26.6 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025
Home Blog Page 7978

Kë do ta favorizojë Gjykata Kushtetuese?

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth asaj se kujt i takon të krijojë Qeverinë. Këtë ‘nder’ ia dha Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, por kjo gjykatë kurrsesi të marrë një vendim. Nga ana tjetër ende nuk kemi certifikimin e zgjedhjeve të 8 qershorit, e shumë herë po flitet për zgjedhje të reja.

Por derisa partia e parë e dalë në zgjedhje nuk i ka numrat për të formuar qeverinë, e nëse nuk i jepet rasti koalicionit LDK-AAK-Nisma, zgjedhjet e reja mbeten zgjidhja e vetme. Edhe një palë zgjedhje, edhe një palë ethe, e miliona euro shpenzime për Kosovën, shkruan Bota Sot.

Duke e ditur ‘fuqinë’ e pushtetit aktual, të gjithë janë optimist se i pari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani do të vendos pro Partisë Demokratike të Kosovës që të formoj qeverinë. E këta të fundit ndonëse nuk i kanë numrat e mjaftueshëm, vlerësojnë se janë ata që u takon të formojnë qeverinë. Por ende mbetet të shihet se kënd do e favorizon Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese të ruajë kredibilitetin

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës, ka theksuar se ajo e thotë qartë që kush e arrin shumicën e formon qeverinë. Sipas tij, ndonëse asnjë parti politike nuk e arriti shumicën në zgjedhjet e 8 qershorit, atëherë është bërë një marrëveshje ndërmjet partive politike, që nuk është asgjë kundër fuqisë së votës.

Mustafa: Me krejt bëjmë koalicion, veç me Vetëvendosjen jo

0

RrustemMustafa–RemiAnëtari i kryesisë së PDK’së Rrustem Mustafa, Remi, ka bërë me dije se janë në pritje të certifikimit të rezultateve zgjedhore nga ana e KQZ’së në mënyrë që t’i nisin negociatat për formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë për Epokën e Re se, me përjashtim të Vetëvendosjes, secila parti mund të jetë pjesë e koalicionit me PDK’në.

Mustafa vazhdon të insistojë se Kosovës i duhet koalicioni PDK-LDK sepse sipas tij, vetëm ky koalicion mund t’i çojë proceset përpara.

“E kam shprehur edhe më herët qëndrimin tim, e them edhe tani, se vetëm koalicioni PDK-LDK është koalicion i mundshëm dhe kredibil për kohën që po jetojmë dhe arritjet që synojmë si komb. Në mandatin që vjen, duhet ta ndriçojmë rrugën për në Evropë. Duhet t’i forcojmë institucionet në përgjithësi, edukimin, rendin dhe ligjin në veçanti”, ka thënë Mustafa.

Profesorët e UP-së kërkuan pagë edhe për kohën sa garuan në zgjedhje

0

UP-rektoratiUniversiteti i Prishtinës është dashur të sigurohej nëse ka të drejtë ose jo për të hequr nga lista e pagave 41 profesorët dhe dy punonjës të administratës që kanë garuar për deputetë në zgjedhjet e qershorit.

Kjo hamendje ishte krijuar kur Rektoratit i ishte drejtuar një grup prej këtyre profesorëve me kërkesën që të mos hiqeshin nga listat e pagave, meqë fjala është vetëm për dhjetë ditë fushate,shkruan KD.

Burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së kanë thënë se arsyetimi që kanë përdorur profesorët gjatë kërkesës për të mos ua hequr pagat edhe pse janë në fushatë ishte se dy ditët e para të saj ka rastisur të jenë ditët e fundit të muajit maj, dhe tetë të tjera të muajit qershor, prandaj “nuk janë shumë ditë dhe është vështirë të kalkulohet ndalesa e pagesave”..

Ilir Meta, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi në dasmën e djalit të Fatmir Limajt

0

ilir meta,fatmir limaj ramush haradinaj

Djali i Fatmir Limajt, Durimi i dha fund beqarisë, Në dasmën e tij kishte disa të ftuar special. Durimi është martuar me Shqipe Aliun.

Ilir Meta, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi dhe disa politikanë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova kanë marrë mundin që të vinë në dasmën e Durim Limaj, djalit të Fatmir Limajt. Aty ishte edhe Shpëtim Idrizi i Partisë së çamëve.

 

Kur përshëndet Mamaqi!

0

Ermal Mamaqi14-06Aktori e moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, nuk po rri duarkryq karshi ndodhive të fundit në fshatin Lazarat, i njohur për kultivim të bimës Marihuana.

Edhe pse disa nga fytyrat publike kanë qenë kundër intervenimit të policisë në këtë fshat, si duket Ermali nuk mendon njëjtë, pasi që aktori në faqen e tij zyrtare ka lënë një mbishkrim i cili të lë të kuptosh se ai nuk është pro kësaj.

“Përshëndetje. I uroj tju ngeci në fyt të gjithë atyre që pinë mall. Flm.”, ishte mbishkrimi i Mamaqit. Ndryshe ky mbishkrim nuk ka mbetur pa u parë nga fansat e tij të cilët e mbështesin aktorin e njohur.

Gjyste Vulaj ndryshon ‘look’-in (Foto)

0

Gjyste Vulaj-look1Seksi këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj ka manovruar me flokët e saja duke i ndryshuar kështu ngjyrën, madje edhe formën e tyre ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim këngëtaren e njohur.

Edhe pse është nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm, ajo vazhdon të mbaj linja të bukura trupore dhe një fizik që mahnit fansat gjithmonë.

Sapo është kthyer nga një pushim në Turqi, për të vazhduar aktivitetin e saj muzikorë pasi që njihet se është një nga këngëtaret super të angazhuara në skenën shqiptare.

Gjyste Vulaj-look2 Gjyste Vulaj-look3

Qeveria Thaçi propozon temat që nuk i ka hapur me Serbinë

0

thaci edita tahiriMospërmbushja e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e 19 prillit nga ana e Serbisë nuk e ka penguar Qeverinë e Kosovës që t’i propozojë temat tjera për fazën vijuese të dialogut.

Në dokumentin 17 faqesh të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta, janë një mori çështjesh të cilat kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, i ka propozuar.

Burime nga Brukseli i kanë thënë gazetës ditë më parë se qysh në mars të këtij viti Edita Tahiri, e “bindur” se Thaçi do të udhëheqë Qeverinë e Kosovës edhe pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ka propozuar temat e tjera për fazën vijuese../koha ditore/

Limaj: Kthimi në pikën zero, pas dialogut, i papranueshëm

0

Fatmir Limaj 230Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga protestuesit që t’i ndalin protestat në Mitrovicë dhe t’i hapet rruga dialogut.

“Sot, si rezultat i rritjes së tensioneve ditëve të fundit, në veri të vendit ka shpërthyer dhuna e cila është e papranueshme”, shkruan Limaj në Facebook.
“Është e rëndësishme dhe bëjmë thirrje tek qytetarët që protesta të ndalet dhe të i hapet rrugë dialogut”.

“Personat me peshë publike të vetëpërmbahen nga përdorimi i gjuhës së fortë sepse gjuha e fortë dhe veprimet e pakontrolluara nuk do të kontribuojnë aspak në përmirësimin e situatës”.

“Autoritetet e rendit dhe sigurisë të jenë në nivel të detyrës dhe të parandalojnë eskalimin e mëtutjeshëm të gjendjes”.

“Është e papranueshme që edhe pas tri vjet të dialogut të kthehemi në pikën zero, sikurse është e papranushme që të përdoren qytetarët Serb të Kosovës”.

“Politika e kontrollit dhe instrumentalizimit të qytetarëve serb të Kosovës nga ana e Beogradit duhet të ndalojë sa më shpejt sepse kjo i dëmton rendë arritjet e deritashme dhe përpjekjen dhe punën e bërë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të kthyer ligjshmërinë dhe rendin në Veri të vendit”.

“Veprimet e ditëve të fundit janë hapa prapa dhe nuk kontribojnë aspak në zgjidhjen e problemeve por vetëm sa i rëndojnë ato.

Si shtet dhe shoqëri kemi treguar dhe dëshmuar se ndajmë perspektivën evropiane ku liria e lëvizjes është e drejtë bazike dhe themelore”.

“Vendosja e pengesave dhe barrierave në lirinë e lëvizjes është në kundërshtim të plotë me sjelljen e një vendi i cili negocion për anëtarësim në BE”. /PrizrenPress.com/

Qetësohet situata në Mitrovicë, disa protestues të arrestuar

0

Mitrovice-Protesta14Situata në Mitrovicë është më e qetë dhe turma e protestuesve është shpërndarë nga afërsia e urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ndërkohë, raportohet se disa protestues janë arrestuar nga forcat e rendit. Në qytet vërehet një prani e shtuar e forcave vendore dhe ndërkombëtare të rendit.

Farina: Zgjidhja përmes negociatave

0

Salvatore Farina-KFORKFOR-i e ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e Policisë së Kosovës gjatë protestës së sotme në Mitrovicë. Sipas një komunikate të KFOR-it, Policia e Kosovës ka qenë në gjendje që të frenojë një protestë të madhe duke treguar profesionalizëm të madh, efektivitet dhe aftësi në menaxhimin e situatës në mënyrën e duhur.

Sipas kësaj komunikate, KFOR-i kishte të angazhuar një ekip të ushtarëve amerikanë në mes të urës mbi lumin Ibër, njësite të Policisë Ushtarake italiane në pjesën veriore të urës, ndërsa një ekip i ushtarëve gjermanë janë thirrur për të intervenuar kur “disa elementë filluan të kërcënojnë dhe të përdorin dhunën”.

Sipas udhëheqësit të KFOR-it, gjeneral Salvatore Farina, përpjekja kryesore ishte që të evitohet përleshja ndëretnike dhe eskalimi i dhunës.

“Ju bëj ftesë autoriteteve lokale në jug dhe veri të Mitrovicës dhe të gjithë qytetarëve që të sillen të qetë dhe të vazhdojnë dialogun, me qëllim që të zgjidhin problemin përmes sqarimit, takimeve dhe negociatave”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Farina.