25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ja opsioni i PDK-së për daljen nga ngërçi politik

Adem Grabovci-pdk14Partia Demokratike e Kosovës, fituesja e zgjedhjeve të 8 qershorit e vlerëson tejet të dëmshme bllokadën e institucioneve dhe mos krijimin e Qeverisë së re.

Partia e Hashim Thaçit nuk e sheh të arsyeshme shkuarjen e vendit në zgjedhjet të jashtëzakonshme, por që nëse një gjë e tillë i kërkohet, atëherë ata janë të gatshëm.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, tani më deputet i kësaj partie, Adem Grabovci në një intervistë për Indeksonline ka treguar disa opsione për daljen e vendit nga kriza politike.
Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme do ti merrnin shumë kohë Kosovës, por që, Grabovci thotë se PDK-ja nuk i frikësohet kësaj gare.

“Shkuarja në zgjedhje Kosovës do ti merrte shumë kohë. Ne vlerësojmë që është e dëmshme, nuk është në interes të vendit për të shkuar në zgjedhje sepse na humb shumë kohë, edhe ashtu kemi humb shumë kohë dhe Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë ai.

Indeksonline: Cila mendoni se do të ishte zgjidhja më e mirë e vendit për zgjidhjen e ‘ngërçit politik’?

Adem Grabovci: Partia Demokratike vlerëson se kemi hapësirë ende për të gjetur zgjidhje brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke respektuar Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi. Dhe kjo do të ishte zgjidhje dhe do të fitonte qytetari i Kosovës dhe me kohë. Në të kundërtën, shkuarja në zgjedhje Kosovës do ti merrte shumë kohë. Ne vlerësojmë që është e dëmshme, nuk është në interes të vendit për me zgjedhje sepse na humb shumë kohë, edhe ashtu kemi humb shumë kohë dhe Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Indeksonline: Ç’farë pasoja do të ishin për vendin nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme?

Adem Grabovci: Absolutisht jam shumë i sigurt se pasojat të cilat i janë shkaktuar vendit me këtë bllokadë që i është bërë janë jashtëzakonisht të mëdha dhe patjetër që dikush duhet t’i merr përgjegjësi për këto dëme që i janë shkaktuar vendit. Nëse e shohim në rrafshin, apo interesin e Partisë Demokratike të Kosovës, unë e them me përgjegjësi të plotë se PDK-ja është e përgatitur për të shkuar në zgjedhje dhe jam shumë i sigurt dhe i bindur në një fitore thellë dhe bindëse, shumë më bindëse se sa edhe vet zgjedhjet e kaluara. Sepse ne i besojmë shumë në vlerat tona, në të drejtën tonë dhe jam shumë i sigurt se qytetarët do të veprojnë drejt në përputhje me punët që janë kryer.

Indeksonline: Çfarë alternative jep PDK-ja karshi partive të tjera?

Adem Grabovci: Zgjidhje problemit është vetëm atëherë kur kemi marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me njërin prej partnerëve që do të kenë gatishmëri për të marrë përgjegjësi, që nuk i frikësohen përgjegjësive në jetën institucionale, që vlerësojnë se kanë çka i japin vendit.

Më Shumë

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari...

Fillon realizimi i projektit për restaurimin e shtegut drejt Kalasë së Prizrenit

Ka nisur shtrimi i shtegut drejt Kalasë së Prizrenit. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë, duke...

Lajmet e Fundit