25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Familjarët akuzojnë Erletën pas deklaratave të saj se Ukshin Hoti është vrarë

Erleta hotiErleta Hoti ka reaguar pas deklaratës së vëllait të saj nga babai, Andinit. Ky i fundit i kërkoi asaj që t’ia “gjejë babanë’ ose ta “ta mbyll gojën”.

Ndërkohë që ka thënë se edhe djali i hallës Arben Fetoshi e ka akuzuar që e ka shpallë të vdekur babain e saj.

Ndërkaq, sot gjatë një postimi ajo ka apeluar për mospërçarje familjare mbi rastin e zbardhjes së fatit të prindit të tyre Ukshin Hoti.

“Apel i fundit për mospërçarje familjare mbi rastin e zbardhjes së fatit të prindit tonë Ukshin Hoti:

– Andin U. Hoti, si vëlla i vogel nga babai, që padrejtësisht më drejtohesh me fjalët ‘Mbylle gojën ose gjema babain’;

Arben Fetoshi, si djall i hallës, që më akuzon se e kam shpallë publikisht të vdekur babain tim;

Ju lutem që të lexoni çdo të drejtë të familjarëve mbi çështjen e personave të zhdukur dhe mos të akuzoni më publikisht dhe padrejtësisht”!

Kushtetuta e Kosovës LIGJI NR.03/L-007, Neni 59.2, a:

– I vdekur mund të shpallet me vendim gjyqësor personi për jetën e të cilit gjatë pesë vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë informata, kurse nga lindja e tij kanë kaluar 65 vjet;

Ligjit Për Persona të Zhdukur, Nr. 04/L-023, Neni 3 dhe 5:

– Ndalimi i Diskriminimit:

Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre gëzojnë të drejta të barabarta dhe përjashtohen nga çdo formë e diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

– E drejta e familjarëve për t’u informuar për fatin e personave të zhdukur

4. Askush nuk mban përgjegjësi penale dhe nuk i nënshtrohet kërcënimeve, dhunës apo ndonjë forme tjetër të kanosjes kur kërkon të dijë rreth fatit apo vendndodhjes së familjarëve të zhdukur.

Për fund, ju lutem drejtohuni tek këto institucione për detaje të mëtutjeshme:

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (Neni 8)

1. Komisioni, është organ qeveritar i cili, udhëheq, mbikëqyrë, bashkërendon dhe koordinon aktivitetet me institucionet vendore, bashkëpunon me Institucionet dhe Organizatat ndërkombëtare dhe akterët tjerë, në lidhje me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur si rezultat i luftës të viteve 1998-1999, pavarësisht përkatësisë etnike, religjionit apo statusit ushtarak apo civil.

Anëtarët e Komisionit përfshijnë, por nuk kufizohen në përfaqësues nga: Zyra e Kryeministrit-Kryesues dhe Zëvendëskryesues ; Ministria e Drejtësisë -anëtar; Departamenti për Mjekësi Ligjore-anëtar; Ministria për Punë të Brendshme-anëtar; Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal-anëtar; Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale-anëtar; Ministria për Punë të Jashtme-anëtar; Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës –anëtar, dhe Anëtarët tjerë, përfshirë edhe tre përfaqësues të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve të Kosovës, ku njeri nga anëtaret duhet të jetë nga komuniteti jo shumicë” (sic.), ka shkruar ajo.

Më Shumë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Një person ka humbur jetën në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymë. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:30. “Raportohet se viktima mashkull...

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Lajmet e Fundit