17.5 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 7977

Komuna e Prizrenit ofron shërbime më të shpejta për qytetarët

0

Ilir Baldedaj, administratAdministrata e komunës së Prizrenit, lehtëson mënyrën e ofrimit të shërbimeve qytetarëve me qëllim të menjanimit të pritjeve këtyre ditëve të verës

Dihet që këtyre muajve të verës shtohet numri i aplikantëve për dokumente të ndryshme, sidomos mërgimtarëve që shfrytëzojnë pushimet,transmeton rtk.

Drejtori në administratën e Prizrenit, Ilir Baldedaj thotë se kjo metodë e punës po rezulton e sukseshsme, ndërsa një gjë të tillë e pohojnë edhe qytetarët.

10 deri në 20 të akuzuar për raportin e Martyt

0

ushtar i UCKEprorë dhe ushtarë të UÇK-së nga zona e Drenicës dhe Dukagjinit, si dhe pjesëtarë të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë operuar në Rahovec do të përballen prej janarit të vitit të ardhshëm me disa akuza që do të ngritën nga Task Forca Speciale e Hetimeve dhe që do të trajtohen nga Gjykata Speciale për Krime Lufte.

Kryeprokurori amerikan Clint Williamson, që po i heton pretendimet e raportit të Dick Martyt, është afër përmbylljes së hetimeve trevjeçare, kanë bërë të ditur burime të gazetës.
Hetimet kanë rezultuar se nuk ka prova për të dëshmuar dyshimin më të rëndë që kishte bërë në një raport për Këshillin e Evropës ish senatori zviceran Dick Marty. Ushtarët e UÇK-së nuk kanë bërë trafikim organesh.

Kësisoj do të hidhet poshtë “drama e shtëpisë së verdhë” që ka ndjekur për vite të tëra imazhin e Kosovës dhe luftës çlirimtare.

Megjithatë, gjatë hetimeve, janë gjetur prova për disa krime të kryera nga ish pjesëtarët e kësaj guerile menjëherë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-së. Dhjetë deri në njëzet pjesëtarë të UÇK-së pritet që të jenë të akuzuar në tri akuza që do të ngritën menjëherë pasi që të jetë funksionalizuar Gjykata Speciale./Tribuna/

“Vetëvendosje” mund të hyjë në Qeveri

0

AlbinKurti1205“Vetëvendosje” ka përkrahur bllokun opozitar, LDK-në, AAK-në dhe Nismën, për të pamundësuar qeverisjen Thaçi 3. Por përkrahja nuk vazhdon nëse tri partitë nuk pajtohen për të ndërprerë pazaret me Serbinë dhe privatizimet neoliberale.

Kështu tha në një intervistë për “Zërin”, Albin Kurti, lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai shpalosi për “Zërin”, katër pikat se si e shohin dialogun me serbët, për të cilat po pret përgjigje prej tri partive…

Po digjet kandidatura e Thaçit

0

Thaci14-17aHashim Thaçi, i mandatari i PDK-së për kreun e qeverisë, mund të djegë kandidaturën e tij për kryeministër, nëse do të jetë i pari që do të provojë formimin e qeverisë së re të Kosovës. Sipas interpretimeve kushtetuese në PDK, Hashim Thaçit do t’i jepet së pari mundësia e formimit të qeverisë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, ku PDK ka dalë si fituese.

Mirëpo, mungesa e gatishmërisë së partive politike për t’u përfshirë në qeverinë “Thaçi 3”, çka logjikisht do të sillte dështimin e krijimit të koalicionit, do t’i pamundësonte Thaçit që të merrte kandidaturën e mandatarit edhe në tentativën e dytë.

Kushtetuta e Kosovës i parasheh dy mundësi, nëse nuk arrin kandidati i parë të formoj qeverinë, mundësia i jepet të dytit, por me një mandatar tjetër. Në këtë pikë, ka mbetur dilemë nëse kandidatura do t’i jepet sërish PDK-së apo opozitës në bazë të marrëveshjes LDK, AAK dhe Nisma, ngase ka mbetur të pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese../tribuna/

Kosova, e treta në botë për refuzim të vizave

0

VizatKosova zë vendin e tretë në botë për refuzimin e vizave. Mijëra kërkesa të qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë jashtë vendit nuk aprovohen nga shtetet përkatëse.

Listës se shteteve që u refuzohen më se shumti vizat u prin Algjeria e pasuar nga Irani. Rreth 29 për qind të kosovarëve iu refuzohen kërkesat për udhëtim në zonën Schengen, shkruan Koha Ditore.

Kjo shifër është prezantuar në seminarin dyditor për gazetarë me temën “Politika e përbashkët e vizave”, që është mbajtur nga mesi i qershorit në Bruksel, i organizuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me Qendrën Evropiane të Gazetarisë (EJC

Kë do ta favorizojë Gjykata Kushtetuese?

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth asaj se kujt i takon të krijojë Qeverinë. Këtë ‘nder’ ia dha Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, por kjo gjykatë kurrsesi të marrë një vendim. Nga ana tjetër ende nuk kemi certifikimin e zgjedhjeve të 8 qershorit, e shumë herë po flitet për zgjedhje të reja.

Por derisa partia e parë e dalë në zgjedhje nuk i ka numrat për të formuar qeverinë, e nëse nuk i jepet rasti koalicionit LDK-AAK-Nisma, zgjedhjet e reja mbeten zgjidhja e vetme. Edhe një palë zgjedhje, edhe një palë ethe, e miliona euro shpenzime për Kosovën, shkruan Bota Sot.

Duke e ditur ‘fuqinë’ e pushtetit aktual, të gjithë janë optimist se i pari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani do të vendos pro Partisë Demokratike të Kosovës që të formoj qeverinë. E këta të fundit ndonëse nuk i kanë numrat e mjaftueshëm, vlerësojnë se janë ata që u takon të formojnë qeverinë. Por ende mbetet të shihet se kënd do e favorizon Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese të ruajë kredibilitetin

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës, ka theksuar se ajo e thotë qartë që kush e arrin shumicën e formon qeverinë. Sipas tij, ndonëse asnjë parti politike nuk e arriti shumicën në zgjedhjet e 8 qershorit, atëherë është bërë një marrëveshje ndërmjet partive politike, që nuk është asgjë kundër fuqisë së votës.

Mustafa: Me krejt bëjmë koalicion, veç me Vetëvendosjen jo

0

RrustemMustafa–RemiAnëtari i kryesisë së PDK’së Rrustem Mustafa, Remi, ka bërë me dije se janë në pritje të certifikimit të rezultateve zgjedhore nga ana e KQZ’së në mënyrë që t’i nisin negociatat për formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë për Epokën e Re se, me përjashtim të Vetëvendosjes, secila parti mund të jetë pjesë e koalicionit me PDK’në.

Mustafa vazhdon të insistojë se Kosovës i duhet koalicioni PDK-LDK sepse sipas tij, vetëm ky koalicion mund t’i çojë proceset përpara.

“E kam shprehur edhe më herët qëndrimin tim, e them edhe tani, se vetëm koalicioni PDK-LDK është koalicion i mundshëm dhe kredibil për kohën që po jetojmë dhe arritjet që synojmë si komb. Në mandatin që vjen, duhet ta ndriçojmë rrugën për në Evropë. Duhet t’i forcojmë institucionet në përgjithësi, edukimin, rendin dhe ligjin në veçanti”, ka thënë Mustafa.

Profesorët e UP-së kërkuan pagë edhe për kohën sa garuan në zgjedhje

0

UP-rektoratiUniversiteti i Prishtinës është dashur të sigurohej nëse ka të drejtë ose jo për të hequr nga lista e pagave 41 profesorët dhe dy punonjës të administratës që kanë garuar për deputetë në zgjedhjet e qershorit.

Kjo hamendje ishte krijuar kur Rektoratit i ishte drejtuar një grup prej këtyre profesorëve me kërkesën që të mos hiqeshin nga listat e pagave, meqë fjala është vetëm për dhjetë ditë fushate,shkruan KD.

Burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së kanë thënë se arsyetimi që kanë përdorur profesorët gjatë kërkesës për të mos ua hequr pagat edhe pse janë në fushatë ishte se dy ditët e para të saj ka rastisur të jenë ditët e fundit të muajit maj, dhe tetë të tjera të muajit qershor, prandaj “nuk janë shumë ditë dhe është vështirë të kalkulohet ndalesa e pagesave”..

Ilir Meta, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi në dasmën e djalit të Fatmir Limajt

0

ilir meta,fatmir limaj ramush haradinaj

Djali i Fatmir Limajt, Durimi i dha fund beqarisë, Në dasmën e tij kishte disa të ftuar special. Durimi është martuar me Shqipe Aliun.

Ilir Meta, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi dhe disa politikanë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova kanë marrë mundin që të vinë në dasmën e Durim Limaj, djalit të Fatmir Limajt. Aty ishte edhe Shpëtim Idrizi i Partisë së çamëve.

 

Kur përshëndet Mamaqi!

0

Ermal Mamaqi14-06Aktori e moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, nuk po rri duarkryq karshi ndodhive të fundit në fshatin Lazarat, i njohur për kultivim të bimës Marihuana.

Edhe pse disa nga fytyrat publike kanë qenë kundër intervenimit të policisë në këtë fshat, si duket Ermali nuk mendon njëjtë, pasi që aktori në faqen e tij zyrtare ka lënë një mbishkrim i cili të lë të kuptosh se ai nuk është pro kësaj.

“Përshëndetje. I uroj tju ngeci në fyt të gjithë atyre që pinë mall. Flm.”, ishte mbishkrimi i Mamaqit. Ndryshe ky mbishkrim nuk ka mbetur pa u parë nga fansat e tij të cilët e mbështesin aktorin e njohur.