pestë dhe rekordin shqiptar deri tani, duket se ka lënë gjurmë në festival. Potenca dhe klithma artistike e Rona Nishliut ka bërë që wiwiblogs, një prej portaleve si pikë reference për festivalin e madh të krijojë një çmim special që mban emrin “Rona Nishliu Award”, ky për vokalin më të mirë të secilit edicion.

Ruth LorenzoRuth Lorenzo, këngëtarja që sivjet përfaqësoi shtetin spanjoll dhe pati një performancë e tëra e lagur me një mesazh për të vallëzuar në shi është fituesja e sivjetme e këtij çmimi. Ruth ka marrë 1288 vota në këtë portal, ndërsa Serget Cvetkovic dhe Hersi Matmuja janë renditur në vendin e tretë, gjegjësisht të katërtin.

Vitin e kaluar të njëjtin çmim e morri Zlata Ognevich, përfaqësuesja ukrainase. Wiwiblogs shkruan se çmimi “Rona Nishliu Award” i ndahet performancës më të mirë vokale, kjo pas një emocioni që rrallëherë përjetohet në skenën e këtij festivali, e që erdhi në vitin 2012-të nga këngëtarja kosovare që përfaqësoi shtetin shqiptar.

“Wiwiblogs paska krijuar që prej dy vitesh çmim për nder të performancës sime në Eurovision `12. Faleminderit Wiwi, ju dua” ka shkruar Rona vetë në rrjetin e saj social në Facebook. Ndërkohë, në internet pasojnë edhe sivjet debatet nëse Kosova mund të jetë shteti i radhës që debuton në festivalin evropian të muzikës. Shqipëria paraqitjen e parë në këtë festival e pati në vitin 2004 asokohe me Anjeza Shahinin, ndërsa është Rona Nishliu ajo që mban pozicionin më të mirë në finale, vendin e pestë.