21.7 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 8038

Po kënaqen në Nju-Jork!

0

bleona qerreti  me martininKëngëtarja nga Shqipëria Bleona Qerreti dhe modelja me origjinë shqiptare Angela Martini si duket janë shoqe atje në Amerikë pasi që janë parë në një foto bashkë ato duke u kënaqur ne një ndejë.

Ketë foto e ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një djalosh nga Prishtina Drin Zatriqi i cili ishte ulur në mesin e të dy bukurosheve.

Ndryshe shumë shpejtë pritët të lansohet projekti më i ri nga Bleona Qerreti e cila po e provon profesionin e mikës se saj Angeles pra modelimin pasi që projekti i radhës i Bleonës ka të bëjë me modelim.

Ndoshta kjo ndejë dhe ky takim ndërmjet këtyre dyjave ka shërbyer edhe për shkëmbimin e përvojave të njëra tjetra.

Tragjedia në Obiliq e “paralajmëruar”

0

Ethem Çeku5-23Ish-ministri i Energjisë së Kosovës, Eth’hem Çeku foli në “Revistën Televizive të Mbrëmjes në Top Channel mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë ditës së premte në TEC-in e Obiliqit.

Çeku tha se TEC-i i Obiliqit është ndërtuar që në vitin 1962 dhe për ta mbajtur atë ende në punë duhet të ishin bërë investim e të thella, por kjo nuk ndodhi.

“Për këto termocentrale parësore është përdorimi i ujit për ftohje. Në këtë kompleks është ndërtuar elektroliza në vitin 1975 dhe ka shërbyer si një instrument për ftohjen e gjeneratorit që të kemi një prodhim efiçent të energjisë elektrike.”

“Pra se të vija të flisja me ngjarjen jam konsultuar me ish-këshilltarët e mi, ekspertë në këtë fushë. Uji që futet duhet të pastrohet, duhet të ndahet hidrogjeni prej oksigjenit. Hidrogjeni shkon direkt te gjeneratori për ftohjen e tij. Sipas ekspertëve mund të ketë pasur një rrjedhje në elektrolizë dhe hidrogjeni mund të jetë bashkuar me oksigjenin duke krijuar edhe shpërthimin”, ka theksuar Çeku.

Ish-ministri i Energjisë së Kosovës kërkojë një bashkëpunim më të gjerë të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë në energjetik, pasi të dy vendet kanë pasuri të mëdha për prodhimin e saj.

Kosova sipas tij është njëri nga vendet më të pasura në Europë dhe renditet e 5-ta në botë me linjit.

Por, fatkeqësisht siç thotë ai pas çlirimit nuk arritëm të ndërtojmë asnjë megavat dhe nuk kemi arritur ta çojmë projektin e këtij TEC-i në implementim.

“”Kosova C” duhet të përfundonte në vitin 2012, por kjo nuk është bërë dhe në mungesë të saj jemi detyruar të mbajmë Kosovën A në prodhim. Nga ky rast duhet të nxjerrim mësim që duhet të bëjmë investime të thella dhe serioze, duhet të marrim për bazë mendimet e profesionistëve.”

“Duhet të nxisim implementimin e projektit të “Kosova e Re” që sa më parë të nisi prodhimi i energjisë elektrike, duhet të shohim edhe burimet e tjera alternative, të erës dhe të tjera. Gjithashtu duhet edhe një bashkëpunim i madh edhe me Shqipërinë. Duhet të ndërtohet sa më shpejt linja e 400 kilovoltëve” ka theksuar në fund Çeku.

500 policë në ditën e zgjedhjeve në veri, ROSU në gatishmëri

0

Policia kosovesNë veri të Kosovës, me rastin e mbajtjes së nesërme të zgjedhjeve parlamentare, do të angazhohen 500 policë të Policisë së Kosovës që do të përkujdesen për mbarëvajtje të votimeve dhe që çdo gjë të kalojë pa probleme.

Shefi rajonal i Policisë së Kosovës Zhelko Bojiq i ka thënë Tanjugut se drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës “Mitrovica – veri ” e ka bërë planin operativ me të cilin është paraparë angazhimi i 476 policëve gjatë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

“Afër çdo vendvotimi do të angazhohet një numër i madh nëpunësish policorë detyrë e të cilëve është të përkujdesen për sigurinë e qytetarëve. Veç kësaj, do të shtohen edhe patrullat mobile e këmbësore policore”, ka thënë Bojiq.

Ai ka shtuar se në gjendje gatishmërie do të jenë edhe pjesëtarët e njësisë speciale (ROSU) të cilët në rats nevoje do të jenë të gatshëm për ndërhyrje.

Sigurinë gjatë zgjedhjeve, pos Policisë së Kosovës do ta kryejnë edhe ushtarë të KFOR-it e policë të EULEX-it.

 

Filloi asfaltimi edhe i një rruge në Gurbardh të Malishevës

0

Rruga te ushtru asfaltNë kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, sot ka filluar asfaltimi edhe i një rruge në fshatin Gurbardh, rrugë e cila i ndihmon banorët e këtij fshati, të qarkullojnë më lehtë dhe më shpejt.

Rruga e cila sot është asfaltuar është e gjatë rreth 600 metra dhe financohet nga buxheti komunal i Malishevës.

Edhe kjo rrugë, është në mesin shumë rrugëve, nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, që janë duke u ndërtuar dhe asfaltuar, duke e krijuar kështu një infrastrukturë më të mirë në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Pas përfundimit të ndërtimit të rrugëve kryesore, në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, tani po rregullohen edhe rrugët brenda vendbanimeve, duke i lidhur kështu të gjitha lagjet me rrugët kryesore.

Paralajmërojnë masa ndëshkimore për personat që tëntojnë t’i prishin zgjedhjet

0

Syle hoxhaj  nexhmi krasniqiProkuroria dhe Policia në Prizren, kanë paraljamëruar se të gjithë personat që tentojnë të pengojnë procesin zgjedhor, do të përballen me ligjin.

Drejtori i Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqi dhe kryeprokurori Sylë Hoxhaj, thanë se këto dy institucione I kanë bashkërënduar veprimet për ditën e zgjedhjeve.

“Të gjithë personat që kërcënojnë mbarëvajtjen e këtyre zgedhjeve dhe shkelin rregullat ligjore do të përballen me sanksione drastike”, thanë Hoxhaj dhe Krasniqi,transmeton TVPZ.

Ata kërkuan nga qytetarët që të bashëkpunojnë me këto dy institucione për identifikimin e autorëve, që mund të prishin edhe imazhin e këtyre zgjedhjeve.Sipas tyre, në rajonin e Prizrenit për nesër janë angazhuar 15 prokurorë dhe rreth 770 policë./PrizrenPress.com/

Kryeziu: S’do të na përsëritet 2010-ta! 8 qershori për një imazh ndryshe!

0

IsmetKryeziu-KDINjëri nga njerëzit që më së shumti është marrë me procese zgjedhore në Kosovë, pa dyshim që është drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu. Edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, ai pritet të jetë në krye të koalicionit të organizatave jo-qeveritare, të quajtura Demokracia në Veprim, që detyrë kryesore do ta kenë monitorimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të së dielës.

Ismet Kryeziu e ka dhënë një intervistë për Gazetën Blic, ku shprehet i bindur se nuk do të na përsëritet viti 2010, kur në Kosovë pati vjedhje aq të madhe të votave, saqë ndërkombëtarët e quajtën edhe si vjedhje industriale të votave. Ai është i bindur se më 8 qershor nuk do të na përsëritet 2010-ta. Kryeziu është i bindur se më 8 qershor do të ketë një proces zgjedhor demokratik, i cili do t’i krijoj Kosovës një imazh të mirë ndërkombëtarë.

Ismet Kryeziu ka folur edhe për punën që po e bënë Demokracia në Veprim. Ai ka bërë të ditur se ky koalicion i OJQ-ve të dielën do të ketë vëzhgues anekënd vendit për votë të lira dhe numërim të saktë.

Fushata kishte elemente të reja

Gazeta Blic: Si e vlerësoni fushatën elektorale të partive politike?

Ismet Kryeziu: Partitë politike kanë ofruar elemente të reja nga fushatat paraprake për nga dukja vizuale por jo dhe nga përmbajtja. Disa sosh nuk kanë arritur të kenë programe të mirëfillta, vazhdojnë t’i keqpërdorin resurset shtetërore, jepen premtime jo reale dhe që shkojnë përtej kapaciteteve ekonomike e sociale qe mund te ketë qeveria e ardhshme.

Gazeta Blic: Në zgjedhjet e fundit parlamentare ka pasur keqpërdorime të mëdha të votave, madje edhe vjedhje industriale të votave. Mund të në përsëritet 2010?

Ismet Kryeziu: Angazhimi i institucioneve të drejtësisë shoqërisë civile dhe mesazhet e qarta të partnerëve ndërkombëtar për zgjedhje të drejta dhe të lira mendoj se kanë arritur të riparojnë imazhin e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2013. Prandaj, konsideroi se ky angazhim i të gjithë akterëve nuk do të lejojë që zgjedhjet të dëmtojnë këto standarde.

Pres një diskurs të ri të funksionimit të demokracisë

Gazeta Blic: Çka prisni nga këto zgjedhje? A mund të priten ndryshime që mund të shkojnë në të mirë të demokracisë në vend?

Ismet Kryeziu: Zgjedhjet e lira dhe të drejta, janë indikatori dhe pika referuese për nivelin e demokracisë së një shteti. Pres që institucionet, partitë politike dhe e gjithë shoqëria të jenë të angazhuar për të dhënë një kahe dhe një diskurs të ri funksionimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe legjitimitetit politik e juridik.

Gazeta Blic: Çka po bënë Demokracia në Veprim që të parandaloj abuzimin e mundshëm në ditën e votimit?

Ismet Kryeziu: Demokracia në Veprim ka të angazhuar vëzhgues në të gjitha vendvotimet dhe është në bashkëpunim të ngushtë dhe me akterë tjerë nga shoqëria civile e nga institucionet e drejtësisë për të dhënë kontributin e vetë që vota e 8 qershorit të jetë e lirë dhe e numëruar saktë.

Spërkatja kundër rriqrave, vazhdon sot në Kërvasari

0

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikSipas drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, spërkatja selektive e zonave endemike kundër rriqrave, do të vazhdoj të shtunën (sot) në Kërvasari të Komunës së Malishevës..

Spërkatja kundër rriqrave, bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të etheve hemorragjike “krime kongo” (EHKK). /PrizrenPress.com/

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e para

0

Shkolla-nxenesitProcesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e para tashmë ka filluar në të gjitha shkollat e ulëta të vendit. Edhe pse ende nuk dihet numri i të regjistruarve, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se ky numër mund të arrijë deri në rreth 30 mijë nxënës. Ndërkohë, shumë mësues janë ankuar se nuk po u lejohet të marrin pjesë në komisionin për regjistrimin e nxënësve.

Në shumë shkolla të ciklit të ulët, mësueset nuk marrin pjesë në komisionin për regjistrimin e nxënësve në klasat e para. Mësueset nuk deshën të deklarohen para mikrofonit, por thanë se kjo gjë nuk u është lejuar.

Ndërkohë, drejtori i drejtorisë së arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha për Radio Kosovën, se Ministria e Arsimit ka hartuar udhëzimin administrativ, që përcakton mënyrën e regjistrimit të nxënësve. Sipas tij, janë formuar komisione të veçanta në nivel të shkollave dhe drejtorive komunale.

“Në komision janë dy mësues, një pedagog ose psikolog. Drejtoria komunale e arsimit mund të marrë një vendim të veçantë në ato shkolla ku nuk ka shërbim profesional pedagogjik, të caktojë një përfaqësues që të jetë në komision për vlerësimin e njohurive paraprake të fëmijëve që regjistrohen në klasën e parë”, tha ai.

Megjithatë, mësueset thanë se nuk u është lejuar as të bëjnë përzgjedhjen e nxënësve për klasat e tyre. Gjithashtu, edhe prindërit nuk kanë të drejtë të përzgjedhin mësuesin e preferuar. Për këtë, Istogu tha se të gjithë nxënësit janë të barabartë dhe shkolla ka disa kritere.

“Shkolla i ka disa kritere që në bazë të komisionit i cili bën verifikimin e aftësive psiko-fizike, mund të përcaktojë se si duhet të jetë regjistrimi i nxënësve. Mund të ndodhë që ka kërkesa të tilla që deri në 50 apo 60 nxënës mund të shkojnë tek një mësues, prandaj shkollat dhe drejtoritë komunale përcaktojnë kriteret”, thekoi ai.

Ndërkohë, shkollat thonë se ka numër të madh të nxënësve që regjistrohen në klasat e para, ku numri i tyre për klasë mund të kalojë edhe normën e lejuar me rregullore.

Usher dorëhiqet: S’do merrem më me Bieber

0

Usher-BieberNdonëse suksesi i Justin Bieber është i padiskutueshëm, kjo është arritur falë punës intesive të Usher, i cili e ngjiti në skenë.

Në një deklaratë për mediat rozë, super-ylli i muzikës RnB, Usher, është rrëfyer se tashmë i ka dhënë liri të plotë Bieber që të veprojë si të dojë. Ai e ka këshilluar sa i takon skandaleve të fundit.

“Unë i kam dhënë çdo këshillë të mundshme dhe i kam thënë se është në dorën e tij, nëse ai dëshiron të shkëlqejë. Tani që po shoh gjërat që po ndodhin përreth tij, them se ai duhet t’i menaxhojë vetë.

Unë nuk kam turp për këtë dhe as nuk them se është mëkat që nuk po merrem më me të, sepse thjesht është proces jetësor”, ka thënë më tej ai.

Abetarja e mësuesit që synonte pastrimin e shqipes

0

Panairi i librit 2014-Abetarja e mesuesitTajar Hatipi në vitin 1968 do të shkruante Abetaren shqipe për nxënësit e Kosovës. Të dërguarit si mësues nga Shqipëria në Kosovë në vitin 1942, Abetarja i është ribotuar në vitin 2013 me të njëjtin titull “Abetare për vjetin e parë t’arsimit të të rriturve”. Kjo vepër e tij që ka kontribuar që fëmijët e asaj kohe t’i përvetësojnë shkronjat shqipe së bashku me prozën “Buni”, janë promovuar mbrëmjen e së premtes në kuadër të Panairit të Librit “Prishtina 2014” në një vepër me titull “Metodika”. Sipas profesorit universitar, Tahir Syla, Hatipi ishte një mësues, pedagog e redaktor i dhënë shumë pas punës që bënte.

“Punonte me vetëmohim”, ka thënë ai teksa ka vlerësuar lart kontributin e Hatipit sa i përket kulturës shqiptare në përgjithësi. Për të gjeneratat që e njohën ishin me fat. Nga Shtëpia Botuese “Saraçi”, që ka botuar librin, ka folur nipi i tij, Heral Saraçi. Sipas tij ky botim është i një rëndësie të veçantë, sepse përfshihet Abetarja e Hatipit së bashku me njërën nga prozat e tij.

“Puna e tij synon pastrimin e gjuhës shqipe”, ka thënë nipi i Hatipit. Sipas tij e folmja e mësuesit dallonte shumë nga të tjerët.
“Për këtë ai është stilist i gjuhës shqipe”, ka thënë Saraçi. Ndërsa nipi tjetër, Vërshim Hatipi, ka falënderuar botuesin dhe të pranishmit për organizimin.

“Duke e parë që ka qenë i respektuar nga të gjithë nuk kemi punuar për krijimtarinë e tij. Por një gjë e tillë është e nevojshme”, ka thënë ai. Për kryetarin e Shoqatës së Botuesve, Daut Demaku, i cili ishte edhe koleg pune me autorin e Abetares, Hatipi ishte një mik, koleg e shok i vërtetë.

“Sa herë që kishin ndonjë dilemë për ndonjë fjalë pyesnim profesorin dhe ashtu siç thoshte ai dilte të jetë”, ka thënë Demaku, shkruan Koha Ditore.

Koha Ditore në shtojcën për Kulturë ka edhe shkrimet “Ilirët? Këta ngatërrestarë” të Moikom Zeqos, “Kosova zgjeron fushëveprimin ndërkombëtar për tolerancë ndërfetare” të Stepehn Schwarz, “Koreografia urbanistike” të Xhelal Llonçarit , shkrime të gjëra nga aktivitetet në Panairin 16- të Librit dhe artikuj e vështrime të tjera për artin dhe kulturën në përgjithësi.