25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Hetimet në rastin”Pista”, ngushtohet rrethi

ElvisPista14Po bëhen gati katër muaj që kur është vrarë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Elvis Pista por deri më tani asnjë person nuk është arrestuar. Për më tepër asnjë person nuk është as i dyshuar në lidhje me këtë vrasje. Pavarësisht kësaj se nuk ka as të dyshuar, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija, thotë se hetimet janë në rrugë të mirë.

Në një bisedë për “Zëri”, kryeprokurorja Bakija e cila edhe muaj më parë ka thënë se hetimet janë në drejt zbardhjes së kryesve të vrasjes, tashmë thotë se pistat e shumta të hetimeve që kanë qenë janë reduktuar në disa sosh.

“Pistat po vijnë duke u ngushtuar. Kemi pasur shumë pista dyshimi dhe pavarësisht kësaj hetimet konsideroj se janë në rrugë të mirë”, edhe pse ende nuk kemi ardhur te personi i dyshuar”, ka thënë Bakija për Zëri. “Hetimet janë duke vazhduar dhe rrethi po ngushtohet”, ka përfunduar Bakija.

Ndonëse kryeprokurorja nuk komenton në lidhje me pistat aktuale të hetimeve dhe me personat që janë intervistuar, gazeta nga burime të veta ka mësuar se deri më tani janë intervistuar më shumë se 20 dëshmitarë.

“Prokurori i rastit ka intervistuar persona të ndryshëm që në apo mënyrë tjetr kanë pasur të bëjnë me përditshmërinë e të ndjerit Pista duke përfshirë këtu familjarët, miqtë, por edhe persona që kanë lidhje me bizneset që kishte Pista”, ka thënë një burim i gazetës i afërt me rastin.

Hetime dhe bastisje

I njëjti burim ka saktësuar se përveç intervistimeve, policia ka kryer edhe bastisje në disa lokacione duke përfshirë edhe shtëpinë e të ndjerit, një shtëpi tjetër si dhe banesën e të ndjerit të cilën e kishte marrë me qira.

“Në vendet ku janë kryer bastisje janë konfiskuar disa prova që mund të çojnë në zbardhjen e këtij rasti”, ka theksuar më tutje ky burim.

Elvis Pista është vrarë në orët e para të 15 qershorit të këtij viti. Ai është vrarë pas një darke që kishte pasur me bashkëshorten dhe me disa miq të tij. I ndjeri me rrethin e tij të afërt, kishte darkuar me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij e cila ishte shtatzënë. Vrasja e Pistës është realizuar në mënyrë profesionale dhe atë nga arma me shurdhues të cilës nuk i është dëgjuar zhurma kur ka shkrepur.

Pista është qëlluar me disa plumba derisa pas përfundimit të darkës, së bashku me bashkëshorten dhe dy miqtë e tij, po dilnin nga “Jaha Petrol”, restoran që gjendet në rrugën transite në dalje të Rahovecit.

Pista u vra më 15 qershor

Pista ish punonjës me pozitë të lartë në Postën dhe Telekomin e Kosovës është vrarë në ora 00:45 minuta të 15 qershorit. Pas ditë më parë më 8 qershor në Kosovë ishin organizuar zgjedhjet e përgjithshme nacionale në të cilat Pista kishte qenë kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ndonëse vrasja e tij është kryer vetëm një javë pas zgjedhjeve në të cilat Pista kishte arritur të merrte një numër të konsiderueshëm të votave, vrasja e tij për nuk është cilësuar si vrasje politike.

Pista është vrarë pas shpine nga persona që askush nuk i ka parë. Sipas vendit të ngjarjes besohet se i dyshuari kishte zënë pritë pas një muri që ishte i mbuluar me një bimë dekorative me gjethe të shpeshta dhe nga ajo pozitë e ka qëlluar viktimën me katër plumba. Pas marrjes së plagëve, viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për ndihmë, mirëpo mjeku ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen, kishte njoftuar Policia ditën e vrasjes.

Pista është varrosur të njëjtën ditë në varrezat e qytetit të Rahovecit. Mijëra persona patën marrë pjesë në përcjelljen e funeralit të tij dhe veprimtaria e tij ishte vlerësuar lartë.

Që në ditën e vrasjes, policia i kishte nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Janë përfunduar të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes por ende nuk dihen motivet e vrasjes së tij e as personat e dyshuar. Jo zyrtarisht, në ditët e para të vrasjes së tij ishte thënë se vrasja është kryer me pagesë dhe se dorasit kanë ikur në drejtim të Shqipërisë por një version i tillë as atëherë, e as tash nuk konfirmuar nga organet e rendit.

Më Shumë

Kurti: Edhe pas një çerek shekulli fati i Ukshin Hotit nuk është zbardhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u...

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit