24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Ferid Agani, jep dorëheqje!

FeridAgani-pdNëse as për mundësi të prishjes së hetimeve, as për trajtim të barabartë dhe për arsye të tjera, Ferid Agani duhet të japë dorëheqje nga aspekti moral: memorandumet që nënshkroi ministria e tij lejuan që pacientët kosovarë të trajtohen si shtazë dhe jashtëqitje njerëzore nga mjekët kosovarë

Edhe këtë të hënë, Ferid Agani, që drejton partinë islamike, Partia e Drejtësisë (PD) dhe Ministrinë e Shëndetësisë doli krejt i qetë nga banesa e tij në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës dhe me veturën zyrtare shkoi në zyrën e tij- afro 500 metra larg banesës.

Krenar e pa ndonjë brejtje ndërgjegjeje. I njëjti zakon i daljes në punë për Aganin, ani pse 9 punonjës shëndetësor nën juridiksionin e dikasterit qeveritar që e drejton ai janë në burg për ryshfet e korrupsion sistematik me anë të marrëveshjeve që janë krijuar me memorandume të po kësaj ministrie.

I njëjti zakon i daljes në punë për Aganin, ani pse edhe ai është duke u hetuar në po këtë rast të madh korruptiv, ku bëhet fjalë për vlera milionëshe të korrupsionit, përveç se ai nuk po mbahet në burg.

Agani, një i vetë-deklaruar si mysliman i devotshëm ende nuk ka bërë asnjë hap në drejtim veprimeve morale . Dorëheqjen as që e ka përmendur si opsion.

Por, pse Ferid Agani duhet të japë dorëheqje?

Sepse skandalet me ryshfet të mjekëve ishin të ditura më herët. Për më shumë, ishin të dokumentuara me dokumente të Inspektoratit të ministrisë që ai e drejton.

Sepse zhvatja e të sëmurëve dhe përfitimi për secilën palë të përshirë në zhvatje me nga 500 euro u bë në emër të memorandumeve që i nënshkroi ministria që ai e drejton.

Sepse vetë Agani është nën hetime si i dyshuar.

Sepse, në të kaluarën, pjesa më e madhe e vartësve të tij që janë hetuar penalisht janë suspenduar- një dorëheqje e dhunshme, kushdo në Ministrinë e tij që futej nën hetime.

Kujtojmë rastin e Krye-shefit të Agjencionit për Produkte Medicionale (AKPM), Ilir Dushi, i cili tha se që kur nisën raportimet për skandale në agjencinë që ai drejtonte, Agnai i kërkoi dorëheqjen.

“Ferid Agani m’u drejtua: Jep dorëheqje ose ke për t’u arrestuar. Unë nuk dhashë dorëheqje dhe pas dy javësh jam arrestuar”, pati thënë Ilir Dushi.

Sepse qëndrimi i Aganit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë mund t’i prishë hetimet. Nëse duhet, ministrit Agani mund t’i kujtojmë edhe darkat me hetuesit policorë kur u mbyll spitali “Heeart” në Gjakovë, po ashtu një spital i operacioneve të zemrës i mbyllur me një hetim penal nën dyshimin se aty kanë vdekur pacientë.

“Ferid Agani jep dorëheqje”- është kjo në faqe e hapur tash në facebook. A duhet që “të bëhen 1 milion kosovarë” (një shprehje e zakonshme kur krijohen faqet në facebook) që e pëlqejnë këtë faqe që Agani të japë dorëheqjen?

Nëse as për mundësi të prishje të hetimeve, as për trajtim të barabartë dhe për arsye të tjera, Ferid Agani duhet të jap dorëheqje për arsye morale: memorandumet që nënshkroi ministra e tij lejuan që pacientët kosovarë të trajtohen si shtazë dhe jashtëqitje njerëzore nga mjekët kosovarë (SMS’të e shkëmbyera mes mjekëve e dëshmojnë këtë).

Për më shumë, injoranca më nuk është krim i pafalshëm- nëse veç Agani arsyetohet që nuk e ka ditur se çka po bënin mjekët e tij.

Partia e Aganit, PD’ja ka zgjedhur që nga fushata e fundit elektorale që si simbol ta ketë gishtin tregues të drejtuar përpjetë, shenjë që besojnë në një Zot që sheh gjithçka: A po e sheh Zoti Ferid Aganin?

Më Shumë

Prizren/ Një person kapet me thikë në xhep

Policia  në Prizren  ka ndaluar një person me inicialet B.K. për kontroll rutinor në një automjet me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit, një arme e...

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Lajmet e Fundit